Nga Blendi Kajsiu
Protesta e pensionistëve dhe debati mbi pensionet duket se e nervozuan shumë kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij. Shihej qartë ky nervozizëm në fjalimin e tij në parlament me rastin e miratimit të bonusit të fundvitit për pensionistët. Akoma më në siklet dukej kryeministri në përballjen e tij me disa pensioniste tek emisioni Opinion i Blendi Fevziut më datë 31 tetor, 2024.
Ishte e shëmtuar mënyra se si kryeministri ynë dy metrosh i bërtiste dhe i hakërrehej disa pensionisteve në studio sepse nuk bindeshin nga mrekullia ekonomike e rilindjes. I rrethuar nga njerëz që prej vitesh i bëjnë fresk egos së tij në shkëmbim të pushtetit dhe parasë kryeministri ynë socialist duket se kish harruar se si të komunikonte me shtresat në nevojë.
Pyetjes së thjeshtë të një pensionisteje “si mund të jetoj unë me 200 mijë lekë pension në muaj?” kryeministri i përgjigjej, “kemi dyfishuar Prodhimin e Përgjithëshëm Bruto (PPB-në) në vetëm dhjetë vite”. Natyrisht që shpjegimi nuk i bindi aspak pensionistet. Përkundrazi të gjitha arritjet e qeverisë e bënin akoma më misterioze mungesën e rritjes së pensioneve me të njëjtin ritëm si të ardhurat për frymë (të trefishuara), PPB-ja dhe buxheti i shtetit.
Pikërisht këtu buron nervozizmi që shkakton çështja e pensioneve për qeverisjen aktuale. Niveli mjeran i pensioneve thërrmon “mrekullinë ekonomike” të rilindjes për dy arsye. Së pari, debati i pensioneve tregon qartë se rritjet ekonomike me të cilat mburret qeveria Rama janë nominale më shumë se reale. Shpesh ato reflektojnë më shumë inflacionin (dhe rënien e popullsisë) se sa rritjen e fuqisë blerëse për shumicën e qytetarëve.
Së dyti, niveli i pensioneve tregon që zhvillimi i prodhuar nga qeveria socialiste në këto dhjetë vite është përqendruar në pak duar. Sot në Shqipëri ka mbi gjysëm million pensionistë që marrin një pension më të vogël se 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra gjysëm milion pensionistë sot marrin një pension nën minimumin jetik.
Sipas kryeministrit Prodhimi i Përgjithëshëm Bruto (PPB) është rritur 2.5 herë dhe të ardhurat për frymë janë trefishuar midis vitieve 2013 dhe 2024 (edhe si pasojë e rënies së popullsisë). Ndërkohë pensionet, po sipas kryeministrit, janë rritur me 80% në të njëjtën periudhë kohe (nga 100 euro në vitin 2013 në 180 në vitin 2024). Kjo do të thotë që pensionistët kanë përfituar më pak se grupet e tjera sociale nga rritja ekonomike. (Shiko: https://www.youtube.com/watch?v=JqBXs8YbxhA)
Pra kemi të bëjmë me një model zhvillimi që ka prodhuar më shumë përfitime për shtresat më të pasura, si ndërtuesit, bizneset e mëdha dhe nivelet e larta të administratës shtetërore (mjafton të kujtojmë që pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të deputetëve u dyfishuan së fundmi, duke shkuar në rreth 15 herë më shumë se pensioni mesatar.)
Ndërkohë grupet që më pak kanë përfituar nga zhvillimi ekonomik socialist janë shtresa si pensionistët që ende jetojnë nën minimumin jetik. Sipas një analize të revistës Monitor nëse ne vitin 2014 pensioni mestar ishte 30% e pagës mesatare bruto, në vitin 2023 ky nivel ishte 22%. (Shiko: https://monitor.al/pensionet-reale-u-ulen-me-te-pakten-8-gjate-dekades/). Pra kemi një zhvillim ekonomik që shpërndan më pak përfitime pikërisht tek ato shtresa që më shumë kanë nevojë për to.
Ky fakt del akoma më në pah nëse krahasojmë nivelin e zhvillimit ekonomik dhe të pensioneve mes Shqipërisë dhe fqinjëve të saj. Kryeministri Rama mburrej se Shqipëria në dhjetë vitet e fundit është zhvilluar më shumë se fqinjët e saj. Sipas kryeministrit Rama sot në vitin 2024 Shqipëria ka të ardhura për frymë më të larta se Maqedonia e Veriut dhe Bosnia-Hercegovina.
Sipas shifrave të Bankës Botërore pretendimet kryeministrit Rama nuk janë të vërteta, pasi në raportin e fundit mbi Ballkanin Perëndimor të ardhurat për frymë të Shqipërisë në vitin 2023 ishin nën nivelin e Maqedonisë së Veriut dhe të Bosnjës, sikurse edhe parashikimi për vitin 2024, që ende nuk është mbyllur. (Shiko: https://documents.ëorldbank.org/en/publication/documents-reports/documentdetail/099101424043012347/p5067421db658a06b1a82c1811f0301d818 )
Ndërkohë është i vërtetë argumenti i kryeministrit Rama se ritmet e zhvillimit të Shqipërisë kanë qenë më të larta se të fqinjëve duke i afruar të ardhurat tona për frymë me ato të Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. E megjithatë diçka e tillë nuk është vërejtur me nivelin e pensioneve. Sot pensioni mestar në Shqipëri, rreth 180 euro, është shumë më i ulët se në në Maqedoni dhe në Bosnjë-Hercegovinë, ku pensioni mestar është mbi 300 euro në muaj. (shiko: https://monitor.al/pensionet-reale-u-ulen-me-te-pakten-8-gjate-dekades/).
E thënë ndryshe zhvillimi ekonomik në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnjë-Hercegovinë i shpërndan më mirë përfitimet se në Shqipëri. Shtresa e pensionistëve përfiton një pension më të madh në Maqedoni dhe Bosnjë, se sa në Shqipëri, edhe pse niveli ynë i zhvillimit është i ngjashëm me nivelin e zhvillimit të këtyre vendeve.
Po ti futemi analizës reale dhe jo nominale të pensioneve, do shohim se në fakt zhvillimi që ka prodhuar qeveria Rama jo vetëm nuk i ka prekur por i ka varfëruar pensionistët tanë, si pasojë e inflacionit. Kur kryeministri mburrej në studion e Blendi Fevziut se pensionet kishin shkuar mesatarisht nga 100 euro në vitin 2013 në 180 euro në vitin 2024 ai nuk merrte parasysh as zhvlerësimin e euros dhe as atë të lekut në këto dhjetë vite.
Mjafton të kujtojmë se 100 euro dje ishin baraz me rreth 14 mijë lekë të reja, sepse 1 euro shkëmbehej me 140 lekë. Ndërkohë 180 euro sot janë më pak se 18 mijë lekë reja, sepse 1 euro shkëmbehet me më pak se 100 lekë. Kjo do të thotë se në dhjetë vitet e fundit pensioni mestar është rritur me 4 mijë lekë të reja, ose me 400 lekë të reja në vit. Vështirë ta quash mrekulli një rritje të tillë.
Edhe kjo pak rritje zhduket nëse marrim parasysh zhvlerësimin e lekut gjatë dekadës së fundit. Dje, në vitin 2013 pensionistët blinin më shumë gjëra me 14 mijë lekë të reja se sa mund të blejnë sot, në vitin 2024, me 18 mijë lekë të reja. Sipas një llogarie të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pensionet reale jo vetëm nuk janë rritur por gjatë dekadës së fundit kanë rënë me të paktën 8% (dhe në disa raste më shumë) të vlerës së tyre reale (shiko: https://monitor.al/pensionet-reale-u-ulen-me-te-pakten-8-gjate-dekades/ ). E thënë ndryshe, sot pensionistët me pensionin mesatar blejnë 8% më pak se dje, përpara mrekullisë ekonomike rilindase.
Pikërisht për këtë arësye çështja e pensioneve nxjerr zbuluar strukturën reale të modelit të zhvillimit Rama. Është një zhvillim që gjithnjë e më pak po prek, dhe në disa raste po varfëron, shtresat vulnerable, periferike dhe margjinale të shoqërisë shqiptare, që në fakt përbëjnë shumicën e popullsisë.
Prioritetet e këtij modeli nuk janë pensionet, strehimi i përballueshëm, çmimet, apo transporti publik, por ndërtimi i kullave spektakolare, aeroporteve, marinave të jahteve dhe tërheqja e turizmit elitar me pesë yjë, që jo vetëm nuk paguan taksa por përfiton edhe bregdet falas nga qeveria jonë.
Në qytetet kryesore të Shqiërisë sot si Durrësi, Vlora, dhe Tirana ka projekte madhështore për marina, porte jahtesh, aeroporte ndërkombëtare, rezorte elitare, kulla marramendëse, por ende nuk ka një stacion autobuzi të hajrit, apo transport publik cilësor, qoftë brenda qytetit, qoftë midis qyteteve. Është pikërisht ky transport që i shërben pensionistëve dhe qytetarëve të thjeshtë shumë më tepër se marinat e jahteve, rezortet, apo kullat dubaiste.
Edhe ato stacione autobuzësh që po ndërtohen prej vitesh janë degdisur në perferi të Tiranës, bashkë me stacionin e trenit që do jetë tek kthesa e Kamzës. Ndërkohë në qytetet kryesore të Evropës stacionet e trenave me krenari futen në zemër të qytetit, duke krijuar lehtësi të jashtëzakonëshme për udhëtarët. Vetëm kështu i jepet përparësi në autobuzit dhe trenit të pensionistëve dhe jo bencit dhe Range Roverit të milionerëve që tashmë bllokojnë trotuaret e Tiranës.
Në modelin zhvillimor të qeverisë “socialiste” Rama pensionistët zhvendosen jo vetëm në periferinë e zhvillimit ekonomik por edhe në periferinë e qytetit. Kullat, marinat, apartamentet, kafenetë dhe restorantet në qendër nuk preken me pension. Me pension mund të jetosh vetëm në periferi. Ndoshta prandaj qeveria ka vendosur aty edhe stacionin e autobuzit.
Në qendër të modelit zhvillmor Rama janë ata që kanë kapital. Sa më shumë kapital ekonomik dhe politik të kesh aq më shumë përfitime financiare dhe tokë të jep shteti ynë. Nëse nuk më besoni pyesni dhëndrin e Donald Trump, zotin Jared Kushner, të cilit qeveria jonë së shpejti mund ti dhurojë Sazanin, dhe me siguri do i heqë edhe taksat për hotelin e tij me 7 yje ku jo vetëm pensionistët, por shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do shkelin dot kurrë.
Ndërkohë sa më i varfër të jesh aq më pak përfiton nga qeveria dhe zhvillimi ynë ekonomik. Madje shpesh varfërohesh edhe më shumë si pasojë e rritjes marramendëse të cimimeve. Nëse nuk më besoni pyesni pensionistët, janë mbi 700 mijë. (Lapsi.al)
Sistemi i pensioneve u shkaterrua qe nga viti 92 ku nuk paguheshin sig shoqerore dhe vazhdojne te mos paguhen edhe sot pavaresisht nga per miresimet ne vitet e fundit.Jane ato qytetare qe nuk paguanin sigurime dhe sot qe behen llogarite e pensioneve del i ulet dhe shtohen veshtiresite e jetesen.Pra thembra e Akilit eshte pagesa e sigurimeve ne te kunder nuk ke pension.Krahasimi me shtetet fqinje nuk behen dot sepse atje jane paguar sig rregullisht qe nga dita e pare e punes dhe nuk jane nderprere pavaresisht nderrimin te sistemeve dhe sot nje i punesuar ne keto vende paguan 25 para me shume se nje i punesuar tek ne kushte te barabarta page.Analiza e juaj eshte e cuguar sepse nuk flisni per pergjegjesine e individit ne demokraci.Pergjegjesia kryesore bie mbi individin qe duhet te sig dhe jo vetem mbi qeverite qe nga 92 te djathte e te majta.Ne sistemin e kaluar shteti te jepte pension ndersa ne kete sistem shteti te llogarit pension. Kush sigurohet merr pension
Respekte per Edin dhe votuesit e PS qe nuk pjerdhin per propagandistet e shqupit dhe sali sudes ,se 21 janarit .Ne 2025 ,EDI dhe PS 100 deputete ,saliu dhe gjithe lukunia e analistave xhenerike pompista 30 deputete,partite e reja 10 deputete.
ME TEPER SE 300.000 (TREQINDMIJ) PENSIONISTA NE SHQIPERI KANE ARDHUR NGA KOSOVA E TERITORE TE TJERA TE JUGOSLLAVIS PA ASNJE KONTRIBUT PUNE NE SHQIPERI NE JETEN E TYRE. ATA I SOLLI SALIU MBAS VITIT 1990 DHE I PAJISI ME PASAPORTA SHQIPTARE ME QELLIM QE ATA TE ZHVASNIN NE SHQIPERI SA TE MUNDNIN PRONA E PARA. ATA MARRIN PENSIONE NGA PUNA NE SHTETE PERENDIMORE, ATA MARRIN PENSION SI SHTETAS KOSOVAR, PO ASHTU PENSION SI SHTETAS SHQIPTAR. ATA JANE TE VETMIT MBESHTETES TE PA LEKUNDUR TE SALIUT NE SHQIPERI ME VOTE, ME ZJARR E DINAMIT.
Po ku i ke 300 mije shqiptare nga Kosova ne pension në Shqipëri mer bq lushishteje?? Nuk jep lek shteti shqiptar po nuk pate punuar në Shqipëri
Analize e sakte shume reale, bravo ! Por i gjati nuk e ka mendjen aty, por se si te vjedh sa me shume me partneritet publik privat.
O Kajsiu, dikush ta ka vënë në dukje dhe më parë. Ke dobësi të theksuara, po fare të theksuara në interpretimin e të dhënave statistikore, pa e ditur se çfar shprehin dhe strukturën përbërëse të formimit të tij. E keqja nuk qëndron më referimet e shifrave, por në interpretimin të pa saktë ekonomik të tyre, duke krijuar abuzivitet me qëllim që t'u mbushësh miletit mendjen, se logjika ekonomike e ekonomistëve që i kanë përgatitur materialin kryeministrit dhe grupimi politik që përfaqëson i ka inat pensionistët (nuk kanë prindër e të afërt këta, e as do të dalin edhe vet në pension dikur) dhe Kajsiu, nga guaska e tij filozofike i qan hallin kësaj shtrese, që vërtet ka probleme, por nuk ka hëpërhë një zgjidhje të shpejtë, që të vetfinancohet nga kontributet. Në fakt, PPB-ja nuk është tregues që tregon rritjen reale për problemin që trajtohet dhe, edhe pse merret si tregues i zhvillimit ekonomik, pak bën fajde në mbushjen e kuletën së shtetit. Produkti neto do t'i afrohej disi të dhënës për të matur zhvillimin real dhe struktura e tij do të na shpinte drejt nxjerrjes të përfundimeve të sakta. Nëse PPB rritet me 2.5% dhe pensionet me me 80%, tatëhere kjo nuk do të thotë se kanë përfituar më pak. Sigurimet shoqërore, dhe jo sociale, siç shpreheni ju, llogariten mbi bazën e treguesve të punës (pagat); nga kjo, rrjedh: ç'pjesë zënë treguesit e punës në PPB. Nëse këto janë rritur ta zëmë me 100% dhe rritja e pensioneve është 80% atëhere mund të themi se nuk është ruajtur proporcioni; nëse në referencat e tua të mungon kjo e dhënë atëhere nuk mund të gjykosh dhe themi, nëse e di këtë hollësi, se shekullin dhe i gënjen pensionistët, ndryshe duhet të ndriçohesh e të pyesësh më të diturit, pastaj shaji ekonomistët, kryeministrin, ministri e kë të duash e sa të duash, se nuk i duan pensionistët dhe se po të ishe ti, apo ai kushëriri yt llagar nga Durrësi në krye të këtyre punëve do t'i bëje pensionet 500 euro minimalja me nivelin e vitit 2013-të të euros. Eshtë rregull, që një varg numrash kur rreshtohen statistikat dhe shprehin të dhëna monetare të njëjta apo të ndryshme konvertohen në njesi monetare të njëjtë dhe me vlerën e të dhenës së fundit të vargut, ndryshe, nuk janë të krahasueshëm dhe nuk merren në analiza. Po kështu edhe për çmimet, etj. Një vërejtje do të ishte që shifrat të paraqiteshin me lekë. Rënia e përqindjes të pensioneve nga 30% në 22% e pagës mesatare bruto, siç i referohesh ti, nuk do të thotë se gjithmon është shpërndarë më pak (besoj referenca nuk e thotë këtë); tek hollësitë qendron sekreti: sa përqind është shpërndarë në vleftë absolute përfitimi; kjo duhet parë me do e mos, ndryshe, mesataret të çojnë në përfundime të gabuara, or ti oponent analist. Kjo e para; e dyta: mos është rritur paga mesatare bruto në përpjesëtim të zhdrejtë me strukturën e referencës së pensionit për pensionistët (dalin në pension psh punonjës me pension jo të plotë, ose me nivel pensioni me të ulët - strukturat, luajnë një rol të rendësishëm në këto analizat me përqindje. Nëse nuk ke njohuri në këtë fushë të matematikës dhe statistikës nuk bën dot analiza të tilla; nëse ke po i ke harruar, kaloi dhe një herë. Nuk bën dot çdo njeri, aq lehtë kritika në këtë fushë, ku edhe profesionistët që merren me këtë degë (ekonomistët) e kanë vështirë. Shumë mirë e ka thënë Instituti, që pensionet reale kanë rënë me 8%, por kjo nuk do të thotë se të tjerët jo pensionistët blejnë më shumë, dhe dihet efekti i çmimeve, "rritja e kostove", për këtë protestoni kundër sistemit të përbotshëm që pjell kriza ciklike; sa hyri në buxhetin e shtetit nga kjo rritje që të përballojë 100% krizën. Pastaj, unë di, që rënjen apo rritjen e të ardhurave reale të punëmarrësve dhe përfituesve të pensioneve të të gjitha llojeve e bën Instituti i Statistikës. Përfundimet varen nga metodologjia e llogaritjes. Në 10 vitet e fundit pensioni është rritur me 400 lekë në vit, thua diku, ku ke folur për kursin e këmbimit; me ç'kurs është llogaritur kjo rritje, se pagën mesatare në lekë para 10 vjetëve, kur kursi ishte 1 me 140 me rritje nuk e ke. Plani dy vjeçar do të na sjellë begatinë, kishte shkrojtur dikush në mur. Fshije, i thanë, begati nuk vjen menjëherë. Ju e përmendni shpesh, por nuk kam dëgjuar gjëkundi se Plani Rama të ketë pretenduar se është arritur begatia. O Kajsiu, ose shkruaj një pamflet dhe t'i kuptojmë ekzagjerimet, ose bëj një kritikë ekonomike dhe mos abuzon me referencat, kur nuk di, aq më shumë kur e bën enkas për t'i hedhur hi syve miletit. Duhet të thellohesh, o Kajsiu, pastaj të dalësh e të shesësh në publik një okë pasaktësi e rrëmuje të kota. Kur nuk e kupton ti se ç'shkruan, jo do ta kuptonin ato gratë tek emisioni i Fevzos kryeministrin. Po ti, a e kuptove? Jo? E sheh? Thellou dhe ca, o Kajsiu, thellou.
Nese turizmi eshte rritur dhe te ardhurat po..do te thote qe eshte rritur consuming dhe cmimet...kete e vuajne vendesit ndaj dhe gjithnje sidomos ne kohe sezoni behen intensive.
Ai e ka marre lehte, si karagjoz qe eshte por me keto pensione nuk shkon dot ne Evrope dhe ne pensionisteve po na detyron qe ne fund te jetes sone, t'ja shkerdhejme c'i mban pragu
Rama është vetëm një FASADAXHI! Zhvillimi ekonomik i Ramës është vetëm një fasadë,sepse nëse ai nuk është për masën e popullit por për një shtresë super të pasurish,fasadë është sigurisht.
Thembra e Akilit per Ramen eshte vete Rama. Ai mendon se do fitoje mot me bonuse pensionesh. Ne pensionistet e PS do votojme Saliun nese ai na premton pension minimal 500 Euro ne muaj. Frika e vetme eshte se edhe Saliu njesoj si Edi eshte mashtrues. Prandaj po mendojme mos dalim fare ne votime. Keshtu fiton Saliu, fitojme edhe ne nese bon vaki dhe mban premtimin Saliu per pensionet. PS po don fitore mot, bani pensionet dyfish duke filluar nga janari 2025. Ndryshe, mos u lodhni, mbetshi me turp, shtoni rrogat e deputeteve dhe mos i hangshi me shnet. Harram!
Ne vitin 2013 fondi i sig shoq ishte 1mld euro kurse sot eshte 1.95 mid euro dhe beni krahasimet
Ti qelbesira e stafit te Rames qe na rrefeke statistikat, as na thua sa miljona a miljarda te tjera te vjedhura, kane fsbur nepunesit hajdut te Rames neper tubo e te sobave a kanaleve te haleve? NA KENI PRERE NE BESE E TANI GUXONI EDHE TE NA POSHTERONI. KETE DO E PAGUANI,SEPSE BESOJ SE KETE RADHE NE PENSIONISTET E GRABITUR NGA KJO POLITIKE E QELBUR SALI-EDI, DO BEHEMI BASHKE QE TJU DERGOJNE ATJE KU KENI VENDIN.
Ti halja I statistika e a nuk na thua se me sa e gjeti Rama kembimin e euros e sa eshte sot? Turp qe lepini bythen e nje mashtruesi. Rama eshte po aq I deshtuar sa dhe Berisha. Shqiperia do cliruar nga keta pengmarres, dhe une kam besim se kjo do ndodhe
Aty mbahuni dhe besoni Saliut sepse sa here ka marre pushtet e ka cuar shtetin ne katastrofe dhe pastaj sdo keni mendjen te pensioni
Nuk ka nevojë të na thotë Rama se janë rritur pensionet se të paktën 80%e pensionistëve janë me shkollë të mesme të Enver Hoxhës dhe dinë të bëjnë se sa%është rritur pensioni. Le që nuk ka nevojë çfarë të llogarisësh se ato nuk mjaftojnë për t'u ushqyer minimalist,lëre pastaj të flasësh për ilaçe dhe analiza. Analiza nuk ti mundëson shteti sepse analizat e yndyrave, veshkave, mëlçisë si dhe problemeve të tjera shëndetsore (kontrolli i mineraleve dhe vitaminave) të domosdoshme janë në stratosferë. Pensionisti dhe punëtori me rrogë nën500euro eshtë duke u varfëruar gjithnjë e më shumë, punëtori me pagë nën 500euro duhet të dy punësohet për të mbijetuar (familje me 1fëmijë)pra ai të punojë 12 orë në ditë për mbijetesë. (jetë skllavi) ky është kapitalizëm i shekullit 16. Të drejtat e njeriut shkelen me të gjitha mënyrat.. Sa më i paditur aq më tepër të pi gjakun kapitali. Njërëz mos duroni shtypjen por bashkohuni për të jetuar si njërëz me dinjitet.
Nuk ka nevojë të na thotë Rama se janë rritur pensionet se të paktën 80%e pensionistëve janë me shkollë të mesme të Enver Hoxhës dhe dinë të bëjnë se sa%është rritur pensioni. Le që nuk ka nevojë çfarë të llogarisësh se ato nuk mjaftojnë për t'u ushqyer minimalist,lëre pastaj të flasësh për ilaçe dhe analiza. Analiza nuk ti mundëson shteti sepse analizat e yndyrave, veshkave, mëlçisë si dhe problemeve të tjera shëndetsore (kontrolli i mineraleve dhe vitaminave) të domosdoshme janë në stratosferë. Pensionisti dhe punëtori me rrogë nën500euro eshtë duke u varfëruar gjithnjë e më shumë, punëtori me pagë nën 500euro duhet të dy punësohet për të mbijetuar (familje me 1fëmijë)pra ai të punojë 12 orë në ditë për mbijetesë. (jetë skllavi) ky është kapitalizëm i shekullit 16. Të drejtat e njeriut shkelen me të gjitha mënyrat.. Sa më i paditur aq më tepër të pi gjakun kapitali. Njërëz mos duroni shtypjen por bashkohuni për të jetuar si njërëz me dinjitet.
Pensionet jane matematike me formula te tipit sa paguan dhe aq merr, por ketu ceshtja shtrohet per ata qe kane dale tashme ne pension dhe per te cilet realiteti ekonomik ndryshon ne menyre dramatike qe diten qe marrin pensionin e PARE dhe perdite e perdite , kjo kategori ankohet dhe me te drejte, Jo per faktin se PENSIONI NUK U ESHTE LLOGARITUR DREJT, por sepse pensioni NUK u DEL, dmth qe kostot e jeteses Jane rritur aq shume sa pensioni nuk iu del edhe per gjera bazike si buka dhe ilacet, kurse per zbavitje , pushime , riaftesim etje AS QE BEHET FJALE.E PRA qeveria ka PERGJEGJESI DIREKT 1) per rritjen e kostos se jeteses ne vend DHE 2) per mos marrjen e masave qe PENSIONET TE JENE DINJITOZE, keto jane 2 pergjegjesite e QEVERISE.Tani mund te bejme lojra me numra e % jo po 6 , jo po 7 Jo po rritja ekonomike 3 % apo GDP 5 %.Faktet flasin vete PENSIONI nuk del ,PIKE, madje eshte qesharak.NE lidhje me pergjegjsine e pare qeveria , nuk ka bere asgje per rregullimin e tregut qe ta vendose ekonomine e vendit ne shinat e PRODHIMIT, perkundrazi mburret vetem me rruget edhe me Turrizmin qe bjen te ardhura ne vendQeveria me ndihmen edhe te mediave "te pavaruraa" ju ben cdo dite bom bardim publikut me numrat milionesht te turisteve , te cilat ne pikpamje te kostos se Jeteses thjesht kane sjell shtrenjtim te saj pasi kane rritur kerkesen konsumatore ne vend dhe rrjedhimisht kur kerkesa rritet cmimet RRITEN , por harrojne te thone qe ketu pothuaj nuk prodhohet pothuaj asgje dhe cdo gje qe nga qumeshti e deri tek mielli vjen nga importi dhe ketu fitimet i nxjerrin kryesisht ata qe fusin mallra importi dhe qe shpesh i rregullojne keto cmime sa DUAN VETE,Perse ne nje kohe kur cmimet jane rritur prodhimi vendas ka rene , Arsyeja eshte e thjesht , sepse tregu eshte i deformuar dhe kontrollohet nga pak DUAR qe fusin kryesisht mall importi dhe duan shkaterimin e prodhimit vendas sepse humbasin pozitat e tyre dominante ne treg qe shpesh kane edhe BEKIMIN E SHTETIT NE SJELLJEN E TYRE ABUZIVE,ketu paradoksalisht edhe ata qe prodhojne psh TRANGULL dhe DOMATE shpesh PROTESTOJNE ME ULURIME rrugeve arsyeja :sepse shpesh prodhimi iu merret lire dhe iu shitet shtrenjete duke i vjedhur diten per DIELL dyfish si ata qe derdhin djersen (prodhuesit ne kete RAST)per ta prodhuar dhe ata qe e blejne ne treg si konsumatore , ku nje pjese e mire jane PIKERISHT KETA PENSIONISTET qe PO FLASIMe cfare ben QEVERIA ,nxjerr nje tufe policesh ne rruge atje ku zhvilluhet protesta dhe mundohet ti heqe qe aty qe te mos bllokojne rrugen duke e bere veshin shurdh dhe syrin qorr,Nga na tjeter Jane kategoria pikerisht kategoria e grosisteve qe i bejne shpesh manovra me qellim duke SHKAKTUAR edhe MUNGESA FIKTIVE NE TREG PER TE SJELLE CMIME TE REJA ME RRITJE sidomos per mallrat e importit, sa LICENCA ka HEQUR qeveria dhe SA GJOBA KA VENE AJO per keto SJELLJE ja po tu a jap nje shembull ,per femijen mu desh te blej nje ANTIBIOTIK ,dhe me THANE, JO NUK ESHTE KY ANTIBIOTIK se e kemi mungese tregu, dmth mire qe nuk e mora sherbimin, cudi edhe ne Kapitalizem paska mungese tregu,Por e sigurte eshte qe heren tjeter kur te shkoj ta blej do ta gjej me cmim edhe me te larte se me pare PO AI PENSIONISTI ?!, cfare ben qeveria ne kete situate , e pra keto sjellje haduterie gjithandej te maskuara me petkun e nje kapitalizmi 'NORMAL' e MASAKROJNE JO VETEM pensionin por MASAKROJNE edhe rrogen e nje buxhetori te thjeshte ne vend,CFARE KA BERE QEVERIA PER TE NDDESHKUAR KETO PRAKTIKA (?!) dhe rregulluar tregun PO PER TE RRITUR PRODHIMIN NE VEND, prodhimin industrial jo se jo se me industrine e mbyllem qe kur i shkateruam te gjitha fabrikat dhe uzinat dhe qe atehere prodhimi industrial nuk ngriti me koke por as Prodhimin Bujqesor Qe gjoja e ka promovuar me ato 100 fshatrat, 100 lulet apo me nisma te tjera te stilit Kinez,CFARE KA BERE DHE SA E KANE RRITUR PRODHIMIN POLITIKAT E SAJ,Të dhënat zyrtare të INSTAT psh tregojnë se, vitin e kaluar,psh prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69%. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me 3.5%, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. E pra politikat e QEVERISE po te funksiononin drejt si ne kuptimin stimulues duke rritur prodhimin ashtu dhe ate penalizues duke ndeshkuar ashper te gjithe grosistet dhe ddistributoret e shumices qe abuzojne me cmimet do ta RREGULLONTE TREGUN duke shtuar oferten dhe duke ulur cmimet per mallrat ushqiimore te pakten pasi Shpesh i degjojme pensionistet qe nuk mbushin dot ,Barkun me BUKE, NGa ana tjeter Rama , qe do mandat te 4 , bashk me te vetet duhet te godasi te gjitha praktikat korruptive dhe sjelljet monopol qe vjedhin njerezit duke mbajtur shpesh te njejtat cmime ngado, duke e bere tregun refraktar ndaj konkurences, Qeveria Duhet po ashtu te nderhyje me organet e veta duke i gjobitur , kur e sheh se vlerat e fitimit midis cmimit te blerjes dhe atij te shitjes i kalojne fitimet e arsyeshme ne nje ekonomi tregu.PO ashtu qeveria duhet ABSOLUTISHT DHE PATJETER si FORCE E MAJTE qe PRETENDON SE ESHTE te forcoje sektorin Publik dhe ATE SHTETEROR DIREKT,duke promovuar ENTE PUBLIKE TREGTARE, TE CLIROHEMI NGA STIGMA E KOMUNIZMIT dhe te mendojme per forcimin e publikes ne vend mbasi jemi vend i vogel qe po shkoqemi ngadale ngadale dhe nuk po krijojme dot kohezion ekonomik , dmth te krijojme nje mekkanizem ekonomik qe ti nxjerre te gjithe te kenaqur, por ketu shpesh ekonomia eshte element percarjeje , ti ke une skam, ti punon , une punoj ti pasurohesh une varferohem, e dilema te tilla, Ka ARDHUR KOHA QE TE KRIJOHEN SA ME PARE NJESITE DHE KOMPANITE SHTETERORE APO PUBLIKE qe gjenerohen nga taksat tona mund te mendojne vertet per NE , JO privati E qe ato vete te jene aktore tregu, boll mendoi qeveria , per privatet, per koncesionare, investitore strategjike , PPP ra e dreqi me te BIRIN.STOP entet publike dhe ato shtetrore te dalin vet ne treg duke perdorur norma te drejta fitimi ne menyre qe PRIVATET ta kuptojne qe nuk mund te shesin sa iu teket dhe me cfare cmimi iu teket , Boll me vetem me privatet , ka ardhur koha ashtu si kemi Spitale publike, Shkolla , Publike , Polici Publike, Transport Publik...qe pavaresisht se nuk jane PERFEKTE ofrojne nje lloj zgjidhjeje dhe vijne duke u permiresuar ne te njejten menyre .ASHTU Te KEMI edhe NJESI SHITJEJE PUBLIKE, aty privati do ta pyese b....mire kur ta shesi kokren e vezes 600 leke sepse Pensionisti nuk ta ble ty mor zoteri por shkone blen tek Shitorja shteterore..DHE E DYTA E RENDDESISHME ESHTE QE ,pasi qeveria te kete stabilizuar tregun ne prodhim dhe oferte , kerkese dhe konkuyrence te drejte dhe te ndeshkoje abuzivizmin me dore te hekurt , ATEHERE per PROBLEMIN E DYTE te filloj te mendoje seriozisht si dhe SA te rrise pensionin gradualisht deri sa te Te dale vet RAMA ne cilendo studio qe te doje e tu thote pensionisteve :me beni listen e shpenzimeve tuaja ditore dhe hajde shkojme nje dite e ti blejme se bashku qe TU BIND se PENSIONI JUAJ JO VETM DEL POR ESHTE EDHE DINJITOZl ,vetem atehere themi qe qeveria e ka bere detyren ndaj pensionisteve ne VEND.DHe ceshtje e TRETE eshte , KU SHKOJNE SOT LEKET QE IU MBAHEN FORCES AKTIVE PUNTORE NE VEND DHE SI I ADMINISTRON SKEMA KETO PARA , Ideale do te ishte qe ato leke qe te mbahen ty , duhet te shkojne ne nje llogari tenden individuale , dhe keto leke skema duhet ti INVESTOJE ,ne investime direkte si stoke, bonde , real estate , ketu edhe ne Kapitalin Boteror ne menyre qe me interesat e ketyre investimeve skema te ushqeje Pensionistet e tjere ata qe kane dale apo qe do te dalin neser apo pasneser , Ka ardhur KOHA QE FONDDI TE BEJ AUDIT TRANSPARENT ME FONDET qe merr nga kontributet e te PUNESUARVE dhe KU I INVESTON ATO, NESE I INVESTON, NESE NUK I INVESTON ,PERSE NUK E BEN, dhe ku i con leket qe i mban cdokujt nga paga.DUHET TRANSPARENCE NE CDO QINDARKE, dhe duhet te flitet me njerezit jo tu behet shplarje truri me perqinddje GDP je