Ndërkohë që në Kosovë furia e propagandës shtetërore, pa e distiluar fare budullallëkun flet për luftë e fabrika për monicion, një vend i largët si Norvegjia, themelon Çmimin Jon Fosse për përkthyes letrarë, njëlloj nobeli për përkthime letrare, në emër të këtij shkrimtari që vitin e kaluar ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi.
Një nga arsyetimet domethënëse të këtij shteti ishte se “për një gjuhë të vogël si norvegjishtja, puna e përkthyesve të përkushtuar është vendimtare...”
Pra, norvegjezët, ashtu si suedezët, danezët e finlandezët, e mendojnë veten si popuj të vegjël, prandaj i ruajnë si sytë e ballit aleancat, kurrë nuk mburren e kurrë nuk çojnë krye dhe punët kryesore i orientojnë kah vlerat njerëzore, që lidhen me art, shkencë, arsim, zbulime, fusha këto që sjellin progres e përparim.
Kjo ngjet ngaqë ata besojnë te vlerat e kulturës, pra, thënë ndryshe, ata i zgjerojnë hartat kulturore dhe jo ato të fuqisë së propagandës e të egërsisë.
Pikërisht kjo është arsyeja, pse në hierarkinë e vlerave botërore, kur bëhet fjalë për mirëqenie, zhvillim e progres, këto shtete janë krye të listës.
Pra, lajmi i Norvegjisë është i bukur dhe si i tillë i jep peshë botërore gjuhës e kulturës norvegjeze.
Kështu rritet një popull e kështu i zgjëron hartat e ndikimit, me vlera dhe jo me arrogancë.
Çfarë ndodh me ne? Çfarë lajmë prodhojmë ne? Si e mendojmë vetveten në hartën botërore?
Si bëhemi kaq të marrë dhe e shpërfillim faktin se këtu është aleanca më e fuqishme botërore e sigurisë dhe flasim me arrogancë për luftë?
Dhe, siç ka thënë George Orwell “e gjithë propaganda e luftës, e gjithë ulërima, gënjeshtra dhe urrejtja, gjithmonë vjen nga njerëz që nuk luftojnë.”
Ky shkrimtar, dihet, ka shkruar një vepër profetike, duke thënë të vërteta të makthshme rreth fuqisë së pushtetit dhe propagandës shtetërore, që bluan jetët njerëzore, e aplikuar në formën më brutale, përgjatë sundimit të perandorisë së kuqe, ku miliona njerëz u dënuan, u vran e ndjekën pa asnjë faj.
Pra, sa herë ka propagandë shtetërore, ajo bëhet për t'i kufizuar liritë njerëzore.
Kosova, një vend i vogël, pa shkolla normale, me një tufë udhëheqësish thellësisht injorantë e të armiqësuar, me një universitet në gjendje të mjerë, me tekste shkollore për faqe të zezë, me një varfëri të gjithanshme e me njerëz që duan të ikin në perëndim, në vend se të flasë e të angazhohet për tema që e lidhin me vlera të përbotshme dhe i sigurojnë progres, qeveria e ndez makinerinë e propagandës dhe flet për luftë, retorikë të cilën e shpreh me goxha egërsi.
Këta "barinjtë politikë" që flasin në emër të "berrave", pra popullit, e kanë vetëm një qëllim: duan berrat t'i bëjnë ushqim për epshe politike.
Kaq e thjeshtë është kjo punë.
Mjerë ata që u besojnë parullave e furisë së propagandës shtetërore.
Po mor luledele, shko lexo njehere si e ka ushtrine e fabrikat e armatimeve e municioneve Norvegjia!
je ari i thrashe. Nuk e kuptove fare shkrimin. Po cte duhet ty te merresh me pulitike. Shko futi ndonje tas groshe me mire qe te fillosh te flasesh nga poshte se nga larte nuk paske talent
çka keni arrit ju qe jeni qe 112 vite shtet?
Shyqyr keni pas titon qe jua hapi syt juve se ju sjeni askend momentalisht . Plus dhe kosova drejtohet nga bota esht shtet i formuar dhe gati . Kurse ne e kemi mar nga zero .
Autori është nga Kosova.
Po ik ore idiot..e gjithe bota po armatoset.
Të nderuar të TemA-s, i vini një emër këtij surratit pas syzeve. Apo jemi të detyruar ta njohim?!?....Se nga shkrimi idilo poetk që ka shkarravitur, duket qartë që ska asnjë arsye ta njohim se kush Dreqin është... Krahason veprimet e Kosovës me Norvegjinë... Po mir more pafillo i pa emër, në çfar mjedisi Sigurie ndodhet Kosova, e ku është Norvegjia??? A ka ndonjë "Serbi" që nuk e njeh Norvegjinë dhe e quan pjesë të saj?? A ka ndonjë Fqinj Norvegjia, që të grumbullojë armë nga të mundet, me të vetmin qëllim që ta zaptojë Norvegjinë. Kosova, më shum se çdo shtet tjetër në Evropë, ka arsye të armatoset, pasi ka një Kërcënim real, të deklaruar, që mund ti ndodh në çdo minutë. Kjo nuk do të thotë që Kosova, të tharrtojë marrëdhëniet me Aleatët. Por në kushtet e një Administrate si kjo e Trampit, Kosova duhet të shpenzojë për mbrojtjen e saj , pasi kjo është dhe moto e Trump: Blini armë, tek industria, e rrisni në 2% të GDP buxhetin e mbrojtjes, që tju ofroj mbrojtje. Pra mbroheni vet, që tju mbroj Unë!!
Dhe fatkeasisht Kosova ka shuuuume Berra. Ndryshe Mashtruesi Albin Kurti sdo ti manipulonte dot, qellimi Atij eshte te mbaj Larg Investitoret e Huaj ,duke folur perdite per Luften, a thua eshte i Zoti te mbrohet pa Ameriken, Nje Palaço Cirku eshte Albini dhe Spektatoret jane me Trurin e Femijve nen Moshen 3 Vjeç.
I kujt eshte artikulli, pse ja hiqni emrin autorit?
Ndue Ukaj, shqiptar nga Kosova që jeton në Norvegji.
Norvegjine Hitleri e pushtoi per 24 ore, Shqiperia u pushtua nga Musolini per 6 ore, Jugosllavia u pushtua per 24 ore e lista eshte e gjate per te ditur nje te vertete te madhe i vogeli mbetet i vogel e i madhi mbetet i madh. Keshtu qe fusnin trurin ne pune e mendoni si te zhvillohet ekonomia, te drejtat njerzore, etj e te ritet standarti ekonomik i qytetareve. Hiqeni nga mendja juaj se lufta do e beje Kosoven fuqi Europiane e Shqiperine fuqi Boterore! Lufterat fitohen me mendje te ditura e jo me idjoter.
Autorin e ndjej si nje oaz intelektuali shume dimensional, ne shkretetiren e pa ane te injorances mbytese islamo- komuniste katundare kosovare.
Autori është Ndue Ukaj, kosovar që jeton në Norvegji.
Uh, ua ke huq komplet me "argument" që në fillim! Sa gjëra ndodhin njëkohësisht! Edhe në Norvegji flitet dhe pregatiten për luftë. Edhe në Kosovë organizohen takime letrare dhe Kurti është takuar me nxënëse që do të bëjnë gara në matematikë. Uh sa gjëra ndodhin njëkohësisht! Pra, këto nuk janë argumente! Ah , harrova, a ke dëgju se në Europë ka luftë dhe Serbia po armatoset deri në dhëmbë ndërsa brohoritin se "asgjë nuk mund ta ndalë botën serbe!" ku e përfshijnë edhe Kosovën! Edhe unë jam kundër politikës së Kurtit por kapu për gjëra tjera.
Autor: Ndue Ukaj
Kurti po pergatitet te pushtoje Boten si Hitleri, me ushtrine e tij te zombive te VV. Prisni e do shihni.
Autori i shënimit të mësipërm është Ndue Ukaj. https://alb-spirit.com/2024/11/27/mjere-ata-qe-u-besojne-parullave-e-furise-se-propagandes-shteterore/
"Monicion" apo "municion"?