Shamizezat e Çlirimit

29 Nëntor 2024, 10:04Blog TEMA
Shamizezat e Çlirimit

Nga Artan Lame

Radanji është një fshat, sot gati i shuar, në Kolonjë.

Bulja, ishte një nga nënat e këtij fshati, që kish sjellë në jetë pesë djem dhe jetonte me ëndrrën t’i rriste, t’i martonte e pleqëronte.

Qeshibesi është një fshat, sot i vogël, në Dangëlli.

Taméja, ishte një nga nënat e këtij fshati, që kish sjellë në jetë katër djem dhe jetonte me ëndrrën t’i rriste martonte e pleqëronte.

Të dyja ishin nga ato gratë e dikushme shqiptare që u qeshte pak buza veç në vegjëli e rini dhe që më pas pastaj, e kalonin jetën duke u shërbyer pa bërë zë burrave e bijve, brez pas brezi e mot pas moti.

Por ëndrrat e nënave të vuajtura rrallë realizohen, sepse jeta ka të tjera plane.

Një pjesë e djemve të Radanjit u lidhën me Ballin Kombëtar, ashtu sikundër një pjesë e djemve të Qeshibesit u lidhën me Partinë Komuniste në vitet e Luftës II Botërore. Të asaj Luftës që përfshiu gjithshka, mbretërira, Perandorë e Presidentë, Fyhrer nazistë, Duçe fashistë e Sekretarë të Parë Bolshevikë, që nga Moska, Londra, Tokio e Washingtoni dhe që e gjeti shtegun të depërtonte deri atje thellë, në gërxhet e Kolonjës e të Dangëllisë.

Të bijtë e nënë Bules e të nënë Tamesë, ca dolën të luftonin me mëndjen e tyre, e ca të tjerë i hoqi osh pas vetes Lufta dhe morën malet. Djemtë atë punë kanë, u mbushet koka për diçka, punë, ide, inat, apo ideal dhe pa parë më mbrapa, marrin malet dhe janë gati të vriten e të vrasin për atë që u thotë koka. Pa e vrarë mendjen për nënat që lanë pas, të mbyllura në muret e zbrazëta të shtëpive, duke pritur ndonjë lajm për djemtë që vriten e vrasin për liri, demokraci shoqërore, barazi sociale, çlirim nacional, të djathtë konservatore apo të majtë progresiste.

Më në fund, si të gjitha luftrat, edhe Lufta e Dytë mbaroi, duke lënë pas dhjetramilionë të vdekur dhe të gjitha sistemet e njerëzimit diku të përmbysur e diku të tronditur nga themelet.

Mbaroi Lufta edhe për nënë Bulen në Radanj, por i la pas dy djem të arratisur maleve që i ndiqnin si të ishin lepuj për t’i vrarë dhe tri vëllezër të internuar kënetave të Myzeqesë.

Mbaroi Lufta edhe për nënë Tamenë atje në Qeshibes, por i la pas burrin të vrarë në Luftë, dhe katër djemtë jetimë në atë luftën që na premtoi të ishte Lufta finale që do sillte lumturinë e përjetshme.

Të dyja nënat vunë në kokë shamizë e zezë që nuk e hoqën deri në ditën e fundit të jetëve të tyre që do të ishte edhe më e zezë.

Nënë Bulen e kam njohur nga rrëfimet e të birit, Ekremit, nga më të famshmit veprimtarë të diasporës shqiptare të Amerikës. Me dy djemtë të burgosur në Korçë, dhe vëllezër e nuse e foshnja të shpërndarë internimeve, Ekremi më i madh i djemve bashkë me nënë Bulen dhe vëllezërit e vegjël u detyrua të arratisej për të mos përfunduar edhe ai i arrestuar. Imagjinoni nënën që detyrohet të lerë djemtë në burg (dhe që nuk i pa më derisa dha shpirt) që ikën natën nëpër shtigjet e kufirit e mbajtur në shpinë nga djali tjetër dhe duke hequr pas dy djem të tjerë të vegjël. Ndërkaq njërin nga djemtë ja pushkatuan. Çfarë ka menduar? Çfarë ka ndjerë, ç’pikëllim i ka parë shpirti? S’do ta dimë kurrë.

Ndërsa nënë Tamenë e kam njohur personalisht, sepse ishte nuse në derën e gjyshes time. Veç burrit që ju vra në luftë, ju desh të rriste e vetme djemtë e mitur. Kam kujtime të saj që sot duken të pabesueshme, që edhe t’i vësh nëpër filma do dukeshin të sforcuara, por janë dëshmi të një epoke të vrazhdë. Dhe të mos harrojmë që nënë Tameja ishte në anën e fitimtarëve të Luftës, merre me mend vojtjet e nënave të humbësve të Luftës!

Këto nëna dhe mijëra të tjera si ato, nuk e njihnin njëra-tjetrën, e donin vëndin e tyre, por shekulli i ideologjive i vuri pa kuptim të vuanin për ideologjira që as i kishin shpikur vetë e as i kuptonin.

Edhe bijtë e tyre, Ekremi i nënë Bules dhe Ferhati i nënë Tamesë, që i kam njohur personalisht që të dy, e donin me shpirt Shqipërinë.

Shqiptar i mirë, patriot antikomunist Ekremi, i gatshëm të jepte çdo gjë për Shqipërinë duke e vuajtuar mallin për vendin e vet për dhjetra vjet rresht. Shqiptar i mirë, oficer besnik i atdheut të vet, për të cilin do kish dhënë jetën po të qe nevoja ishte edhe Ferhati, duke qenë komunist dhe kundështar për vdekje i palës tjetër.

Të dy këta, ashtu sikundër nënat e tyre, nuk e njihnin njëri tjetrin, por shekulli i ideologjive i vuri përballë njëri-tjetrit të gatshëm t’i merrnin jetën tjetrit nëse do ishin gjendur përballë, gjithmonë në emër të ideologjive që premtonin një botë më të mirë.

Fati i këtyre dy nënave është i njëjtë me fatin e mijëra nënave të tjera që ju nxi jeta përgjithmonë nga pasojat e ideologjisë së djemve, që u përplasën për dekada me radhë, pa e vrarë mëndjen as për dhimbjen e pakuptimtë që i shkaktuan njëri-tjetrit e as për dhimbjen e llahtarshme që ngulën në zemrat e nënave të tyre derisa ato ikën nga kjo botë njëra pas tjetrës në heshtje.

Shqipërinë e çliruam, fitores sot po i festojmë edhe 80-vjetorin, por nënave ua nximë shamitë për gjithë jetën.

Ndaj në këtë ditë, sefte le ta bëjmë adetin e përvitshëm, të vemë e të vëmë lule e kurora në varret e kampeve të përkundërta, secili tek të vetët, si ç’u ndanë këtu e 80 vjet të shkuara, me inatin që ende absurdisht e mbajmë akoma; por pastaj ejani të shkojmë së bashku e të vëmë nga një lule në varret e shamizezave nënave shqiptare, vuajtëset e mëdha të sherreve tona.

60 Komente

  1. S
    Shaqo

    Imagjinate e Lames, i vjen keq si per ballistet qe u bashkuan me ata na erdhen pa i kerkuar nheri, me pak, sa per kortezi, i vjen keq edhe per ata qe iu kundervune pushtuesit. Dava Lame, as mish as peshk, me mire me te ligjte se me ata qe sakrifikuan, se prape ata sakrifikojne.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Saktë Shaqo, një artikull i ndyrë. Çdo të thotë "vuajtëset e mëdha të sherreve tona"? Kush bëri sherr? Bënë sherr hebrenjtë që u poqën në furrë sipas Lames? Partizanët bënë sherr me gjermanët dhe u vranë çunat e Bules??!!. 28 milionë njerëz të vrarë rusë, evropianë, britanikë, amerikanë, hebrenj u përfshinë në një sherr masiv me thika me nazistët sepse ishin çmendur nga ideologjia!!!!! Artan Lamen e mbuloftë turpi por ky as skuqet as zverdhet. Jashtëqitje e ndyrë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesapliku

        Shkrim i sakte dhe te pergezoj z.Lame! Nuk kam cfare te shtoj.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lali

        Mua sme ka shkruar ndonjehere te vras dhe te vritem per ate qe me thote mendja...zotrise ne fjale mesa duket po... te mbrosh bindjet e tua eshte gje tjeter, dhe nuk ka nevoje te vrases qe te mbrosh bindjet, bindja nese eshte e vertete mbron vetveten.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Final war

          Ky shkruan gomaelleqe.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shabani

            Një shkrim me të vërteta, në këtë ditë të madhe, por që ai realitet jo vetëm nuk po zë vend, t’i lihet të shkuarës, nënat të pyeten e respektohen dhe dasi e qêndrime prej “koke më vete” të mos ketë, në fakt janë thelluar për keq.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dukati

              Shkrim i ceket.Qe kur njeriu u quajt njeri,ndaj cdo pushtuesi ka patur edhe kundershtare qe i kane luftuar edhe bashkepuntore qe i kane mbeshtetur,raporti gjithmon eshte ne favor te atyre qe i kane luftuar.Edhe ne luften e dyte boterore u luftua ,por jo per ideologji se sa per clirim.

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Yt legen

                Doli ky bqim lamashi i KM te beje historine?!Trego historite e pafundme me grabitjet ne Bashki apo supervjedhjet milarda € ne hipoteka.I keni nxjerre ujin e zi as Enver qeni nuk beri keto qe bete ju mor legen palo burre

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Frat

                  Asnje gje nuk kuptova nga shkrimi. Tre here e lexova. Edhe do t'i beje qoke Ekrem Bardhes, edhe s'di si ta lidhi me luften. As e thote kush ishte i miri e i keqi, gjithe komplekse

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ???

                    Ekrem Bardha bur i mir se qinte nusen djalit te vet Ganiut.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    S qullose gje as ti...

                    "Pas 4 vjetesh problemi I pronave te paligjshme do zgjidhet.".....Pas 4 vjetesh :- "Kishim 400 mije prona te palegalizuara kemi 400 mije edhe sot"....Ku eshte shembulli yt I atdhedashurise?

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anti

                      Ky paska qene me koqe seç duket. Ore trangull kur bashkohesh me pushtuesin cfare eshte lufton per atdheun? Te barazosh ate qe dha gjakun me ate qe e shiti po cjane keto more ju shkerdhefsha pragun vetem per shkruajtur dicka te vecante qe te dukeni interesant flisni pa asnje kuptim duke futur nenat e tyre po afermendsh more bole qe dhimbja nuk ka kriter si per nje nene partizani apo ballisti ajo qe ka kuptim eshte se per cfare e dhe kete jete ky eshte dallimi. I genjyer apo I vendosur keto jane ceshtje te gjyqit dhe nuk ka avokat qe perfaqeson te dy njekohesisht si ty bole.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Durim Xhoxhaj

                        Më vjen keq që disa njërës e trajtojnë luftën antifashiste nacional çlirimtare si një luftë të bandave të hashashit që një e mori rryma majta dhe tjetrin djathtas Shqipëtarët u rreshtuan hapur kundër fashizmit në krah të aleatëve të mëdhnj si Anglia Amerika dhe Rusia dhe e nderuan Shqipërinë në të njëjtën kohë rrëzuan edhe klasën politike feudale që bashkëpunoi hapur me fashizmin.Bashkëpunëtorët e fashizmit u dënuan kudo në evropë dhe ska pse këtu do të ndodhte ndryshe. Çfarë ndodhi mbas çlirimit është diçka tjetër.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Velo

                          Lame,kam shkruar kur ke pasur pergjithesisht shkrime me stilin tend.Mire apo keq ,stili jot. Por ky eshte shkrim qesharak ne 29Nentor.Sot shkruaj per Partizanet se jane fituesit.Nga neser e deri 29 Nentorin tjeter shkruaj per ballistet dhe bashkepunetoret e Nazifashizmit.Se te drejten e studimit e ke mare si nxenes "me biografi te mire " sic quhej atekohe.Prandaj mos ha m.... se ste beson njeri

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            ABC

                            Lame po u qakerke edhe per ballistet , renegatet qe u puthen me fashistet e nazistet , qe shiten vendin per ca kacidhe , jo per ideale .

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mitralozi

                              Lame ben si Ezopi, por ky i fundit nuk ishte hajdut.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Koli

                                Ky hajduti, biri “ i petritave” do bente mire te fliste kush e futi ne lufte civile atdheun… se 70% e te vrareve u vrane nga plumb shqiptari nga te dy anet.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  RAIFI

                                  Ka një dallim që nuk rezulton nga mentaliteti i popullit por nga propaganda e huaj apo agjenturat e huaja.Në Kosovë kur dikush burgoset,përsekutohej familja largoheshin nga puna, asnjë anëtar i familjes e as i fisit nuk ikte jasht vendit qëndronin për ti treguar serbit se nuk e lëshojmë këtë tokë,është e jona.Pastaj duhej vizituar dhe dërguar ushqime a rroba të burgosurve.Në Shqipëri edhe nëna ikte lente të bijtë në burg apo internim!.ikte vëllai ose i biri duke e ditur çfar do vuajnë anëtaret e tjerë të familjes,gjë e çuditshme.Iknin themi nga zullumi komunist por ku shkonin në Jugosllavinë që vriste e përsekutonte shqiptaret i shpërngulje me dhunë për në Turqi.Por këta që vinin nga Shqipëria i respektonte,përkujdesja për ta u jepte rroga pa punuar fare u jepte edhe shtepi.Pse pra? Ndoshta për faktin se edhe sa ishin në Shqipëri ishin agjent të serbit.Një pjesë të tyre i ushtronte dhe i kthente si diverzantë në akcine e krime në Shqipëri.Këta pas 1990 në Shqipëri u shpallën patriot,martir të demokracisë ata edhe i vazhduan lidhjet me Serbinë ashtu që sot kjo rrjetë ka mbuluar Shqipërinë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dashi

                                    Raif kosovari , mos bëj asnjë krahësim Shqipëri -Kosovë në periudhën e luftës kundër fashizmit e nazizmit . Djemtë shqiptarë u renditën krah aleatëve të mëdhenj BRSS , Angli , SHBA dhe popujve të tjerë evropianë , që mposhtën bishën naziste dhe që Shqipëria e vogël , i dha luftës mbi 20 mijë dëshmorë . Ndërsa Kosova , jo vetëm që nuk luftoi kundër armikut pushtues , por përkundrazi , u bë aleate me nazistët gjermanë , duke krijuar edhe një batalion naziskin , me emrin "Skanderbeg" e duke turpëruar emrin e Heroit tonë Kombëtar . Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për popujt e Jugosllavisë , që luftuan me vetëmohim për liri nga nazi-fashistët . Jugosllavët , polakët , grekët , shqiptarët e Shqipërisë , ishin popujt që dhanë kontributin më të madh nga shtetet e tjerë evropianë , shumica e të cilëve u bënë aleatë të Hitlerit . Sigurisht që , fitimtarët kryesorë ishin fuqitë e mëdha botërore BRSS i pari dhe më pas Anglia e SHBA-të . Prandaj Raif llafazani , Kosovën tënde mos e përmënd fare në periudhën e Luftës së Dytë Botërore , se është turp për gjithë ju kosovarët .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      RAIFI

                                      Dash,që mbetsh i till,Kosova vetëm gjatë kohës së Gjermanisë dhe Italisë ka pas lirinë dhe ka qenë e bashkuar me Shqipërinë.Vetëm atëher u hoq dhuna sllave dhe u hap shkolla dhe administrata shqip.Në Shqipëri kishte luftë qytetare vëllavrasëse,Gjermani njëherë ka rënë nëpër Shqipëri dhe ate me motorra .Bëtë ca kërsima për të sjell sllavi në Shqipëri,në fillim Jugosllavinë e më vonë rusin me socializmin shkatërrimtar.Për më keq Brigadat shqiptare u futën në ca pjesë të Jugosllavisë por jo në troje shqiptare,.Në Kosovë u futen Brigadat serbo-malazeze dhe bënë kërdinë duke masakruar shqiptaret Pra Kosova u shit.Turp për komunistet shqiptar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        ...

                                        Bravo Raif! Rroftë koha e Italisë fashiste dhe e Gjermanisë naziste pushtuese, kur Kosova ishte e bashkuar (disa muaj, sa u zëvendëduan forcat pushtuese), me Shqipërinë e pushtuar nga Perandoria Italiane. Njëlloj, si në kohën të Turkut (Osmanllisë). Çuditem se si greku nuk ka një ligj lufte dhe me ju, që falë këtij bashkimi nën ombrellën e Duçes, dhe të mirës, sipas teje, që solli ky bashkimi nën pushtues, duhet të vuanit edhe pasojat, apo jo. Po ç'thu, kshu, or ti shoq! Po zhgrap fare ke mbetur nga mendja e asgjë s'ke kuptuar. Nëse Kosova do t'i kishte qit nja 50 mijë partizanë të vendosur, si ata në këtë anë, besoj ndryshe do të qenë punët; edhe të dërguarit prej këtej, stje u shitën shpejt. Por e linin Kosovën Xhaferr Devët nga një krah dhe nga ana tjetër Ozna e Rankoviçit e viçëve të tjerë të Titos së shitur tek nacionalistët serbo-kroat, kur qe marrë vendim nga fuqitë e mëdha për mosndryshim kufijsh. Pra duhej nga këta "50 mijë partizanët imagjinar", ta kërkonin nga brenda mëvehtësinë e tyre para fuqive të mëdha. Mjaft llomotit, o Raif, se e kini kthyer këtë avaz në simfoninë e shqiptarëve të Kosovarës. Në Shqipëri nuk ka patur kurrë luftë vllavrasëse; në një vend të pushtuar, nuk ka luftë vllavrasëse, por midis palëve: pushtues-çlirimtar. Në ushtrinë ANÇ, nuk ka patur këmbë ushtrie sllavi, veç një numër fare, po fare të vogël, siç kishte dhe anglezë e ametikanë, si aleatë antifashistë, si ju, dje, shqiptarë të shqipërisë në luftën tuaj të fundit, që udhëzonin por nuk ju urdhëronin dot. Shqipëria u çlirua me forcat e veta, duke mbajtur mbi supe thundrën e mbi 200 mijë pushtuesve nazifashistë, pa u shkelur nga asnjë fuqi aleate, duke lënë në fushën e betejës mbi 25 mijë dëshmorë (po ju, shqiptarët e Kosovës sa?, në këtë luftë antifashiste. Nuk mburreni dot!). Lëre komunizmin e socializmin, se as e ke pas kuptuar e as e kupton dot ti, se është ideologji që s'e kap dot, jo kaplloqja jote, por as e ndonjë tjetri që qurravitet shabllon, pa lexuar asgjë rreth saj. Lëre ideologjinë, tek ne, në Shqipëri, nuk na pengonte aspak në drejtim të atdhedashurisë, madje, duke na i idealizuar vëllezërit kosovarë, që tash, së fundmi, nuk na dalin as shqiptarë, por me kombësi kosovare, sikur të ishin magjyp apo rom. Ne, shqiptarët, krenohemi që e ndoqëm armikun pushtues përtej kufijve shtetëror deri në Bosnjë-Kosove-e Metohi, pa çka, pa çka, që ka edhe të tillë si ty, or taj, gjakprish, që propaganda e Xhaferrëve të sotëm, jua ka mësuar keq e në mënyrë përçarëse historinë, e ne e kemi mësuar nga ata pjesëmarrës okular të atëhershëm atje. Kosova asnjëherë nuk është shitur dhe ka qenë kryefjala e aktiviteteve kombëtare, pa asnjë paragjykim, pastërtisht, si vëllezër. Po pse, si kujtoni ju, se i prishi marrëdhënjet me Jugosllavinë, BS dhe Kinën për shkak të marksizmit, o të marrë?, natyrisht dhe prej saj, por themelorja qe se nuk arrinte të merrte dot Kosovën, or derdimenë; ç'bëri me Jugosllavinë, ç'bëri me BS, ç'bëri me Kinën, ato revizioniste ishin më kuptimin marksist; e bënte si Titoja dhe rrinte rehat, mes kredive Amerikane, Jugosllave, BS, Kinës, etj, u bë një politikë pragmatiste që të mund ta merrte, por të gjithë i dolën të pamundura (në kuadrin e pandryshimit të kufijve; ç'do të bënte shqipëria e vogël ndaj të mëdhenjve; njëlloj si sot, deri sa të vendosin të mëdhenjtë), që nga premtimet e Titos për vetëvendosje pas luftës ANÇ, e deri tek ato të Hrushovit e Maos, që i kërkonin të reabilitonte Titon e titistët. Vërtet, për shkak të vendimeve, që kishin marrë të mëdhenjtë, forcat e UANÇ - re, që ndodheshin në Kosove e Metohi, u detyruan të largoheshin dhe të ktheheshin brenda kufijve shtetëror të shqipërisë, duke marrë me vehte edhe brengën e madhe të mosrealizimit të ëndrrës shekullore të bashkimit të trojeve, duke lënë gjurmët e gjakut të dëshmorëve të renë në ato troje, por gjithmon vigjilente nëse do të vinte ajo ditë e bashkimit; sidoqoftë, të gatshëm, për sa kishim takat, për të lehtësuar sado pak litarin sllav nga qafa e vëllezërve tanë të përtej kufirit. Nëse nuk kuptohet të paktën kjo, atëhere infektimi është tepër i madh dhe terapia do të jetë e gjatë, or taj, Raif. Jo tu mirë kështu, si shprehesh ti, o Raif fashisti, jo tu mirë!

                                        Përgjigjjuni
                                    2. a
                                      anti25642654censurë

                                      o raif mo e lësho zgjuarsinë tënde gjeniale për të pastruar halenë tëne!lëre a i vrarë se për llogjikë nuk shquhesh!ndoshta ja vlen për të të ngarkuar si mushkë,por dhe pë këtë nuk e vë dorën në zjarr!!duhet të jesh tip që vetëm pordhët të ndihen!!jo se pjerdh por thjeshtë se nuk ti mban vrima!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        RAIFI

                                        E shef o kali që nuk ke asnjë provë për të kundërshtuar.Të ka bërë nëna kopil,me burra t'haj andaj je aq i pa cipë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          anti25642654censurë

                                          raif,të kundërshtosh gomarin,duhet të jesh dh emë gomar!!prandaj i jepet dru gomarit se ashtu merr vesh ai!!në fakt ti nuk je gomar,je thjesht kërriç!bir gomari,prandaj është vështirë me të dhënë dru!!raif o kërriç,të jesh goamr,magari si e përdorin anej ka katuni tat,është fyerje!!kali përdoret për të lavdëruar,jo për të sharë!!ti ke nevojë për shumë ndihmë,por më vjen keq që nuk mund të të ndihmoj!!e di që do ishte kohë e humbur por në fund të fundit dhe duke humbur kohën koha kalon!raif nëse unë jam"kopil dhe i pacipë",çfarë je ti që shkruan njëlloj si unë??

                                          Përgjigjjuni
                                      2. M
                                        Mesapliku

                                        Zoti Raif, lexo ose degjo video per jeten dhe kontributin e Ekrem Bardhes per ceshtjet e Kosoves ne zyren e Bill Clinton dhe pastaj thuaj.. beri mire qe iku ky patriot, apo te dergjej burgjeve te Enverit ne minierat vdekjeprurese"?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          RAIFI

                                          Ekrem Bardha nuk ka qëndruar me vite në Jugosllavi e as që ka ik përmes saj.Pastaj ç'bëri Amerika për Shqipërinë për 34 vite?A po kohëve të fundit ka shruar asfalt pistën në Qytetin Stalin pardon Kuçovë.

                                          Përgjigjjuni
                                      3. U
                                        UNE KATUNDARI ME PAK SHKOLLE

                                        Po qenke veshgjate more Lame .Mire atehere ishte lufte fshatare apo katundare hesapi pa shkolle te pa dale dhe pa habere se s'kishte as radio dhe as televizor po tani keta djem te shkolluar me diplloma kush I ndau dhe kush i vrau djemte e nenave shamizeza por pa dekorata .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Flamut Noka.

                                          Zotrinj komentues! Nje i mençur ka thene: "Zot, me mbaj gojen mbyllur kur s'kam ç'te them, me mbaj doren kur nuk kam çfar te shkruaj"

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            PASARDHËS I VETERANIT TË L.A.N.ÇL.

                                            O Lame mirë kujtesa të ka lënë(por jo për të tëra) por për një JO atë edë bërit të gjakut ujë.Andej nga KOLONJA KA PATUR BURA TË MIRË E TRIMA LUFTËTAR POR JJJOOOO TRADHËRAR DHE RENEGAT SI TY O LAME.LAME JE NJË FSHIRLS MENDERESH SI I THEMI NE ANDEJ NGA JAM UNË EQË TI MOS QOFSHË(JO PËR JETËN)POR PËR HARRËMIN QË SHKRUAN.O LAME SHKO DHE MERRË DORË TEK I BIRI ATIJ QË VRAU VRHTEN NM QENEF!!!!LAVDI NËNËS QË BURI IRA DËSHMOR E TYRP PËR ATË TJETRËN EPËR TY QË BËN. ATË QË SBËHET.DO VIJË DITA QË TURPI E PËR TY O LAME KËLYSHI TË TË MBULOJ SI ATA QË MBRON.LAVDI NËNAVE HEROIKEQË I DHANË SISË ATYRE DJEMVE E MBAJTËN NDERIN E DERRËS KU HYNË NUSE.ATYRE JU QËNDROJNË SI STOLI NL GJOKSË BURAT,DJEMT E VAJZAT E RËNË NËL.A.N.ÇL.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mesapliku

                                              Pasardhes por injorant ne drejtshkrim.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. a
                                              astrit

                                              Shkrim i mirë i Z. Artan. Realiteti Shqiptar i Luftës së Dytë Botërore ka domosdoshmëri rishikimin realist e të dokumentuar. Komentet ndaj shkrimit më nxitën të shkruaj edhe unë: Lexoni se çfarë shifrash qesharake e të pa vërtetuara asnjëherë shkruhej në një dokument zyrtar në dhjetor 1945 në Shqipërinë tonë komuniste: 50,000 të vrarë e të plagosur nga popullsia civile e nga radhët e ushtrisë nacional Çlirimtare, 18,000 shqiptarë të internuar ose të burgosur në burgjet e në fushat e internimit të nazismit gjerman 47,000 shtëpi për banim të djegur ose të rënuara, me mijra bagëti të trasha ose të vogla të plaçkitura, gati krejt ekonomia, financat e komunikasioni të çkatarruara. Disa mijra të tjerë nuk u kthyen nga këto fusha çfaronjëse ku u përdorën mënyrat më shtazarake dhe më djallëzore për të prurë vdekjen e miljonave njerëzëve të pafjshëm!!!! , është e pamundur që në dhjetor të vitin 1945 shteti shqiptar të kishte aftësinë të bënte rregjistrimin e vrasjeve, e të tjerë dëme që sjedh lufta edhe sot në vitin 2024 është objekt debatesh pa fund për shifrat që ka përdorur historiografija enveriste për dëmet e luftës së dytë botërore në Shqipëri në asnjë rast kjo histori këto prova nuk mbështetet në dokumenta. Shifra totalisht të rrejshme të pa bazuar në asnjë studim në teren apo në dokumentacionin e kohës as sot në vitin 2024 nuk kemi një studim shterues për këtë problem

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vlonjati

                                                Çfarë dokumentacion kërkon për të vrarët ti Astrit ? Nuk ishin të regjistruar njerëzit dhe popullsia në vitin 1944 ? Sigurisht që ishin të regjistruar që në mbretërinë e Zogut . E pastaj , ku i ke gjetur ato shifra aq të fryra , 40 mijë të vrarë . Shifrat zyrtare të asaj kohe , flisnin për 28 mijë dëshmorë dhe kjo ishte një shifër lehtësisht e verifikueshme . Dëshmorët ishin grumbulluar në varreza të veçanta në çdo qytet , ose qëndra të mëdha banimi , në varre me emër e mbiemër , datëlindje e datë vrasje . Pse , me emra të gënjeshtërta e të shpikura ishin mbushur varrezat e dëshmorëve ? Në fshatin tim të Korçës , prej 800 banorësh , ishin 12 dëshmorë . I gjithë fshati i njihte ata djem , që ishin partizanë dhe kufomat e tyre , u sollën në fshat e u varrosën nga fshatarët (pas çlirimit u grumbulluan eshtrat e tyre në varrezat e dëshmorëve Korçës) . Një fshat relativisht i vogël , nuk i njihte bijtë e tij , që shkuan dhe nuk u kthyen më ? Në çdo varrezë dëshmorësh në Shqipëri , është dhe numuri i dëshmorëve . Mblidh numurin e dëshmorëve në çdo varrezë dhe , ja ku doli numuri i saktë i dëshmorëve . Dëshmorët ishin njerëz , nuk bëhej fjalë për kuintalë grurë për hektar , që abuzohej e mburreshin kooperativat , për varreza njerëzish, vështirë se mund të abuzohej me shifra .

                                                Përgjigjjuni
                                              2. X
                                                X

                                                Artan Lame, me kete shkrim, pikerisht ne 29 Nentor, diten e clirimit te atdheut tregon me se mire qe jo je vetem nje pis njeri por je dhe nje mut burre. Pas 80 vjet te clirimit, te kete fitore te UNCL, te deshmoreve edhe te atij kryefamiljari I rrene deshmor dhe partizaneve, ta barazosh me kopuket ballista te vene ne sherbim te nazifashisteve kunder popullit dhe UNCL, eshte maskarallek. T'ju hash mune deshmoreve te atdheut dhe te shkosh te lepish dhurren qe u kemi bere tek varret ballisto-zogistve. Qenie e ndyre.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bredhi

                                                  A mund te behet nje paralele me fillimin dhe vazhdimin e gjoja demomracis nga 1992 e ne vazhdim dhe sidomos vitet 1992_1998 .Po te flasesh vetem per Tropojen,a nuk mbeten nena me shami te zeza ,apo u shuane gjithe familja .Z.Lame te falnderoj per shkrimin,por aftesia juaj edhte edhe per ta zgjeruare .Si ka mundesi tek ne qe gjoja permbysem regjimin dhe u sollem me kete populll me keq se regjimi nen vellon e gjoja demokraci.Demokraci te tilla me njrez kq te keqij mos ardhet kurre.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pal Melyshi

                                                    Hajduti me imadh i rruzullit toksore Ersekari Artan Lame . Pasi vodhi dhe plackiti per afro 12 vjet pronat e Shqiptareve tani ben gjithollogun njelloj si spiuni dhe hajduti Fevzi. O Kancer Lami dhe ti ke kriju shamizeza duke duke i cuar ne vrasje njerzit pasi ju vjedh pronat. Vetem sekseri jot Tani kopili i shtepise se femijes Tirane ka blere mbi 20 shtepi e dyqane. U shofsh per 7 breza si rrace te zente mallkimi i popullit . Te marrte kanceri o Qeni Lame.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      alma nga tirana

                                                      sakte

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        alma nga tirana

                                                        sakte

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. P
                                                        Pal Melyshi

                                                        Hajduti me imadh i rruzullit toksore Ersekari Artan Lame . Pasi vodhi dhe plackiti per afro 12 vjet pronat e Shqiptareve tani ben gjithollogun njelloj si spiuni dhe hajduti Fevzi. O Kancer Lami dhe ti ke kriju shamizeza duke duke i cuar ne vrasje njerzit pasi ju vjedh pronat. Vetem sekseri jot Tani kopili i shtepise se femijes Tirane ka blere mbi 20 shtepi e dyqane. U shofsh per 7 breza si rrace te zente mallkimi i popullit . Te marrte kanceri o Qeni Lame.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Pal Melyshi

                                                          Hajduti me imadh i rruzullit toksore Ersekari Artan Lame . Pasi vodhi dhe plackiti per afro 12 vjet pronat e Shqiptareve tani ben gjithollogun njelloj si spiuni dhe hajduti Fevzi. O Kancer Lami dhe ti ke kriju shamizeza duke duke i cuar ne vrasje njerzit pasi ju vjedh pronat. Vetem sekseri jot Tani kopili i shtepise se femijes Tirane ka blere mbi 20 shtepi e dyqane. U shofsh per 7 breza si rrace te zente mallkimi i popullit . Te marrte kanceri o Qeni Lame.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Pal Melyshi

                                                            Hajduti me imadh i rruzullit toksore Ersekari Artan Lame . Pasi vodhi dhe plackiti per afro 12 vjet pronat e Shqiptareve tani ben gjithollogun njelloj si spiuni dhe hajduti Fevzi. O Kancer Lami dhe ti ke kriju shamizeza duke duke i cuar ne vrasje njerzit pasi ju vjedh pronat. Vetem sekseri jot Tani kopili i shtepise se femijes Tirane ka blere mbi 20 shtepi e dyqane. U shofsh per 7 breza si rrace te zente mallkimi i popullit . Te marrte kanceri o Qeni Lame.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Kulla

                                                              Qellove si kalama, o Mane (o Lame).

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Bureto

                                                                Po Shqipëria ishte nën pushtim dhe ky, për qëllimet e veta imperialiste, ishte vetëm pushtimi nga Italia fashiste në 7 prill 1939. Nga kjo datë, deri në 9 shtator 1943, kur ajo kapitulloi (jo falë nesh) a u bë luftë çlirimtare? Kishte vërtet nja 2-3 çeta dhe ato më shumë të nxitura nga faktorë të jashtëm, kryesisht jugosllavë që kishin hallin se do sulmohesjin dhe vetë ata nga Italia, siç ishin çeta e Pezës dhe e Dibrës. Me sulmin gjerman ndaj atdheut të 'baba Stalinit', në 21 qershor 1941, Kominterni komunist me kryetar Stalinin, dhe nënkryetar Titon, dha kushtrimin për të mbrojtur atdheun komunist. Sigurisht, po me ndihmën e jugosllavëve, jehona u shtri dhe në Shqipëri. Fillimisht me krijimin e Partisë Komuniste dhe më pas me ndihmën e fuqishme të anglezëve dhe në krijimin e formacioneve partizane, që udhëhiqeshin nga komunistët (komisarët), luftë e cila mbas prishjes së Mukjes, nga tetori 1943, më shumë u se ndaj gjermanëve, që gjatë tërheqjes nga fronti i jugut, po kalonin nëpër Shqipëri, u drejtua ndaj ballistëve (nacionalistëve antikomunistë). Më shumë u vranë nga ky ballafaqim midis shqiptarëve se sa nga ai me gjermanët dhe italianët të marrë së bashku. Prej 80 vjetësh, po përdoret 29 nëntori si datë çlirimi. Po nga cilët u çliruam, kur pushtuesi real ishte Italia?! Atëhere sa luftuam dhe kur u çliruam prej tyre si pushtues? Jo, jo u çliruam nga nazifashistët gjermanë, edhe pse ata nuk deklaruan se po na pushtonin, bile deklaruan se e respektonin pavarësinë dhe vetëqeverisjen e Shqipërisë. Tani, nuk është vendi për më shumë koment, se ky është debat i gjerë dhe si i tillë vështirë se do shuhet së afërmi. Bile ndarja e palëve se data e çlirimit s'është 28 nëntori, po 29-ta, ende vazhdon dhe sot. Megjithë argumentet pro dhe kundra të palëve, për të mësuar të vërtetën, ja çka shkruar vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur ditën e 28 nëntorit 1944: "Pas kaq luftrash heroike kundër fashizmit, Flamuri i Kuq i Vlorës, i lyer me gjakun e heronjve të popullit të rënë në këtë luftë anti-fashiste valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë, 5 vjet kanë kaluar nga robëria e rëndë fashiste , 5 vjet në rrugët e qyteteve të Shqipërisë në çdo 28 nëntor, është derdhur gjak i bijve heroikë, që përlesheshin me bajonetat e okupatorit e të tradhëtarëve. Dita e Flamurit, u bë dita dy herë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar". Pse, si, qysh e tek, u caktua 29 nëntori si datë çlirimi, u fol vetëm pas 28 nëntorit, data e hyrjes në Tiranë e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës, që shumë e quajnë pushtim, tashmë arsyet dihen. Enveri në telegramin që atëbotë, i dërgoi Titos, i shkruante se tash dhe festat do i kemi së bashku, pra më 29 nëntor. Në fakt 29 nëntori jugosllav ishte krijimi në 1943 i AVNOJ-t, i shpallur prej tyre si festë kombëtare, kjo një lloj 16 shtatori shqiptar i Konferencës së Pezës. Si qenka 29 nëntori festë çlirimi e Jugosllavisë, kur ajo u çlirua në vitin 1945?! Këtë le ta shpjegojnë historiografët komunistë, por në një farë mënyre shpjegimi është vetëm servilizmi i atëhershëm i tij ndaj marshsllit Tito. Gjithsesi bombardimi me propagandën e institucionalizuar 45 vjeçare komuniste, bëri që në gjakun e naivëve shqiptarë të futej gënjeshtra apo mashtrimi i madhe se në atë luftë kishte 70.000 partizanë, ranë 28.000 dëshmorë dhe se Shqipëria u çlirua në 29 nëntor 1944, datë kur nga Hani i Hotit, paska ikur dhe gjermani i fundit!!! Komentet janë të tepërta.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. X
                                                                  Xhepisti gjate manjak

                                                                  Kto plakat ne foto sidomos keto me medalje do i qije fort dhe do varja medaljen mkar. Plaka kurva komuniste

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Q
                                                                    Qivashi

                                                                    Po e the ti xhepist, e bën vërtet . Ti ke qirë plakën tënde , jo më , plakat e të tjerëve . Për tët motër nuk bëhet fjalë , e ke qirë deri ditën që u martua . Hajt , në pidh të gruas e vajzës tënde o xhepist .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. X
                                                                      Xhepisti gjate

                                                                      Ha ha ja te qi gjyshin

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Karmodhi

                                                                        Ke te drejte o qivash. Ty duhet me te shkerdhy edhe gozhdat e varrit dhe meshkujt nga pjesa gruaa

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                    2. 2
                                                                      29.11.1944

                                                                      O Lame haleja, uroj me gjithe shpirt qe nje dite te te fletethirrja nga SPAK-u Te japesh llogari per te gjitha poshtersite qe ke bere ne Kadaster o kerme!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. e
                                                                        enveri nga kruja

                                                                        pas 29 nentorit 1944 ne shqiperi u vendos pushteti popullit luftuan maleve dhane jeten, dhe e kishin hak pushtetin ky lameja, nuk e di te kete vuajtur shume ne kohen e ENVERIT po mire e kane. jetuan rehat dhe tani na hiqen sikur kane vuajtur dhe kane pare tmerre ne ate kohe. kush nuk donte pushtetin popullor, dhe kush e luftoi ate, duhej te arratisej, ose denohej. cfar ka ketu per tu habituur.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          A.G.

                                                                          Kot e shani, Lamen. Jo po ka vjedhur. Po në Shqipëri vetëm dy njerëz nuk kanë vjedhur. Njërin e përzunë si qen nga Shqipëria dhe i la kockat matanë detit të madh. Tjetri mësoi nga i pari dhe nuk e hoqi kërbaçin nga dora derisa vdiq. Dhe e adhuronin se mbante kërbaç, jo pse nuk vidhte. Po edhe atij, pritën 5 vjet pasi vdiq, sa u doli frika dhe si trima sypatrembur i tërhoqën zvarrë monumentin dhe filluan t'a bastisin e digjnin vendin më keq nga jeniçerët e turkut. E sa për Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, po si mund të presësh vlerësim të denjë nga ata që i kanë nxjerrë themelet vendit dhe e kanë shitur me kohë për skrap? Gjene, mirë që pranon që kanë luftuar, se mund të thoshte që deri më '45 pinin vodka në Moskë dhe zbarkuan e morën pushtetin brenda natës. Po kemi hallin e nënave që ua vranë djemtë kamunistat. Po edhe aty i ngatërroni ca punët. Se ata që bashkëpunuan me nazi-fashistët deri më '44 dhe ata që stërviteshin e armatoseshin nga Jugosllavia e Greqia për të vrarë shqiptarë, gjetën atë që kërkuan. Tjetër gjë pastaj ata që burgoseshin e internoheshin për një mendim ndryshe apo për një fjalë goje. Nuk futen në një thes. E sa për nënat, po atyre shamizezave që u janë vrarë djemtë vlla me vlla për ato pronat e vijat e ujit se nuk ka as ligj, as shtet as drejtësi po vetëm vjedhje e babëzi, kush do ua qajë hallin? Po asaj nënës që ia vranë djalin 14 vjeç se ka 34 vjet që është kriminalizuar shteti e shoqëria dhe pjell veç kriminelë kush do ia qajë hallin?

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. D
                                                                            Drini I bardhe e I zi bashke.

                                                                            Ore Lame lamashi, ore idiot apo çfare je .Si thua mor idiot qe djemte e vajzat e Normales e te Liceut te Korçes iu shkrep e dolen ne mal ca me kete e ca me ate. More idiot je apo cfare je? Me hiqesh edhe si historian more rreckaxhi per dollare e euro po si harron more more ple...... mesimin sinekuanon te historiseqe asgje nuk ndodh kot.Asnje lufte e njerezimit ska ndodhur kot ,se iu mbush mendjaNapoleonit apo Hitlerit apo Carit apo Stalinit apo Putinit te bente lufte Puna mor mor rrote eshte se kush qendron ne anen e drejte te historise , E po ta them me plot gojen qe ata kuke shkrepur ,sipas teje ,qe moren pjese me Nac- Cl.ishin ne anen e drejte . He pra mos na caj me koken me broçkulla ti bythe e qut.Se koken e moralin i ke bosh, po bosh fare.!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. B
                                                                              Brigadieri

                                                                              Qfare niveli medioker i te shkruarit more koke L.ce nena ktej nena andej e iken cunat moren malet. Kur Ke ngel edhe ti me shit intelekt me nivelin e nje brigadieri socialist me kater klase shkolle

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. p
                                                                                pune komunistesh, gjelle qensh

                                                                                Shamizezat i kane fort perzemer keta social-komunistet qe ti perdorin e ti perdhosin. E kane bere kete edhe ne 1997.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. P
                                                                                  Pensionisti

                                                                                  Mesaplik,andej nga anët tona thonë:-dashit mos i qaj hallin për ato që i varren.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. X
                                                                                    Xhek

                                                                                    Lexoj komentet ketu dhe menjehere kuptohet qe ky popull 80% i ka idiote vetem 20% e kane kuptuar thelbin e shkrimit prandaj dhe kete popull te gjithe e kane sunduar .

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. E
                                                                                      Eksperti

                                                                                      Eshte kok e madhe Lame depresivi mos e pyt.. Te na thote kur te vdes ku do ta bej varrin qe ti vene nje tufe me lule per sherret e pronave qe banda e tij pas 90 ka krijuar dhe jane vrare deri me sot 8 mij shqiptare.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. .
                                                                                        ...

                                                                                        Po, me të vërtetë, ti Xhek, që bën pjesë në atë 20%-shin, që e ke kuptuar thelbin e shkrimit, na ndriço pak ne të paditurve të 80%-shit, që e kemi hak të sundohet nga injoranca që kemi, sikur shkrimin ta ketë bëre Hegeli dhe jo Tani i Lamellarëve, për Nënën që është Nënë dhe Gorki e shkruante me shkronjën "N" të madhe, për respekt. Po ka shkrim më Ballist se ky? - dhe ballistë nga ata të Kolonjës, që më i varfri, me një dele në grazh, që shkonte pas Cutes, nuk e kthente kokën po të mos e thërrisje "aga". Hajde Xhek, hajde, sa i kënduar që je... lum Nëna që të ka në atë 20%-shin e të diturve të komentuesve, që e bëjnë kabull të sundohet, se vetë ky, Xheku është "amerikan" dhe nuk e bën kabull.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                    2. .
                                                                                      ...

                                                                                      Ky shkrim i Kolonjarit Artan Lame është mysybet me të zeza. Ç'mi merr shëmbujt nga fshatra të ndryshme, o dushman! Nëna e Ballistët duhet ta mallkon të birin a vëllain, t'i shporrte, t'i bënte lanet, kur ai i mburrej, se i kishte shtypur kokën me gur një kaur të derrit-komunisti atje në Gramoz dhe ja kishte lënë në prag të derës së shtëpisë që t'a gjente e zeza nënë e partizanit, ashtu, në mëngjes; dhe pse, se ishte ngritur në luftë për atdhe (po ballisti, bashkëpuntor me nazifashistin, diversanti që vinte të rrëzonte rendin kushtetues të vendit të tij, për se luftonin? Di, që ai që punon për të huajin, quhet tradhëtar dhe për tradhëtarër, bestarër nuk të falin). Në këto kushte nënat nuk janë të njëjtat. Ato e ndjejnë më mirë se kushdo luftën e drejtë, e nëse bijtë nuk janë në anën e duhur, zemërohen, me të sajët, jo me të të tjerve; godasin gjokset me mallkim e bëhen të egra e hidhtake (e kini parë dadon - që përfaqëson nënën, - tek filmi "Skënderbeu", qysh godet e ofshan para trupit të të birit të vrarë dhe si mallkon Skëndërbeun: ajo është nëna shqiptare, gjithmon në krahun e duhur, ndryshe, nuk mund të jenë njëlloj).

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. O
                                                                                        Operacioni Zjarri

                                                                                        Po cfare thua mor palaco. Sipas teje djemte e ketij vendi nuk duhet te coheshin ne lufte per te shporrur fashistet? Nenat shamizeza ishin krenare per bijte e tyre. Kur i percillnin partizane u thoshin tu befte pushka top e kur u vinte mandata qe kishin rene ne beteje u benin hallall qumeshtin e gjirit. Bijte ketyre nenave nuk rane qe te vinin ca hajdute si puna jote. Sa larg qe jeni. Ata dhane jeten per atdheun, ti vodhe atdheun per te mbushur xhepat.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. C
                                                                                          Chivas on the rock's

                                                                                          I vetmi peng që i ka mbetur , mesa e ka cituar e rasti m'u dha t'a dëgjoj , është që pas vendosjes dhunshëm të kufijve i vetmi komb që mbeti pa shtet , janë vëllenjtë - siç e citoi vet gojë plot . [ Arëmënët 1921 , Decl. ] . Ja t'a end ca . Kur nazifashistët rropën pasuri e shkatëruan gjithë pasuritë , për naze ; fjala bie , si t'i binin gërmat , fjalës , ëndë e makuteri dhëmbrënësh për madhështitë rëke e vetëm rraqe e vetmja për surat pasuri t'u vidhnin . T'u ishin masha vegla të shtigjeve . E kjo luftë që krijoi një të vetëm shtet sovran - Israël .

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. O
                                                                                            Old

                                                                                            Ky Artani është ashtu me syze.

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje