Kolosi shqiptar në Amerikë

28 Nëntor 2024, 20:01Blog TEMA
Kolosi shqiptar në Amerikë

Me rastin e vdekjes së profesor Sami Repishtit, i cili krejt jetën e tij në Amerikë ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Më 1962 emigroi në SHBA dhe më 1965 depërtoi në Kongres për të dëshmuar mbi Kosovën. Më 1986 kërkoi nga zëvendëspresidenti amerikan George Bush hapjen e zyrës amerikane në Prishtinë dhe hapjen e zyrës së Kosovës në Uashington. Një përkujtim me përulje.

Nga Enver Robelli

Një ditë para 28 nëntorit ndërroi jetë në Nju-Jork profesor Sami Repishti. Ai ishte 99-vjeç. Për popullin shqiptar, për Kosovën e Shqipërinë, ikja e tij në amshim – ndonëse e pritshme duke pasur parasysh moshën e tij – është një humbje e madhe. Gjithë jetën e tij e karakterizoi angazhimi për çështjen e Kosovës, ai ishte në ballë të betejave për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në krye të protestave për pavarësinë e Kosovës. Gjithë jetën e tij e karakterizoi po ashtu lufta kundër regjimit kriminal komunist të Shqipërisë. 

Të paharrueshme janë dëshmitë e tij në shumë institucione amerikane për Kosovën, artikujt e trajtesat mbi historinë e Kosovës dhe dashuria e thellë për vlerat e popullit të Kosovës. Ai ishte shkodrani më i madh i Kosovës së paku pas vitit 1945. Edhe në moshë të shtyrë, Sami Repishti dha kontribut të pashoq në shoshitjen e problemeve të mëdha, me të cilat përballej (dhe vazhdon të përballet) Shqipëria postkomuniste. Në tekstet e tij mbizotëronte largpamësia, besimi në virtytet e popullit shqiptar, dëshira për ta parë Shqipërinë një vend në paqe me vetveten dhe të integruar në strukturat euro-atlantike. Edhe kur ishte i dëshpëruar, ai dinte të jepte impulse pozitive.

Sami Repishti u lind në Shkodër më 6 prill 1925. Në vitet 1942-43 studioi historinë në Universitetin e Firences në Itali. Si shumë bashkëqytetarë të tij intelektualë të Shkodrës, edhe Sami Repishti u arrestua më 1946 për shkak të pikëpamjeve të tij politike e patriotike. Me fjalë të tjera, ai ishte kundërshtar i diktaturës komuniste, themelet e së cilës po i vinin një grup cubash me përkrahje të Jugosllavisë komuniste. 

Sami Repishti u dënua me 15 vjet burg, prej të cilave i vuajti 10. Më 1959 u arratis në Jugosllavinë e atëhershme dhe pastaj (më 1962) emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I etur për dije, ai studioi në Nju-Jork, në City University, gjuhën dhe letërsinë frënge. Në këtë shkollë edhe doktoroi.

Lajtmotivi i jetës së tij ishte Kosova. Në vitin e largët 1965, pra para gati 60 viteve, Sami Repishti arriti ta bindë Kongresin Amerikan për të dëgjuar një dëshmi mbi shkeljen e të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Jugosllavi. Atëherë në pushtet ishte ende shtypësi i madh i shqiptarëve Aleksandar Rankoviqi. Të panumërta janë letrat e peticionet që profesor Sami Repishti i inicioi dhe shkroi për Kosovën. 

Më 1986 ai kërkoi nga zëvendëspresidenti amerikan George Bush hapjen e zyrës amerikane në Prishtinë dhe të zyrës së Kosovës në Uashington. Më 1992 Bushi tashmë ishte president i SHBA-së dhe në mesin e shqiptarëve të Kosovës ai mbahet mend për një letër dërguar diktatorit serb Sllobodan Millosheviq në vigjilje të Krishtlindjeve të atij viti. Bushi e paralajmëronte Millosheviqin të mos niste një konflikt në Kosovë: “Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në vetë Serbinë”, shkroi Bushi atëbotë. 7 vite më vonë, NATO-ja, e prirë nga SHBA-ja, bombardoi Jugosllavinë e cunguar serbo-malazeze për t’i ndërprerë përpjekjet e regjimit të Millosheviqit për gjenocid në Kosovë. 

Nganjëherë historia merr kahje të pabesueshme. Më 2007 Shqipërinë e vizitoi i biri i Bushit, George W. Bush, i cili ishte president i SHBA-së. Në një konferencë për shtyp ai tha: “Në një moment të caktuar, më herët se më vonë, duhet të thuash mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”. Mund të merret me mend se si duhet të jetë ndier profesor Sami Repishti më 2007 pas këtyre fjalëve, të cilat më 17 shkurt 2008 u bënë realitet me shpalljen e mëvetësisë së Kosovës.

Sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, Sami Repishti ka botuar librat: “Ten memoranda - The Plight of the Albanians in Yugoslavia”, 1988 (“Dhjetë memorandume - Situata e vështirë e shqiptarëve në Jugosllavi”); “Kosova 2000 - Përshtypje udhëtimi”, 2001; “Nën hijen e Rozafës”, 2004. Kujtimet e tij i ka përmbledhur në librin: “Pika loti: tregime burgu” (1997). Ai është organizator dhe bashkëthemelues i disa organizatave si: Miqtë Amerikanë të Shqipërisë (1992), Këshilli Kombëtar Shqiptar Amerikan (1996). Sami Repishti është nderuar me medaljen e artë “Pishtar i Demokracisë”, me Urdhrin “Naim Frashëri” si dhe me Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të cilën ia ndau presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

40 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Edhe merr do t'a shajnë patronazhistët se ishte kunder Enverit dhe komunizmit

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ringjallja pellazge

      Nuk e shan njeri jo, por e verteta duhet then. Sa rrojti, ora nuk i ndryshoj. I kishte ngelur ne vitin e larget 1956.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Po te shohesh se cfare beri Enveri per Kosoven dhe shqiptaret atje dhe ta krahasosh me ate qe beri profesor Rrepishtido do e kuptosh me qarte diferencen midis tyre. Enveri lejoi serbet qe te kalonin mbi 6 mije djem te Kosoves per ne Tivar ku u masakruan te tere pa asnje aresye apo vendim gjykate, ndersa profesor Repishti luftoi tere jeten per lirine e Kosoves. Duke patur parasysh se, nese Enveri ishte i pari i nje shteti sado te vogel si Shqiperia, profesor Repishti ishte vetem nje qytetar i thjeshte amerikan qe beri te pamunduren per te ngritur ceshtjen shqiptare deri tek presidenti amerikan.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pollogasi

          Rrofsh shqip/tar! Mos caj kokën e t´iu shpegosh përbindëshave madhështinë e KOLOSIT KOMBËTAR! Për ta Shqipëri e shqiptarizëm ështe ajo që iu thonin e përcaktonin shovenistët sherbë përmes gojës së PARTISË - përbindëshit ENVER. Qofsh i nderuar e LAVDI e SAJETËSHME KOLOSIT KOMBËTAR, prof SAMI REPISHTI !

          Përgjigjjuni
          1. f
            flase

            rrofte nexhmedin spahiu se ai ben per kosoven deri ne kosovarizem ! Repishti nxorri vetem rrepa.

            Përgjigjjuni
      2. T
        Tonini

        nuk ia "ndau" ("ndajnë" gjermanët dhe sllavët në gjuhën e tyre) tek ne ndahet pasuria, vëllezërit, mallrat, kategoritë, por kur nusja vie, ajo nuk "ndan" peshqeshe, por jep, nderon. Në rastin tonë, Sami Repishti - KOLOSI, qoftë i nderuar, i dashur, i respektuar për jetë të jetëve, u NDERUA nga zoti RUGOVA...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosova

          Dmth ky idioti qe ben kete shkrimin na thote qe komunistat ishin cuba jugosllave, ndersa po ky idiot na thote qe Repishti qenka arratisur nepermjet Jugosllavise.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RKS

            Njera nuk e perjashton tjeteren. Shqiperia 2 kufinje kishte ne ate kohe Jugosllavine apo Greqine. Njerin do ta zgjidhte per te ikur. Qelloja cilin kufi e ka Shkodra me afer.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Idioti me banim ne Zvicer

              RKS, po verteton qe autori i shkrimit eshte idiot. Nese do ishin Cuba Jugosllav ne pushtet ne Tirane perse kishte kufi me Jugosllavine dhe ky tipi u arratis?

              Përgjigjjuni
            2. F
              Frape

              Hahahaha perle

              Përgjigjjuni
              1. Xhaxhi

                Per Repishtin gezojne respekt te gjithe. Nuk kishte lidhje me barbaret e Saliut. Sa per autorin ke te drejt qe eshte idiot dhe vet nje nostalgjik Yugosllav.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejt Xhaxhi

                  Po, autori kujton se asht shqiptare, jo ai asht dardan vlla i serbve.

                  Përgjigjjuni
              2. F
                Fisnik Peja

                Ka qenë e pamundur të binden amerikanët për t'i ndihmuar shqiptarët në Jugosllavi (Kosovë dhe gjetkë) në kohën e Enver Hoxhës. Kjo për shkak se sistemi politik në Shqipëri ishte shumë më antidemokratik se në Jugosllavi. Jugosllavia kishte marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën, Shqipëria ishte në armiqësi me ta. Kjo u shfrytëzua nga shovenistët serb për t'i shtypur shqiptarët në Kosovë dhe në gjithë Jugo-Sllavi. Lavdi veprës së patriotit dhe intelektualit shkodran Sami Repishti!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bislim

                  Sami Repishti ishte nje nder shefat e rinise balliste ne Shkodër, vllai i tij ishte komunist, partizan, deshmor i luftes antifashiste nacional clirimtare.

                  Përgjigjjuni
                  1. Xhaxhi

                    Sipas idiotit nga Kosova me banim ne Zvicer vllai ka ken cub komunist Jugosllav.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Aron

                    U prehte ne paqe! Nuk ka rendesi ideologjia qe ka pasur, persa kohe ia perkushtoi kombit gjithe mundesite e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. c
                      chp

                      Te ndjerin Repishti e kam pare vetem nje here duke folur dhe dukej burre xhentelmen qe e shante komunizmin shume me pak se shoku Enver Robeli....Sado te mira te kete bere Repishti duke qene se kishte fuqi mediatike nuk pengoi ardhjen ne pushtet ne 1992 te një grupi cubash Tropoje me përkrahje të Jugosllavisë Millosheviste..nuk ndikoi ne shtyp (mbylli sqepin) kur Usali Biberisha kreu krime dhe tradheti kombetare..Ate qe i ka bere ne mbi 30 vjet SERBerisha kombit shqiptar me bandat pushtetare majtas djathtas nuk ja ka bere as serbi me grekun ne shekuj...kujt i duhet antikomunizmi i Repishtit

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tonini

                        CHP, ti nuk e ke bërë gjumin e rehatshëm dhe nis e përcartesh...

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        Illi

                        Cfare eshte ky gerxho ? Cfare ka bo per popullin per njerzit ne shqiperi? Po ik qihuni me gjith keta mostra se na e shpifet. Aj tung

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          VK

                          Me rendesi ti ipet celesi i Tiranes kengetarit cetnik Goran Bregoviq i cili shume ka bere per shqiptaret dhe Shqiperine packa se pseudomuzika e tij ishte frymezim i bandave cetnike qe vrane e masakruan qindra mijra njerez ne mesin e tyre nja 12,000 shqiptare te Kosoves.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tonini

                            MOS, ua tharbëson shpirtin prosherb ramnkovicëve

                            Përgjigjjuni
                        2. Y
                          Yz1

                          Cfar ka bo ky kollozi mor amon? Ky ka qene spiun i sigurimit te shtetit merr jahu. Te gjith ata qe kane shkrujt per kete keto dite si psh Gonja i PD eshte ish spiun i sigurimit dhe dosjen ja ka sale kerma.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Anti

                            Kolos leshi na cate trapin mjafton te jesh antikomunist dhe je kolos.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Atdhetari

                              Ky vend ka nxjerre burra nje prej te cileve ishte SAMI REPISHTI , qe i ndriste shpirti . Po ky vend ka nxerre gjitashtu edhe per fat te keq me shume se te mire , ka njerre plera qe kanenduar vetem per vehte si psh SALI mut BERISHA apo LIKE hajdut FLORIRI . Te paret ndonse prishen shtepite e tyre per SHQIPERINE keta halet e dyte shkaterruan SHQIPERINE vetm per te ndrequr shtepite e tyre e kuptohet disa te rredhit te tyre familjar .

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                VLONJATI

                                Sami Repishti ishte patriot ,publicist dhe tere jeten luftoi per nje shqiperi demokratike .Ipaharruar qofte kujtimi i tij .Dua te bej nje vrejtje ,gazeta panorama eshte nje gazete antishqiptare me ca mercenare qe kushe di cili i paguan dhe asnjehere nuk i sherben kombit tone TURP TE KANE ATA TRADHETARE QENUK SHKRUAJNE ASNJE FJALE

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Poseidon

                                  NUK SHKON TE THUHET SE REGJIMI KOMUNIST I TIRANES MBESHTETEJ NGA REGNIMI KOMUNIST I JUGOSLLAVISE DHE TE ARRATISESH NE JUGOSLLAVI......NDOSHTA E KAM UNE GABIM ........SI PUNA E FLAMUT NOKES........ QE PROFESORI PUNOI PER KOSOVEN KJO NUK DISKUTOHET .........POR ISHTE SI PUNA E RRUGOVES QE SHKEPITJEN E KOSOVES E KERKONTE NE BASHKEPUNIM ME SERBINE.......DHE JO KUNDER SERBISE......

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Poseidon

                                    NUK SHKON TE THUHET SE REGJIMI KOMUNIST I TIRANES MBESHTETEJ NGA REGNIMI KOMUNIST I JUGOSLLAVISE DHE TE ARRATISESH NE JUGOSLLAVI......NDOSHTA E KAM UNE GABIM ........SI PUNA E FLAMUT NOKES........ QE PROFESORI PUNOI PER KOSOVEN KJO NUK DISKUTOHET .........POR ISHTE SI PUNA E RRUGOVES QE SHKEPITJEN E KOSOVES E KERKONTE NE BASHKEPUNIM ME SERBINE.......DHE JO KUNDER SERBISE......

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Poseidon

                                      NUK SHKON TE THUHET SE REGJIMI KOMUNIST I TIRANES MBESHTETEJ NGA REGNIMI KOMUNIST I JUGOSLLAVISE DHE TE ARRATISESH NE JUGOSLLAVI......NDOSHTA E KAM UNE GABIM ........SI PUNA E FLAMUT NOKES........ QE PROFESORI PUNOI PER KOSOVEN KJO NUK DISKUTOHET .........POR ISHTE SI PUNA E RRUGOVES QE SHKEPITJEN E KOSOVES E KERKONTE NE BASHKEPUNIM ME SERBINE.......DHE JO KUNDER SERBISE......

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Poseidon

                                        NUK SHKON TE THUHET SE REGJIMI KOMUNIST I TIRANES MBESHTETEJ NGA REGNIMI KOMUNIST I JUGOSLLAVISE DHE TE ARRATISESH NE JUGOSLLAVI......NDOSHTA E KAM UNE GABIM ........SI PUNA E FLAMUT NOKES........ QE PROFESORI PUNOI PER KOSOVEN KJO NUK DISKUTOHET .........POR ISHTE SI PUNA E RRUGOVES QE SHKEPITJEN E KOSOVES E KERKONTE NE BASHKEPUNIM ME SERBINE.......DHE JO KUNDER SERBISE......

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Poseidon

                                          NUK SHKON TE THUHET SE REGJIMI KOMUNIST I TIRANES MBESHTETEJ NGA REGNIMI KOMUNIST I JUGOSLLAVISE DHE TE ARRATISESH NE JUGOSLLAVI......NDOSHTA E KAM UNE GABIM ........SI PUNA E FLAMUT NOKES........ QE PROFESORI PUNOI PER KOSOVEN KJO NUK DISKUTOHET .........POR ISHTE SI PUNA E RRUGOVES QE SHKEPITJEN E KOSOVES E KERKONTE NE BASHKEPUNIM ME SERBINE.......DHE JO KUNDER SERBISE......

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Poseidon

                                            NUK SHKON TE THUHET SE REGJIMI KOMUNIST I TIRANES MBESHTETEJ NGA REGNIMI KOMUNIST I JUGOSLLAVISE DHE TE ARRATISESH NE JUGOSLLAVI......NDOSHTA E KAM UNE GABIM ........SI PUNA E FLAMUT NOKES........ QE PROFESORI PUNOI PER KOSOVEN KJO NUK DISKUTOHET .........POR ISHTE SI PUNA E RRUGOVES QE SHKEPITJEN E KOSOVES E KERKONTE NE BASHKEPUNIM ME SERBINE.......DHE JO KUNDER SERBISE......

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Poseidon

                                              NUK SHKON TE THUHET SE REGJIMI KOMUNIST I TIRANES MBESHTETEJ NGA REGNIMI KOMUNIST I JUGOSLLAVISE DHE TE ARRATISESH NE JUGOSLLAVI......NDOSHTA E KAM UNE GABIM ........SI PUNA E FLAMUT NOKES........ QE PROFESORI PUNOI PER KOSOVEN KJO NUK DISKUTOHET .........POR ISHTE SI PUNA E RRUGOVES QE SHKEPITJEN E KOSOVES E KERKONTE NE BASHKEPUNIM ME SERBINE.......DHE JO KUNDER SERBISE......

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Poseidon

                                                NUK SHKON TE THUHET SE REGJIMI KOMUNIST I TIRANES MBESHTETEJ NGA REGNIMI KOMUNIST I JUGOSLLAVISE DHE TE ARRATISESH NE JUGOSLLAVI......NDOSHTA E KAM UNE GABIM ........SI PUNA E FLAMUT NOKES........ QE PROFESORI PUNOI PER KOSOVEN KJO NUK DISKUTOHET .........POR ISHTE SI PUNA E RRUGOVES QE SHKEPITJEN E KOSOVES E KERKONTE NE BASHKEPUNIM ME SERBINE.......DHE JO KUNDER SERBISE......

                                                Përgjigjjuni
                                                1. i
                                                  ilirian

                                                  Do ishte mirë që ne shqiptarët të shikonim dhe të vinim në peshë jo vetëm të këqijat e dikujt se pa ato ska njeri, por edhe të mirat sidomos kur këto të mira përkasin me të mirën e kombit...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. X
                                                    X

                                                    Enver Robelli (jo Hoxha). Ti vleresoje dhe thurri ditirambe ketij burri por te theksoj dy gjera qe kane lidhje me njera tjetren: 1. Ndoshta u arrestua politikisht por jo patriotikisht, mos I peshtjellos politiken me patriotizimin. 2. Meqenese zotnia ishte patriot, pra kundra rregjimit komunist por edhe atij titist jugosllav, ai pikerisht u arratis si patriot ne ate vend titist. E keshtu ti zoteri, ha ca mut se te ben mire qe te ftillohesh para se te shkruash kesi midrash. Rrofte 29 Nentori dita e clirimit te atdheut nga nazifashistet, ballistics dhe zogisteve dhe mut patrioteve te tipit sami.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shqetesuese

                                                      Ju, gazetare apo çfare jeni po vazhdoni te perçani popullin shqiptar me je kembengulje te jashtezakoneshme. "Regjimi kriminal i komu.izmit ...!" Kjo poshtersi do vazhdoje por misioni juaj çon uje tek ata qe nuk e duan Shqiperine dhe popullin ndersa mua dhe ata di une na ben armiq te perjetshem. Qofshi ju qe jeni me emer dhe mbiemer!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. R
                                                        RAIFI

                                                        Një gjë është e sigurt:të gjithë të ikurit nga Shqipëria në Jugosllavi nuk mund të udhëtonin në një vend të tretë pa i kryer sherbime UDB jugosllave.Andaj mos i jepni zor kësaj pune se veprimtaria e më vonshme patriotike ishte për të lar gjynahet

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. t
                                                          tonini

                                                          aman, or, raif, aman! hëngërsh halera...

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. I
                                                          Idriz. Gashi

                                                          Pr.Sami Repishti idhte atdhetsr i madh I kombit shqiptsrAndaj vdekja e tij eshte nje humbje kombetsre sepse ai kishte mendje te ndritur vizion te qart dhe patriot I pa lodhur qe ks punya nat e dite ne ShBA per te ndihmuar kombin shqiptar ne trojet e veta.Kontributi i tij eshte i madh dhe i pa zandesueshemAndsj familjes se tij dhe mbar popullit shqiptar kudo qe jan ngusllime per kete patriot te madh.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Buda

                                                            Jetegjati nuk behet jeteshkurter. Ne sistemin e kaluar socialist - diktatorial, Sami Repishti eshte nje aktakuze e gjalle e krimeve antinjerezore te diktatures komuniste, qe i erreson te gjitha arritjet e Shqiperise Socialiste. Sami Repishti, i mbijetuari i burgjeve të komunizmit në Shqipëri, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Prof.Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pas studimeve për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Arrestohet në vitin 1946 me akuzën e "Agjitacion dhe propagandë kundër shtetit". . Për 14 muaj ai u nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit. "Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë me torturat më çnjerëzore që mund të imagjinohet. Edhe sot trupi më dridhet kur kujtoj se si na trajtuan, sa keq na trajtuan", tha ai për Zërin e Amerikës në qershor 2019, për jetën dhe vuajtjet e tij gjatë komunizmit. Ai u dënua me 15 vjet burg, nga të cilat 10 vjet i kreu në burgun e Shkodrës dhe kampet e punës së detyruar. Në vitin 1956 doli nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960, u arratis në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkoi në Itali dhe në vitin 1962 emigroi përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mendja dhe zemra e tij punoi per lirine, pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise, ku deshironte te ishin te bashkuar te gjithe shqiptaret.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje