Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

29 Nëntor 2024, 18:39Blog TEMA
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Nga Ben Andoni

Është një fakt, që kush po i jeton këto kohë e kupton fare mirë dhe qartë: pasi lidhet me anti-fashizmin. Një pjesë e së ashtuquajturës së Djathtë në vend dhe që dukshëm kanë mentalitetin e të Majtës së dikurshme e hedhin poshtë a priori. Përpjekja e turpshme për të mbuluar kolaboracionizmin, që çuditërisht tek ne konsiderohet si vlerë për disa; urrejtja “në masë” për anti-fashizmin duke e lidhur me komunizmin; zbehja e vlerave të fitores mbi fashizmin na zbret shumë e shumë shkallë poshtë vlerave, që mbajnë sot frymën e vendeve, që i vunë dërrmën fashizmit.

Do të ishte një betejë e madhe në Konferencën e Paqes në vitin 1946, që Shqipëria, falë dhe presionit të delegacionit grek dhe të tjerëve, të mos binte në kampin e të mundurve dhe të privohej jo vetëm nga kërkesat e dëmshpërblimit të drejtë, por edhe nga narracioni, që një tufë vendesh i vendosën kësaj lufte. Shqipëria e vogël u gjend në krahun e tre superfuqive, që e mundën fashizmin. Duan apo nuk duan disa. Në rast të kundërt, jo pak gjasa kufiri i sotëm mund të ishte shumë më lart se ai ekzistuesi. Paçka se sot e kësaj kohe fqinjët tanë të Jugut nuk e respektojnë këtë verdikt dhe na shpalosin “Ligjin e Luftës”.

Gjithsesi, teza, e cila po merr qytetari mes studiuesve është ajo, e cila e dëshmon karakterin e dyfishtë që mori Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri nga shtatori 1943-nëntor 1944, atë të rezistencës nacionalçlirimtare por dhe të luftës/konfliktit civil, por kuptohet, që individë të ndryshëm e shtjellojnë sipas mënyrave të tyre dhe jo pak herë dhe nga prirjet politike. Siç ndodh zakonisht, kur nuk jemi dakord me veten, le t’u besojmë të huajve:  Studiuesi britanik, Eric Hobsbawm, i cituar shpesh në studimet tona, argumentoi se qysh gjatë viteve ’30 dhe, sidomos në periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore në Evropë ngjarjet morën edhe karakterin e një lufte civile ndërkombëtare, duke na dhënë edhe një paradigmë se: “kundërshtitë midis forcave fashiste dhe antifashiste u bënë të brendshme në çdo shoqëri”.

Kurse, studiuesi francez Bernard Lory, duke analizuar Ballkanin gjatë Luftës së Dytë Botërore, arrin në konkluzionin për karakterin e katërfishtë të ngjarjeve në këtë rajon të Evropës: çlirimtar, fetar, etnik, civil. Me pak fjalë, më qartë se kaq nuk mund të thuhet. Një varg studiuesish të kësaj kohe, po hedhin dritë me mundësitë e tyre shumë qartë: Kasmi, Gurakuqi, Boçi, Kaba e shumë të tjerë, po shtjellojnë qartë prirjet në këtë luftë. Por pa u futur në ngërçet, që të imponon kjo kohë prej ndjeshmërisë, habia e madhe të mbetet për politikën. Sidomos asaj të majtë. Ndërsa aleatët tanë më të mëdhenj, apo disa nga vendet perëndimore (me kontribute minore) mundohen të ngrenë edhe ato pak elementë të sforcuar antifashizmi, ne i fshehim. Ne i sfumojmë. Ndaj të bënte aq çudi, që Bashkia që bëri një aktivitet aq të mirë për 28 Nëntorin 2024 dhe që nuk lë rast pa shfrytëzuar për festime, ishte aq e vakët për 17 Nëntorin e Çlirimit të Tiranës dhe 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

Vërtetë nuk munguan kurorat te Varrezat e Dëshmorëve dhe krerët e lartë ndër to dhe incidentet e përvitshme të protagonizmit politik, por kjo datë dukshëm tashmë i komplekson të Majtët. Jo thjesht për kujdesin e mekur dhe kurimin sa për të thënë, por edhe në mungesën e përpjekjeve për t’i dhënë vendit një datë çlirimi të mirëpranuar, ashtu si mbi të gjitha edhe përbashkimin në këtë datë. Duan apo nuk duan, vetëm 3% e antifashistëve kanë qenë komunistë në LDB (Lufta e Dytë Botërore), ndërkohë që edhe shumë të ashtuquajtur individë që u atribuojmë termin nacionalistë kanë me çfarë të krenohen për Luftën. Ashtu si të dy palët duhet të ulin kokën për vrasjet në luftë, bashkëpunimin e hapur me fashistët dhe tollovinë makabre në ditët, kur Shqipëria po zgjohej pa kuçedrën fashiste mbi kokë.

Po për fat të keq, të majtët e sotëm, që drejtohen nga Rama kanë kompleks me Luftën, e para për pozicionin që ata morën në 1944 dhe e dyta se kjo vlerë u bën hije dhe sot. Sa për njerëzit, që mëtojnë se janë të Djathtë, mund ta përdorin si pushim këtë ditë dhe të merren me qëmtimet e atyre kohëve, kur jo pak njerëz që i glorifikojnë iknin kokulur me pushtuesit.

16 Komente

  1. A
    Atdheu ju therret

    Kush nuk njeh LNCL eshte antishqiptare tradhetare armik i kombit

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luti

      I kombit sllavo-KOMUNIST? I Dushan Mugoshes, Miladin Popoviçit, Vukamanoviç Tempos, Alenksander Rankoviçit.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Go West

      Shume qart Ben. Ketu çdo i paditur ben te diturin, çdo dhunues i pasurie publike ben patriotin, çdo vella a bir burgaxhiu ben flamurmbajtesin. Ata qe s'dine asgje nga historia i gjen teksa peshtyjne gjithçka kane shkruar te paret, te bindur qe duke peshtyre mbi vlerat e tyre do te shfaqen si njerez "te ditur"... dhe gazetat qe nuk kane çfare te pertypin, mbllaçitin idotsite e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Illo

        Te lumtë pena!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Altin Pellumbi

          Te jesh antifashist sdo te thote qe je domosdoshmerisht komunist! Luften e beri populli shqipetar. Kush e udhehoqi luften kunder nazifashisteve? Balli Kombetar? Legaliteti? apo Partia Komuniste? Kujt i vajti pas populli shqipetar nga keto tre formacione politike? Kush bashkepunoi me pushtuesit nazifashist? Balli Kombetar? Legaliteti? apo Partia Komuniste? Kolaboracionistet nuk kane qene asnjehere antifashiste por vetem bashkepunetore te fashizmit. Çdo popull i ka pasur,i ka dhe do ti kete ne mes te tij bashkepunetoret me pushtuesit. Eshte dialektike. Nuk ka pse te na vije turp per kete gje si popull shqiptar! Turp duhet te na vije kur i “nderojme” kolaboracionistet si heronj,si viktima te luftes gjoja civile. Dhe kete e kemi peshqesh nga disa pseudohistoriane qe vazhdojne ne kushte alla”demokratike” liria e fjales etj si keto broçkulla, qe vazhdojne me kete avaz. Gabimi qe po ben PS(Edi Rama si kryeminister) me indiferencen e tij karshi luftes dhe ngjarjeve te luftes heroike te popullit shqiptar(oh sa shume qe ka) vetem se na ben zemerthyer. Se kur kane keq e ndihen keq, atehere ata e evokojne luften N Ç si komardare shpetimi! Kjo eshte akoma dhe me e dhimbeshme. Perse keshtu??

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Më sipër në shkrim, Andoni vë në dukje intrasigjencën e trashëgimtarëve të nomenklaturës së PPSh (komuniste), për rishikimin e disa të vërtetave historike, qysh me vendosjen e pluralizmit. Pse? Sepse vetë fakti që caktimi i datës 29 nëntor si data e 'çlirimit', me fakte e dokumenta nga historianë të palëve, por jo vetëm, vihet në diskutim, atëhere lipset që palët të ulen dhe me urtësi, e jo militantizëm ideologjik, të gjejnë dhe pastaj të pranojnë si datë çlirimi atë që historikisht ka ndodhur dhe jo atë të caktuar arbitrarisht nga Enver Hoxha, kur vetë ai në fjalën e mbajtur në 28 nëntor 1944 në Tiranë, ka deklaruar se kjo datë është data e Pavarësisë dhe Çlirimit. Paçka se më vonë në telegramin që i çoi Titos, i kumtoi sa tani dhe festat e çlirimit do ta kemi të njëjta. Dhe kështu paradoksalisht njehsonte si datë çlirimi të Jugosllavisë 29 nëntorin 1943, datën e formimit të AVNOJ-t Jugosllav, kur dihet se Jugosllavia u çlirua në vitin 1945. Servilizma të tilla ndaj marshallit Tito, deri sa, për arsye që tashmë dihen në 1948, u prishën, Enveri i kishte pa kursim. Historiogeafia komuniste këto përcaktime të tij, edhe pse mashtrime, kishte detyrë t'i përligjte e t'i falsifikonte, ashtu siç bënë për 70.000 partizanët (!), 28.000 dëshmorët (!) dhe datën 29 nëntor të çlirimit, ende në diskutim. Ç'është gjithë kjo këmëngulje për të mos pranuar realitetin? Pse revokimi i disa falsifikimeve të historisë për qëllimet e diktatorit e dijtatursë komuniste, nën gjoja mbrojtjen e luftës antifashiste, lipset të mbrohen me fanatizëm? Askush deri më sot nuk ka vënë në diskutim se pati një rezistencë antifashiste, se pati dhe fitimtarë për më tepër përkrah koalicionit të madh antifashist, se nga ato formacione por jo vetëm, pati edhe dëshmorë. Por nëse të tjetë po historianë bile edhe të huaj, thuhet se shumë nga glorifikinet që iu bënë asaj nuk qëndrojnë, ç'dëm i sjellin këto historisë ashtu siç ajo ka ndodhur?! E pra paqja sociale vendoset kur hiqet dorë nga gër-mëret dhe nga kokëfortësia për monopolin e të vërtetës. Si gjithmonë ajo është diku në mes, dhe kjo jo për oportunizëm, por sepse ajo duhet të jetë e gjithëpranuar mbi bazën e argumenteve të pakontestueshme historike. Qofsha i gabuar, por kam përshtypje se shumë historianë të periudhës diktatoriale, që me dëshirë, për interesat e tyre meskine apo të imponuar siç rëndom thuhet nga 'koha', sot e kanë shumë të vështirë të 'lëpijnë ato që kanë pështyrë'. Nëse nga të dy skalionet e përfshirë në këtë debat shtetp, historianët dhe akademikët, duan të japin kontribut le të çlirohen nga kompleksi i 'fajit', në të kundërt, në pamundësi, le t'u hapin krahun historianëve dhe shkencëtarëve të rinj të fushes. Mbase është ky kompleks, prej të cilit, siç pohon Ben Andoni, vuan edhe vetë PS, trashëgimtarja e asaj historie të manipuluar, bërë kjo kryekëput për glorifikimin e diktaturës dhe sidomos të pushtetit të diktatorit Envet Hoxha.

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              O Bureto, po ç'je fiksuar kështu me datat, or të zëntë data. Ç'lidhje ka AVNOJ i Jugosllavisë i 1943-shit, me çlirimin e Jugosllavisë në 1945 dhe çlirimin e Shqipërisë në 29 nëntor 1944. AVNOJ-i ishte, si tek ne KANÇ-i i krijuar në Konferencën e Pezës në 1942. Je krejtësisht, por krejtësisht i gabuar, madje edhe i keqinformuar, sa i përket historiografëve të kohës të para 1990. Mirë, ata qenë të ideologjizuar dhe e shkrojtën historinë si ua deshi midhja, po zbatuan një metodë të tillë si thoni ju, po këta, të rinjtë, që ju sugjeroni, nuk janë fare, po fare të ideologjizuar nga antikomunizmi dhe ideja e mohimit, të gënjen mendja në se nuk e di: këta janë të blerë, të korruptuarit e kohës moderne, më keq se të ideologjizuarit, se ata i dinim, por këta nuk i dimë nga kush. Statistikat aty i ke, mos u trego mosbesues, 29 mijë të vrarë gjatë luftës së II-të Botërore, botim i fundit i studiuesve tuaj të rinj. Hajde, shko ha përshesh me qumësht tani. Ballist!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Eh, ç'na gjeti. E ka patur mirë ai që e ka thënë i pari: "Mirë gomari që na ngordhi, por nuk na lënë as mizat rehat!" . Dudum, t' u kanë fiksuar vetëm dy fjale: 'partizan' dhe 'ballist'. Po ç' ta zgjasim më, mjaft të citojmë Anshtajnin, që kur e pyetën se nga buron stresi tha: "Nga që jemi te detyruar te ndeshemi përditë me idiote!

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ...

                  Ja, kjo është vërejtje me vend. Shyqyr që u korigjove pak. Nuk përmende analfabetin funksional. Të lumtë, ke bërë kthesë të rëndësishme. Mos u shqetëso nga dudumi, ajo kohë, partizanë dhe ballistë kishte, or ti i mizave. Sot ka dudumë (analfabetë funksional) dhe të spudhjaksur (analfabetë jo funksionsl), që llomotisin si unë e si ti, se nuk i duhen kurrkujt mendimet tona, sidomos të miat, pa ti, hyhy, sa larg je. Nëse merresh akoma me data, mos e moho se je B... (nuk e them fjalën se të janë çarë veshët).

                  Përgjigjjuni
            2. d
              diana

              Sot ne 29 nendor ne diten e clirimit nga nazifashistet nuk u fol asnji fjale ne varrezat e deshmoreve te atdheut per luften antifashiste te popullit shqiptare.Pse ndodh kjo? kush orienton keshtu .Lufta antifashiste eshte nji vlere per historine e popullit tone .Ne ishim ne koalicionin antifashiste boterore me fuqite e kohes.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tallava

                Beni, ky pioner i fundit i enverir.

                Përgjigjjuni
                1. (
                  (***)

                  Lëri të huajt Ben. Historinë e shkruajnë fituesit dhe shkruhet sipas tyre, edhe datat përkujtimore i vendosin ata. Të huajt e shkruajnë historinë sipas botkuptimit të tyre. Ajo kohë ka hyrë në analet e historisë me frymën e kohës, i shkruar nga historianë bashkëkohës fitimtar. Të tjerët, bëjnë kritikën, sipas pikëpamjeve të tyre, kjo është një e drejtë e tyre (me ç'do të jetojnë po nuk shitën), si për një roman, bëhen kritika e vlerësime, por ndryshimet i përkasin autorit. Historia nuk është shkencë ekzakte; sikurse filozofia, ideologjia, etj, është shkencë shoqërore dhe i influencuar nga botëkuptimi i autorëve që shkruan histori - gjykimi është relativ dhe i varur nga këndvështrimi i tij, sipas influencave filozofike e ideologjisë që zotëron. Madje, edhe metoda e studimit (shkrimit) ka karakter botëkuptimor. Nuk është fare, po fare e vërtetë, që shkencat shoqërore, aq më shumë historia, studiohen dhe shkruhen nga njerëz apolitikë, të paanshëm, si vetë princesha e drejtësisë me sytë e zënë me shami dhe peshoren e drejtësisë. A e dini, dhe në statistikë, ndonjëherë të dhëna të njëjta, interpretohen ndryshe. Fitimtarët, nuk kanë pse ulin kokën, si thua ti: të dy palët duhet të ulin kokën - për arsyet që thua; luftë ishte, ka patur dhe viktima. Të mposhturit, humbësit, tradhëtarët, ata po, se prej tyre dhe pinjollëve që kanë lënë, lindin bulëzat e atyre që shkaktuan Luftën Imperisliste të II - të Botërore. Historia nuk bëhet me rregullat e kohës disfatiste e "pacifiste" të kohës së sotme, por me ato të kohës kur kanë ndodhur ngjarjet. Ndryshe, do të na duhej ta shkruanim e rishkruanim në vartësi nga ndryshimet politike të momentit, që në historinë e njerëzimit janë periudha kohe shumë të shkurtra. Vërtët 3% ishin komunistët, por u përkahën nga 70 mijë luftëtarë të LANÇ-it (duke i udhëhoqën në krahun e duhur deri në çlirim) dhe populli mbarë që i mbajti e i ushqeu, si bijtë e tij të pa pretendimtit, se shumica vinin nga rrogozi, jo nga Hotel Dajti e Kursalit që bënë "Epopenë e Ballit Kombëtar". Natyrisht, motrën dhe pushtetin, njëlloj si Psh. sot, me një parti me 3% anëtarë 70 mijë përkrahës dhe 1 milion votues. Antifashistët, në shumicë të tyre vinin nga fshatarësia e varfër, nga puntoria dhe inteligjenca idealiste në periudhën kur socializmi ishte trend botëror, siç rendi as mish e as peshk, që propagandohet sot, fatkeqësisht edhe nga ju, për tu dukur i paanshëm e trendi. Është fare e thjeshtë; u bë një përpjekje për një rend të ri botëror, të parrullës së vjetër të revolucioneve shoqërore: Liri (shoqërore, jo politike), Vëllazëri (mes të barabartëve) dhe Barazi (mes të pabarabartëve). E pra, idealistët, vdiqën, të lëkundurit u blenë nga kapitali i madh, siç ndodh me drejtuesit kudo në botë dhe revolucioni shoqëror u ndërpre, duke u sabotuar e sjellë në kolaps bazën dhe superstrukturën e sistemit të ri shoqëror (revizionuar, zbutur), duke e disfatuar dhe diskredituar atë. A e dini, njerëzit sot, tek ne, kanë alergji nga organizimi kooperativist i ekonomisë, megjithëse është karakteristik dhe detyrë e sistemit që kemi zgjedhur; e tillë propagandë është bërë. Të majtët e sotëm, dmth Socialistët e sotëm, nuk kanë pse të kenë komplekse me pozicionin që morën të majtët (komunistët, por edhe populli i majtë i atëhershëm), pasi ajo e atëhershme u kthye në të Punës, që më pas u shpërnda (u shkri) dhe e quajti të kryer misionin e saj, duke dorëzuar pushtetin pa dhunë. Disa anëtarë të partisë (tashmë të sĥpërndarë) krijuan një Parti Socialiste, dhe që ia atriboj vehtes meritat e të shkuarës (madje edhe LANÇ-i u përça, nuk mundi të ruante unitetin e ish luftëtarëve idealistë të dikurshëm, squllur nga pakënaqësitë individuale). Ç'i mbetet e majtë socialistëve të sotëm, kur udhëheqësi i tyre Zogist është ne pikpamjen përtej të majtës dhe të djathtës (si Naltmadhnija e tij, por pak më majtas, se ai nuk i njihte ata). Kjo nuk ndodh vetëm tek ne, është një sëmundje e përbotshme e të majtëve; kohë më parë, për turp, Partisë Komuniste të antifashistit Gramshi në Itali, veç që ndryshuan ideologjikisht, i ndryshuan dhe emrin: nga komuniste, në demokratike, se borgjezisë italiane i vriste veshin; edhe këta e kanë ndryshuar drejtimin e flugerit politik ndaj fashizmit dhe luftës së antifashistëve në Itali (Gramshin e vranë fashistët). Ata, socialistët, kanë vetëm lidhje ceremoniale formale me LANÇ-in, si burim votash nga smpatizantët e LANÇ-it). Nëse të djathtët do të bënin pushim ditën përkujtimore të çlirimit, dmth, ata ende nuk e njohin LANÇ-in dhe janë ende "Ballistët e djeshëm", që komunistët e atëhershëm i përndoqën si kolaboracionist me pushtuesin dhe nuk e ulin kokën, duke kujtuar se po bëjnë ndonjë yner. Prap, si gjithherë autori nuk ka mendimin e tij të saktë, por si socilistët e sotëm, as mish, as peshk, për të qenë i pranishëm nga të gjitha palët, edhe kjo mënyrë të shkrojturi tregon botkuptimin e autorit.

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    une

                    Edhe nje ndeshje futbolli, duke u pare nga mijera spektatore dhe miliona te tjere live ne tv duke pase tre albitra dhe veshgues e nuk arrijne shpeshhere te percaktojne nese nje lojtar sulmues ishta para lojtarit kundershtar apo nese topi e kaloi apo jo vijen e portes dhe per kete aresye perdorin sistemin WAR, e jo me te dihet se kur gjermani i fundit kaloi kufirin. Por ajo qe dihet me siguri eshte se per shumicen derrmuese te popullit shqiptar , ajo date cilado qe te jete shenon futjen ne nje roberi te re , nen nje pushtues te ri me jetegjate, me te pameshirshem e qe pati pasoja shume me te renda te cilat i vuajme edhe sot. Edhe atehere populli e ka ndjere ne nenvetedijen e tij ate qe do vinte dhe jo vetem nuk i ka prit krahehapur e me lule "clirimtaret ", sic u priten aleatet clirimtare ne Paris apo se fundmi ne Kosove, por u priten me arme sidomos ne veri ku rezistenca kunder ketij "clirimtari" vazhdoi deri ne vitin 1951, dhe vetem fuqia me e madhe ne njerez, ne organizim ,ne veshmathje, e armatime e "clirimtareve" beri qe rezistenca te shuhej. Ne keto zona "clirimtaret', vrane mijera djem e burra, dogjen qindra shtepi, torturuan e bene masakra qe nuk ishin parekurre me pare sic ishte masakra ne Lume te Kukesit ku u vrane pabesisht e mizorisht 22 djem e burra te pafajshem, ashtu si mijera e mijera familje u arratisen pergjithmone per te shpetuar nga "clirimtaret". Ose eshte fakt i pamohueshem por edhe i dokumetuar se pasi burrat arratiseshin ose vriteshin ne perpjekje me 'clirimtaret", keta te fundit u merrnin grate e femijet e i dergonin ne kampet shfarosje si ai i Tepelenes ku grate u perdhunuan nga drejtuesit e kampeve dhe te deguarit e qendres ndersa mbi 300 te mitur u lane te vdisnin urie dhe nga semundjet dhe u varrosen ne reren e Vjoses per tu marre nga valet kur ngrihej shtrati i lumit. Jane mijera djem e vajza qe u vrane maleve ne perpjekje per tu arratisur nga regjimi i clirimtareve per 45 vjet rresht. Keto fakte te tmerrshme jane fshehur me fanatizem nga propoganda komuniste gjate 45 viteve nga fituesit dhe pas 90-tes nga bijte e tyre. Per ato akte te tmerrshme nuk u kerkua kurre falje, nuk u dha asnje shenje pendese jo vetem gjate viteve te regjimit por as pas 90-tes nga partia trashegimtare dhe bijete e bijat trashegimtare te atyre qe e bene kete dhune, perkundrazi edhe sot ne mendjen e tyre, ne formimin kulturor te tyre, ata heronj qe luftuan e sakrifikuan jeten , familjen e pronen e tyre ne perballje me "clirimtaret" gjakesor i konsiderojne si tradhetar dhe reaksionare. Prandaj ne jemi me mendje dhe te ndare si atehere ne vitin 1944 dhe data e clirim-pushtimit eshte vetem nje sebep per mospajtim.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mesuesi

                      Bashkohem dhe unë me ti. Ajo çka shkruan është thelbi i asaj, "o me mua 'çlirimtaret', ose kundra meje, që filloi me ndërhyrjen brutale të Miladin Popoviçit, qen besnik i të cilit ishte Enveri, kur me prishjen e marrëveshjes së Mukjes, me të cilën kishte kuptim që ajo rezistencë përveç se çlirimtare, të quhej dhe nacionale. Ku qëndronte në luftën e Frontit, që udhëhiqej nga shtabi komunist nën drejtimin defacto të emisarëve të Titos, edhe aspirata për zgjidhjrn e çështjes nacionale, sipas parimit të vrtvendosjes nën frymën e Kartës së Atlantikut? Jo vetëm që nuk ishte, kur në të kundert, edhe pse Shqipëria u 'çlirua", mbas asaj, brigadat partizane kaluan kufirin, me sebrpin për të ndjekur këmba-këmbës gjermanët, në realitet për të shuar nën frymën e 'bashkim-vllazërimit', rezistencën e nacionalistëve kosovarë, për çka këndej kufirit, përpiqeshin dhe nacionalistët shqiptarë njëherazi antikomunistë, shkaku i vetëm i prishjes së asaj marrëveshje historike në Mukje, që më pas saj gjatë periudhës tetor 1943-nëntor 1944, vijoi me përplasjen vëllavrasëse midis palëve, në një Luftë Civile të panevojshme. Në këto rrethana a kishte dhe a ka më kuptim që lufta aq e trumbetuar (deri më sot) si "antifashiste", të quhej dhe të quhet ende "lufta nacional-çlirimtare", kur nga ana e Frontit, vetëm nacionale nuk ishte?! Krahas luftës për pushtet, ky ishte dhe thelbi i përplasjes. Nga njëra anë shkaba dy krenore e flamurit, nga ana tjetër, në të u shtua ylli, simbol i komunizmit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agim

                        Edhe MESUES edhe kaq idiot!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Putini

                          Per cilen te majte flet ky? Rama eshte fashist. Apo nuk e di ky?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje