Nga Veton Surroi
1.
Kam qenë dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e dy gjeneralëve të Serbisë në Tribunalin për Krimet në ish-Jugosllavi dhe të dy gjeneralët u liruan para kohe gjatë këtij viti.
Gjenerali Nebojsha Pavkoviq ishte në gjykim me të akuzuar të tjerë, si pjesë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” së bashku me gjeneralë të tjerë dhe Nikola Shainoviqin, zyrtarin më të lartë serb që merrej me Kosovën pas S.Milosheviqit.
Gjatë luftës në Kosovë Pavkoviqi ishte komandant i Armatës së Tretë. Në lajmet e televizionit të Serbisë i shihja fytyrën çdo natë, i incizuar në vijat e para të frontit me ushtarë, i veshur me uniformë lufte e me armë në dorë-pamje motivuese të propagandës ushtarake. Gjatë gjykimit në Hagë fytyra e tij e dikurshme e vetëbesimit tash kishte përqendrim të plotë për të mos dhënë asnjë shenjë, ndërsa lexohej aktakuza e Prokurorisë:
“Më 25 mars 1999 ose rreth kësaj date, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë rrethuan dhe sulmuan fshatin Bellacërkë (komuna e Rahovecit). Shumë banorë të Bellacërkës ikën përgjatë lumit Belaja jashtë fshatit dhe u detyruan të kërkonin strehim pranë një ure hekurudhore. Ndërsa forcat e RFJ-së dhe të Serbisë iu afruan urës, ato hapën zjarr ndaj një numri fshatarësh, duke vrarë 12 persona, përfshirë 10 gra dhe fëmijë. Një fëmijë dyvjeçar i mbijetoi këtij incidenti. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë më pas urdhëruan fshatarët e mbetur të dilnin nga shtrati i përroit, në të cilën kohë burrat dhe djemtë më të mëdhenj u ndanë nga burrat e moshuar, gratë dhe fëmijët e vegjël. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë urdhëruan burrat dhe djemtë më të mëdhenj të zhvisheshin dhe më pas i grabitën sistematikisht nga të gjitha sendet me vlerë. Gratë dhe fëmijët më pas u urdhëruan të largoheshin drejt një fshati ngjitur të quajtur Xërxë. Një mjek nga Bellacërka u përpoq të fliste me një komandant të forcave sulmuese, por ai u qëllua dhe u vra, si dhe nipi i tij. Burrat e mbetur dhe djemtë më të mëdhenj u urdhëruan të ktheheshin në shtratin e përroit. Pasi ata iu bindën urdhrit, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë hapën zjarr mbi këta burra dhe djem më të mëdhenj, duke vrarë afërsisht 65 shqiptarë të Kosovës”.
2.
Gjenerali tjetër ishte Vllastimir Gjorgjeviq, zëvëndësministër i Brendshëm. Nuk e kisha parë ndonjëherë dhe Prokuroria më ftoi si dëshmitar “kontekstual”, ai që duhej të shpjegonte rrethanat politike, negociatat, gjendjen e përgjithshme, për të pasur një pasqyrë se si u acarua konflikti i armatosur dhe çfarë ishin veprimet e pushtetit të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës, qoftë atyre të rezistencës paqësore , të civilëve të rëndomtë apo të pjesëtarëve të UÇK-së.
Gjenerali Gjorgjeviq, i quajtur Rogja, ballafaqohej me veprimet e vartësve të vet, si ky:
Më 27 mars 1999 ose rreth kësaj date, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë granatuan fshatin Izbicë (komuna e Skenderajt) me sisteme armatimi të rënda. Të paktën 4,500 fshatarë nga Izbica dhe fshatrat përreth u strehuan në një livadh në Izbicë. Më 28 mars 1999, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë rrethuan fshatarët dhe iu afruan atyre, duke kërkuar para. Pasi forcat e RFJ-së dhe të Serbisë vodhën sendet me vlerë të fshatarëve, burrat u ndanë nga gratë dhe fëmijët e vegjël. Burrat u ndanë më pas në dy grupe, njëri prej të cilëve u dërgua në një kodër aty pranë, dhe tjetri u dërgua në shtratin e një përroi aty pranë. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë qëlluan më pas mbi të dy grupet e burrave dhe të paktën 116 burra shqiptarë të Kosovës u vranë. Gjithashtu më 28 mars 1999, gratë dhe fëmijët e mbledhur në Izbicë u detyruan të largoheshin nga zona dhe të ecnin drejt Shqipërisë. Dy gra të moshuara me aftësi të kufizuara ishin ulur mbi një rimorkio dhe nuk mund të ecnin. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i vunë flakën rimorkios dhe dy gratë u dogjën për vdekje.
Për më tepër, ai akuzohej edhe për fshehjen e kufomave të të vrarëve në Kosovë nëpër varreza masive në Serbi apo edhe në kamionët me rimorkio të hedhur në Danub.
3.
Gjenerali Gjorgjeviq qe i dënuari i parë që mori 27 vjet burgim.
E pashë në Hagë, tash jo më në gjykatë, por në burg. Isha aty për të vizituar një ish-komandant të akuzuar të UÇK-së dhe përderisa uleshim në zonën e vizitorëve ai u afrua. Shtriu dorën dhe tha:
“Erdha për t’ju thënë që e kam merituar burgun. Jam përgjegjës për krime kundër popullit tuaj dhe më vjen shumë keq. Kërkoj falje”. U largua në pjesën e vet të sallës së vizitës ku kishin ardhur familjarët e tij.
Një vit më vonë u mbajt seanca e Apelit dhe atij iu zvogëlua dënimi në 18 vjet. Në këtë gjykim ai e kërkoi fjalën dhe tha:
“Në vitin 1999, në Kosovë janë kryer krime lufte. Nuk doja që ato krime lufte të ndodhnin, dhe nëse mund ta ktheja kohën mbrapsht, do të kisha vepruar ndryshe”. Pastaj shtoi: “Pendohem thellë për të gjitha viktimat në Kosovë dhe për vuajtjen që kanë kaluar familjet e tyre. Pa asnjë rezervë, u kërkoj falje të gjithë civilëve shqiptarë që kanë humbur jetën”.
U deklarua edhe për fshehjen e kufomave. “Po, isha i përfshirë kur kamionët me trupa po vinin në Batajnicë [një varr masiv afër Beogradit], por nuk e dija se kur ishin kryer krimet, nuk u ballafaqova me ata që u përpoqën të maskonin dhe të fshihnin krimet dhe nuk mora ndonjë masë për të gjetur përgjegjësit për krimet e luftës, që duhet ta bëja”.
Gjenerali Gjorgjeviq u lirua në qershor të këtij viti, pas përmbushjes së dy të tretave të dënimit. Nuk dëgjova të ketë deklaruar diçka apo të ketë thënë dikush diçka për të. U kthye në liri e në heshtje.
4.
Disa muaj më vonë u lirua nga burgu Nebojsha Pavkoviq, në baza humanitare ngase lëngonte prej një sëmundjeje terminale.
Ai vdiq më 20 tetor dhe presidenti Vuçiq dërgoi telegram ngushëllimi duke cekur se gjenerali ia ka “përkushtuar jetën shërbimit të ushtrisë e vendit”. Po kjo ushtri dhe vend e bënë këtë, sipas aktgjykimit të Hagës:
“Më 25 mars 1999 ose rreth kësaj date, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë sulmuan fshatrat Krushë e Vogël dhe Krushë e Madhe . Fshatarët e Krushës së Vogël u strehuan në një zonë pyjore jashtë Krushës së Vogël ku ata patën mundësi të shihnin forcat e RFJ-së dhe të Serbisë duke plaçkitur dhe djegur sistematikisht shtëpitë e tyre. Fshatarët më pas u strehuan në shtëpinë e Sejdi Batushës, e cila ndodhet në periferi të Krushës së Vogël. Gjatë mëngjesit të 26 marsit 1999, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i gjetën fshatarët. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë urdhëruan gratë dhe fëmijët e vegjël të largoheshin nga zona dhe të shkonin në Shqipëri. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë ndaluan dhe kontrolluan burrat dhe djemtë dhe konfiskuan dokumentet e tyre të identitetit dhe sendet me vlerë. Më pas, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë u urdhëruan burrave dhe djemve, nën kërcënimin e vdekjes, të ecnin drejt një shtëpie të pabanuar në Krushë të vogël. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i detyruan burrat dhe djemtë të hynin në shtëpi. Kur burrat dhe djemtë ishin mbledhur brenda, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë hapën zjarr me mitralozë mbi grupin. Pas disa minutash të shtënash, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i vunë flakën shtëpisë për të djegur trupat. Si rezultat i të shtënave dhe zjarrit, vdiqën afërsisht 105 burra dhe djem shqiptarë të Kosovës”.
Gjenerali Pavkoviq do të varroset në Alenë e qytetarëve të merituar në Beograd. Edhe në të vdekur, me një kujtesë të papenduar e papajtuar, do të jetë pjesë e një lufte të vazhduar kundër fëmijëve, grave e burrave të Kosovës.
Çnjerëzore!Po a i di Albin Kurti?!
Veton Suroi paska nje fote te para 30 viteve ne pazarin mediatik. Vetoni eshte fatkeqesisht nji prej shqipfolesve dardane qe perj kohesh helmojne trullanet e kombit kosovar te LVV,. Ky keshilltar i Kurtit vje prej nje familje sherbetore e adminitrates se Millosheviqit.
Eshte e lehte te jesh trim e i mencur me nje kompjuter dikun. Mendimin tona jane subjektive, por ne duhet te flasim te drejten. Shume njerez qe kane punu me Vetonin kane tregu nji fare kujdesi, por Vetoni gjithmone ka qene ashtu sic ka fol e vepru. Vetoni vjen nga nji familje e miretrajtuar ne Jugosllavi, por kjo nuk i heq kontributin e tij per pavaresine e Kosoves. Po ashtu, nuk ia mjegullon te verteten qe eshte gazetar i mire, dhe nji patriot.
Po gjykata e Hagen ska sy pēr tē par krimet e sērbēve, por quan kriminel kosovarēt qē u mbrojtēn.
Kosovarët nuk e meritojnë lirin,janë injorant dhe jomirënjohës.Me albinat i pafsha në ser….
Genci,pa pyt një çik mamanë me kend të ka ngjiz ishte ndonjë ekspert rus apo kinez që punonin në Shqipëri apo je gjenerat ca më e re kur serbët kërkonin nuse nëpër Shqipëri dhe gjenin jo pak.A ke lexuar ti o faqezi kush janë shqiptaret sidomos ata nga Kosova që me 300 trima mbrojtën Qeverinë e Ismail Qemalit nga hajnat e Jugut..Ishin luftërat e Kosovës kundër Turqisë ato që përgatiten rrethanat për tu shpall Pavarësia e Shqipërisë.Më vievkeq që në Shqipëri ka përzierje të dukshme rrace me sllav e halabak të tjerë.Fatkeqësi.
Genc, mos i ofendo dy milione shqiptare si injorante e mosmirenjohes, vetem per shkak se ne Kosove eshte ne pushtet Albin Kurti. Ti e urren Albinin, por mos urre kosovaret. Mua pershembull gjithmone ma ka shpifur dhe Sali Berisha, edhe ne pushtet edhe ne opozite, por, kurre, ne asnje moment, kjo neveri per Berishen nuk me eshte kthyer ne neveri per shqiptaret. Gjithmone i kam dashur dhe i dua shqiptaret e Shqiperise, njesoj si cdo shqiptar tjeter. Une jam kosovar, por nuk mund ta kuptoj gjithe kete urrejtje e mazokizem nga shume postues ketu ne Tema.
Nuk besoj të jetë shqiptar
I nderuar shqiptar Kosove! Fatkeqësisht, tensionet Rama-Kurti reflektohen në komente fyese pa fund nga idhtarë/kundrshtarë të të dyja krahëve. Kjo kategori detar-koqevar, të paguar apo jo, përfshirë edhe ata aktorë të huaj që nxisin këtë konflikt, pikërisht me lumë komentesh ekstreme, nuk duhet llogaritur si opinion i popullit shqiptar kudo.