Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje

13 Qershor 2025, 10:02Ekonomia Nga Ylli Manjani

I hodha një sy sistemit të pagave të nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me hartë ndërtimesh pa leje kuturu. Pagat brenda sistemi të drejtësisë veçanërisht ngjanin si shtesa anësore, shtesa katesh apo mbyllje ballkonesh.

Krejt pa sens e pa një llogjikë shtetërore. Po e le mënjanë llogjikën ekonomike dhe ngarkesën në punë të secilit..

Tani, kërkesat për ngritje page janë legjitime, por ky legjitimitet duhet të jetë në harmoni me sistemin e pagave sipas hierarkisë së shtetit. Ky i fundit të parë ka Presidentin e Republikës e jo Altin Dumanin, as Gent Sejkon. 

Se në hierakinë e shtetit sipas pagave aktuale del që:

Gent Sejko është kryetar shteti. ALTIN Dumani dhe gjykatësit e  Apelit të GJKKO janë parlamenti,

Olta Zaçe është kryeministre, Sokol Sadushi Zvkryeministër.

Esi Rama Sekretar i Përgjithshëm,

Elisa Spiropali drejtore e DAP.

Të tjerët janë punonjës...

Kjo është hierakia sipas sistemit i pagave. 

Absurde, absurde, absurde.

Padyshim që ministri i financave në bashkëpunim me DAP dhe protokollin e shtetit do të duhet të vendosin një sistem unik e hierakik pagash.  Duhet një grup i mirë pune ku të analizohet hierakia, funksionet dhe ngarkesa në punë. Pastaj bëhen hesapet mbi pagat dhe rritjen e tyre sipas një llogjike proporcionale mbi kontribuesit në sistem dhe, jo duke deformuar llogjikën bazë të pagës së funksionit publik në hieraki.

Asnjëherë, nuk e kemi parë punën e pagave si hieraki por kemi ndërhyrë në mënyrë të pjeshme dhe për të zgjidhur hallin e momentit. Ndaj duhet një zgjidhje e drejtë, afatgjatë dhe sipas llogjikës së piramidës shtetërore.

Varianti që gjykatësit vendosin për vete por në qesen e përbashkët nuk ka kuptim. Se pastaj mund që edhe parlamenti që del nga vota vendos për vete. Qeveria që administron qesen/buxhetin, po po. E ku shkojmë pastaj?!

Pa bërë këtë reformë të harmonisë së pagave sipas fuksioneve në hierarkinë e shtetit nuk ka kuptim asnjë diskutim tjetër.

Më vjen mirë që edhe PD u shpreh kundër rritjeve si ndërtime pa leje  të pagave të gjykatësve.  Edhe në gjyqsor ka absurditete hierakike. GjKKO e Apelit paguhet gati dy herë më shumë se superiorët e tyre në Gjykatën e Lartë!!

Ska asnjë llogjikë që e justifikon.

Nuk jam për ulje pagash, por për harmonizim hierakik llogjik.

9 Komente

  1. P
    Pensionisti 9300L (20vite kontribute)

    Kurse ata qe kontribuan ne ndertimin e hidrocentralevet, nafte, miniera, bonifikim e bujqesi s'po ipermend kush! "Rroft" demoshkerdhacia e albanistanit! Ai sistem, qe perqeshet ne forumet botrore, si korrea e veriut, pensionistet i vlersonte 100 here me mire se ky regjim gjoja demokratik! Posht borgjezia gjakepirse!

    Përgjigjjuni
    1. I
      I madhi

      Cila hiearki eshte me e “ madhe”. Ne nje sistem ku gjyqsori eshte i detyruar te zbatoje ligjet qe votohen ne parlament, por qe ky gjysori ka te drejte te çbëjë ligjet qe votohen ne parlamet dhe madje jo vetem ti çbëjë por edhe ta beje VENDIMIN te detyrueshem per parlamentin, hajde merre vesh se cila hierarki eshte me e madhe. E verteta e madhe e pashkruar e ketij sistemi eshte: Gjykata Kushtetuse eshte MBI TE GJITHE. Eshte edhe mbi popullin. Nga momenti qe LIGJI percakton sakte se cdo vendim parlamenti, qeverrie, presidenti, gjyqsor,administrativ, popullor( referendum), duhet te kaloje nga Gjykata Kushtetuese dhe vetem e vetem ajo e percakton se “ cfare eshte e sakte”, i bie qe Gj/kushtetuse eshte KREU. Ndersa sa i perket rrogave ,te cfarë do lloji, sipas ligjit, gj/ kushtetuse ka te drejte te marri ne shqyrtim cdo pretendim. Eshte ajo e cila I KERKON QEVERRISE TE VERI NE DISPONIM TE KESAJ GJYKATE TE GJITHE BUXHETIN dhe te shikoje nqs rrogat mund te rriten apo te tjetersohen. Ju pelqen apo jo, kjo eshte e verteta “ e madhe” e ketij sistemi qe kane zgjedhur te jenë pjese 99% te shteteve

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodor

        Per here te pare jam dakord me kete njeri. Prej kohesh ka folur shume kot, por kete radhe ka SHUME te drejte.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Po nuk pagove mire keto lloj struktura, ku ne nje vend si ne qe kemi trashegur per breza me radhe hajdutllekun e njeri tjetrit,nuk afrohen njeres te zote,por vetem ata te nje njveli nen mesataren,ku ambicjen kryesore e kane ate te pasurimit te shpejte,dhe qe e dime mire te gjithe se si arrihet. Asnje nuk besonte se me vetingun,do fillonte gjithçka nga zero,dhe ç'do gje perfekt,per fat te keq per xhepat e shqiptareve,duhet te vazhdohet me paga te mira,resurse te larta,dhe kerkese te vazhdushme per rezultate si trysni kostante strukturave te drejtesise,qe te arrihet nje standart vet pastrimi,dhe kualiteti i larte profesional,ne te kunderten, trasformohen ne " atrofi",dhe kthim ne funksionet e origjines alla shqiptarce!!

          Përgjigjjuni
        2. V
          Viron Panajoti

          EXECUTIVE ORDER ADJUSTMENTS OF CERTAIN RATES OF PAY SCHEDULE 5--EXECUTIVE SCHEDULE (Effective on the first day of the first applicable pay period beginning on or after January 1, 2022) Level I . . . . . . . . $226,300 sekretaret e Departamenteve (janë 17) ministrat Level II . . . . . . . .$203,700 deputy secretars Zv. ministrat Level III. . . . . . . $187,300 87,300 under secr. Drejt. Pergj. ministrie Level IV . . . . . . .$176,300 Drejt. Ministrie Level V . . . . . . . $165,300 SCHEDULE 6--VICE PRESIDENT AND MEMBERS OF CONGRESS (Effective on the first day of the first applicable pay period beginning on or after January 1, 2022) Vice President . . . . . . . $261,400 tek ne po themi KM Senators . . . . . . . . . . . .$174,000 Members of the House of Representatives. . . . . . . .$174,000 tek ne deputetet President pro tempore of the Senate. . . . . . . . . . . . .$193,400 Majority leader and minority leader of the Senate. . . . . .........................$193,400 Majority leader and minority leader of the House of Representatives . . .$193,400 Speaker of the House of Representatives. . . . . . . . . . .$223,500 tek ne Kryetari i Kuvendit SCHEDULE 7--JUDICIAL SALARIES (Effective on the first day of the first applicable pay period beginning on or after January 1, 2022) Chief Justice of the United States . . . . . . . . . . . .$286,700 Kryetari Gjykatës Supreme Associate Justices of the Supreme Court. . . . . ..$274,200 Anëtarët Circuit Judges . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ...........$236,900 36,900 tek ne te Apelit District Judges. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .$223,400 23,400 Judges of the Court of International Trade . . . . .$223,400 23,400 te rretheve JOSEPH R. BIDEN JR. THE WHITE HOUSE, December 22, 2021

          Përgjigjjuni
          1. g
            goon

            bravo inferior i lindur e tregove qe jeton ne ate halen usa ,ik tani ha nje taco e mos na caj ......

            Përgjigjjuni
          2. S
            Selfo

            Ka të drejtë z.ylli. vendosja e pagave në institucionet shtetërore buxhetore duhet të jenë monopol i shtetit. Këto institucione janë të pavarura për punën e tyre,por jo për të vendosur pagat, pasi edhe shpenzimet buxhetore të tyre janë monopol i shtetit, që caktohen nga shteti. Këto institucione nuk jetojnë me të ardhurat e tyre,pasi nuk kanë fare të ardhura,dhe ato pak të ardhura administrohen nga shteti. Të kësaj natyre duke shfrytëzuar të tilla kluzola, ka vepruar edhe juristi tullac, kryetari aktual i institucionit buxhetor i kontrollit të lartë të sshtetit. Është blrë kasaphanë në rrogat e këtij institucioni,që nuk ka bërë vaki asnjëherë edhe në botë, që pagat i rriti tullaci deri 2 e 3 milion lekë të vjetra dhe tani ky i bënë presion nëpunësve deti në imoralitet. Zaten kryetarët e këtij institucioni e kanë pasë në gjak imoralitetin, që kur drejtoi institucionin çeku e vazhdim. Këto duhet zhdukur një orë e më oarë që të mos punojnë më në administratën shtetërore. Ptu rracë e qelbur dhe vulëhumburit e mutit.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hahahahhah e qeshur pa fund !

              Nese shqiperia nuk do te kishte Antikapat ! ( pa hofeduar njerez me te tilla semundje , se keta Zoti i rujte dhe i dhenete shendet ! ) nuk do te perparonte nga llapaqenet qe nuk kane bythe te punojne , por kane muskuj vetem per TV ! kenaqesi qe i kemi te tille, se kursimet e Biletave per te shkuar ne Estrade ! ulemi dhe pijme nga nje kafe ! ne vend te Biletave te Estrades !

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hahahahhah e qeshur pa fund !

                Nese shqiperia nuk do te kishte Antikapat ! ( pa hofeduar njerez me te tilla semundje , se keta Zoti i rujte dhe i dhenete shendet ! ) nuk do te perparonte nga llapaqenet qe nuk kane bythe te punojne , por kane muskuj vetem per TV ! kenaqesi qe i kemi te tille, se kursimet e Biletave per te shkuar ne Estrade ! ulemi dhe pijme nga nje kafe ! ne vend te Biletave te Estrades !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje