Rritja me shpejtësi e importit të makinave nga vendet e largëta, kryesisht nga Koreja e Jugut po shoqërohet çdo ditë e më shumë me dilemat, a ja vlen të blejmë një mjet të tillë?
Qytetarët janë të orientuar drejt çmimit ekonomik, në raport me makinat që vijnë nga Europa, por ekspertët dhe operatorët e fushës thonë se një çmim i lirë sot, do të kushtojë më shtrenjtë nesër.
“Ka filluar të ndihet të ndihet ky boomerang nga ana e qytetarëve, pra kursimi në fazën fillestare po shoqërohet me kosto të shtuara më vonë. Ne po e ndjejmë çdo ditë e më të tepër. Na vijnë mjete nga kontinente të largëta për tu diagnostikuar në serviset tona të specializuara. Këto mjetë duke mos qenë të kontinentit europian edhe gjetja e pjesëve të këmbimit është shumë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur për të riparuar defektet e mundshme”, sqaroi Artan Mirdita, drejtor në “Albania Motor Company”.
Operatorët e fushës thonë se importi i mjeteve të përdorura me standarde teknike dhe të certifikimit jo-europian bie ndesh dhe me faktin se tregu po behët gati për anëtarësim në BE dhe duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret që kërkon unioni.
Sipas tyre zgjidhja e kësaj dukurie është që çdo mjet të pajiset me certifikatën e konformitetit, certifikatë që plotëson standardet europiane.
“Zgjidhja është krijimi i një sistemi gjithëpërfshirës homologimi. Një zyrë e tillë do të jetë përgjegjëse që të gjitha makinat që hyjnë në Shqipëri të jenë në përputhje me standardet europiane përpara se ato të lejohen të qarkullojnë në rrugë”, tha Mirdita.
Në vitin 2024 u regjistrua 100 mijë makina, por vetëm 10 % e tyre ishin të reja, apo të teknologjisë së fundit.
Po te qifsha robt po, qe te mos falimentojne ato koncesionar pidhrobsha qe kemi. Moterqire Mirdita tu qifshin robt fisqire i qelbet.
Te prishet biznesi ty bythhqim lulishtes , prandaj?
Po e bejne Korene si me qene Afrike. Korea eshte nder vendet me te zhvilluara te botes, dhe standarti i makinave nga Europa qe shiten ne Kore eshte i njejte me ato qe shiten ne Europe. Cmimi ulet vjen se Korea do ti nxjerre nga qarkullimi makinat me nafte deri ne 2035. Ky shkrim eshte i paguar nga koncensionaret qe po ikin per shele.
Ka edhe dicka tjeter ne makinat qe importohen nga Korea, qe shumica e konsumatoreve nuk e dine. Keto jane makina me kilometrazhe te manipuluara duke ja ulur numrin e kilometrave qe tregon odometri.
Me e bukur eshte fytyra e tyre kur kuptojne se kane nga 200-300 mije km te ulura.
e mbushet shqiperine me plera aziatike kineze dhe koreane, makinat koreane jane pak me te mira se makinat kineze, por gjithsesi, kualitet i ulet, nuk thote kot populli yne, malli i shtrente te kushton me lire, une me mire preferoj nje makine gjermane te dores dyte ,sesa nje makine te re kineze apo koreane.
Makinat koreane jane shume te mira ne vdo aspekt.Keto jane shkrime te paguara nga ata qe bejne dite te shohin nje klient ne deren e tyre.Shqiptaret dine te zgjedhin dhe nuk mund te behen krahasime se cfare mjeti perdor por sa te kushton ne mirembajtje.Kam Toyota 17 vjet dhe shkoj ne servis nje here ne vit per sherbimet e rradhes,keshtu qe makinat koreane per mendimin tim jane zgjedhja me e mire per shqiptaret.
Toyota eshte japoneze jo koreane.
Makina Hyundai koreane eshte shum e mir dhe ekonomike Me te bej 370 km per 18 euro gaz Kam me te 16 vjet dhe nuk kam shpezu me shum se 1000 euro Mendoj qe kete propogand e bejn koncesionarer konkurent
Ketu nuk po flitet per makinat koreane apo perfomancen e tyre, por per makina lluksi qe vijne nga Korea.
Në Shqipëri vetëm Zhele hyjnë , s Ka rëndësi prej nga vijnë , të gjitha zhele të lustruara që të duken bukur .