Aksi rrugor që shkon drejt Liqenit të Thatë pritet t’i nënshtrohet një rehabilitimit tërësor. Bashkia Tiranë ka çelur tenderin me një fond limit prej 122.5 milionë lekë, ose 1.25 milionë euro që synon jo vetëm asfaltimin e një segmenti të amortizuar prej mbi 1 kilometër, por edhe transformimin e të gjithë infrastrukturës urbane përreth.
Sipas relacionit Teknik, punimet do të kryhen nga rruga që fillon nga Kopshti Zoologjik dhe përfundon te rrethrrotullimi i rrugës “Hiqmet Buzi”. Segmenti prej 1,150 metrash ka qenë me gjerësi të ndryshueshme, me trase të dëmtuar dhe probleme të theksuara me çedime, gropa dhe mungesë standardesh urbane.
Projektimi teknik është realizuar, ndërsa punimet përfshijnë ndërtimin nga e para të strukturës së rrugës me 4 shtresa, një asfalt final 4 cm, një shtresë binderi 6 cm, një stabilizant 15 cm dhe një shtresë çakëlli 30 cm – të gjitha të llogaritura sipas metodologjisë ndërkombëtare AASHTO për një jetëgjatësi mbi 20 vjet dhe për të përballuar trafik të rëndë urban.
Trotuare të reja do të vendosen në të dy anët e rrugës deri në stacionin e 775-të dhe në një anë për pjesën e mbetur, me beton të stampuar estetik dhe bordura mbrojtëse. Do të krijohen gjithashtu hapësira për ndalesat e transportit urban dhe një sinjalistikë e re vertikale dhe horizontale sipas Kodit Rrugor shqiptar.
Për herë të parë, rruga do të pajiset me një sistem të ri kanalizimesh për ujërat e shiut dhe të ndotura, të llogaritur me metodën hidraulike "Manning", duke garantuar rezistencë ndaj përmbytjeve dhe përmirësim të drenazhimit në një zonë që ka vuajtur më parë nga grumbullimi i ujit.
E gjithë gjurma është dizenjuar me softuerin profesional “AutoCAD Civil 3D”, ndërsa për rilevimin topografik janë përdorur mjete precize si dronë me sistem RTK, GPS profesional dhe stacione totale, duke mundësuar një projekt të përpiktë inxhinierik.
Ne periudhen komuniste nuk ka qene "Liqen i thate" por nje rezurvar plot me uje ku une e shume si une laheshim e kenaqeshim ne kete plazh te improvizuar. Me vone e shkarkuan ujin e perseri me vone ja nderuan emerin. Ne e therisnim "Rezurvari te kopeshti Zoologjik"
Atehere sa me shpejt ti ndrohet emeri mga liqeni i thate ne liqeni i njome.
Po është e vertet .Në verë ,sidomos ne që e kishim shtëpinë afër, laheshim ke rezervuari I ri .Sepse ishte dhe nje tjeter më I vogël ,çik më lart ,në kodër që I thonim rezervuari I vjetër.Nostalgji ! Fukarallik ishte por nuk kishim as ankth e stres siç kemi sot.