
Edval Zoto, ekspert për krimin ekonomik, e sheh me skepticizëm njoftimin e tatimeve për hetimin e pasurisë për pronarët e mjeteve të luksit.
Sipas tij çdo aksion që ka në fokus reduktimin e evazionit është i mirëpritur, por çdo hetim duhet të përshtatet me realitetin ku jetojmë.
I ftuar në emisionin “E-ZONE”, eksperti Zoto tha se mbetet pak e vështirë verifikimi i mjeteve të luksit.
“Subjekt i këtij kontrolli do të jenë ata individë që kanë një makinë luksi, por që nuk kanë dorëzuar deklaratën vjetore të të ardhurave. Por jo çdo individ që ka disa kursime ndër vite është subjekt i plotësimit të kësaj deklarate. Shumë makina që plotësojnë një nga kriteret për tu quajtur luksi, që është 3000 cm3 përdoren në zonat rurale. Çfarë do të bëjnë tatimet në këtë rast do të hetojnë individin? Po një subjekt biznesi që merret me mjete me qira dhe ka makina luksi me vlera më të mëdha se 50 mijë euro ka potencialin më të madh për evazion shmange të detyrimeve. Pra duhet të ketë një analizë risku”, tha Zoto.
Sipas Zotos tatimet janë në të drejtën e tyre për të bërë çdo verifikim. Drejtoria e kontrollit të specializuar që do të merret me hetimin e pasurisë së individëve aktualisht ka vetëm 10 punonjës, çka vlerësohet me pikëpyetje efektiviteti i saj.
“Struktura e kontrollit të specializuar është një drejtori relativisht e re. Çdo strukturë që ka një qëllim konkret dhe më të avancuar duhet të ketë afat të përkohshëm dhe jo të përhershëm. Duke qenë se puna e saj ende nuk ka një produkt konkret, mbetet për tu parë në vijim efekti i saj”, tha Zoto.
Sipas të dhënave janë rreth 12.800 shqiptarë të identifikuar nga zyrtarët tatimorë si njerëz me pasuri të larta dhe për këtë, do t’i nënshtrohen një kontrolli të imët që në fund ka qëllim të dyfishtë, zbulimin e origjinës së pasurive dhe taksimin e tyre./vizionplus.tv
Pse, seriozisht e merni atë njoftim juve? Po ai është i vitit 2015. Se kush futi duart nëpër sirtarë dhe e nxori. U bë gjë nga 2015 deri në 2025 për mjetet e luksit. Zero. Kështuqë harrojeni.... . Sepse dhe ata që e ripublikuan e harruan që ditën e dytë pas ripublikimit.
Ky është ekspert spinaqi. Për makinat që konsiderohen “luks”, ka taksa më të larta. Ç’po bëjnë policia dhe tatimet tani, është verifikimi i pagesës së taksave dhe më pas, verifikimi i mundësisë së blerjes së automjetit. Secili mund të japë spjegimet e tij dhe në se nuk janë të ligjëshme, mbajnë ose jo përgjegjësi.
Nuk kam degjuar ne bote qe behet verifikim i pasurise nga markat e makinave. Ka forma te tjera per kontrollin financiar te individit....ka forma strikte dhe nuk eshte e ligjshme te dalesh ne kryqezim te ndalosh shoferin dhe ta pyesish ku i gjeti parate per blerjen e makines. Kapitalizmi nuk eshte socializem!
Po migo po, perdoren ne fshat thote eksperti. Makinat bujqesore nuk jane i njejti lloj mjeti si ai rrugor. Targohen ndryshe taksohen ndryshe dhe ruhen ne databaze ndryshe. Apo ka dale ndonje modikim qe S Class punon dhe token ndersa BMW x5 mbjell fidanet? Ndersa biznesi me qera duhet te figuroje i regjistruar sepse ndikon edhe tek lloji i siguracionit dhe detyrimi ligjor, sic degjojme shpesh qe makinat me qera vidhen apo perdoren ne krime.
Unlock the future of productivity and creativity with https://keysellers.com/ — your go-to hub for premium software and AI tools at unbeatable prices. Supercharge your workflow with the latest Windows 11 Pro, Office 2024, and the full Adobe Master Collection 2024. Dive into the AI revolution with ChatGPT Plus (now available cheap and with exclusive lifetime deals), Perplexity, Claude 3, MidJourney, Blackbox AI, ElevenLabs AI voice tools, and more. Get lifetime access to essentials like Google Drive unlimited storage, Busuu lifetime, IPTV subscriptions, Canva Pro, CorelDRAW, Runway ML, Otter. ai, Super Grok, DeepL, VidIQ Boost, Rytr, Leonardo. ai, Jenni AI, Doodly Premium, GPTZero, SciSpace, Paperpal. ai, CursorAI, You. com, Elicit, Replit, GitHub Enterprise, and many others. With instant delivery, genuine licenses, and unbeatable offers, https://keysellers.com/ helps you save more while unlocking more. Whether you're a creator, professional, student, or entrepreneur — the smartest tools in the game are just one click away!