
Këtë javë administrata tatimore njoftoi se ka nisur hetimin pasuror për 400 individë, që posedojnë mjete luksi, të blera gjatë viteve 2023-2024. Këta individë nuk kanë kryer deklarimin vjetor të të ardhurave. Ky konstatim vjen pas mbylljes së procesit të deklarimit vjetor të të ardhurave, me formularin “DIVA”.
“Ne jemi në fillim të këtij procesi. Po informojmë dhe po ndërgjegjësojmë. Më pas do të bazohemi në analizën e riskut, kryqëzimin e informacionit nga palët e treta, vlerësimin e deklarimeve etj. Fillimisht kemi konstatuar 400 drejtues mjete luksi, që nuk kanë asnjë marrëdhënie me tatimet, të cilët do të kalojnë në një sitë më të detajuar”, tha Rozana Çelmeta, drejtore e proceseve të biznesit në administratën tatimore gjatë një interviste në Vizon Plus.
Ku do të bazohet verifikimi i 400 individëve të parë ?
“Në të ardhurat të deklaruara pranë administratës tatimore, përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara si dhe me dokumentacionin justifikues të burimit financiar”, sqaroi Çelmeta.
Por a është hetimi i pasurisë për 400 poseduesit e mjeteve të luksit fillimi i hetimit të pasurisë për shqiptarët në tërësi që nuk justifikojnë pasurinë?
“Kjo është faza e parë e trajtimit të këtij fenomeni, pra njoftime paraprake në lidhje me mosdeklarimin, në të cilin synohet që individët të informohen dhe të ndërgjegjësohen, të verifikojnë situatën e tyre dhe të deklarojnë të ardhurat. Nëse rezultojnë se janë të ardhura të justifikuara dhe të tatuara më parë, atëherë mjafton vetëm të deklarojnë. Nëse të ardhurat janë të patatuara do të duhet të paguajnë tatimin përkatës. Më pas do të vijohet më tej me hapat e tjerë që lidhen me investigimin, kontrollin dhe masat e tjera vijuese në zbatim të ligjit. Sa i takon hetimit të pasurisë, këtu përfshihen dhe instanca të tjera ligjzbatuese. Ky verifikim do të shtrihet edhe në individë të tjerë që rezultojnë me risk bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon”, tha Çelmeta./vizionplus.tv
Po ata perpara 2023 apo vk
Po lesht o lesht. Doni deklarim. Po kur i rregjistrojnë për herë të parë këyo mjete, ç'bëjnë strukturat shtetërore..... . Nuk pyeten. Ku punon? Ku i gjete lekët që bleve këtë mjet? Pordhë me rigon. ----Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë.
Ketu behet fjale per tatimet o Plako,e po nisen nga ata qe kane makina te shtrenjta,dhe qe figurojne pa te ardhura, e ketu nuk jane vetem ata qe kan ble makina kesh me lek droge,por edhe nga ata qe kane bisnese e prona dhe bejne evazion.Kesaj agjensie nuk i intereson se ku i ke gjet leket,por pse nuk ke pagu taksat,jane te tjere ata qe pyesin se ku i ke gjet leket,si psh,SPAK e BKH.
Nuk duhet kursesi, se tingellon politike, te kontrollosh Greg Ramen per Porsche-luksoz. Me çfare e ka blerë?? Po çte duhet ty o Ymer Pordha.. As Dea Xhillarin qe e ka blere fuoristraden me kursimet e Lindita Rames....Gjthsh te perjashtohen bashkeshortet dhe femijet e deputeteve. Mezi I kemi 140 cope. Perjashtohet edhe Artan Agolli dhe Benet Beci. Jane pasuri kombetare.
Po cpun ka 1040 me shqiprin?
Welcome to https://supercodes.bgng.io/ – your one-stop shop for verified digital products. From Amazon Store cards, BestBuy Store Card, Target Store Card, Apple Music, Xbox Game Pass, Turnitin Pro, Visa prepaid cards, and PayPal verified accounts to streaming services like Netflix, Spotify Premium, Hbo Max, Shahid Vip, Hulu, TV4 Play, Fubo TV, UFC Premium, ESPN Plus, Paramount Plus and YouTube upgrades, we’ve got you covered. Explore powerful tools like ChatGPT, ChatGPT Pro, Adobe Creative Cloud upgrades, Photoshop, and Google One Drive unlimited storage (lifetime). Looking for IPTV, VPNs like NordVPN, or even OnlyFans access? We’ve got it all. Plus, our range includes crypto payment options, food and shopping accounts, cloud storage, and various digital methods to simplify your lifestyle. Whether you're after USD-based accounts, verified services, or lifetime access, https://supercodes.bgng.io/ delivers secure, affordable solutions—all in one place.
fuck off you spammer