Investimi shqiptar në startup-in e Mira Muratit. Një risk i zgjuar?

4 Qershor 2025, 21:50Ekonomia TEMA
Investimi shqiptar në startup-in e Mira Muratit. Një risk i zgjuar?

Një investim prej 10 milionë eurosh nga buxheti i shtetit në startup-in e Mira Muratit ka tërhequr vëmendjen si një hap përpara drejt teknologjisë së avancuar në Shqipëri.

Por, sipas ekspertëve të fushës, ky financim duhet të shoqërohet edhe me ndikim konkret në vend, veçanërisht në fushën e edukimit.

“Qeveria ka bërë një hap të mirë më këtë investimi prej 10 mln euro, por mendoj që përtej kësaj duhet të krijonte mundësinë që ky start-up të hidhte sytë dhe nga Shqipëria sidomos tek pjesa e education. Pra e thënë ndryshe ky investim duhet të ishte I fokusuar tek ardhja e edukimit të këtij start-up në Shqipëri,” u shpreh Erion Nako, ekspert IT.

Thinking Machines Lab u krijua në shkurt të këtij viti me një vlerë financimi prej 2 miliardë euro, ndërkohë që sot vlerësohet në 10 miliardë euro. Sipas zoti Nako investimi I Shqipërisë është modest për të pritur fitim të lartë.

“Loja nuk bëhet për 10 ose 15 mln euro. Kur bëhen të tilla investime shumat duhet të jenë të larta. Por që të invetosh në start-up-e, port ë ngrihen ekosistem start-up-e në Tiranë.Qveria shqiptare ngre vlerë duke sjellë modelin e “Thinking Labs në Shqipëri,” tregon në tjera zoti Nako.

Ky startup erdhi pas largimit të Mira Muratit nga kompania “OpenAI” në fund të vitit të kaluar, ndërkohë që në themelimin e Thinking Machines Lab janë angazhuar dhe disa inxhinierë IT nga kompania “OpenAI”.

5 Komente

  1. e
    elmaz bufi

    Sigurisht i zgjuar nuk eshte budalla çun i Netë ta harxhj pe r spitalet e ilace...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Mendoj se ky investim eshte i zgjuar, sido qe te kete suksesin, sepse mund te bej kete lloj investimi nga qeveria jone dhe ne te ardhmen si nje vazhdimesi per te investuar tek njerez te cilet ia vlen si ne rang kombetar por edhe nderkombetar. Kjo ben qe njerez si Mira Murati te shikojne pervec vendeve ku u japin mundesi te perparojne, edhe tek vendi i tyre apo shtojne kete vlere edhe per vendin e tyre si nga ana monetare, por edhe e prestigjit. Tek harrxhohen miliona per gjera qe shpesh themi jane korrupsione, te pakten ne kete investim shton vleren ne disa dimensione. I urojme suskese Mira Muratit, per vete dhe te gjithe ne. Suksesi i saj eshte edhe yni!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Bravooo! Mira Murati eshte mburrja e dshqiperise dhe e gjithe botes.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zalo

        I zgjuar apo i vonuar s ka pike rendesie nuk do na nxjerrin ne selamet ato 10 dollaret e MIra Muratit, POr Shteti nuk ka perse te gjeneroje akte Normative dhe te hedhi leke spontanisht apo si e do sebepi . Sebepi tani e donte qe perfituese te ishte kesaj radhe Mira Murati qe po e ndihmon (me sa e dime qe thuhet) me ato projektet e Integrimit .Por Shteti Shqiptar duhet te Krijoje FONDIN SOVRAN dhe ne pamundesi per te zhvilluar ekonomine e vendit me ato ritme qe ta sjelli ne konkurence me ekonomine boterore gje qe as di ta beje dhe as do ta beje . te pakten me mekanizmin ekonomik qe mund ta menazhoje FONDI SOVRAN I SHQIPERISE i monitoruar nga expertiza boterore shteti mund te investoje te ardhurat nga psh TURIZMI ne assete te kapitalit BOTEROR, por edhe te ardhura te tjera.Ngase sot duket sheshit qe aspektin zhvillimor vvendi eshte ne prapambetje te thelle NE horizont asgje tjeter nuk duket pervec turizmit ne 360 grade qe po iu ben lavazh truri shqiptarevve dhe nga ana tjeter po iu a rrit kostot e jeteses gradualisht derisa fillimisht po iu ben pushimet e paperballueshme dhe neser do tiu beje edhe jeten te paperballueshme ngase kostot e jeteses qe tani kane filluar te kapin rritje stratosferike

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vicidoli

          Ndigjoni kete Zalon e saleh qenefi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje