Nisma e qeverisë: Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performances

7 Qershor 2025, 19:20Ekonomia TEMA
Nisma e qeverisë: Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që

Shqipëria po plaket. Sot gati 1 në 3 shqiptar është mbi 60 vjeç. Sipas të dhënave të CENS 2023 në vend jetojnë 667 mijë qytetarë të kësaj moshe dhe rreziku është që popullsia e plakur të shtohet edhe shumë, një kërcënim ky për ekonominë. Në vitin 2031, projeksionet tregojnë se për çdo 100 qytetarë në moshë pune, 35 prej tyre do të jenë të moshuar.

Për këto arsye qeveria ka vendosur të mbështesë këtë kategori me lehtësi në taksa, në energji elektrike dhe stimulim punësimi.

Në dokumentin për politikat e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030, të miratuar nga qeveria, thuhet se do të ulet tatimi mbi pagën për të gjithë pensionistët që punojnë.

“Të paktën 30,000 individë kontribuues në moshë pensioni përfitojnë nga stimujt, si rishikim i kornizës ligjore në drejtim të uljes së normave të tatimit për të ardhurat e të punësuarve në moshë pensioni; Bonuse për qëndrueshmëri dhe performancë; Mbështetje për pensione private; Fleksibilitet të orareve të punës”, thuhet në dokument.

Për të mbrojtur moshën e tretë nga kostot e jetesës në dokument thuhet se të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç të përfitojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike. Masa tjetër që qeveria synon të marrë brenda këtyre 5 viteve është heqja e taksës së shtëpisë për të gjithë pensionistët që marrin pension social ose që nuk e arrijnë pensionin mesatar.

"Me qëllim reduktimin e varfërisë për të moshuarit, një nga drejtimet është dhe krijimi i lehtësirave fiskale, të tilla si përjashtimi nga taksat për pronat e pasurive të patundshme të pronarëve të moshuar", thuhet në dokument.

Brenda kësaj periudhe do të bëhet e mundur heqja e taksës vjetore për makinën për të gjithë qytetarët mbi 65 vjeç që kanë mjet në pronësi.

“Heqja e taksës vjetore për automjetet vetjake të të moshuarve 65+ dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave”, vijon dokumenti.

Ndërsa bashkive do tu kërkohet që të pajisin të gjithë pensionistët me ‘kartën e pensionistit’, duke mundësuar përfitimin e transportit publik falas, heqjen e detyrimeve si taksa e pushtetit vendor dhe lehtësira të tjera në strehim apo shërbime. (Shqiptarja.com)

5 Komente

  1. E
    Eri

    U keputet ne bith

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Duhet falenderuar kjo nisme e qeverise.., gjate rruges ka vende plote per tu permiresuar

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton Toni

        Duhen masa dhe per rinine dhe ciftet e reja...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tall trapin o Edi Rama se ke gjetur nje popull mat

          Bonus sipas performances? Pensionisti shkrete duhet te beje dhe balet tani ose ndonje hedhje gjyleje. Ose mbase dhe ndonje kercim me shkop.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populull Zgjohu

            RRitjet e rrogave dhe pensioneve jane TALLJE kriminale duke u perpjekur me djallezi tu krijojne pershtypjen miletit se shteti eshte aty dhe mendon per ata, Permiresoni strukturalisht ekonomine e vendit.Nje vend qe nuk prodhon asgje s ka cfare rrit , rritja eshte genjeshter.Bujqesia Grope Industria edhe me grope dhe me perspektiven e nje tregu unik me BE perfundimisht nuk ke cfar prodhon me me ato ngastrat 2 dynymshe apo me ato manifakurat me qepje e shqepje me dore perfundimisht Shqiperia e humbi shansin te zhvilloje nje ekonomi prodhuese tregu qofte edhe vetem agrare ne strukture ,imagjino agro industriale apo thjesht industriale.Futu ne supermarketin me te thjeshte dhe e kupton se cfare kapaciteti prodhues ka vendi, dhe kjo vetem per tregun ushqimor dhe agrar se per ate industrial as qe behet fjale.Vendin e nje strategjie vizionare zhvillimore qe e kishte detyre Politika ta bente e ka zene vetem strategjia e KULLAVE dhe e PALLATEVE .Nderkohe ekonomine e kane ne dore oligarkeve qe fusin mallra nga jashte e Ata e dine si behet LOJA.Ti e rrit sot 20 % ai ta rrit cmimin brenda nates 25 % dhe Ta merr e ta fut ne xhep,dhe per cdo artikul shteti eshte aty si hajdut te te marre gati 20 % e vet ne Forme TVSH urte e bute e ben sehir nderkohe qe qytetaret vidhen dhe Krimin e vet ne dem te qytetarit SHTETI Ne Justifikon me Shprehjen ...:TREGU eshte i LIRE dhe une nuk NDERHYJ.Zoteri ti vertet ben sikur nuk nderhyn por ama edhe kur e rrit pensionin ti nderhyn , e verta eshte qe ti nuk nderhyn tek VJEDHJA se Je VET ORTAK .E pra o popull kjo eshte bindja qe edhe kurr riten rrogat e pensionet ne fakt ky eshte momenti me dramatik per nje vend qe nuk prodhon sepse kjo rritje sjell si pasoje Vjedhjet e medha qe shteti dhe privati i bejne popullit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje