Ekspertja: Ja sa d ndikojë pensioni i 13-të për të ardhurat e të moshuarve

6 Qershor 2025, 16:00Ekonomia TEMA
Ekspertja: Ja sa d ndikojë pensioni i 13-të për të ardhurat

Ekspertja për ekonominë Romina Radonshiqi foli më tepër për pensionin e 13-të si dhe për një sërë lehtësish tarifore të parashikuara për pensionistët. Radonshiqi u shpreh për ‘Money Report’ se pensioni i 13-të është një moment pozitiv dhe vjen në kuadër të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë të BE në bazë të grupkapitujve. Sipas saj, bonuset kanë ndikuar pozitivisht në financat e pensionistëve.

“Flitet deri në 2030, por pensionistët deri tani janë në varfëri dhe nuk e dijnë se kur do të bëjnë një jetë si pensionistët europian. Ky moment është pozitiv dhe vjen si pasojë e hapjes së kapitullit të 19, pra përshtatja e legjislacionit tonë me atë të BE dhe ndaj mendoj që është në këtë moment. Erdhi sepse është një prej kritereve të BE dhe duhet mbështetja e grupeve në nevojë ku bëjnë pjesë të moshuarit.

Është rritja e moshës së daljes në pension dhe mund të jetë për reformën e pensioneve dhe është një ndër elementët që qeveria duhet t’i ketë në fokus. Bonuset kanë ndikuar pozitivisht tek financat e pensionistëve. “ 

6 Komente

  1. c
    cuf dabjoni

    Nuk i uroj "ekspertes qe te kete njeri ne shtepi qe rron me keto pensine qe nuk krahasohen dot jo me avropin por as dhe mes Enverin e pare I lutem Meros ta vendosi kete koment

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      Lërini botimet për reklamë, kur do hyjë në fuqi se deri tani eshte propagande boshe, pse thuhet 2025 deri 2030, nuk arrij ta kuptoj, do behet indeksimi I diferencuar, pse ky diferencim, po te ishte rritje pensioni kjo mund te realizohet, kush merr më pak do ti rritet me shumë, mos beni rritje në kurriz te indeksimit, indeksimi eshte për te gjithë pavarësisht sa eshte masa e pensionit

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Problemi I pensioneve eshte nder me serjozet e qeverrise. Nuk besoj se Rama do vazhdoje te tallet me keta fatkeq, sic ka bere deri tani. Gjithnje kam besuar se mundesite jane, ndersa mungon vetem predispozicioni

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lirialimucah

          Dot per dot flasin do ritet pensioni aq edhekaq ne fakt deri tani pensione nuk Jane rritur Kane dhene vetem bonus nje here ne 6 muajper fushaten elettorale un per vete voto a edhe do votoj edhe pa' bonus se kjo eshte idea ime p socialiste dhe kurre per p,d me s,berishendua te bej nje pyetje pse skadon data e shperblimeve per terheqje ato mi Ka dhene shtepi dhe une do timarr kur te ngrhem ne kembe nuk eshte e drejte pershendetje

          Përgjigjjuni
          1. Çika

            Ky ligj që e ndalon tër heqjen e pensionit të plot pasi nuk e ke tëhequr për më shumë se tr vjet nuk të jepet por vetëm për te vjet .nuk ka asnjë kuptim.Kjo është një shkelje e pa motivuar që ti heqësh pensionin një qytetari që ja ka siguruar ligji dhe puna e tij për 35-40 vjet .Si e motivojnë Sig,Shoqërore që jua ndalon këtë të drejtë pensionistëve Po qeveveria pse nuk e çfuqizon këtë ligj dikriminues ??Nuk e di po në qoftë se një pensionist e mer pagën në bangat e nivelit të dytë pse nuk vepron një diskriminim i tillë ?? Mirë bëjnë që nuk e kanë këtë rregull . Po në qoftë se një pensionist për arësye shëndetësore nuk paraqitet në dyert e pikave të shpërndarjes së pensioneve .Përse Sig.Shoqërore nuk e depozitojnë në thesarin e shtetit pensionin e pa tër hequr për disa vite mbi tre vjet dhe kur pensionisti të dojë apo të lind nevoja të ketë të drejtën ta tërheq shumën mbi tre vjet vetëm me një kërkesë në sig .Shoqërore Po në qoftë se pensionet do të tërhiqeshin të gjitha në bankë a do ta detyrojë kush të tërheq shumën në çdo muaj ????? Hajde more dreq ligji hajde a e mbron kush këtë të drejtë të mohuar po me ligj nga të gjitha qeveritë e 34 vjtëve??? Mendoj se nuk është von të abrogohet ky nen i ligjit për pensionet.Mirë që marin pak po dhe këtë jua mohojnë me ligj .Kjo ska kuptim more ZRama .Fute në axhendën e komisionit të ligjeve këtë ligj diskriminues për shtresën e vuajtur që po ju qan shumë syri .Një motiv më shumë për tju besuar.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrrrrrrrrr

              Keto jane tellallet e qeverise, qe per te krijuar psikozen se po mendohet per pensionistet, fillojne dhe komentojne programet utopike te PS dhe qeverise Rama. Edhe vete Radonicqka e di qe kjo qeveri nuk ka ndermend te beje hapa konkrete per pensionet, por kane poroisine qe te reklamojne ca vendime e projekte per kohen qe PS nuk do jete ne pushtet.TURP per to. mos te flasin dhe kaq. Pse nuk e thone qe i ashtuquajturi bonus qe jepet pensionisteve, jane parate qe u mbahen po pensionistrve nga indeksimi ne tetor, pra ne fund viti dhe qe duhej te behej ne fillom te cdo viti.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje