
Sot qarkulloi në media lajmi se SHBA do të pezullojnë për një periudhë të pacaktuar përpunimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Kjo vjen pak ditë pasi autoritetet amerikane publikuan javën e parë të janarit një grafik ku listoheshin sipas kombësisë, familjet që përfitonin më shumë ndihmë sociale. Të dy lajmet, por veçanërisht ky i sotmi u hodhën nga një pjesë e madhe e mediave shqiptare si një lloj “bombe” kundër popullit më “amerikan-dashës,” duke e paraqitur si provë të dështimit të emigrantëve shqiptarë.
Fillimisht vlen të sqarohet se është fjala vetëm për ata të cilët aplikojnë për vizë emigracioni, çka nënkupton ata që synojnë të bëhen shtetas permanentë në SHBA dhe nuk kemi të bëjmë me ndonjë formë ndëshkimi kombëtar. Për më tepër, diçka e tillë është aplikuar prej kohësh, jo vetëm në SHBA, por pothuajse në çdo shtet perëndimor që përballet me valë të mëdha emigracioni. Ata që mendohet se ka më shumë gjasa të përfundojnë në programet e ndihmës sociale, nuk iu jepet viza. Por, ajo që është më problematike qëndron tek paraqitja e gjithë kësaj historie si një “vulë turpi” për emigrantët shqiptarë në SHBA. Ajo që nënkuptohet qartësisht edhe pa u thënë me zë të lartë është se kjo përbën një provë abuzimi dhe teprimi nga ana e tyre.
Tani, nëse administrata aktuale amerikane do të shqetësohej me të vërtetë se të huajt po pasurohen duke shfrytëzuar sistemin dhe duke përfituar nga taksapaguesit amerikanë, atëherë ajo nuk do të kishte nisur prej kohësh reduktimin e fondeve të ndihmës sociale për një sërë programesh kyçe, që prekin edhe qytetarët amerikanë. Emigrantët në këtë rast janë thjesht një pikë hyrëse më e lehtë sepse është më e thjeshtë t’i diferencosh, ndërsa ata vetë e kanë më të vështirë të mbrohen .
Nga ana tjetër, grafika nuk na shpjegon se sa nga ato 43% familje shqiptare, por edhe të kombësive të tjera, e marrin me të drejtë ndihmën sociale dhe sa abuzojnë me të, gjithnjë nëse kemi të bëjmë me abuzime në shkallë të gjerë. Sistemet e ndihmës sociale ekzistojnë pikërisht për t’u përdorur kur gjendesh në vështirësi: në raste sëmundjesh të rënda, paaftësish fizike, punësimit të paqëndrueshëm; kur e ke të pamundur të punosh pasi duhet të kujdesesh për një të afërm të sëmurë ose edhe në raste tronditjesh të befta ekonomike. Ideja që njerëzit duhet ta durojnë varfërinë në heshtje e me shpirt ndër dhëmbë për ruajtur çfarëdo krenarie është thjesht argument mizor moral dhe jo ekonomik.
Por le të qartësohemi pak se çfarë ndihme japin programet e welfare në SHBA. Shumica e tyre ofrojnë mbështetje modeste për nevojat më elementare dhe janë tepër të rregulluara, gjë që e bën të vështirë për t’u pranuar. Thënë ndryshe, në zemër të sistemit është ideja e refuzimit, pikërisht për shkak të dyshimit se po të jepeshin para falas, të gjithë do të abuzonin. Për shembill, Ndihma Suplementare për Ushqim (SNAP) konsiston në disa qindra dollarë ($300-$900 në varësi të shtetit) në muaj për një familje. Asistenca për Familjet në Nevojë (TANF që varion afërsisht nga $200-$900 në muaj për familje dhe që ka rrezik të pritet si program), në shumë shtete mbulon me vështirësi edhe një fraksion të qirasë mujore. Pra, të thuash që njerëzit në SHBA po pasurohen përmes ndihmës sociale është çmenduri. Ndihma sociale është një dyshek sigurie ku ti mund të biesh butë në kohë vështirësish, jo shkallë drejt një jete luksi e rehatie.
Ajo që është edhe më e rëndësishme është se pranimi i kaq shumë familjeve të cilësdo kombësi në programet e ndihmës sociale, nuk përbën akuzë ndaj emigrantëve, por ndaj sistemit brenda të cilit ata luftojnë për të mbijetuar. Përgjithësisht, emigrantët në çdo shtet janë të përqendruar në punë me paga minimale dhe shpesh të pasigurta: pastrim, ndërtim, shërbime ushqimi, përkujdesje, apo delivery. Janë të gjitha punë me orë të paqëndrueshme, ku ti nuk paguhesh nëse nuk punon edhe nëse e ke të pamundur sepse je sëmurë, dhe mbi të gjitha janë punë ku paga nuk arrin të mbajë ritmin e qirasë, shpenzimeve shëndetësore dhe kostove ushqimore. Nëse dikush punon me kohë të plotë – ose pothuajse të plotë – dhe prapë nuk mbulon dot nevojat më bazike të jetës pa ndihmë sociale, atëherë problemi nuk qëndron tek etika e tij e punës, por te tregu që ka normalizuar varfërinë.
Nëse ka njerëz që edhe pse punojnë mbeten të varfër, ndihma sociale përbën një subvencion, pasi punëdhënësi nuk e paguan aq sa i nevojiten për kushtet bazë të jetesës. Shteti ndërhyn jo sepse emigrantët, apo edhe vendasit që përfitojnë asistencë, janë dembelë, por sepse ekonomia është strukturuar për të mbajtur sa më të ulët koston e punëtorit. Tek e fundit, shumica e shqiptarëve dhe emigrantëve nga çdo kombësi, nuk i hyjnë rrugës së emigracionit drejt perëndimit vetëm për mundësi punësimi, por mbi të gjitha sepse mendojnë që po shkojnë në një vend ku, në momentin që do të gjenden në vështirësi dhe do jenë të pamundur t’i dalin zot jetës, shteti dhe institucionet do ndërhyjnë për t’iu garantuar njëfarë dinjiteti bazik.
Megjithatë, kontradikta e ekonomisë së strukturuar për të ulur kostot e punës thellohet edhe më shumë në vende si SHBA, veçanërisht për faktin sepse konsiderohen si një nga shoqëritë më të pasura që kanë ekzistuar ndonjëherë. Pak kund tjetër sheh të qëndrojnë në majë të ekonomisë figura si Elon Musk, pasuria e të cilëve dikur do të kish qenë e paimagjinueshme. Dhe, kur një numër i madh punëtorësh që gjenerojnë kaq shumë vlerë ekonomike nuk përballojnë dot kushtet bazë të jetës, atëherë pikëpyetja morale nuk është se pse aplikojnë për ndihmë sociale, por përse pasuri kaq ekstreme shpërblehen me ulje taksash dhe mbrojtje politike?
Ndaj, paraqitja e marrjes së ndihmës sociale si një vulë turpi kombëtar, apo si turp në përgjithësi, nuk shërben për asgjë tjetër veçse për të zhbërë përgjegjësinë, duke e zhvendosur fajin nga pagat e ulëta, derregullimi i punësimit dhe pabarazia, tek ata më të pafuqishmit për të ndryshuar rrethanat e jetës së tyre. Ndihma sociale nuk është provë e dështimit të emigrantëve, por e një sistemi që kërkon me doemos krahë pune, pa pranuar t’iu sigurojë atyre dinjitet në këmbim.
Nëse kjo është e vështirë për t’u pranuar, atëherë “turpi” i takon sistemit dhe jo njerëzve që përpiqen të mbijetojnë brenda tij.
Analizë e saktë ????
Per mua jo vallaj...autori as e ka kuptuar ku qendron shqetesimi jone ne kete mes: PSE SERBËT JO KURSE NE TË TJERËT PO?!?!? Pa i hyrë fare problemeve socio-ekonomike te SHBA se spo kemi takat as per keto tonat pooo...kur sistemi atje qenka aq shtypës si ka mundesi qe serbët nuk jane ne ate liste?!?!?!? Mua (po asnjeriu) ska burre nëne te na bindi qe emigrantet serbë atje s'marrin ndihmë sociale...atëherë PSE JANË MBAJTUR ME HATËR DHE JANË FSHIRË NGA AJO LISTË?? Për çfarë tjetër po mbahen apo do mbahen me hatër në të ardhmen ktej nga lagja jonë??? Edhe a do mbahen me hatër me shpenzimet e ne shqiptarëve??? Këto janë pyetjet që kërkojnë analizë nga ne! Pa sa për faktin që SHBA kanë vendosur mos të pranojnë më krahë të lirë pune ai në fakt është qari jonë kështu si është zbrazur Shqipëria...
Mul gomari, më mirë kishe bërë një pordhë se sa çove kohën dëm me gomarllëqe.
E para ndërro emrin se na kujton atë budallanë Mul Nokën. Kaq të vështirë e ke të kuptosh se përse Serbia është jashtë kësaj liste: po është pro rus more djalë dhe Putin është miku më i mirë i Trump. Këtë e ka deklaruar vetë Trumpi. Tung,
Po kerkohet te fshihet motivi i vertete qe perse Shqiperia vend i NATOs eshte futur ne listen e vendeve me rrezikshmeri te larte per SHBA.
O gomar! Ku eshte rreziku i shqiptateve????? Rrezjku i SH BA Jane ‘ non grads’ Cfare gomari
Rrezikshmeria nuk eshte problemi. Ne qofte se e shikon listen me kujdes do te shikosh qe jane te gjitha vende qe shikohen si vende te botes se tret. Vende te varfera ku njerzit shfrytezojne rastin dhe momentin per te perfituar. Faktikisht tamam si jemi ne. Ka te bej me ata njerez qe shfrytezuan vizat "turistike" dhe nuk u kthyen me. Ky ngelen pa dokumenta dhe shfrytezojne systemin ne vend per te ndihmuar perkohesisht sepse nuk te mer njeri ne pun pa dokumenta dhe bejne pun te zeza ku nuk paguhen mire. Shfrytezojne spiralet qe nuk kan lek te paguajn per sherbimet. Gje qe I kalon shtetit per te mbuluar. Kto jane gjera qe vijne zinxhir.
Bravo e ke skanuar sistemin e deshtuar amerikan sikur i ndjek nga afer.
E çuditshmja është se asnjë nga shqiptarët që ndodhen në SHBA, kur vijnë në Shqipëri, nuk tregon e nuk thotë se është me ndihmë ekonomike atje............. . Por të gjithë mburren se punojnë në punë shumë të mira , të superpaguara........ . Po tregojmë se jemi një popull përtac e qylaxhi e trashëguar nga koha e Turqisë......
Kjo ka ndodhur para shume vitesh, jo vetem nga ata emigrante qe vinin prej ShBA-ve por sidomos nga keta te vendeve te tjera te BE-se. Por sot ska asnje shanc te ndodhe me. Madje te siguroj qe edhe ata qe punojne si rrogetar ne vendet perendimore nuk u del as te mbijetojne dhe jo me te hapen bythesh. Shqiptaret nuk jane popull pertac, perkundrazi hyjne te popujt me punetore. Kush i ndertoi gjithe ato brezare, fabrika, hidrocentrale etj etj. Sigurisht qe ka edhe pertac por kjo eshte pakice pavaresisht se bien me shume ne sy se rrine rrugeve apo neper kafene.
Aq puntor jane shqiptaret sa per pak vjete(te mos them per pak muaj)shkatrruan dhe e ben rrafsh cdo gje.... Dhe fjala per ne usa eshte per ata qe bejne bashkim familjar qe marin prinderit dhe shkojne direkt te welfare qe te perfitojne ndonje kacidhe... Per mendimin tim edhe ne vendet e tjera duhet tja heqin(jo vetem shqiptareve) dhe ai femije qe te doli garant duhet te mbaj ose kthehu nga erdhet... Shiko italine qe ka me miliona emigrante qe jetojne me ndihma soc kur nuk kane dhene asnje kontribut per ate vend
I ndërtoi Enveri se të varte po të bëje hidrovor që nuk punonte, tunel që rrjedh ujë, TEC që rri kot si në Vlorë, rrugë që çahen e shëmben..
Mese e vertete, bile shumica hajne nje here ne dite ushqim dhe as qe nuk tregojne se nuk duhan te ulin vlerat Amerikane..... shumica qe kane shkuar ne USA tregojne ne biseda te besueshem, qe jane bere pishman....por ju vjen turp te tregojne....dhe ju vjen turp te kthehen....se ne shqiperi do ta kene me keqe se ne USA... Perjashto ate pjese qe jane te punesuar ne ndonje Firme te rregullt, dhe perjashto ato qe jane sipermares..... shumica ngrohen ne diell....duke mbajtur rradhe aty ku meren ndima... Kudo ne Evrope dhe ne shtetet e tejra , ka rene kriza e madhe....sic ka ardhur koha, ushqimet do te behen me Triske, si dikur mbas Clirimit ne shqiperi...
Shumica jan me femije. Kan ngecur nga femijet qe jan mesuar me nje jet tjeter ndryshe. Kete ta them me bindje te plot. Erdhem vet femije, u rritem, u martuam dhe krijuam familjet e tona. Nje nga kta jam dhe un. Nuk me intereson se cfar thot njeri, nuk eshte pun turpi eshte ajo qe thash me siper. Eshte me mire ne shtepin time ku njoh njerzit dhe gjuhen. Po ne jemi te huaj ktu, dhe te huaj aty kur vijme per "pushime". Kaq, thjesht dhe bukur pa i zbukuruar gjerat.
Shqiptaret me ate mentalitetin te perfitojme sa me shume ,Punojne me cash nuk e raportojne dhe marin ndihma nga shteti.Marin te afermit e tyre pa asnje siguarcion dhe i cojne neper spitale,Shifrat jane ato qe tregojne se 43 % e shqiptareve kane mare ndihma sociale.Ndersa serbet nuk jane ne keto shifra.Kjo ka te bejne cfar bejne shqipoyt ne Usa,ska lidhje me qeverine tone ketu sic mundohet ta shpegoje kerici Faros
Nëse Amerikën e shqetëson një popull 3 milion banorë, nga të cilët 100.000 marrin ndihma në Amerikë, duhet të shqetësohen amerikanët se paska vajtur ku nuk mban më. Dmth nesër nuk e dimë çdo bëj ky Saliu i Amerikës. Saliu i USA nuk di si do i vej halli Amerikës, që ka vjedhur gjithë popujt e botës dhe ankohet se po i merr lëmosh shqiptari apo somalezi
Ai i rendit me %. Sikur dy shqiptarë të ketë Amerika dhe njëri të marrë ndihmë, ai e quan se 50% e shqiptarëve marrin ndihmë, paçka se ai është vetëm një.
Mos e ngatërron gjë Amerikën me Britaninë ti saliu i amerikës? Kë ka vjedhur usa dhe si? Usa ka paguar për të mbrojtur europën, ty dhe mua bashkë.
1-Përgjithësisht, ndihmë sociale marin të moshuarit, të cilët praktikisht nuk janë të aftë për punë. 2- Distanca e largët midis Shqipërisë dhe USA bënë që pensionistët shqiptar që jetojnë në Amerikë të mos i marin pensionet në mënyrë periodike mujore, por pas 1,2,apo 3 vjetësh, kjo sepse ata duhet të paraqiten në sportelet e postës fizikisht që të marin pensionin. Edhe sikur t'i kalonin në banka, ato kërkojnë të paraqitet pensionisti të paktën çdo tre muaj fizikisht për të treguar se janë gjallë. Në këtë rast biletat i avionëve, shpenzimet për hotele ndikojnë drejtpërdrejt në uljen i vlerës së pensioneve. 3-Nga qeveritë e të dy vendeve nuk është bërë përpjekja e nevojshme që qeveria shqiptare të kalojë fondin e pensionistëve që jetojnë në USA në dispozicion të qeverisë amerikane dhe të shpërndahen këtu. Ose të lidhte marrveshje me një bankë amerikane për t'a kryer shërbimin e pensioneve në USA. 4-Pensionistët shqiptar që jetojnë në Amerikë kanë fëmijët në USA, të cilët punojnë dhe paguajnë taksa shumë më tepër se ndihma që u akordohet prindërve të tyre. 5- Qeveria shqiptare të mos e kthejë qëllim në vetvehte mos rritjen e pensioneve me hilen e turpshme që një barrë të konsiderueshme të buxhetit për pensionet tua lërë fëmijve të pensionistëve që punojnë në perëndim duke i detyruar me këtë rast që ata të mos i ulin remitancat. Sidoqoftë ky është një problem që duhet trajtuar me zëmërgjërërsi me një bashkëpunim të domosdoshëm midis dy vendeve, ku të paktën qeveria shqiptare të ndjejë peshën e përgjegjësisë për barrën, sado të vogël për atë vënd të madh dhe të pasur që i ka ngarkuar qeverisë amerikane.
Nje sqarim zoteri ose zonje! Ke shkruar ne pergjithesi realen. Por nje pensionist ( shqiptar)-Amerikan nuk mundet te quhet me shqiptar . Sepse ai ka mare pashaporten Amerikane. Njesoj si I gjyshi I Trampit ! Ska rendesi koha , para 200 vjeteve dhe tani. Dhe sqarimi tjeter. Pensionin American ke te drejte ta maresh kudo, ne bote. Une qe flas jam nje prej tyre. Kjo behet nepermjet AMBASADAES AMERIKANE NE ITALI.Eshte nje formular I vecante . Sepse gjith ballkani, per te mare pensionet I referohet ambasades Amerikane ne Itali.
Fjala është për të marrë pensionin shqiptar jo pensionin amerikan. Më falni, por ju e ktheni përmbys problemin. Pra, edhe një herë, një pensionist, që tashmë konsiderohet amerikan, kërkon që qeveria shqiptare të lidh marrëveshje me një bankë amerikane (t'a zëmë,CHASE BANK) dhe t'i kalojë kundrejt një tarifë për shërbimin në këtë bankë siç është rregulli, si në çdo bankë tjetër kudo, brënda Shqipërisë dhe jashtë saj. Pensionistët hapin një account në Amerikë tek kjo bankë, banka ju lëshon një kartë dhe gjithçka zgjidhet. Por jo, qeveria nuk e bënë këtë sepse do që t'i kthejë këta pensionistë në turistë, të presin bileta avioni, të pushojnë dy javë apo një muaj në Shqipëri, t'a harxhojnë pensionin në shqipëri dhe kështu të mbeten me gisht në gojë e të detyrohen të kërkojnë ndihmë sociale.në USA. Mendoj se nuk është serioze të operohet me hile me ish qytetarët e t'u, të cilët kanë punuar ndershmërisht një jetë të tërë në Shqipëri.
Analize absolutisht e pasakte.”Analisti”anashkalon faktin se ketu behet fjale jo per 5/6% te emigranteve e cila mund te quhet e pranueshme por mbi40% eshte abuzim I besimit qe punonjesit e emigracionit ju dhane te drejten ketyre emigranteve te hyjne ne SHBA.Analisti se pari duhet te meret informacion ne konsullaten Amerikane se sa prej ketyre aplikuesve kur kane aplikuar per emigrim kane kerkuar paraprakisht ndihme financiare.Zero.Ne pergjithesi emigrantet fillimisht fillojne pune ne vende pune qe nuk kane te ardhura te larta. Ne SHBA nuk egzistojne Zyra shteterore qe te gjejne pune.Ne kete pike ndryshon SHBA me Bashkimin Europian.Pra fillimi eshte jashtezakonisht i veshtire.Kjo ben qe emigrantet te kerkojne rruge te paregullta per te mbijetuar.Eshte e vertete qe punonjes te ndryshem ne administrate jane treguar tolerante “per te ndihmuar”sepse edhe ata ose prinderit e tyre fillimisht kane qene ne te njejtat pozita. Por abuzimi me i madh eshte kit kerkohet bashkim familjar.Familja qe jeton ne SHBA mer persiper te mbuloje gjithe nevojat e familjarit qe kerkon te emigroje Por me mbritjen e tij ne SHBA qe te nesermen aplikon per ndihme ekonomike per te ardhurin.Ndihma eshte apartament I kompletuar per te ardhurin.Te gjitha shpenzimet si elektrik,ngrohja e apartamentit,internet etj te sigurohen nga shteti.Po ashtu te japin te ardhura monetare per ushqim,kafe,transport etj qe zakonisht jane me te medha se pensioni qe mer dikush qe ka punuar ne menyre te ndereshme.Kjo nuk shkon.Dhe kur 43% e te ardhurve perqafojne kete menyre jetese.Kjo eshte e patolerueshme.Ne te njejten kohe prishet konkurenca e lire qe ben te mundur zhvillimin dhe ruthenium e mireqenies ne pergjithsi.
Are legal immigrants eligible for federal public benefit programs? Only those with lawful permanent resident (LPR) status, but not until they have resided as a legal resident for five years. LPRs – sometimes referred to as green card holders – do not have full access to all public benefit programs and are subject to limitations before being eligible for federal means-tested benefits, including Medicaid, the Children's Health Insurance Program (CHIP), TANF, SNAP, and SSI. Such limitations include the “five-year bar,” which requires the individual to have maintained LPR status in the U.S. for five years before being eligible for benefits. However, under some federal benefit programs, this requirement can be bypassed when the recipient has worked 40 quarters under a visa. Quarters worked by parents when the immigrant was a dependent child, or by a spouse while married to the immigrant, count towards the immigrant’s 40 quarters. LPRs are eligible to apply for Medicare and Public/“Section 8” Housing as well, as long as the fiveyear bar is fulfilled. For LPRs to become eligible for Social Security benefits for both retirement and disability, they are required to have completed 40 quarters of work in addition to having maintained LPR status for five years. Certain additional categories of immigrants, specifically refugees, asylum seekers, and victims of human trafficking or domestic violence have the same eligibility requirements for federal benefits as LPRs. Individuals on non-immigrant and temporary visa holders are ineligible for benefits. Are immigrants eligible for state benefit programs? In some states, yes. Twenty-six states make immigrants eligible for state-funded benefit programs. Most of these states either offer assistance to families or provide access to healthcare to otherwise uninsured immigrants. Examples of these programs are New York’s Safety Net Assistance, California’s CalFresh Food Assistance Program, and California’s Cash Assistance Program for Immigrants (CAPI).
Shkrim koti, justifikime leshi, shifrat janë ato që janë, si ndryshon dot. A ndryshojnë dot shqiptarët, të bëhen punëtor e të ndreshem, të mos bene me hile, genjejne siç i mëson Mullahi.....
Kam punuar ne USA 32 vjet , kam nga viti 2004 qe kam dale ne pension , jetoj ne Shqiperi qysh nga viti 2020 pensionin qe mar ne Amerike , e kam kam kaluar ndermjet bankave qe ta mare ne Shqiperi muaj per muaj , kam disa shoke qe jetojne ne USA pensionista , marin dhe pension ne Shqiperi , u duhet te vijne çdo tre vjet per ta mare pensionin , pse shteti Shqiptar nuk e ben si Amerika , qe ketyre qe jetojne ketu tu shkoje pensioni muaj per muaj ne nje banke Amerikane , kete populli duhet ta kerkoje me ngulm , se i lane pensionet duke prete bileta avioni .
Është temë tjetër kjo vëlla, ke ngatërruar artikull
Ja ta thom une.. sepse to zoteri duhet te deklarosh pensjonin qe mer ne shqiperi ne Amerik. Dhe po e deklarove ta bejne zbritje nga pensjoni ne Amerik. Gje qe ti nuk e ke ber asjtu edhe si shoket e tu nuk e kan ber. Prandaj Vin nje her ne 3 vjet. SE NUK U LEVERDIS. Sepse doni lek qyl. Ky eshte shfrytezimi ne fjal.. haj shnet
Kokrrat e komunisteve mbledhur rreth Bostonit qe kane 35 vjet duke mare apartamente e sherbim shendetesor falas… Te gjithe morrat e kuq kane genjyer ne aplikimet e tyre duke fahehur faktin se kane qene çorbe qensh partiake - keta duhen shkulur.
Shumica e shqiptareve pa ndihma sociale perfundojne ne stacionet e trenit si Parashqevia. Ska ndertese ne New York pa shqitare tek porta. Shumica kane kapur fshesen dhe lecken e pastrimit dhe i mbajne drite zyrat dhe banesat e New Yorkut. Trampi ka te drejte te ndaloje bashkimin familjar nga shtohen shushunjat si dhe llotarine. Koha kur ne Amerike gjeje pune lehte dhe blije mjetet e jeteses ka marre fund. Jo se ka qene ndonjeher e lehte por tani eshte veshtiresuar shume per shkak te konkurences qe i ben Kina dhe india Amerikes. Prandaj kur te vijne shqiptaret aty pytini pak sa pare te jep shteti se kane turp te thone marr( assistence) por thone me japin ( sikur nuk e kane kerkuar vete por ja u japin ngaqe jane te bukur. Konkluxiaoni eshte se kur rrushin e thartee bashkon me te emblin i tharti prish dhe te emblin. Nuk eshte kot Shqiperia ne ate gjenje qe eshte. Shkaku eshte se njerzive nuk ju punon kavesa fare, tul ne vend te trurit
Zoti JG Ju me te drejte pershkruani ato rregulla dhe ligje qe veprojne ne SHBA ne lidhje me perfitimet e ligjeshme per emigrantet.Dokumenti i departamentit te shtetit flet per abuzimet e ligjeve.Dhe keto abuzime jane evidente.Si abuzuesit dhe jo abuzuesi qe jetojne ne SHBA e njohin kete situate por ata qe jetojne dhe punojne aty nuk fajsojne organet shteterore te emigracionit por abuzuesit.Nga dokumenti gjithkush e kupton se abuzimi eshte bere mullar dhe si shtet nuk do ta toleroje me ne te ardhmen kete situate.Keta duhet ta kuptojne se nuk mund te jetosh si parazit ne Kurosawa te te tjereve.Pershendetje.
Zoti gazetar po ja fut kot . Nuk mund ta imagjinosh se sa shqiptare rrine ne kafe bejne sikur kerkojne pune dhe marrin ndihma sociale se gjoja nuk gjejne dot pune . Apo punojne ne te zeze dhe marrin ndihma . Nuk duan te punojne me 15 apo 20 dollare ne ore se u duken pak . Raporti i qeverise amerikane ka te drejte .
Une mendoj se autori ka te drejte ne ato qe shkruan. Me disa qindra $$$ qe jepen ne Amerike, as barkun me buke nuk e mban. Une nuk besoj qe te kete njeri, shqiptar apo cfaredo kombi, ti futet mundimit per aq pak para sa nuk e cojne as ne hale. Pervec kesaj, ne eksperiencen time, shqiptaret ne amerike ne mase punojne dite e nate. Ka plot qe rrine ne kafe, ka plot qe nuk kane patur fat dhe kane perfunduar keq se amerika eshte vend i ashper. Por nuk ka pike dallimi mes shqiptareve dhe te tjereve, shumica punojne e punojme si kafshe. Ne listen e 75 shteteve ishte edhe Katari, nuk besoj qe edhe ata te kene probleme me abuzimin e welfare. Perse jo Serbia, kete nuk di ta them. Pershtypja ime eshte se Amerikaneve nuk u rruhet me fare per vendet e tjera, ata thjesht i bien kokes cdo vendi qe nuk u sjell fitim. Duke qene se ne Amerike edhe administraten i kane pushuar nga puna mund te jete thjesht gabim - kane futur ne liste Katarin e kane harruar Serbine. Mbase ne po e mendojme me gjate nga c'duhet kete pune, thjesht Amerika nuk merret me me boten.
Shkrim i sakte!
Behet fjale per emigrante pa arsim qe shfrytezohen nga punedhenes qe u paguajne page minimale qe nuk del per te jetuar. Welfare subvencionon kompanite qe paguajne paga mjerane, jo punetoret qe shfrytezohen.
Shifrat qe permenden ne artikull jane te paverteta. Kur ti deklarohesh i papune dhe i paafte, pra ne moshe te madhe apo i semure, ti ke mbulimin mjeksor ma te mire se ato qe kane sigurime shendetesore dhe komplet falas. Kane shtepine falas, dhe karta me vlefte paresh per te ble ushqime. Jane shume qe e kane abuzue kete sistem dhe punojne me pare ne dore dhe deklarohen si te papune. Ka prej atyne qe kane ba divorc sa per te aplikue grueja me femijte per ndihma, e futen naten, tinez ne shtepi. Ka plot raste qe i kane nxane dhe plot te tjera qe jane justifikue se burri ka ardhe me pa femijet. Histori mashtrimi kena ndig'jue te tane na qe jetojme ne Amerike. Prandaj fajin e kane ato qe kane mashtrue per te perfitue asistence duke rrite perqindjen e Shqiptareve qe jetojne me asistence. 40 e sa % asht shifer alarmante. Mandej ju doni me justifikue te keqen, kjo nuk me ban cudi tuej pa se kush njehet i/e zoja ne Shqipni. Mos justifikoni te keqen!!
Jam dakort me Julian
Për çfarë ju duhet Amerika? Mbipopullim. Rrugë të ndyra. Restorante të ndyra. Ende ju japin ujë çezme me copa akulli në gotë. Ajër i ndotur. I kapin emigrantet, sikur të ishin kriminelë. A keni dëgjuar ndonjëherë se sa amerikanë duan të shkojnë në Kanada?????Që në fillim të vitit 2026, të dhënat nga sondazhet tregojnë një interes të konsiderueshëm mes amerikanëve për t’u shpërngulur në Kanada, megjithëse migrimi real mbetet një pjesë shumë e vogël e atyre që shprehin dëshirën për t’u larguar. Dëshira për t’u shpërngulur (të dhëna nga sondazhet) Interesi i përgjithshëm: Rreth 20%–21% e të gjithë amerikanëve thonë se do të largoheshin përgjithmonë nga SHBA-ja nëse do t’u jepej mundësia. Destinacioni i preferuar: Mes amerikanëve që po shqyrtojnë një zhvendosje jashtë vendit në vitin 2026, 24.4% zgjedhin Kanadanë si destinacionin kryesor, duke përmendur sigurinë, aksesin në shërbimet shëndetësore dhe stabilitetin politik si faktorët kryesorë. Tendenca demografike: Një rekord prej 40% e grave amerikane të moshës 15–44 vjeç raportojnë se do të largoheshin nga SHBA-ja nëse do të mundnin, ku 11% prej tyre zgjedhin konkretisht Kanadanë si vendin e ri të preferuar. Migrimi real (statistika) Ndërsa miliona shprehin interes, numri i amerikanëve që arrijnë realisht të marrin qëndrim në Kanada është shumë më i ulët: Banorë të përhershëm: Në gjysmën e parë të vitit 2025, 3,785 shtetas amerikanë u pajisën me qëndrim të përhershëm në Kanada. Popullsia totale e banorëve: Rreth 256,000 emigrantë të lindur në SHBA jetojnë aktualisht në Kanada si banorë të përhershëm, një shifër që ka mbetur relativisht e qëndrueshme gjatë dekadave të fundit. Tendencat e fundit: Pavarësisht një rritjeje të madhe të kërkimeve online për “si të shpërngulesh në Kanada” pas zgjedhjeve amerikane të vitit 2024 (me disa terma që u rritën mbi 5,000%), të dhënat e fillimit të vitit 2025 treguan një rënie të ardhjeve reale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Konteksti i emigracionit të Kanadasë për vitin 2026 Për amerikanët që planifikojnë një zhvendosje në vitin 2026, Kanadaja ka vendosur kufizime më të rrepta dhe kritere më konkurruese: Ulja e objektivit: Kanadaja ka ulur objektivin e përgjithshëm në 380,000 banorë të rinj të përhershëm për vitin 2026, më pak se në vitet e mëparshme. Prioritizimi: Sistemi tani i jep përparësi të madhe aplikantëve me përvojë pune në Kanada ose atyre që punojnë në sektorë specifikë si shëndetësia, STEM-i dhe zanatet.
Nuk ka me punetore se shqiptaret ne USA. Te gjithe punojne ,te gjithe paguajne taksa.Shumica jane me kompanite e tyre. Une kam kampanine time paguaj taksa gati 15 mije ne fund te vitit. Nderkohe marr ndihma per mamane. Nja 5 mije. Pse jo. Shfrytezojme sistemin. Presidenti yne ka 25 vjet qe spaguan taksa. Dhe te gjithe thone Bravo.
Qenke businessmen I sukseshem qe shfrytezon sistemin dhe merke lek.. $15.000 taksa ne vit paguajne njerzit e thjesht... Bravo, se me sa the nuk qenke businessmen dhe as i sukseshem.. Mos e thuaj me krenari se njerez si puna jote pengojne te tjeret, sic po e shikojme..
Nuk ka me punetore se shqiptaret ne USA. Te gjithe punojne ,te gjithe paguajne taksa.Shumica jane me kompanite e tyre. Une kam kampanine time paguaj taksa gati 15 mije ne fund te vitit. Nderkohe marr ndihma per mamane. Nja 5 mije. Pse jo. Shfrytezojme sistemin. Presidenti yne ka 25 vjet qe spaguan taksa. Dhe te gjithe thone Bravo.
Shume paguanke. Dhe 5000 i merr shtetit per mamane e i bie 10000 i ngelkan shtetit. Tashti i bie ose fitonke kacidhe por krenar, ose punon 10% ne te bardhe dhe tjetra ne te zeze. Puna ne te zeze eshte mashtrim dhe ky ndaj shtetit. Çfarëdo qofte shteti.
Kur paguan 15k taksa ne fund te vitit I bje te kesh besh 200k gjate vitit. Smund ta quash kacidhe. Tani mamase I takon kujdesje dhe shteti e afron ate. Perse mos ta marr. Ka ik koha e turpit. Nuk eshte shkelje e ligjit. Deri para 10 vjetesh as I dinim keto gjera. Anje familje shqiptare nuk mbahet me ndihme se eshte e paimagjineshme per ne. Kush nuk eshte I zoti kthehet mbrapsht. Sic e thashe sidomos ne new york shqipetaret jane nga kombet me te sukseshme me restorante dhe kompani ndertimesh. Pleqte marrin cte marrin.
15 mije jame 7.5% e 200 mije qe thua.. taksa federal dhe shteti eshte 34%. Kshu mesa duket ti nuk paguan taksa tamam si presidenti qe po shan..
Kapitalizmi osht I egër .
Sa shumë shqiptarë pro-Trumpit. Dhe sa të egër në atë besimin e tyre çnjerëzor që “shumica e shqiptarëve janë qylaxhinj, marrin ndihma nga shteti dhe punojnë në të zezë”. Sigurisht që kjo është gënjeshtër e shtypit të miliarderëve që e lexojnë varfanjakët shqiptarë që besojnë ëndrrën amerikane dhe votuan për një qylaxhi me tule të varura që gjithmonë ka falimentuar bizneset e veta dhe ka lënë investorët e tjerë me gisht në gojë, dhe gjithmonë e kanë shpëtuar paratë federale të ndihmave nga shteti. Shumica e komunitetit shqiptar në SHBA votoi për Trumpin, shpresoj që t’u hyjë shumë thellë në bythë ajo votë e t’u dhembë fort fort fort.
Perca e sundu or mik! Bilioneret percajne te varferit duke i kthyher ndaj njeri tjetrit. Te varferve ju thuhet nga mediat qe vet bilioneret i zotrojne qe fajin e kane emigrantet latino qe vijne nga kufiri, emigrantet qe marrin ndihma, transgjinoret, muslymanet me mjeker dhe zezaket e getove qe vrasin e perdhunojne. Nderkoh Trump me banden e vet bejne miliarda. Lexoji vet disa qe komentojne ketu, te vesh duart ne kok. Perserisin si papagaj ato qe lexojne e degjojne ne mediat sociale te bilionereve dhe askush nuk vret mendjen perse rroga nuk del me, perse nuk kursejne dot me, perse bilioneret nuk paguajne taksat, perse arsimi,shendetsia dhe sherbimet publike jane ne gjendje katastrofike.
Ata qe votuan trumpin kujtuan se do i shtohej asistenca dhe psikopati po ja heq edhe atyre qe mernin ndonje kacidhe
Faktikisht, kulturen e "shatit"( te terheqim nga vetja) e kemi ne shqiptaret. Nuk mendojme dhe aq shume qe te leshojme nga vetja, por me shume te kapim cfare te kemi mumdesi.
Sipas statistikave nga burime serioze si USAFacts, pothuaj 1 ne 3 amerikane marrin nje forme ndihme sociale nga shteti, ose sic i quajne ndryshe programe te rrjetit te sigurise. Keto kane kryesisht formen e sigurimit te shendetit dhe kuponave per ushqime. Eshte e padrejte dhe trajtim pa dinjitet qe u behet emigranteve me ane te ketyre etiketimeve si te paafte per te bere jete normale ne amerike. Sistemi eshte i ashper, dhe me sa duket po behet akoma me shume.
Me cdo vende te Evropes perendimore dhe po ashtu ne Amerike perqindja e atyre me nenshtesi te huaj qe marrin ndihme sociale eshte qesharake rreth 2%-5% te totalit. Mbi 90% jane vendasit dhe shumica derrmuse mbi 70% jane pensionistet. Ne keto vende pensioni llogaritet si ndihme sociale, pra eshte pjese e buxhetit social. Mashtrusit bilioner si kok portokalli fashist dhe banda e tij ne X dhe Facebook nuk ju pelqejn keto te verteta. Keto qe shkruaj nuk i kam me te degjuar por punoj brenda sistemit social mbi 20 vjet. Eshte propagande per te terhequr vemendjen, bota e zhvilluar mbijeton fale emigranteve dhe taksat qe ata paguajne. Shume shpejt edhe ky ligj do ndryshoj njesoj si me tarifat me Kinen qe u zeruan.
Sakte!
Per mua artikull shkruesi, ka bere nje analize super te sakte social-ekonomike. Nuk ka rendesi nese serbet ose shqiptare dhe kombe te tjera jane ne liste. Po artikullshkruesi e ka pershkruar thelbin e ketij problemi social, ku shihen qarte problemet dhe gabimet e sistemit. Ky eshte nje artikull shum profesional dhe i mirstudiuar. Besoj se shkrimi i tije eshte nje analize qe bazohet tek vrojtimi dhe pershkrimi sistematik i fenomeneve sociale ne menyre periodike. Nje Bravo te MADHE.
Shkurt! Nuk eshte vetem Amerika qe ndihmon njerzit e varfer! Eshte me mire Canadaja dhe akoma me mire disa vende te Europes! 2. Qirate jane dyfishuar dhe cmimet jane trefishuar. 2 1 ne periferi te qytetit eshte 1500-3500$ ne muaj 3.1 KG. djath kushton 25$ dhe 1 KG. mish shkon rreth 30-40$ 4. Nje rroge puntori mund te mbuloje vetem qirane e shtepise 5. Nje cift ne se ka 2-3 femije ,gruan nuk e con dot ne pune,sepse cerdhja kushton 1200$ per cdo femije! 6. A nuk i di keto qindra probleme Amerika....kerkon ti diskutoni ju nga Shqiperia? 7.Trump dihet qe ben presione ndaj shoqerise Amerikane dhe asaj boterore,sepse eshte se pari biznesmen .............................................ETJ KETO ISHIN SHKURT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!