Shqiptarët nuk protestojnë për zënka pasanikësh!

13 Janar 2026, 10:40Blog TEMA
Shqiptarët nuk protestojnë për zënka pasanikësh!

Nga Alba Malltezi

Kjo foto e Franz Gustincich është e shkurtit të vitit 1991. Ishte koha kur shqiptarët u ngjeshën me njëri-tjetrin sa nuk kishte vend edhe për një kokërr ulli dhe protestuan. Ndër vite shqiptarët kanë protestuar përherë, por kohët e fundit po tregojnë se kanë një lloj alergjie nga disa kërkesa dhe thirrje për “marshim”.

Sidomos kur këto kërkesa bëhen mbrëmjeve në disa panele televizive. Dhe në të vërtetë është absurde mbrëmja në televizionet shqiptare: Sheh një debat, kalon te një tjetër dhe pushtohesh nga dëshpërime analistësh të cilët janë zhytur në një pesimizëm të thellë se pse shqiptarët nuk protestojnë! Pse nuk protestojnë dhe nuk ndezin vendin pas një interviste, pas një foltoreje, pas një konference shtypi, pas një hetimi të SPAK... dhe përfundimi për ta është fatal: Shqiptarët kanë humbur ndjenjën e përgjegjësisë dhe i janë nënshtruar fatit të zi! Fajin e kanë shqiptarët!

Është interesante se si askush nga këta nuk shikon se përse bëhet fjalë dhe përse në të vërtetë do të duhet të protestojnë: Falë edhe hetimeve të Spak, por edhe punës ndër vite të gazetarëve, në fund të fundit shqiptarët po shohin një spektakël ku në ring janë vendosur zënka politikano-pasanikësh. Kush bërtet se i janë sekuestruar dhjetëra prona e pasuri që dyshohen të jashtëligjshme dhe kush bërtet sepse akuzohet, se ka vënë pasuri të tillë. Në fund të fundit, nuk u mor njeri për ditë të tëra, deri në zgjidhjen e problemit të nënës durrsake me tre fëmijë, e cila duhet të punonte me 2 turne për të paguar qiranë e një apartamenti pa ujë dhe të një zone të përmbytur nga shiu, por edhe nga mungesa e kujdesit të kujt duhet të kishte punuar për komunitetin më mirë.

Edhe me pasanikët, në historinë e Shqipërisë, kemi treguar se si jemi sjellë në vite specifike, por ndryshe nga atëherë, në dallim nga burgjet e torturat për të nxjerrë florinjtë, sot me Drejtësinë e re, shpresohet që drita e hedhur të bëjë punën e qartë për njerëzit dhe të shpjegojë se kush ka vjedhur e hile e babëzi dhe kush ecën përpara, duke respektuar komunitetin, rregullat e ligjet./shqiptarja.com

6 Komente

  1. M
    Munika

    Bravo. U duhet bere e qarte sharlataneve te politikes, se e kane merzitur kaq shume popullin, sa ai s'do te dije me per ta. Mosperfillja eshts shperblimi qe meritojne.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!.!!

      Kjo mosperfillje eshte ajo qe duhet te ndodhe ....por realiteti eshte ndryshe...shqiptaret kane arritur deri aty sa kane zevendesuar edhe Zotin me politikanet e tyre te preferuar , atyre u falen e u bejne temena perdite ....por eshte nje adhurim i kondicionuar nga perfitimi....sapo shohin qe nuk rrjedh me qumesht per ta nga dora e nje politikani , hidhen te tjetri.....shembullin me te qarte e ke ketu tek pronari i kesaj gazete.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!.!!

        Kjo mosperfillje eshte ajo qe duhet te ndodhe ....por realiteti eshte ndryshe...shqiptaret kane arritur deri aty sa kane zevendesuar edhe Zotin me politikanet e tyre te preferuar , atyre u falen e u bejne temena perdite ....por eshte nje adhurim i kondicionuar nga perfitimi....sapo shohin qe nuk rrjedh me qumesht per ta nga dora e nje politikani , hidhen te tjetri.....shembullin me te qarte e ke ketu tek pronari i kesaj gazete.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          E keqja absolute ka pushtuar shqiperine dhe banaket TV.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqipëria pak më e madhe

          Pashë mbrëmë Medi Malkaj aktorin, kur recitonte një vjershë të shkrimtarëve rilindas: - Shqipërinë e mori Rama i vu zjarr, Shqipëtar mos rri po duku , shqipëtar. Mjaft punove për Edi Ramën, o fatkeq, etj..... Por harron se shumica e shqiptarëve e ndërrojnë emrin e Edi Ramës me atë të Sali Berishës....... . Dhe që këtu del pse nuk protestojnë shqiptarët.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SOKRATI

            "shqiptarjapikcom" Kur në darkë bëhen debate të tipit feziu në tv, ju kërkoni, që të nesërmen shqiptarët të protestojnë dhe "të ndezin vendin"?! Shqiptarët do të protestojnë masivisht, ngjeshur e ngjitur, ku nuk do të ketë vend jo e jo për një kokërr mollë dhe ulliri, por asnjë kokërr gruri nuk do të ketë mundësinë të futet në mes, kur të shikojnë një bir nëne, apo një burrë shteti, që frymëzon që ngjall shpresë, besim dhe siguri për të nesërmen dhe prek çdo zemër shqiptari me thirrjen e tij, me ligjërimin e tij, me përzemërsinë e tij, me argumentet e tij dhe me vendosmërinë e tij, për t'i bërë vepra ato, që thotë. Kuptoni? Shqiptarët nuk do të ngrihen si rrebelët e saliut, që i ka hedhur në koshin e plehërave, që nuk hoqën dorë nga dhuna, injoranca, nga krimet e panumert të saliut dhe të bandës, që është shpartalluar më keq se ballistët e djeshëm, zogistët, nacionalistët dhe rripublikanët rripa nën sqetullën e saliut etj. Sot për sot Edi Rama është lideri me vizion për vendin dhe për të gjithë. Zgjedhjet e fundit të 11 Majit 2025 e treguan qartësisht se kush meriton qeverisjen e vendit. Pas kësaj, britmat dhe klithmat e opizitës janë lehje allakleviç fariu, gardhi me lakra, flamuri leckë etj etj. Lereni vendin të shkojë përpara! Mos e pengoni me "shkopinjtë nën rrota" dhe mos nxitni trazira destabilizimi me maduro, ajatollah dhe babale. Bëni vetëm një gjë të thjeshtë: bashkëpunoni aty, ku mund të fitoni një fije respekti, pa për besim dhe përgjegjës harrojeni! Askush nuk u besom ju shkatërruesve të çdo vlere në Shqipëri dhe mbjelljes së poshtërsive, ndyrësive dhe krimveve të çdo dimensioni!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje