3 fëmijët e Blerinës, histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

12 Janar 2026, 14:30Blog TEMA
3 fëmijët e Blerinës, histeria në rrjetet sociale dhe faji

Nga Blerina Moka

Në vitin 2026, Shqipëria vijon të prodhojë lajme nga më të pazakontat, duke na shkaktuar tronditje edhe këtë të dielë të javës së parë të vitit të ri, kur as dielli “me dhëmbë” pas ditëve mbytëse me shi, nuk mundi t’ja heqë shijen e keqe që na la.

Një video qarkulloi shpejt në rrjetet sociale, ku shihej një shtëpi e shndërruar sikur të kishte rënë bomba, dhe 3 fëmijë të pafajshëm që qëndronin para kamerës së telefonit të gjyshes së tyre, e mbushur me mllef ndaj ish-nuses.

Kaq mjaftoi dhe nisi lufta për “K”. Mediat publikuan cdo gjë, vetëm deklaratën e nënës jo.

Ajo dukej inekzistente para gjithë kësaj “stuhie” mediatike. Pak më vonë, në media u shfaq figura e saj, një grua e bukur që pozonte herë veshur dhe herë zhveshur, e kuruar deri në detaj.
Dhe këtu, shqipot “zbrazën karikatoren” e komenteve negative në drejtim të saj, duke e goditur direkt në zemër.

Çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk shkruan, por askush nuk pyeti se si ishte jeta e këtyre fëmijëve para kësaj videoje, a ishin ndihmuar ndonjëherë nga shteti?
Për dijeni, nëse themi shteti në këtë rast, nënkuptoj shërbimin social në bashki, qendrat për mbrojtjen e fëmijëve, qendra sociale, shoqata etj që kanë si fokus këtë target grup, nëna që rrisin të vetme fëmijët e tyre.

Jo. Askund nuk thuhej asnjë rresht. Ishin vetëm lajmet që përcillte dikasteri i shëndetësisë që, në momentin kur u shfaq video, u bënë të gjallë “tja rrëmbenin” asaj “qëne nënë” (sic vdesin shqipot ta quajnë një nënë të keqe sipas tyre), pra, tja merrnin fëmijët dhe të kujdeseshin që të thonin se shumë shpejt do të mblidhej grupi teknik për tja hequr kujdestarinë.
Nëse lexon kodin e familjes, një nëneje i heqin kujdestarinë kur ajo paraqet rrezik për jetën e fëmijëve, përdor substanca narkotike, është e pamundur mendërisht, etj, por kurrsesi nëse ajo ka lënë për disa orë fëmijët në shtëpi, të moshës 12, 10 dhe 5 vjeç.

Por le të kthehemi tek video.

Gruaja deklaron se jeton me qira në një shtëpi në zonën e Plazhit, për të cilën paguan 300 mijë lek në muaj.

Për të përballuar detyrimet mujore, sërish duke iu referuar deklaratës së saj, ajo punon dy punë, një nga të cilat banakiere në një nga baret e qytetit dhe gjatë ditës ajo vjen dhe ikën në shtëpi.

Pa dashur të merrem fare me këtë zgjidhje të saj (të tjerë do të bënin ndryshe, si unë psh, që do e rrisja me prindërit e mi) ose dikush tjetër do i merrte për dore e do dilte të zgjaste dorën të lypte (edhe kjo ndodh në Shqipëri).

Por jo, gruaja ka zgjedhur të punojë. Ndërsa shërbimi social, që ka për detyrë të përgjigjet në rastet e tilla, kur një grua e vetme rrit me mundime 3 fëmijë, nuk duket askund.

Në Shqipëri, shërbimi social prej kohësh është shndërruar në një strukturë që bën vetëm listat emërore të pagesave të ndihmës ekonomike, invaliditetit.

Asnjë inspektor social nuk shihet në terren, “të krehë” zonën sic e ka të shkruar në përshkrimin e punës.
Ndryshe nuk do të shpjegoheshin raste tragjedie të vdekjes së të moshuarve në banesë në vetmi të plotë, apo raste si kjo e 3 fëmijëve të Blerinës.
Por çfarë ndodh në këto raste? Lukunia e “të moralshmëve” në rrjet i sulet një gruaje duke e denigruar. Media poston video të një gjysheje që vetëm këtë emër s’e meriton, pasi interesi i fëmijëve duhet të vihej mbi çdo gjë.

Dhe në fund? Lajmi për dërgimin e fëmijëve në spital dhe kujdesin për veshëmbathje dhe ushqime u postua menjëherë, ndërsa nëna thotë se ka paguar çdo gjë për 3 fëmijët e saj, jo shteti.
Kujdesem që të jem e drejtë me të dyja palët, por prirem të jem me fëmijët.

Dua vetëm të kujtoj se në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Dhe këtu besoj bëjnë pjesë dhe fëmijët e Blerinës, që me pafuqishmërinë e tyre të jetojnë si të gjithë fëmijët e tjerë në familje normale, sot kërkojnë që nëse nuk keni se si t’i ndihmoni, të paktën mos i përdorni.

Sepse, pasojat e kësaj histerie sot, do t’i ndjejnë sapo të shkelin në shkollë, duke u bullizuar e denigruar, njësoj siç bëtë sot me nënën e tyre.

32 Komente

  1. E
    E vërteta

    Bravo të qoftë zonjë! Nuk je vetëm në këtë opinion. Të lumtë.

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      grup fare, dhe ankohet se mezor I rrit femijet. Kjo qenka vedhur si princesha e Katarit.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xheJ.eN.Bi

        O robi ,që je vërtet një rob idjot që dhe filloren nuk e mbarove se 2 rrjeshta ke bërë 20 gabime dhe nuk lidh dot dy fjalë.Dhe më e keqja është se foton e gazetares e quan sikur është e nënës së fëmijëve.Oooo rooobii gazetarja edhe për ty shkruajti pa çka se nuk të njeh dhe nuk ka ç'i duhet të njohë një plehrë si ty.

        Përgjigjjuni
      2. m
        mira

        Cohuni taleban , goditeni me gure kete grua heroine qe rrit e vetme 3 femije dhe punon dy pune qe mos te dali per te lypur , ne nje shtet inegzistent social .Shfryheni egon tuaj mashkullore e semur. Asnje fjale per ish burin burgaxhi .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Faleminderit për ato që the. Më se e vërtetë!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Ne cdo vende te Evropes do behej e njejta gje po boll me kete viktimizimin idiot. Kujton se njerezit ne shqiperi kane kohe te merren me te dhe burrin burgaxhi? Thjesht kane keqardhje per femijet.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kris

            Rreth 3000 OJQ ,marrin pare nga buxheti.Ku I cojne.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Saktë. Llumi ka më shumë zë se e drejta dhe se ndjenjat njerëzore.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ks

                Shqipot jane egersira qe nuk logjikojne tutje. Nje mentalitet vajtues me lot krokodili qe lincojne, paragjykojne pa menduar dhe kuptuar rrethanat. Milet i keq, somalez te indoktrinuar nga seriale turke.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tng

                  Ke jetuar ne Somali ti KS?

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sqepari

                  Po mire moj Blerina, ok per gerdallen bashki e sherbim inekzistent social, Po sa mire kurohej vete mamaja dhe femijet e palare ishin me zgjebe. A e din cfare eshte zgjebe? Eshte turpi i cdo nene dhe i nje shoqerie!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Medusa

                    Ketu ku jetoj une, po i le vetem femijet nën 16 vjeç dhe po u lajmeruan sherbimet sociale se femijet jane vetem, ti marrin edhe sikur ti mbash ne pellembe te dores! Dhe mos genjeni kot e te justifikoni se ajo ben 2 pune, femijet nuk lihen vetem dhe ky eshte ligji! Jeni mesuar ti shkelni ligjet e te justifikoni ata qe i shkelin, prandaj ndodhin keto.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tomor Sejmani

                      Por kur shtepi se ndihmon dhe duhet lare qeraja dhe ushqyer …Si tia bej??? !!! Ia ke fut kot Medusa Crendesi…. Edhe ti jeton ne shekullin e 19.

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vezhguesi

                        Problemi me disa si puna juaj eshte se flisni badiava. E njejta gje me ata qe shajne nenen e ketyre femijeve fatkeq. Kur punon ne dy pune si e ema e ketyre femijeve dhe kur nuk ke kerkend qe te qendroje me femijet gjate kesaj kohe je e detyruar qe ti mbyllesh femijet ne shtepi, pasi nuk ke aq te ardhura qe te paguash dike qe ti mbaje femijet kur je ne pune. Eshte e turpshme per gjyshen e ketyre femijeve qe ne vend qe ti ndihmoje, ben palacollekun qe i ben niperit e vet objekt diskutimi ne media. Shumicen e brezit tim i kane rritur gjysherit, pasi prinderit shkonin ne mengjes ne pune dhe ne nje dite pushimi qe kishin, i dergonte partia ne pune vullnetare. Sot qe une vete jam gjysh kam kenaqesi kur me vijne ne shtepi niper e mbesa kur djemte e mi dhe nuset jane te zene ne pune. Keto jane traditat tona te hershme qe me te vjetrit ndihmojne ne rritjen e niperve e mbesave. Nuk ka kenaqesi me te madhe kur te vegjlit vrapojne neper shtepi duke luajtur me njeri tjetrin dhe kur te hidhen ne krahe duke te perqafuar. Turpi mbetet me gjyshen e ketyre femijeve dhe jo me nenen qe po ben te pamunduren per te rritur femijet e saj. Ketu nuk dua te flas per babain e femijeve qe paska rene ne burg per droge. Kur behesh prind ke te tjera pergjegjesi dhe prioriteti eshte femija, prandaj nuk duhet ti hysh aventurave prej te cilave mundet te thyesh ligjin dhe te hysh ne burg. Ne vend qe te gjykoni te tjeret pa pasur dijeni per kushte ku ato jetojne beni zahmet e i ndihmoni po patet mundesi. Ndryshe do benit me mire te heshtni dhe ti leni te tjeret ne hallet e tyre..

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Realisti

                          Respekte. Ishin kohë që nuk kthehen më.

                          Përgjigjjuni
                      2. R
                        Rrugaçi

                        O separati po mir o burri dheut nje fjal te mir per ate nene te tre kalamajve nuk gjete, se VETEM 50%TE JENE TE VERTETA ATO QE THOTE KJO NENA E FEMIVE ESHTE PER TU ADMIRU KURSE PER ZGJEBEN O TYT SA DIT KA DURRSI PA UJ DHE MJAFTON KAQ NUK BEJ AOKATIN E ASNJERIUT POR SHIKOJINI GJONAT SIÇ ESHTE REALITETI

                        Përgjigjjuni
                      3. a
                        a.a

                        me cfare te drejte publikohet fotoja e nenes? eshte dhene leja nga vete personi? ajo nuk eshte person publik.....

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          .

                          Per cfare histerie flet kjo! Megjithe pergjegjesine e sherbimit social, si mund te justifikohet gjendja ne te cilen nena i kish lene femijet. Nje nene e femijve te varfer nuk mund te harxhoj per veshje lluksi. Duhet te gjykohet per cfare arsye ka ndodhur kjo neglizhencë nga ana e nenes se femijes. Nena dhe shteti te mbajne pergjegjesi. Keto hartimet patetike jane pa vlere.

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Une

                            Ju lumte!!! Vetem ju, po flitni sens!!!.......

                            Përgjigjjuni
                            1. v
                              vezhguesi

                              Ku e di ti se kur eshte bere kjo foto? Mbase eshte bere vite me pare kur ka qene vajze apo e sapo martuar. Shikoni o njerez hallet tuaja dhe mos u merrni me hallet e te tjereve dhe ca me pak te gjykoni te tjeret, sidomos kur nuk dini te gjithe historine.

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Lili

                              Shume mire e ke shkruar zonje.Keto shoqatat qe marrin milliona leke nga shteti c'pune bejne.Kam ne lagjen time nje rast te ngjashem dhe jane interesuar komshijte ta ndihmojne per nje kohe qe kishte burrin ne burg.Nuk u pa as bashkia ,as policia ,asnje organizate qe ka per detyre .Turp per te gjithe.Televisioni Klan me vrap e nxori vidion, per mua ky eshte krim. Preket privatesia e femijeve te vegjel,deklarohet edhe semundja.Turp per moderatoren.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dhimbja

                                Me tre femije e dy pune dhe nuk gjen kohe per femijet por pispilloset si eskorte? Po ikni ore e mos na beni mbrojtesin perverse, po te ishte gruaja e çdonjerit nga ju, ma ha Mendja se do flisni ndryshe. Gjithashtu socialet jane hajdutet me te medhej se nuk ndihmojne femijet e varfer e te dhunuar por fryhen e trashen duke grabitur çar u takon atyre!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sa keq,kur gjumin keq

                                  Po pse cka te dukesh bukur? Bravo asaj,qe rri bukur,punon ,paguan qeran BY HERSELF. By herself ,e pandihmuar. Cdhimbje per ty dhimbje ,qe ske dhimbje per te keqen qe i ka rene dhe forcen e asaj vajze te vazhdoj te jetoje rrise femijet me mund ime dhe rri bukur.

                                  Përgjigjjuni
                                2. .
                                  ......

                                  media shqiptare prostituohet kundrejt klikimeve pa e rruajtur fare se shkaterrojne njerezit ......direkt artikullin nga redaksia pa qene nje minute ne terren ,pa pyetur e pa u informuar drejt mbi rrethanat pa degjuar te dy krahet sic e do etika gazetareske .....jeni per turp o te mjere

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sonila

                                    Vetem kamarriere qe nuk eshte kjo tipi saj Care njerez jane keta monstra qe vazhdojne dhe mbrojne keto monstra qe jane cmrndur dhe po shkaterrojne jetet e brezave te ardhshem Sociali ne shqiperi nuk ekziston se jane te pa kualifikuar jane vetem femra pine kafe gjithe diten nuk bejne asnje kontrroll neper shtepite ku kane informacion per familje me probleme paguajme leket kot ne si popull per kete institucion

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Olta

                                      O zot ka perendi Thot njeri ketu foto e nenes Po jeta e femijeve ore mendojne keta njerez ca po shkruajne

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gjon Ternova

                                        Po Cte bej ajo sipas teje,Olta?! Pa ndihme oj gru?! Dhe punon per te ushqyer ata femije,me aq sa mundet. Te lyp? Jo. Punon Dhe shteti se ndihmon Bote me njerez kafshe qe e gjykojne se duket bukur dhe mban veten.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. K
                                        Kiri

                                        Turpi i mbulofte ata qe akoma nuk e dine qe prinderit jan ata qe mbajne pergjesine kryesore per rritjen e femijeve ekete pergjegjesi ja lene dikuj tjeter turp per kanalistet qe nuk i japin perparesi ndohmes dhe edukates prinderore per te pasur nje familie te shendosh qe eshte baza e shoqeris

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Fukaraja

                                          ca do thote Sherbim Social ? se ne usa e di , por ne shqiperi ky sherbim nuk ekziston . pleqte dhe femijet jane te braktisur . leket qe po behen rruge apo incenatore jane leket e kesaj shtrese ne nevoje . turp !!! , per ate qe kupton ca eshte turp !!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Ramadan Teli

                                            Gjynah fēmijēt e shkret qē skan asnjē faj qē jan ēngjēj . Po kjo Bot ēshtē Bota e maskarenjve.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Punë shqiptarësh egoist cinikë dhe të pasinqertë deri në kulm,natyrisht jo të gjithë ,por një pjesë e shoqërisë jo se janë shumë por vetëm ata dëgjohen ,

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Adhd

                                                Ne psikologji gjendja Ne te cilen ndodhet shtepia shpesh here reflekton gjendjen e brendshme emocionale qe ne te shumten e rasteve ka te beje me depresionin. Ose diagnoza te tjera di ADHD. Mua kjo nene e shkrete me duket ne depresion te thelle, e ezaurur emocionalisjt, e mposhtur menderisht por qe vazhdon prap se e di qe duhet te mbijetoje per ato 3 femije. Me empati se ne jemi mder njerezit me te egjer ne planet lur vjen puna te jemi njerezor

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje