Nga Bajram Mjeku
Lajmi se në Kosovë është pranuar dërgesa e sistemeve raketore anti-tank, shpërtheu në medie si të ishte bombë e kurdisur! Ky lajm nuk u mjaftua të jipej vetëm nga Ministri i Mbrojtjes, por u fuqizua edhe më shumë nga gjithë udhëheqja e shtetit!
Së pari, kontraktimi i armëve për një shtet serioz duhet të mbetet sekret. Së dyti, armët pavarësisht të çfarë marke a kalibri janë, nuk janë për t'u krekosur pasi janë blerë me para të taksapaguesve dhe së treti, armatosja e shqiptarëve historikisht është përcjellë me mite e legjenda!
Lajmi i mbrëmshëm më riktheu kujtesën në janarin e vitit 1986 kur isha student dhe një bisedë me një koleg të studimeve, i cili atëbotë ishte i lidhur me një grup ilegal marksist-leninist! Një mbrëmje dhe me shumë emocione, më tha se do të më tregonte një top-sekret, me porosinë që ta mbaja për vete! Kur e pyeta se për çfarë sekreti është fjala, ai tha:
- Mbrëmë pas mesnatës është ndalur energjia elektrike në gjithë Shqipërinë, pasi shteti shqiptar i ka futur në aeroportin ushtarak të Kuçovës fiks 150 avionë bombardues francez të markës "Mirage"!
E kundërshtova me faktin se Shteti shqiptar nuk mund të kontraktojë as edhe një bombardues "Mirage", pasi duheshin mijëra tonelata pemë dhe perime, që atëbotë ishin eksporti kryesor i Shqipërisë komuniste!
Se Shteti shqiptar eksportin kryesor e kishte nga pemët dhe perimet e kisha kujtim të freskët, pasi vetëm dy vjet më parë kisha mbaruar shërbimin e detyruar ushtarak në Nikshiq të Malit të Zi. Edhe sot më janë ngulitur në kujtesë kamionët shqiptar ngarkuar me pemë e perime dhe në magjistralen e Nikshiqit dalloheshin shumë larg. Secili prej tyre e kishte të varur edhe nga një shkallë druri, të cilat ishin të gjata, aq sa ishin rimorkiot e kamionit!
Se sa janë të lidhur shqiptarët me armën, nuk e thotë askush më bukur se mikja e madhe e shqiptarëve miss Edith Durham, e cila ia ka dedikuar disa libra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kur miss Edith Durham kishte shkuar në meshën e së dielës në një fshat të thellë në Shqipërinë e Veriut, thotë se pasi mbaroi mesha, në të cilën mori pjesë vetëm ajo, prifti dhe një fëmijë, në oborrin e kishës ishin grumbulluar një numër i madh malësorësh, të cilët në vend se të merrnin pjesë në lutjet e së dielës, i hoqën pushkët nga supet dhe një gur jo fort të vogël e morën në shenjë! Durham thotë se shqiptarët që rrahin aq shumë gjoks se janë shenjëtarë të mirë, dështuan si mos më keq. Për disa minuta shtinë në drejtim të gurit, por asnjëri nga ata nuk e goditi atë! Dhe baruti i fishekëve ishte aq i keq, sa krijoi tym e mjegull dhe kundërmonte aq rëndë, sa nuk mund të qëndronim as në oborrin e kishës, përfundonte Mbretnesha e Maleve, Edith Durham!
PO SI MER BEROM PASKE BO USHTRINE NE MAL TE ZI TI MER BEROM .......C BUDALLALLEQE PRRALLISNI MER BEROM....... NE JUGOSLLAVI NGA SHQIPERIA APO JE NGA MALI I ZI,AHERE PO ...
Kete thenie te Edith Durham e ke me te thene apo me te lexuar nga librat e saj? Kam disa libra te saja ne biblioteken time familjare te cilat i kam lexuar te tera por kete ngjarje nuk e kam hasur kerkund.