Nga Ylli Manjani
Mero Baze i ka rënë në kokë definicionit të krizës së sotme në vend. Po, ashtu është, e vetmja krizë është ajo ndërmjet pushtetit të drejtësisë me pushtetin politik në vend.
Në të vërtetë kriza nuk ka ardhur pse drejtësia heton, gjykon e dënon, por sepse në emër të hetimit, gjykimit e dënimit ka shtuar dozën e abuzimit. Nga ana tjetër pushteti politik i kompleksuar ideja që shpiku vetë "e pandëshkueshmërisë", i la rrugën e lirë drejtësisë penale të bëjë çtë dojë edhe në në abuzim me kërkesat e proçesit të rregullt ligjor. "Punë madhe, le ti bien atij tjetrit.."
Megjithëse gjykata e Strasburgut ka goditur, fort madje, proceset e parregullta gjyqsore në këto vite të post reformë, përsëri abuzimi vazhdon. Nocionet bazë mbi mënyrën e marrjes së provës; mbi kontrollet dhe përgjimet; mbi fillimin e ndjekjes penale; mbi garancitë në hetim e gjykim; mbi barazinë e palëve në proçes; mbi respektin e konfidencialitetit e privatësisë; mbi të drejtat e apelit; e deri tek nocionet fillestare të mos heqjes së lirisë pa provë, apo të njohjes së personave me akuzat e materialet që e shaqërojnë atë, kanë MARRË GODITJE të RËNDA.
Padyshim jam i vetëdijshëm se debati publik mbi çështje të proçesit të rregullt nuk është aspak seksi për pritshmëritë e turmës që kërkon gjak e mish njeriu të freskët. Jam gjithashtu i vetëdijshëm se edhe politikanët pa pushtet e kanë më kollaj të eksitojnë turmat me jakobinizma përgjimesh të bëra publike pasi nxirren nga konteksti, sesa të mendojnë për ndërhyrje në sistemin legal që ndalojnë abuzimet e drejtësisë me ligjin.
Por një gjë duhet ta fiksojmë mirë:
PROÇESI I RREGULLT është GARANCIA e publikut dhe e çdo individi. Vetëm proçesi i rregullt të mbron nga abuzimi i punonjësve të drejtësisë.
Nëse drejtësia nuk kufizohet në mënyrë të tillë që të vendoset në shinat e proçesit legal të rregullt, të gjithë jemi të dënueshëm pa i patur asnjë borxh askujt. Sigurisht diçka do të ta gjejnë e shpikin që të ta japin edhe ty ndëshkimin. Së kështu është sistemi sot,të fusin brenda dhe pastaj ta gjejnë një gjë që do e kesh bërë....
Por mos harroni, drejtësia penale nuk është shpikur për të kriminalizuar njerëz me zor, as për të izoluar njerëz pa fakte, por për të dënuar fajtorët strikt mbi bazë provash, jo llafesh apo dyshimesh. Madje, që ta dini, principi i proçesit të rregullt është se dyshimi shkon gjithmonë në favor të të dyshuarit/pandehurit.
Prova e gjallë e abuzimit të drejtësisë me parimet e proçesit të rregullt është numri i lartë i të izoluarve në burg si të paraburgosur. Kemi më shumë të izoluar (deri në 60%) në burg pa prova sesa të dënuar me vendime të formës së prerë.
Kjo është prova fatale e drejtësisë penale abuzive me ligjin dhe të funksionet e saj.
Provë tjetër se drejtësia abuzon me proçesin është bërja publike e të dhënave strikt konfidenciale hetimore, veçanërisht përgjimet dhe dëshmitë. Kur ta bëjnë gjyqin në publik, është tregues se dosja është e varfër në prova. Nëpërmjet gjyqit publik rritet presioni ndaj gjykatës, e cila zakonisht nuk guxon të vendosë ndryshe nga sa ka "vendour publiku"... Drejtësi popullore dmth....
Në të vërtetë, njerëzit janë bërë disi më të vetëdijshëm për këtë situatë tani që drejtësia ka goditur njësoj me abuzivizëm edhe figura politike. Nuk ishte dhe as është ende e njëjta vetëdije për abuzimin me të hetuar, arrestuar e të pa kallur të tjerë, njerëz të zakonshëm në këtë vend. Sepse ata nuk kanë akses në media edhe kur kjo e fundit i gjykon me "burimet" e marra nga drejtësia e parregullt.
Por besoj një gjë e thjeshtë kuptohet mirë:
Kur drejtësia guxon të abuzojë me politikanët, imagjinoni se ç'bëjnë me të tjerët...
U them me garanci profesionale se kjo është e vërtetë.
I godasin si gomarin në duhan!
Të kuptohemi jo gjithmonë, por jo të rralla janë rastet e abuzimit me proçesin e rregullt.
Pa asnjë dyshim, hetizim, apo pishmanllëk, ky realitet duhet të ndryshojë.
Po, politika, pa penguar aspak drejtësinë në kryerjen e funksioneve të ligjshme, duhet ti vendosë kufinjtë asaj.
Parlamenti i Republikës ka detyrë të ndalojë këtë abuzim masiv të drejtësisë me liritë dhe të drejtat themelore në vend.
Dhe po, Edi Rama dhe maxhoranca e tij që thonë se "i dhanë shpatën" drejtësisë, të parët duhet të vendosin rregulla se si kjo shpatë nuk vret njerëz pa fakte e pa proçes të reegullt. Nuk po i kërkojmë tia heqin shpatën, por të vendosin rregulla të qarta dhe kufinj legalë të prerë për përdorimin e saj.
Ai që të jep armën të vendos edhe rregullat e përdorimit të saj. Vetëm ata që mbajnë armë pa leje e përdorin sipas qejfit të tyre.
Patjetër që po, Sali Berisha i cili është edhe viktimë e proçesit të parregullt, do duhet të jetë i gatshëm të ndihmojë për të futur drejtësinë në shinat e proçesit të rregullt.
Në asnjë mënyrë nuk sugjerohet që politika të diktojë proçese konkrete, por bërja e rregullave është detyrë e saj, jo e drejtësisë.
Nuk sugjerohet as shkrirje e as ngrirje, por një gjë e vetme:
Krijimi i një GJYKATE TË PAANSHME. E një gjykate që njeh provën jo llafet. Një gjykatë që i tregon vendin prokurorit abuzues, njësoj siç i tregon derën e burgut kriminelit.
Politikanët e partitë të zihen e grihen sa të duan, për nëse vërtetë duan drejtësi duhet të bëjnë reforma.
Duhen reforma jo llafe, as thirrje patetike, as peticione jokobine e ca më paq spiunllëqe ambasadash.
Mblidhni mendtë e kokës o njerëz e bëni punën për të cilën jeni mandatuar e paguheni!
Siç shihet SPAK do përfundojë në prokurori për abuzime me të drejtat e njeriut
Sado groteske mund te tingelloj fjalia jote per disa, po vazhduan edhe ca keshtu do perfundoj Dumani tek qelia ngjitur me Veliajn. Teknikisht shkeljet ligjore te SPAK jane me te renda se ato qe akuzohet Veliaj. Moralisht tjeter muhabet, por drejtesia ka lidhje VETEM dhe VETEM me ligjin, votuesi me moralin
Sic shihet, hajdutet
SKAPI po jep prova se paska qene pjelle e familjes non grata, i pari dhe i fundit shqioetar e dine se sali ka vrare shqipetare dhe te gjitha letrat jane kopsitur mbi tavoline i kane por i kan borxh per favoret dhe nuk e pekasin dot
Lum ju qe jeni gati te pranoni qe te reformoje drejtesine, rama me ballukun! Mjeshtrat e vjedhjes Po ik ore palacer.
60 perqind e te burgosurve nuk jan rama e balluku .ketyre ropt tu qihen po njerzit e thjeshte car te bejne qe po i masakron spaku.gjithsesi karma do vi per te gjith aty ku i dhemb me shume per kete te sig edhe per politikanet dhe per drejtesine
Nuk jane prova vilat dhe jeta luksoze,as rruget e Arta ,as falja e tokes oligarkeve e vera e zhdukur naten.Jane thashetheme
Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut u pushua se doli dekreti hetimor. Shembujt e një shteti funksional i kemi fare afër. Ne s'po bëjmë dot shtet. Shoqëri rurale që mbështetet te akraballëku dhe te leku, jo te meritat. Nga këta juristët që kaluan "ylberin", ka shumë plepistë apo nga ata që morën diploma me para në sistemin part time të Saliut?
Z.Manjani ne teori dhe ne pritshmeri nga ana profesionale jam i nje mendjeje me Ju. Ne nuk kemi drejtesi. Por, nisur nga katastastrofa e gjendjes ne procedimet dhe denimet penale masive, nga ana objektive vetem kjo e quajtur Drejtesi i ka ne dore dhe duhet t'i shterngoje prangat edhe ketyre te politikes e shtetit te sotem. Respekte!
Gabimi i politikës e veçanërisht i Ramës e Berishês është miratimi i ligjit organik të Spak që e vendos prokurorinë de fakto organin drejtues të sistemit njenjtë me hetuesinë e kohës se Enverit. Organizimin e vetingut pa kritere paraprake të padiskutueshme psh magjistratët e dalë nga kursi i plepave jasht sistemit ish kryepokurorët e ish kryetarët e gjykatave duhet të ishin jasht organeve të vetingut. Rama që kur thotë ne i dhamë shpatën Spak dhe prokurorisë ka ide të gabuara për drejtsinë. Një prokurori me shpatë s’ka nevojë për gjykatë se nqs shpata ta pret kokën s’ka gjykatë që e ngjit. Drejtsia shqiptare po dhe gazetarët jakobinë që mbulojnë atë dyshimi (sado i arsyeshëm që të jetë ) për ta është provë kur në fakt ai është në favor të pandehurit dhe nuk përbën provë…. Le pastaj parimi i pandehmës jo fajtor një nocion që nuk konceptohet dot nga askush as nga gjygjtarët . Fatkeqsi e trashëguar prej shekujsh me shprehjen legjendare « prej një gisht e dil në pazar » Ylli është i vetmi profesionist që bën analiza të sakta mbi gjëndjen e drejtsisë publikisht i lumtë po duhet që të gjithë profesionistë të shtjellojnë kto probleme mjaft jetike për shtetin e së drejtës
Drejtesi pa ndeshkim nuk ka ,por ndeshkim se duan turmat e pakenaqura nuk duhet te kete. Veprimet e SPAK-ut i ngjajne veprimeve te ish sigurimit qe te arestonte pastaj gjente provat. Ne sot themi qe hajduet te shkojne ne burg por,kush jane hajdutet dhe ku jane parate e vjedhura. Llafet nuk jane prova.E keqia e madhe eshte se gjykatat jane thjeshtte pa afta ne rastin me te mire, ose te kapura.Kjo nuk eshte drejtesi por raprezalie per te na mbushur mendjen se po luftojme korupsionin e krimin.