Nga Carlo Bollino
Për herë të katërt që nga fillimi i arratisjes së tij, ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur monologun e radhës përpara mikrofonit dashamirës të çimpekës. Si edhe herët e tjera, as kësaj radhe nuk bëhej fjalë për një intervistë, sepse nuk u bë asnjë pyetje. E megjithatë, pyetje për t’u bërë kishte plot, për shembull: Ku i kishte gjetur 93 mijë eurot e shpenzuara sipas SPAK në korrik të vitit 2018 duke luajtur bixhoz në kazinonë e Maltës, në një kohë kur si ministër fitonte vetëm 2 mijë euro në muaj?
Ahmetaj, megjithatë, kishte përgatitur një listë pikash për t’i thënë, dhe çimpeka thjesht ia rikujtonte. Më shumë një sufler sesa një gazetar. Por deri këtu nuk ka pse të çuditet kush, duke qenë se çimpeka pretendon se të bësh ''informim'' në shërbim të Sali Berishës është gazetari e pavarur. Madje mezi pret që Sali Berisha të fitojë zgjedhjet, për t’u shndërruar më në fund në një media qeveritare.
Ajo që duhet të habisë, përkundrazi, është fakti që një ish-ministër i Financave, ish-zëvendëskryeministër dhe madje ish-drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, zgjedh si avokat mbrojtës një media nën hetim për evazion fiskal dhe pastrim parash. Nëse këto janë parimet që e kanë frymëzuar edhe kur ishte në pushtet, atëherë akuzat për korrupsion të ngritura nga SPAK bëhen edhe më të besueshme.
Por problemi sot është të kuptohet sa i besueshëm është Arben Ahmetaj në monologët e tij televizivë. Verifikimi i parë që prokuroritë perëndimorë bëjnë për të testuar besueshmërinë e një të penduari është të vërtetojnë se ai ka pranuar plotësisht të gjitha përgjegjësitë e veta. Një i penduar që e akuzon veten vetëm pjesërisht për krimet e kryera, rrëzohet. Një i penduar që vetëshpallet i pafajshëm dhe përpiqet të shfrytëzojë statusin e tij si i pandehur vetëm për të mbrojtur veten dhe për të akuzuar të tjerët, nuk është i besueshëm. Pra, Arben Ahmetaj nuk është i penduar dhe, për rrjedhojë, nuk është i besueshëm.
Nuk është i besueshëm edhe për një arsye tjetër: Ai ka qenë në qeveri pa ndërprerje nga shtatori 2013 deri në korrik 2022 dhe në ato nëntë vite nuk e kemi dëgjuar kurrë të denoncojë asnjë parregullsi, asnjë abuzim, asnjë korrupsion, asnjë lidhje mes qeverisë dhe krimit. Dhe nëse i ka parë dhe nuk i ka denoncuar, do të thotë se ka përfituar edhe ai prej tyre dhe ka qenë bashkëpunëtor.
Akuzat e tij televizive kanë filluar vetëm pas ngritjes së akuzave ndaj tij nga SPAK, kur tashmë ishte në arrati nga vendi. Gjatë arratisjes ka filluar të bëjë edhe “investigime”, por pesha e këtyre investigimeve është e njëjtë me peshën e një hetimi që mund të bëjë një qytetar i lirë që, duke mos pasur çfarë të bëjë, rri gjithë ditën në internet në kërkim të skandaleve. Janë sigurisht denoncime të dobishme, por nuk kanë vlerën e shtuar që ka vetëm një denoncim që vjen nga brenda sistemit. Me pak fjalë, Arben Ahmetaj, kur denoncon historinë e çuditshme të ishullit fiskal “Durana”, dinamikat financiare të “Kajo”-s apo infiltrime të mundshme ruse në Porto Romano, shfaqet si një bloger i zakonshëm, i verbuar nga urrejtja, që hedh akuza që meritojnë të verifikohen, por jo si një ministër i penduar që e njeh të vërtetën.
Do të ishte më serioze, në fakt, nëse do të denonconte “skandalet” që e përfshijnë atë vetë, nëse do të pranonte se ka qenë bashkëpunëtor apo madje ideatori i tyre, si për shembull formula e diskutueshme e partneritetit publik-privat (PPP), për të cilën çuditërisht nuk thotë kurrë asnjë fjalë. Për Arben Ahmetajn, të gjitha koncesionet e miratuara me firmën e tij janë plotësisht të ligjshme, ashtu si edhe procedurat e rindërtimit pas tërmetit, shpenzimet në kohën e Covid-it, për të mos folur për privatizimet që ka drejtuar kur ishte ministër dhe çdo akt tjetër të nënshkruar gjatë nëntë viteve në qeveri. Sikur të thoshte se, sipas Arben Ahmetajt, korrupsioni i Edi Ramës ka filluar vetëm ditën kur e shkarkoi si zëvendëskryeministër dhe vendosi në vend të tij Belinda Ballukun, ndaj së cilës përqendron edhe akuzat e tij. Madje, sipas Ahmetajt, edhe ndikimet e krimit në zgjedhje kanë filluar vetëm pasi ai u përjashtua nga politika. Ai nuk flet për asnjë skandal të periudhave të mëparshme dhe çimpeka nuk guxon të bëjë asnjë pyetje për këto tema. Kështu, nuk duket shejtan budalla vetëm i intervistuari, por edhe intervistuesi.
Arben Ahmetaj është shumë i kujdesshëm jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të thënë vetëm ato gjëra që përputhen me vijën politike të Sali Berishës. E bën këtë kur shmang përmendjen e oligarkëve miq të Berishës (denoncon abuzime në koncesionin Thuman-Kashar, por harron të akuzojë botuesin Bashkim Ulaj që e ka fituar atë, sepse Ulaj financon edhe familjen Berisha), dhe e bën këtë kur akuzon armiqtë e “familjes”, ndër të cilët, natyrisht, jam edhe unë, i vetmi botues mes qindra pronarë televizionesh, gazetash dhe faqesh online, që jam gjithmonë në shënjestër shpifjes të klanit Berisha. Ndoshta kjo është prova e papritur se 99% e mediave te tjera janë më të lidhura me Berishën sesa me qeverinë: dhe provë më të madhe demokracie dhe pluralizmi se kjo nuk ka.
Të paktën në rastin tim, megjithatë, kam provën se Arben Ahmetaj gënjen. Përralla që më përket mua, e përsëritur në mikrofonin e çimpekës që tundte kokën i kënaqur, dhe e treguar para Ahmetajt mijëra herë edhe nga Berisha, është se Edi Rama do të më kishte dhuruar një truall mbi të cilin kam ndërtuar redaksinë e Report TV, duke u paguar ish-pronarëve të shpronësuar në kohën e komunizmit 2.9 milionë euro. Natyrisht, kjo është e pavërtetë. Këta 2.9 milionë euro janë paguar si detyrim ligjor për një sipërfaqe prej 9.500 metrash katrorë, për të cilën ish-pronarët kishin fituar të drejtën e kompensimit, por jo të drejtën e kthimit, nje truall që vetëm kufizohet me truallin që unë kam marrë me qira nga shteti pas një gare publike dhe për të cilin, pra, nuk jam pronar. Për rrjedhojë, Rama nuk më ka dhuruar absolutisht asgjë, dhe nëse një ditë do të privatizoja truallin e Report-it për t’u bërë pronar, unë do të duhej t’i paguaja shtetit vlerën e tij të tregut, rreth 1.3 milionë euro. Ku është dhurata? Nëse do të kishte pronarë legjitimë që e pretendojnë, shteti do t’ua kalonte atyre pagesën time. Kështu e parashikon ligji, dhe duke qenë se nuk mund të besoj që një ish-ministër i Ekonomisë të mos e njohë këtë ligj, e kuptoj se Arben Ahmetaj, vetëm për t’i bërë qejfin Berishës për hapësirën televizive që i ofron për monologët e tij të maskuar si “intervista ekskluzive”, është gati të thotë çdo mashtrim, mjafton të jetë i dobishëm për propagandën.
Megjithatë një këshillë të pakërkuar e kam: Në epokën e rrjeteve sociale do të ishte më mirë që Arben Ahmetaj t’i bënte monologët e tij në Facebook dhe jo te Syri i evazionit fiskal dhe parave të pista: Do të ishte më i besueshëm, mund të gënjente më pak, do të kishte rritur numri i dëgjuesve, por mbi të gjitha do të tregonte më shumë dinjitet.
POST SCRIPTUM - Pasi fyerjeve që më ka rezervuar zëvendëskryeministrja në detyrë Belinda Balluku gjatë komunikimeve me vartësit e saj, tani një tjetër zëvendëskryeministër socialist më sulmon duke kopjuar argumentet e përdorura nga lideri i opozitës. Por nuk jam i surprizuar pse ky është çmimi (dhe prova) i vërtetë i të qënit gazetar i pavarur.
Monologu i mbremshem i tigrit ishte per llogari te azilit qe kerkon.Te gjitha ishin te tipit me the te thash ,pa asnje dokument shkresor.Ato qe tha zoteria i kam degjuar me mire nga gazetaret e kronikes qe qendrojne te dera e SPAK
Carlo kam lexuar shpesh artikuj qe shkruan. Shkruan perfekt shqip. Sigurisht din edhe shume thenje e batuta shqip, po te kujtoj njeren qe me vjen ne mendje: " Ke me per Belulin " Prandaj mos harxho shume energji per merita dhe c'vendosu pak nga qendra e botes.
Bolino ti je vertet i pavarur. ti je pavaresiia vete. ti je e verteta, profesionalizmi. ti je djelli qe ndricon, je edhe hena. Ti je edhe shqiptar, por jo i lindur i bere. je ber me ter te mirat e kesaj bote. ti je cdo gje. je edhe i pavdekshem. Porrrr ti sje Berisha. Si ai nuk behesh dot. As si Mero. Ndjese!!
,,,,si shejtan,por jo budalla,,,
Pavaresisht se ato qe tha Ahmetaj jane krejtesisht te verteta , opinioni publik pret qe Ahmetaj te flase jo nga pozitat e analistit, jo nga pozitat e gazetarit investigativ, jo nga pozitat e hetuesit vullnetar, jo nga pozitat e hakmarresit por nga pozitat e deshmitarit. Ahmetaj ka qene ministri me jetegjate i rilindjes dhe i besuari i Rames aq sa i dha edhe ministrine e financave pa pasur arsimin perkates. Nese Rama eshte kreu i korrupsionit dhe eshte kreu i organizates sipas Ahmetaj, atehere Ahmetaj eshte deshmitari dhe bashkefajtori kryesor dhe duhet ti rrefeje publikut por edhe Drejtesise me fakte per bemat e shefit te tij por edhe te atij vete.Nese Rama eshte i korruptuar,nuk eshte i korruptuar pas largimit te Ahmetaj por qe nga 2013 kur Ahmetaj ishte deshmitari dhe bashkepunetori kryesor.Nese Ahmetaj kerkon te jete i besueshem te pakten ne syte e opinionit publik duhet te flase jo per periudhen pas arrastisjes por pikerisht per periudhen kur ishte ne pushtet si nr.2 i qeverise me fakte dhe prova.
I takon në fakt gjykatës fjala e fundit për të vërtetat e Ahmetajt. Por jam krejtësisht dakort me idenë që, të vërtetat e Ahmetajt , kanë vlerë vetëm nga pozicioni I të penduarit të drejtësisë . Pra nëse do të hakmerret, sepse vetëm për hakmarrje bëhet fjalë në këtë rast, duhet të pranojë vetsakrifikimin. A e bën dot Ahmetaj këtë ? Epo unë dyshoj se mund të ndodhë .
Bolino, gazetar dhe njeri me personalitet, respekte!
Po ti Namik ku i vërtetove , që ato që thotë Ahmetaj janë të vërteta ? Kush je ti , prokuror në SPAK , apo BKH ? Apo investigues i PD-së , bashkëpuntor i Çim Pekës ? Poqese Ahmetaj ka të vërteta për të thënë, të mos rrijë i fshehur si miu , po të vijë në Shqipëri dhe t'i thotë atje ku duhet e jo te " bukuroshi" Çim Peka .
Nuk po thote njeri se Ahmetaj eshte burre I mire,dhe kete e dinin te gjithe perveç mikut tend Edi Rames qe e beri si mbret.Pooor te gjitha ato qe ai tha para kater muajsh dolen te verteta o Karino Boleino.Te kujtohet çfare tha per Agasin,ne as nuk e dinim kush ishte.Emri yt akoma ska dale por ka shume gjesa qe shume shpejt mundet.
si nuk ja intitucione qe Monitoron mediat. çfar te drejte kan te japin informatione te deformuara, genjeshtra dhe shpifje dhe te denoralizojn nje popull te tër shpirterisht. Turp ti vij shtetit qe nuk eleminon Syri TV, News 24, CNA e me rradh. Kanale TV me te peshtira qe mundet te existojn ne bot
Ahmetaj eshte hajdut I klasit te pare ne ceten e 40 hajnave , kete e dine i madh e i vogel. Perse nuk vjen te deshmoje ne prokurori po tregon peralla me cim mjekercjapin?? Mbushni faqet e gazetave dhe TV perderisa nuk kemi shtet qe ta sjelli per 24 ore ketu ne Shqiperi Tigrin prej letre.......ahmet xhuxhmaxhuxhin.