Nga Alba Malltezi
Ndërsa ujrat e shiut dhe të lumenjve futen vrullshëm në shtëpitë e shqiptarëve, ndërsa në këtë ag të 2026-s ende nuk kemi pastruar kanalet e kullimit, derdhjet në det, hidrovoret, rrjetin qytetar të mbarëvajtjes së jetës; ndërsa disa prisnin një SMS si në vendet e civilizuara që t’i paralajmëronte: “Kujdes, alarm i kuq reshjesh dhe rrebeshesh!”, po shkojmë për të 15-in vit rresht drejt 21 janarit. Ende pa një drejtësi, ende pa një hetim, ende pa një përgjegjësi.
21 janari mbetet “guri kilometrik” i Drejtësisë shqiptare sepse atë ditë, disa shqiptarë, një shqiptar, urdhëruan dhe qëlluan e vranë bashkëatdhetarë të pafajshëm në Bulevard. Nuk ishte një aksident ku rastësisht u vra vetëm një qytetar. Ishte një “qëllim i posaçëm” ku u vranë katër të paarmatosur e të parrezikshëm dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, ku këta 100 apo 130 mund të ishin viktima nëse nuk do të kishin engjëllin shpëtonjës të dikujt mbi kokë e që i la të plagosur rëndë, apo më lehtë. Atë ditë, mbi shqiptarët, u qëllua si të ishin njerëz pa vlerë. U konsideruan dhe në orët më pas, jo si qënie njerëzore jeta e të cilëve kërkonte respekt. Por a e kemi korrigjuar ndër vite këtë humnerë njerëzore? A po shpërblehen ata që e realizuan dhe e manipuluan dhe a po e vuajnë ende ata që u dëmtuan?
“Shqiptari e ha shqiptarin!”, “Armiku më i madh i shqiptarit është shqiptari” janë shprehje që jemi përpjekur përherë t’i përgënjeshtrojmë dhe t’i largojmë nga vetja si të jenë murtaja e zezë, por, për t’i shuar njëherë e përgjithmonë nga horizonti ynë dhe i fëmijëve tanë, duhet të këmbëngulim për Drejtësi duke nisur pikërisht në rastet kur shqiptarë vranë shqiptarë: Dy janë ngjarjet më rrëqethëse, 21 janari 2011 dhe vite më parë Gërdeci, në mars 2008, të dyja ende pa drejtësi.Dhe të dyja bashkë janë çështjet që do të ndikonin në ndërtimin dhe rekuperimin e ekzistencës sonë si qytetarë që kanë detyrime dhe të drejta në një demokraci.
Po. Kërkesa e llogarisë për të pasur drejtësi për bashkëatdhetarë të vrarë është abc-ja e kërkesës së llogarisë në çdo shoqëri të qytetëruar. Nëse ne nuk “çajmë kokën” për jetë shqiptarësh, nuk “do të na bëhet vonë” as për përmbytjet, as për korrupsion, as për nënshtrim, as për intrigat, as për urrejtjen falas nëpër rrjete, për shpifjet, e për çdo ves që nuk e zbukuron jetën tonë.
Një popull që toleron vrasjet, një popull që nuk këmbëngul për të vërtetën e tyre, nuk mund të çlirohet për të vazhduar më pas, sipas radhës dhe rëndësisë, me të tjera të vërteta qofshin më të vogla, por të domosdoshme për të mbajtur një shoqëri të shëndetshme, të aftë dhe të gatshme për të shëruar plagët e për t’u përmirësuar në rrugëtimin e saj.
Spak dhe Gjkko jane krijuar per ta mbuluar 21 janarin, jo per ta zbuluar ate. A ka njeri normal qe kompania Dado, Dumani, Braho do zgjidhin 21 janarin? Jo bre njerez jo, keta lloj prokuroresh te plepave te Saliut jane aty vetem per rroga e privilegje. Pale pastaj atavte Banit ne Gjkko!
Kush flet hajdutja me cizme a rilindjes qe bashke me Carlon vidhnin tenderat e akshit, koncesionet, tenderat e rrugeve, deri dhe pronat e ish pronareve sic bene me fabriken e orave ne mes te Tiranes. SPAK duhet te hetoje gjithe pasurite qe ti dhe hajduti i leces u keni zhvatur shqiptareve.
Besi, po flasim per vrasje shteterore per qejf dhe pjekjen e gjalle te njerezve per xhepat e Zenit, apo varja!
Di Ishte mire te hetonte Spak se do te konstatonte sa njerez normale dhe te respektueshem jane Alba dhe Karlo
Shqipetari ha shqipetarin. Shume e vertete. Po te perballesha me Klodian Brahon do t'i benja pyetjen,pse nuk hetohet dhe denohen ata qe qelluan direkt kater protetuesit dhe qe dha urdherin per te qelluar? Deri sot nuk eshte thene pse nuk denohen urdherdhenesit. Kjo lidhet me friken dhe blerjen e drejtesise nga Sali Berisha.
Drejt Kutuzov drejt. Por kot ta pyesesh Brahon e Spakut, ai nuk din gje, eshte aty per rrogen marramendese dhe privilegjet e veta, nuk eshte per ne qe i paguajme rrugen me gjakun e femijeve tane fukarenj qe enden rrugeve te atdheut per copen e bukes dhe librin e shkolles.
SKARPI dhe GJKKO jane Delta Forca e SB ne sistemin e drejtesise. Nje gje eshte e sigurte, dosjet e Gerdecit e 21 janarit, dhe jo vetem, i perdorin prokuroret e gjyqtaret kamikaz si skenar komedie per te tallur e perqeshur zhqiptaret! Dhe i kemi peshqesh nga palloshi i gjate.
Drejtesine e re speciale duhet ta futin ne karantine se i ka ra kolera!
Braho eshte legeni i trete ne krye te SPAK. Dy te paret u moren me arkat me peshk dhe me breket e gruas se Veliajt. Nuk paten deshire e guxim te merreshin me vrasjet shteterore te 21 Janarit dhe Gerdecit. Denoncimi i Nesti Angonit ishte me i rendesishem se vendimi i gjykates se Strasburgut per legen Dumanin.
SPAK është në kufijt e skajshëm të kompromitimit lidhur me 21 janarin,çdo lloj krimi e korrupsioni le te hetohet e të dënohet por nêse nuk i dërgon në gjyq kriminelët që i kanë vrarë njerêzit në ditën pêr diell e më konkretisht Sali Berishën atëhere SPAK do të shndërrohet në karikaturë,21 janari nêse nuk gjykohet nuk ka SPAK.
Nese besoni ne SPAKduhet te besoni se krimineli Salih berisha (alias Bin Laden do te marrin pushtetin ne 2029 SPAK undergraund suporton non graten por ngaqe shqipetaret nuk e duan kerkojne ti bejne puq shteti Rames, dhe ketu besoj se eshte fundi i shqiperis per heren e dyte