Nga Lea Ypi
Mirupafshim Shqipëri.
Llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale e sa e sa të tjera më kanë dëgjuar veshët e parë sytë për veten këto ditë, ti kam lënë në derë. Në fund të fundit hiçi dixhital e mediatik mbi diçka duhet ngritur që atij grushti logosh ku tek asgjëja çlirohet vetmia, trishtimi, mllefi, dështimi, varfëria e mendimit, shfrytëzimi, paburrëria, ti mbushet mendja se mbase diçka është.
Por emocionet e takimeve të këtyre ditëve me qindra njerëz të vërtetë, lexues të gjithfarë brezave, bindjesh politike, përvojash historike, me aq shumë pyetje, vërejtje, komente, kritika, fjalë nxitëse, të rinj e të reja me guxim për tu parë në sy e për tu përballur pa u fshehur në lloj lloj pseudonimesh e maska karnavalesh, shkëmbimet tona rreth fateve të botës e të këtij katundit tonë, skutave të historisë, dritës që hedh arti në kërkim të së vërtetës - të gjitha këto i mbaj me vete.
Kam përshtypjen se bota sot i ngjan labirintit të minotaurit ku gjithkush kërkon shpëtim nga përbindëshat e dukshëm e të padukshëm. Ndoshta secili nga ne e mban në dorë një pjesë nga filli i Ariadnes, mjafton që duart të bashkohen dhe njerëzit të rigjejnë kuptimin e të qenit njeri.
Faleminderit të gjithë atyre që në këtë skutën shqiptare të labirintit shtrënguan dorën time. ❤️
Metafore e shkëlqyer! (Për ata që dinë ç’është labirinthi I Minitaurit)
Bye bye o Lea Ypi, shih punen tende se ne kemi Saliun dhe PD qe do na nxjerre ne selamet.
Good luck in your future!!
Sa here qe e degjoj ose e lexoj Lean ndjej vetem kenaqesi ne shpirt. Sa me fat qe te kemi.
Ahahha e lexove titullin sot Qerrata, i madh je
"Sa me fat qe te kemi."që po këthehet atje ku ka krijuar jetën e saj??
Udha mbare. Shqiperia nuk di mburravece. Ahko meso njehere
Pirro, respekte. Mos komento më per këtë vit, që mos t'ja prishësh ketij komenti të shkelqyer. Me dy rreshta ke thënë sa per një libër. Respekte.
E ndoqa Znj. Ypi në emisionin Dekalog. Nje formim akademik dhe kulturor për t'u patur shëmbull sidomos nga brezi i ri, se duke studiur fort në shkollat dhe univeritetet të rangut botëror, punuar po aq fort edhe si profesore pas diplomimit në ato univeritete e shkolla dhe duke mos harruar rrënjët nga ke dalë ja del të jesh ajo që është Znj. Ypi. Pikpamjet e saj për historinë e Shqipërisë, sidomos asaj që nga shkëputja prej Perandorisë Otomane deri në falimentimin e sistemit "socialist" në Shqipëri janë shumë interesante. Po ashtu pikpamjet dhe simpatia e saj për "socialdemokracinë", ashtu si të babait të saj, edhe pse nga orgjina e gjyshit/stërgjyshit vjen nga nje familje e djathtë, konservatore janë për t'u admiruar. Pyetjes së gazetarit për kryeministrin më të mirë në historinë e shtetit Shqiptar ajo ju përgjigj për Fan Nolin. Dihet që Noli është një nga Shqiptarët e mëdhenj krahas Faik Konicës etj për merita të jashtzakonshme në shumë fusha por në aspektin politik ai vetë e pranoi dështimin kur tha që "kllëçin tim politik" do ta var në muze". Ky moment u duk alogjik në rrjedhën e bisedës. Suksese të tjera Znj. Ypi!
Respekte Nik! Besoj se nuk kemi nevoje per majtista! “Njerezit e medhenj jane fatkeqesi publike”. Te pershendes!
Ke te drejte Nik, Fan Noli nuk pati sukses. E thone te tjeret qe i ben analizen, e thote dhe vete ai. Por kur i liston emrat e cka patur Shqiperia nder histori, perseri Fan Noli del me i miri. Vend per Imzot Fan Nolin nuk ka patur 100 vite me pare ne Shqiperi, dhe nuk ka as sot.
Lea, je vajze shume e zgjuar, e lexuar, me dinjitet dhe klas per tu marr me kete vend. Ketu njerezit vazhdojne e besojne ne konspiracione, intriga te nderthurura alla indianshe e turkshe dhe mblidhen familjarisht per te pare e diskutuar Big Brother. Grada Zh nuk ehste me diferencim, por nje pergjithesim per shhmicen e mbetur ne kete vend. IQ me e dobet ne Evrope, e krahasueshme me vendet e afrikes subkontinentale nuk eshte rastesi. Mos u merr me llumin ketu se realisht nuk ja vlen. Maksimumi bej ndonje shkrim thumbues qe te argetohemi ne pakica qe e kuptojne e tmos kuptojne asgje shumica qe ben pow pow diten e sheh endrra me sulltan naten.
Kam ikur ne 1990 , kisha lexuar nje shkrime te dikujt nga Jugu i arratisur i cili thoshte , nese do kisha kthyer koken mbrapa te shikoja prinderit me siguri do isha kthyere , te njejten kam bere edhe une , kur prinderit e mi dolen te shkallet nuk i pashe qendrova ne makine me koken drejte dhe ikaaaaaa , kur mbrita kam thene Shqiperi te kam dhjere nuk do te dua asnjehere , dhe e kam vizituar Shqiperin mbas 26 vitesh , impression nje aéroport i vogel me tre kater avion te ulur gjitheçka e shemtuar, zéro nostalgie . Pronontova nje hôtel i thoshin te Blloku se kuptova çfare ishte Blloku disa baraka kaffe . Si Beratas nuk e kam njohur mire Tiranen , e onvizitova qytetin ehhh mu duk me i shemtuar sec e kisha lene ne kohen e diktatures, mu krijuar nje ndjenje keqardhje , shikoja njerez te pa veshur mire te pa rrojtur me dhembet te prishur ndoshta asnjehere te lare , trotuaret qe leviznin , lypsat rrugeve , kabllet elektrike telefonike varrur mureve, qente rrugeve, te semuret mendore rrugeve, kamarier qe nuk te jepnin facture, qytet i piste mbushur me katundar , autobus te vjeter ku akoma funksiononte bileta nje fatorino i pa lare i pa rrojtur kur mu afrua i vinte goje ere , nje vajze ulur hante nje miser te prekur gjithe kenaqesi Te sheshi Skenderbej shikoje nje lulishtar qe perdorte sopat per te prer nje dege peme , ne bulevardin d.e kombit tre puntore po rregullonin kalldremin, njeri i shikonte tjetri i tregonte me gisht çfare duhet te bente dhe i treti me nje gurre me te madhe godiste gurrin e kalldremit haaa epoka e homme sapiens sapiens. Me cudit zonja qe e ka vizituar Shqiperin dhe nuk i paska njohur , Shqiperia vehte vendi ku gazetarin e bene arkitekti , humoristin e bene oficeri , piktori kryeministrin , komunisti berrtet poshte komunizmi, Shqiperia vende i cudirave .
Eshte e qarte se kush je ti. Nga pershkrimet e tua perbuzese per dheun dhe popullin e fares tende nuk ule as ate vend e as ate popull por tregove cfar vemje je ti vete. Prandaj ca si ty (dhe jeni shume, po shume fare) nuk do ti vijne dot as deri tek thembra Gjergj Kastiriotit, Ismail Qemalit, Ahmet Zogut, Enver Hoxhes, Edi Rame dhe Erion Veliajt. Keta burra kuptuan se te jetosh nuk do te thote te gjesh ku te behet rehati por si te gjurmosh parehatine dhe te kontribosh ne menyre te rendesishme ne jetet e te tjereve dhe ti besh ato me te mira. Ca si ti kerkojne nga jeta vetem nje vend ku ta gjejne shtruar dhe shpalosin hedonizmin e tyre te cfrenuar, kurse ca te tjere i ka "denuar Zoti" qe te lene sofren e shtruar dhe te shkojne e tiu bashkohen atyre qe kane sofren bosh dhe te mendojne e punojne per te miren e te pashpreseve.
Bravo.. e humba interesin per ti lexuar komentin qe kur tha se ishte nga Berati. Jam 46 vjet sot dhe nuk kam njohur akoma nje njeri te mir nga Berati. 110% dakort me cfar tha tironci.. Bravo..
Mendimet edhe ndryshojne, kur njeriu mendje hapur vazhdon meson. Ti ke mendimin tend por... pergjithesimet te cojne gjithmone ne gabim, ndaj mire eshte t'i evitojme. As une nuk jam dakord me disa mendime te beratasit.
Mistrec Berati
Pédophilie te Shqiperise se mesme ...me rikujtove nje kenge .. pa vjen pampori me basma sa mire do ishte te ishin dylber ( dylber ) presupozoheshin femije qe i perdornin per homosexualité , praktike qe perdoret sot ne Afghanistan.
Bravo Shqiperia e mesme. Koment shume i sakt. Duket qe eshte bere nga nje person me shume kulture. Tashti merr dhe Tironcin che shkoni hani nga nje tas ferges
Tiranas ne gjuhen shqipe dhe jo tironci haaaaaaaa kur te flase per beratasit duhet te lashe gojen , ta disifektoshe , le lexoshe , te mesoshe per kete qytet 2500 vjeçar .... Tirana ka qene karund i themeluar nga musulman shehit te ardhur nga Téhéran......familjet......nuk dua ti beje publicité Me kujtove nje shprehje per te qene tiranas duhet te kesh nje pus , nje budalla , nje shtepi me qerrpic.... Te konstatosh nuk do te thote qe je anti .....kur mesohesh me eren e mutit te duket parfum , kur kalone uren e perojit te Lanes e kuptone. I vetmi tiranas i gjysem zgjuar doli Dash Shehi imagjino sa budallenje jane te tjeret... Nese do te dish per beratasit mesoje ke Erion Véliaj ke dhe Edi Rama.......
Ti Tironci hiiiiiii ,nuk ditke të shkruash saktë shqipen,ke shumë gabime ortografike,rilexoje komentin tënd dhe numuro gabimet e tua
Ti o Gjoja Beratas nuk do vehten tende e familjen jo me te shikosh vendin tend ,e shet tere pordhe ,Besoj duke lare pjata e mbledhur agrume do jesh ,e kur vjen ne shqiperi hiqesh si aga
Unë shpresoj që, ata që shajnë nga celulari, nga anonimati, të mos t'a kenë lënduar deri në dëshpërim këtë fenomen të inteligjencës që ka lulëzuar në këtë katundin tonë. Shpresoj shumë që "Diktatura e katundarëve të inetrrneti" të mos e ketë trembur aq sa të mos dojë të angazhohet në analiza për Shqipërinë. Bimët e kultivuara si puna e Leas , kanë nevojë për kushte të favorshme ambientit që të mund të na mbrekullojn me frytet e tyre të çmuara. Por ky katundi ynë vetëm ferra me shumicë prodhon. Edhe nëse mbin ndonjë gjë me vlerë i duhet të garojë për mbijetesë me ferrat dhe gjembaçët që i hidhen me tërbimin e injorantit që s'ka nevojë për mënd se i di të gjitha . Mirardhsh Lea ma libra të tjerë!
edhe ti që ndoshta e lavdëron,na cel e comp po e bën!?apo kujton se je duke e përqafuar??
Ç'të të them! Ti bën pjesë te ata që I dinë të gjitha. S'kam se ç'të tregoj.
më ka mbetur kjo që thua ti,sepse nuk je i vetmi,ose përdor pseudonime të ndryshme që të dukesh shumë!!të gjithë që shkruajnë këtu,shkruajnë nga celulari o kompiuteri!!përfshirë dhe ty me një apo shumë pseudonime!!prandaj kur shkruan kundër dikujt!?duhet të jesh ti vetë jasht asaj që shkruan!!psh po ta kishte thënë intervistuesi i leës gjat programit!?atëherë nuk kam çfar ti them!po ta kishte thënë lea vetë!?aq më pak!por ti nuk ke asnjë ndryshim nga unë,ti dhe gjithë të tjerët!prandaj po kritikon dhe veten!e nëse e fut veten në të njëjtin nivel me ne!?përmënde dhe një koment!!thuaj "ne që shajmë a lavdërojmë nga celulari"!!
Pershendetje Lea, Te kam ndjekur keto dite qe keni dal ne ekranet ketu ne Shqiperi. Me ka pelqyer fjala dhe logjika qe perdoreni ne argumentet qe paraqisni. Po mos u merziteni me Shqiperin, se nuk jeni as e para as e fundit. Ju kujtoj se te njejtat fjale ka thene edhe Konica. Se shqipetari me ego nuk qendrojne ne Shqiperi, gjate gjithe historise kane gjetur popull me te bute dhe te latueshem. Qe mos ta zgjase se historia ka shume shembuj, po prit ndonje dite te degjosh se ka dal ndonje qe te drejtoj edhe Kinen!!!!
Cudi me e madhe eshte qe kete intellettuale e sulmojne me shume zagaret e Saliut,se nuk u pelqen si ajo di te ndaje gjerat dhe nuk bie ne batakun e ketyre mostrave. qe shumica e shqiptareve u ka vene vizen
Erdhi, pa, foli e iku..
Bravo
Respekt Lea!
Nje korigjim: Mbec me Shendet .!!!
Lea, e kuptoj qe emocionet qe shkakton agresiviteti i skuthave jane te forta, por kam (dhe besoj e ke dhe ti) bindjen qe volumi dhe cilesia e komenteve nuk jane sondazh i sakte mbi opinionin apo qytetarine e shoqerise. Nese dikush eshte nje qenie e mjere (sic i ke renditur qarte dhe ti arsyet), menyren e shpejte per te lehtesuar mjerimin e gjen tek shfryrjet ne rrjet, mundesisht ne anonimitet (gjithsesi ka dhe debila te guximshem). Me duket se Umberto Eco, i shqetesuar, e ka parashikuar qe rritja e komunikimit nepermjet internetit dhe rrjeteve do pasohej nga nje sulm permbytes i idiotesise dhe injorances, ne komunikimin shoqeror. Kjo po duket qarte. Per momentin, po te jesh njeri me potencial dhe kredibilitet, menyra me e shendetshme eshte tu shmangesh perrenjve online. Te shohim me vone, po gjasat nuk jane te mira (shiko kush eshte ne "krye" te botes...).
Shkruaj o motër, shkruaj të të lexojnë. Paç jetë e shëndet se tjerat i din vet.
Te lumte Lea per ate qe ke bere per vete dhe per shqipetaret. Kisha frike se mos bije ne kurthin e llumit dhe injorances. Por u qetesova sepse ke nje mendje qe nuk te tradheton edhe ne se dikush, te shkel me taken e kepuces, gishtin e madh te kembes. Por jeta eshte kudo e tille dhe me siguri qe do te kthehesh perseri ne shqiperi. Pres te lexoj librin qe akoma nuk e ke filluar...
Qytetari , Lea Ypi u tremb nga mendimi i LIRE , Mesa duket nuk e perballoj dot , ketu kundershton vetevehten me teorine e Socializmit Imoral “ me te cilen kritikon sistemin e kaluar qe deshtoj , sipas Leas nuk lejoj mendimin ndryshe? Znj. Lea mos ju tremb mendimit ndryshe , llacin e shpifjet e te tjerat meri me vehte se te ndihmojne dhe te japin kurajo per te shkruajtur me mire e qarte .
Komenti me i sakte dhe me i bukur. Bravo!!!
Ti s'di te zgjedhosh nje folje... jep dhe mend!
Po ju them BRAVO se nuk ju kam përballë, fjalët e mira nuk thuhen ne prani. Për t'ju sharë doja tu shihja në sy, edhe hasmi I fisëm nuk vret pas krahëve.
Mundohu ta kuptosh Shqiperine e vertete dhe shqiptaret e vertete! Nuk kerkon dhe aq mundim!
Nga goja e njerezve te mencem , sic i quajne `Truri i Kombit `, njererzit presin te shohin drite ne fund te tunelit , per te dale ne drite me ne fund , jo llogje Kavaje , me koken prapa duke na perseritur cdo dite te njejtin refren per te zezat e rendit te kaluar se nuk te degjon me njeri . A ke mend te na thuash se c`duhet te bejme per nje te ardhme me te mire te ketij populli te shumevuajtur ? ! Kete "shkence" qe po na servirni ju dhe shume e shume te tjere jane vetem zhurme trullosese qe , me se paku , nuk sjellin asgje te mire per kete popull e vend !
Keqeardhje per komentusat qe shajne vetevehten ? Memedhe quhet TOKA atje ku me ka lindur KOKA “ Njeriu kur nuk do nenen e vete nuk ka si te doje nje nene te huaj , ne fund fare eshte nena jote , ashtu sic eshte me te mirat dhe te kqijat ? Fatkeqesi ???? Keta qe flasin keq nuk e njohim Shqiperine e paraclirimit , eshte e kote te komentosh me shume .
Ky është një emigrim vullnetar për një jetë më të mirë. Shqipëria ka shumë duar që duan të shtrëngohen, por edhe shumë zëra që duan të dëgjohen edhe kur nuk bien dakord me ne......
Hej Lea, po na thua 'lamtumire' nga lart poshte sikur erdhe per te na shpetuar por qe nuk te kuptuam dhe nuk ditem te perfitojme nga "sqarimet" e tua. Meso nje gje para se te hipesh ne avion; Ne kemi problemet tona por jetojme te lumtur ne kete vend. Shqiperia ofron nje qoshe te mrekullueshme per çdo shqiptar, edhe per ju (ty) qe me siguri te gerryen dyshimi nese eshte me mire per te jetuar Londra apo Tirana.
Unë nuk do ekzagjeroja kaq. Kush ka punë e dy para në xhep, me vrap shkon në Londër dhe përjashto nostalgjinë nuk ka arsye të rrijë në Tiranë. Tirana është qyteti jonë, por realisht nuk është se shndërrin jeta kaq shumë këtu. Qytet që mund ta duam, por është i pisët, ku individi nuk ka asnjë vlerë, qytet me arsim të rrënuar dhe shëndetësi skandaloze, nga ku rinia po ikën me vrap se nuk sheh asnjë të ardhme. Nuk ka dyshime që bëjnë Lean për atë punë. Po të ishte ndryshe do përzinim ne anglezët që do vinin me trap për në Shqipëri nëpërmjet Adriatikut.
Asd,kjo erdhi nga lart dhe iku në të njëtën mënyrë!!kjo nuk e njeh shprehjen"nuk ka pyetje të keqe,përgjigjia mund të jetë e tillë"!!si e shkruan dikush më lart,kjo nuk është mësuar me diskutim!!diskutim dhe me budallain,nëse do të japësh diçka të tjerëve!!kjo del përpara auditorit,flet dhe e dëgjojnë,ndonjëherë bëjnë pyetje dhe përgjigjen e kësaj e shkruajnë dhe e mësojnë për ta thënë të nesërmen!dhe kjo letër "lamtumire" është e shkruar në të njëjtën mënyrë,si përgjigjia e keqe!pordhë syfyri që shumica nuk i kuptojnë!nga ata që nuk i kuptojnë ka dy reagime të ndryshme!1-e shohin si një njeri të madh që duhet pranuar si një aksiomë!VK se çfarë thotë se gjithnjë ka të drejtë!2-e shajnë sepse nuk kanë kuptuar asgjë!!kush e kupton!?shikon paaftësinë e saj për të shpjeguar atë që ndoshta mendon!!paaftësinë për tu ulur në nivelin e tjetrit!paaftësinë për të trasmentuar dijen e saj(unë do të thosha padijen)!!në një intervistë me SRF kultur stern stunden,në programin e gjuhës gjermanë në TV zvicerian,kjo fillozofia,është në një nivel shumë më të ulët se intervistuesi i saj!!pyetjet e tij jane precize si një bisturi neurokirurgu!përgjigjet e leës!?rrumbullak e rrumbullak të sheqerosura me tepricë,por aspak precize!!shumë vite më parë më ka ndodhur të bisedoja me një profesionist,në nivel shumë të lart botëror!në drejtimin e tij isha në tërë kuptimin e fjalës analfabet!më shpjegoi nja dy principe të fushës së tij që ndoshta demenca mund të më bëjë ti harroj!!nuk foli për yje e galaksira,por erdhi në nivelin tim,të analfabetit,dhe mi tha me fjalët që i kuptoja unë!!unë u ngrita disa centimetra më lart,por për të bërë këtë ai,u desh të zbriste nga olimpi!!e lea e shkertë nuk zbret dot nga sahati i prezës!!kjo është paaftësi totale!!kjo letër lamtumire është një provë!!po të isha unë në vënd të saj do isha këthyer atje ku banoj dhe nuk do kisha thënë asgjë!i mënçuri nuk vepron si lea!!
E para, ketu nuk flitet per nje lamtumire por... mirupafshim. Qe ne krye te udhes merret drejtimi i gabuar e nuk ka sesi te perfundoje mire. Pra, nuk duam te kuptojme c'thuhet , por vetem te shpalosim aftesite tona filozofike... hahaha e kjo eshte tipike (dhe QESHARAKE) e nje kategorie individesh qe, lexojne titullin ose dy radhet e para, e jane te sterbindur ne nenndergjegje, se me inteligjencen e tyre se kane kuptuar gjithçka. Nu zhgenjejne, e pa vonuar fillojne sentencat e predikimet.
Ss bukur e ke thene ,urimin qe njerzit te rigjejne te qenit njeri .
Me gjithë respektin për Prof Ypin, kjo deklaratë tërë ankime në formë artikulli nuk është fare e drejtë apo e justifikuar. Çdo personazh që vullnetarisht vihet në qendër të vëmendjes publike, do ti duhet të pranojë opinionin e atij publiku, të mirë a të keq, të bazuar apo tekave të tij. Arritjet akademike të individit Ypi janë të sajat, personale dhe nuk i takojnë shoqërisë Shqiptare që nuk ka punë me to. Por Prof Ypi duhet të ishte më korrekte në raport me një shoqëri që sado jo perfekte, ajo me ndërgjegje e vuri në qendër të personazhit të saj mediatik. Prof Ypit i dukej Shqipëria disi më e pranueshme kur krijoi një profil mediatik të bazuar ekskluzivisht mbi lidhjet e saj me këtë vend - por tani që shiti edhe kopjen e fundit të librit të saj, ka qefmbetje i jep munxën atij vendi në një mënyrë që mua nuk më duket fare elegante. Prof Ypi, ndryshe nga pak më parë, e ndjen veten tepër të mirë për një vend kaq barbar dhe mosmirënjohës.
Grua flori! Krahasojë me Albana Vokshin, Muzikën, Jozin dhe baxellat e tjera në parlament!
Harrove, zegjinenë, mamicën, pale ato hajdutet Beëa, manastirliu, ajo hajdutja e fondeve te bujqesisë, ministrja hjirokastrite qe dha leje nderzomi në Butrint kundrejt rrushfetit, linda Akshit e sa e sa te tjera
Lea, mos na bej si koke e madhe filozofike e intelektuale e pa krahasueshme! Sa per llafollogjira, teorira e analiza kemi me bollek ketu, nuk kemi nevoje edhe per mendjen tende te madhe. Nje Marksiste nuk duhet te marre guximin te vije ne mes te atyre qe kane hequr te zijte e ullirit nen rregjimin e diktatures se proletariatit, te cilin ti e paske adhuruar! Si guxon te perdhosesh kujtimin e te pareve te tu! Ik, te lutem e mos u kthe me se nuk kemi nevoje per mendt e tua, shko shitua atyre qe blejne brockullat e tua komuniste
Injorant kafenesh
Të ishim mërzitur kaq shpejt me tërë ato probleme dhe sharje të shpeshta, do kishte mbetur Shqipëria bosh tani. Nuk është shembulli i duhur apo zgjidhje të postosh një shfryrje edhe pse mund të kesh të drejtë, por të përpiqesh dhe të luftosh për atë që beson se do sillje në Shqipëri. Fakti që keni mundësi të vazhdoni diku tjetër dhe ta përdorni si scapegoat, nuk është shembulli i duhur për post-podcastet Tuaja! Jetë të mbarë andej! Do përpiqemi të jetojmë në pjesën e qiellit që na takon, por edhe po ikëm, nuk do shfryjmë se ky është Atdheu ynë, në të keq e në të mirë!
E trishtueshme qe nuk ka me vend per intelektin,edukaten dhe qytetarine ne kete vend. Le ta gezojne Shqiperine pushtkomunistet e Saliut dhe te korruptuarit e Rames !
E pse osht akq e ronsishme kjo Ypja?
E keqja e këtyre si Ypi është se nuk bëjnë mea culpa për të parët e tyre që kanë lënë emër të keq, po përpiqen t'i ngrenë lart e t'i zbukurojnë. Duke hedhur sharje e baltë mbi vendin tënd, nuk të respekton njeri, sado i zgjuar e i shkolluar të jesh. Duhet të mbetesh i përulur ndaj atdheut, të mbrosh jo t'i shtrembërosh të vërtetat akademike. Përndryshe të rrushin titujt!
Zonjushe, Jane si jane shqiptaret e Shqiperise, Shqiperia ekziston prej tyre dhe jetes se veshtire qe shkojnë. Duhet t'u jemi mirënjohës...
Une e postova njehere por sic duket zgjidhen komentet qe duan ata qe menaxhojne kete faqe. po e postoj prape: Per mend nuk ka nevoje Shqiperia. Ne ate vend( meqe ne jetojme jashte) edhe fshataret jane me te mencur se akademiket ketu. Tjeterkund eshte problemi kur te rregullohen keto 2 gjera atehere do eci perpara vendi 1. Tju ulet koka dhe te vihen ne rresht te gjithe shqipot.( dmth te forcohet shteti ,jo palle ariu kudo) 2. Te mesojne qe te mos lakmojne para pushtet dhe qejf.( te vene ne kish apo xhamia apo ne PHD) sa per mend e per llac qe na thote Ypi, nuk kane nevoje shqiptaret se kane mend sa te duash dhe per te dhene e jo ti japesh vete por duan nje udheheqes largpames e te drejte qe ti drejtoje jo politikane qe kerkojne vota cdo 4 vjet dhe shesin dhe nene e babe per pushtet. Udha e mbare o Lea e na e bofte Zoti mbare nga jemi anenbane neper bote.
E mor Xan, kupto që shqipëria moderne nuk bëhet me katudarë si puna jote.
Mosssssssss. Si do ja bejme tani? Che disgrazia. Che perdita. Ho letto un articolo sul Manifesto, Cambia mestiere Tu e il giornalista del Manifesto. Una volta era un bell giornale oggi non lo comprano neanche i giornalisti che scrivono. Che peccato.
Shiko, Nuk e di fort mire rolin qe ka zj.Lea ketu apo matane detit. Besoj se eshte nje intelektuale ende e re, ne fazen e konsolidimit te identitetit. Si shume te tjere. Shqiperine e kemi gjetur dhe do ta leme pas, te mos ta gjykojme sot, por ta pergatisim per mot. Kohet jane te turbullta kudo dhe per fat te keq njerezit nuk kane. me kohe te reflektojne por ushqehen me symbyllur nga social media.... Merita e madhe e vendit tone eshte rruga e ndjekur qe nga lashtesia. Dhe intelektualet tane duhet te punojne qe ta faktojne historine e lashte, t'ia bejne te qarte botes dhe jo vetem te merren me shekujt e fundit (kaluar ne burgun otoman).
Të kam ndjekur në çdo intervistë dhe gjithçka që manifestoje ishte vlerë ,e cila i mungon për fat të keq Shqipërisë së sotme ky model intelektuali,se shumë si ti nuk e gjejnë vehten këtu për fat të keq dhe gjenden në emigracion. Statura jote kishte brum,integritet ,në mënyrën se si shpalosje vehten dhe dijet e tua,ku gazetarucët para teje ishin xhuxha që zvogloheshin akoma më shumë para paraqitjes tënde të thjeshtë dhe gjith klas në çdo detaj,në çdo fjalë,në çdo përgjigje provokuese dinake të bërë nga këta gazetaruca skutha të kazanit,( një pjesë),që janë mësuar të baltosin këdo që të vërtetën e sjellin përpara tyre.Por jo ,sigurisht jo ty dhe ca si ty ,që qëndrojnë madhështorë në mbrojtje të vlerave. Të them të drejtën,ashtu si dikush më lart në komentin e tij edhe unë u ndjeva i lehtësuar që je larguar dhe nuk re në kurthin e 'kazanit',i cili ka për detyrë t'i bëjë lavazh këtij populli dhe të indoktrinojë shoqërinë shqiptare duke e mbajtur larg shpalosjes së vlerave të saj si një shoqëri e emancipuar dhe që meriton të jetojë me dinjitet në vendin e tij. Ti je vajzë e zgjuar dhe e kuptove shpejt me pak ditë realitetin e sotëm shqiptar se në 'ç'baltë' ka rënë,prandaj qasja jote dhe e shumë të tjerëve si ty,është akoma e parakohshme sipërmarrja politike në tregun shqiptar,sepse mungojnë rregullat e lojës për një garë të drejtë,për një altetnativë të re,pasi nuk janë pjekur akoma kushtet,kur kushdo që do hidhej në këtë treg,do digjej shumë shpejt.
Se kuptova cpati kjo si i madhi Konica që shante shpitaret.i vetmi që me gjithe gabimet që kishte në i mori shqiptarët analfabet mbas luftës dhe ndërtuan Shqipërin duke u ngritur dinjitetin kombëtar në çdo aspekt ishte Enver hoxha.kte mund t'a bëj njeri pa për të na sharë e njohim veten.sjemi as me të mirët por as me te keqinjt.kurse këta na u zemërohen se nuk i bejm të parët e vendit
Ketu vetem vidhet ,trafikohet , nuk prodhohet asgje, biles edhe produktet bujqesore vijne nga jashte. Mire bere qe Ike dhe ti z Lea si gjithe brezi I ri I Shqiperise. Ketu le te rije gjiri lalzit , gerdeci , autostradat , se bashku me bangladeshasit , Nepalese, te gjithe afrikanet sa te na vijne edhe ato te erdoganit se kemi shume xhami per te bertitur qe nd pikes e sabahut. Lum si ju , lum si ne.
Ore Leka, me te vertete ti kujton se po te "faktohet" historia e lashte ( se si mund te behet kjo pune kur mileti qe banonte ne keto troje nuk dinte as te shkruante, pra s'ka lene asgje qe mund te perdoret si argument) automatikisht do te zgjidhen hallet e problemet e ketij mileti qe akoma nuk e di se cfare do e cfare nuk do.
Lea erdhi per te shitur libra? Apo per te ngrene pak bakllava? Bravo, e zgjuar, e lexuar, e kulturuar, po çben ne Shqiperi? Apo per llafe? Rri e pij çaj ne Londer, dhe kujdesu per studentet. Shqiperia ka halle te tjera, nese ti kerkon ta ndihmosh, ti e di se si i behet, por je shume materialiste per kete gje. Ka gra me te ndritura e pergatitura se ti, te cilat kane perfunduar studimet ne Itali, si dhe ti, por qe sot japin mesim ne Durres apo Tirane, dhe keto gra nuk dalin neper ekrane te mburren, por punojne ne heshtje qe t'i japin pak dije brezit qe po rritet.
Kush eshte kjo more aman se ne kemi 30 vite qe kemi ikur? Paska shume mllef sikur tani poni njeh Shqiptaret! Apo do te beje edhe ajo nje shkrim?
Shqiperne da ta drejtojne dalkkauket qe zhgryen ne nderin dhe pasurite e vendit Vetem misionaret mund te rrezitojne e ti bejne balle kesaj dallge Duhet ta duash shume vendin tend qe luftosh dhe te fitosh
I lexova shkrimet,Komentet qe u radhiten plot pasion pas shkrimit te Leas dhe u TRISHTOVA SHUME!!!!! Pac sa pak dashuri dhe patriotizem ka nga shqiptaret per vendin e tyre dhe popullin e tyre. Rreth 150 vjet me pare Naimi shkrioi "Bageti e Bujqesi" Mendoni se ne c'kohe e shkroi....kur Shqiperia ishte akoma ne feudalizem. Megjithate ,ai gjeti aq shume gjera te bukura per vendlindjen. Komentusit e shekullit XXI ,nuk po gjejne asgje te bukur edhe pas 150 vjeteve. Bile dikush i larguar ne vitin 1990 ,ka bere nje sinoptike te erret per vendin e vet dhe njerzit e vet ,sa te ben ta peshtysh ne surrat. Kush je ti mor zoteri qe te neveritet Shqiperia dhe shqiptaret,bile te eshte neveritur dikush qe ha misra me kenaqesi! Rrace e ndyre,sherbetor te 100 zotrinjeve,njerez te ndyre. Prandaj nuk behet Shqiperia ,sepse nuk ka patriotizem per ta bere ate ,edhe duke sakrifikuar! Njerez: DUAJENI VENDIN TUAJ,sepse kudo ku do shkoni,jeni refugjat dhe emigrant! "I DASHURI ATDHE,TE DUA KESHTU SIC JE...KUR TE TE SHOH TE LIRE ,DO TE TE DUA EDHE ME MIRE " Thoshte Naimi! Kaq pak pretendim kishte i Madhi Naim ,per vendlindjen e tij,megjithese ishte diku ne nje vend tjeter bej!
Djali me mllef tha se ishte nga Berati. Dhe kur iku nuk e ktheu koken te shikonte mbrapa as Nen e as Bab. Dhe u kthye per her te par mbas 26 vjetesh. Tha qe ishte nga Berati.. kta njerez si ai u duket vet vetja se kan arritur majat. Mbushen dhembin dhe barkun me buk dhe aq kuptojne nga jeta. Njerez te ceket me sakt. Njerez pa koncept ose pa e patur konceptin e jetes. Me e keqja eshte se kta njerez shumohen dhe lene te njejten koncept dhe ide tek ata femije qe rrisin. Me pak fjale mbeturinat e nje kombi ose nje rrace dhe sa here qe duan te mburren thone "Jam Shqiptar" kur u nevojitet gjithmon. Se ne fund te fundit nuk u intereson as Nan e Bab lere fare Patriotizmi ose prejardhja.
Ti Hajt Shnet a ma shpiegon pak pse eshte me mire me qene Shqiptar sesa psh bullgar, a polak, a francez a ku di une ç'tjeter qenie njerzore?
Ne Shqiperi kan ngelet budallenjte. Per te ngrohur pak ... Jane disa emisione ne mbremje ku mikrofon mbajtes dalin te sheshi Skenderbej dhe pyesin njerzit per tema te ndryshme. Po te llogaris 10 intervista çdo dite dhe ne tre kanale behen 30 ku munde ti shumezosh per 360 dite shume budallenj dhe kjo kuptohet ku mbreteron akoma komunisti Berrisha.
Hajt shendet , shqiptaret jane vertete trima sy pa trembur, po vetem kur shkojne ne Greqi nderojne emer kthehen nga Bilal ne Spiros nga Muhammad ne Jorgos Jane vertete patriote..... Ne perendim nuk ta hap njeri deren po nuk ishte me i afte se te tjeret. Po ata nje milione shqiptar qe kane emigruar qe kane lene prinderit nuk i duan sipas llogjikes tende. Thote nuk e ktheva koken ........, pasi nese do shikoja prindin nuk do ikja , tregone nje force te madhe o injorant. Nuk ka mllef ne shkrime por konstatim . Nuk ka lypsat rrugeve te Tiranes.... Shiko protesten qe bene Berrisha te kuptoshe sa shume et doni Shqiperine .jam shqiptar haaaaa me trego nje shqiptar te zgjuar me trego nje shpikje qe mbane emrin e nje shqiptari. Bollé mo te degjeneruar me keto sllogane Tirana eshte si kabuli Me trego nje shtete qe nuk ka hekurudh vec Shqiperise . Tirana qytet pa métro pa tramway pa sheshe ..asgje gjitheçka e ndertuar nga enveri dhe e degraduar keto 35 vjet
Doktor ke te drejte nuk munde te baltosesh vendin tende sidomos kapitalin tone te bukur Tirana ku e pershkone nje kanal i ujrave te zeza i thone Lana. Ku spikasin tramway, métro , autobus moderne , stacione bashkohore, treni TGV , mbi 7 sheshet ku veprat e artit mbizoterojne , ku nuk egzistone nje Post.... Ky Beratas i poshter qe denigron vendin duhet gjetur ku jetone dhe vrare.. Atdheu mbi te gjitha ka thene ....se di kush . Po mire mo doktor kur nje personne nuk posedon nje pasaporte , nje carte identité, nje toke prône nuk posedon nje shtepi dhe as nje boite postale i jepet e drejta te thoje atdheu im kur nuk ka dhe , apo lavage de cerveau atdheu mbi te gjithe per te mbrojtur pronen e tjetrit , jeni te marre mendesh . Me trego nje shtete qe nuk ka tren vesh Shqiperise . Beratas jam ne âme , europien ne ne ide , nuk perdoré syze optique, i them gjerat sic jane .
Ku kane mbetur intelektuale ne Shqiperi???? Prandaj eshte kjo gjendje...dhe sa do vazhdoje...
Shikoj shumë komentues që kërkojnë nga Lea që të dalë në ballë të politikës dhe luftojë me dallkaukët që e kanë monopolizuar. Kjo është e pa mundur. Jo se Lea nuk ka pregatitjen dhe kualifikimet e duhura për të argumentuar idetë e saja me të cilat unë mund të mos jem dakord, por nuk mund të debatosh me budallanë se të ul në nivelin e tija dhe të mund prej eksperiencës që ka në ate fushë.
Simas teje o Qytetar (qe me verte qeke fare i zakonshem) me budallenjt s'duhet debatuar po duhet t'i lesh te bejne cfare te duan? Prandaj dhe bota (e jo vetem Shqiperia) ka rene me kohe ne dore te budallenjve, pikerisht se ne/ju te zakonshmit pertoni te debatoni me ta.
Edhe ky reagim i znj. Lea tregon botën e vogël të saj.
Ket gocen do ta morim partizone