Nga Adrian Thano
Shifrat në letër janë rritur frikshëm, po ashtu edhe buxhetet. Para të derdhura lumë, por situata me infrastrukturën në terren vazhdon të dështojë.
Rrugë që kanë kushtuar qindra milionë euro për disa kilometra të paktë çahen ose mbulohen nga dheu e gurët sapo nis dimri. Jo vetëm rrugët. Shikoni fotot e djeshme nga Durrësi. Veliera, një strukturë masive betoni, e ngritur mbi katër këmbë konstruktive, pa funksion të qartë social apo ekonomik, 12 milionë euro investim (?!) Pas një dite shiu, ishte rrafsh me ujë. Ngjante me shtratin e një lumi.
E pamundur që vepra kaq të shtrenjta të dështojnë kaq shpejt, sapo natyra i vë në provë. Përgjimet e fundit të zbardhura nga dosjet e SPAK e bëjnë gjithnjë e më të qartë arsyen. Problemi nuk është më natyra.
Kur flasim për përmbytjet do ishte e pasinqertë të përjashtohej nga përgjegjësia komuniteti. Ndërtimet pa leje, bllokimi i kanaleve kulluese, hedhja e mbetjeve në shtratin e lumenjve, tolerimi i shkeljeve nga vetë banorët. Të gjitha kanë kontribuar drejtpërdrejt në këtë situatë.
Por këto sjellje nuk lindin në vakum. Ato janë produkt i një shteti që e trajton ligjin si mall pazari. E negocion për vota, e fal kundrejt ryshfetit, e “legalizon” më pas me një firmë.
Ne shqiptarët e justifikojmë korrupsionin e vogël “poshtë” si një ves të pashmangshëm, si një zakon popullor. Por ai është reflektim i asaj që ndodh “lart”. Atje ku miliona euro kërcasin mbi kolltuqe Chesterfield duke pirë verë Romanée Conti. Prej atje zbret e përhapet babëzia. Kjo babëzi bëhet nyja që lidh më pas të gjitha hallkat e dështimit.
Në këtë “lartësi” patetikësh të privilegjuar duhet goditur fort. Po nuk u thye qafa, trupi nuk mëson të rri drejt.
Çfarë na përmbyt sot, kur alibia e vjetër “s’ka fonde” ka rënë prej kohësh? Paratë nuk mungojnë më. Përkundrazi, në infrastrukturë derdhen shifra marramendëse, të paimagjinueshme vetëm një dekadë më parë. E megjithatë, përmbytjet vazhdojnë. Atëherë, çfarë na mbyt realisht?
Na përmbyt aleanca e pushtetit me interesat e ngushta private. Kjo simbiozë e ka shndërruar territorin në mall. Mbi këtë aleancë rëndon një kulturë kolektive tolerimi ndaj shkeljes.
Humbësi është gjithmonë i njëjti, qytetari i zakonshëm, ai banori i periferisë, fermeri. Vilat rreth Teg-ut nuk mbyten. Mbytet ai që “nuk ka lidhje”. Që nuk ka zë, që nuk ka mbrojtje.
Po, është e vërtetë që shteti sot reagon pas katastrofave. Ka zyrtarë në terren, fonde emergjente, premtime për dëmshpërblim. Por kjo është vetëm administrim i dobët i pasojës. Shkaku mbetet i paprekur, sepse korrupsioni sistemik e bën të pamundur goditjen e tij.
Një shtet social dhe funksional do investonte shumë më tepër në parandalim. Shumë më pak në fasada dhe propagandë.
Meqë jemi te propaganda, dy fjalë për militantizmin e verbër partiak. Qoftë i majtë apo i djathtë, militantizmi ka pushuar së qeni bindje politike. E kanë bërë mekanizëm mbrojtës të grabitjes publike. Militanti i sotëm është kthyer në rojtar të abuzimit. Mbron fort vjedhjen nga llogorja partiake, forume, kafene, rrjete sociale.
Kjo është përmbytja më e rrezikshme nga të gjitha.
Ndërsa qeveritë, PS sot, PD dje, ndajnë miliarda euro para publike me kompanitë e tyre të lidhura, me oligarkë, koncesionarë, strategjikë e miq biznesi, baza militante angazhohet jo për të kërkuar llogari, por për të justifikuar dhe relativizuar dështimet.
Ironia tragjike është se shpesh ata që mbrojnë me fanatizëm partinë e tyre, janë pikërisht ata që e paguajnë çmimin më të lartë. U përmbyten shtëpitë, u shkatërrohen të mbjellat, bllokohen në trafikun e çmendur, aksidentohen në rrugë të dobëta, në ura të paniveluara.
Ndërkohë, miliardat janë shpërndarë, kontratat janë mbyllur dhe faturat janë firmosur.
Kjo është skema. Atje “lart” afër “majës së vetmuar” ndahet pushteti dhe fitimi, këtu “poshtë” ndahet pasoja, zemërimi dhe përçarja. Njerëzit e thjeshtë zihen për gryke për ngjyrën e partisë, ndërsa ata që kanë përfituar nga investimet fiktive dhe tenderat jo-tendera, janë bashkë. Të qetë, të dukshëm ose të padukshëm, por gjithmonë të fituar.
Militantizmi, naiv ose i paguar, u shërben si perde tymi. Çdo kritikë e cilëson “armike”, çdo pyetje e quan “sulm politik”, çdo dështim e justifikon me krahasimin me tjetrin: “Po ata më parë?”, “Pse s’flet për PD-në?”, “Pse s’flet për PS-në?” Kështu, vjedhja bëhet “kolektive” në heshtje. Përgjegjësia shpërndahet e shpërndahet aq shumë, sa përfundon të mos ketë më fajtorë.
Kjo është përmbytja morale e vendit. Në vend të kërkojmë shtet funksional për të gjithë, rreshtohemi si tifozë të pushtetit. Mbulojmë problemin me brohoritje partiake, hedhim në qarkullim idiotësi të tipit “kështu e ka gjithë bota”. E gjitha, vetëm pse fiskeku “është yni”.
Ky është ai “uji” që nuk përmbyt vetëm shtëpitë. Mbyt arsyen, mbyt solidaritetin. Banalizon idenë fisnike të interesit publik.
Stop këtij militantizmi qesharak!
po ca faji ka qeverria e vendit tone, te gjitha strukurat jan ne gatishmerri qe shqipot hedhin plerat shishe plastike dhe bllokojn kanalet kulliese, turp per mungesen e kultutrs qutetare
Pse kush e ka fajin ? Ka 13 vjet ne pushtet dhe nuk ka bere nje denoncim . Qeveria eshte per ne giotin.
qeveria beri ndonje fushate per pastrim dhe ndergjegjesim ne 30 vjet? njerezit jane "turme" qe minimalisht duhet orientuar dhe me shume akoma detyruar te jete i pergjegjshem, se dihet qe masa nuk ka sens vetedije.
Vilat prane Tegut jane ne koder o experti i kafeneve, nuk jane ne kenete. Mjaft me kto populizma. Nese vilat prane Tegut jane ndertuar pa leje ne toke te xanun atehere ke te drejte. Nese jane ligjerisht aty ku jane atehere ti po i fryn zjarrit thjesht per kenaqesi perverse. Nese permbytjet ndodhin ne zona ku nuk duhej ndertuar atehere e kane kruajtur bythen vete. Le te paguajne siguracionin e shtepive se shteti nuk mund ti perdori parate e taksapaguesve per te stimuluar zaptuesit e territort.
Barbys, kujdes, se t'u turr Taulanti më sipër. Ruaju se kafshon. Keto populizmat janë kot. E ka fajin qeveria, thonë, por nuk thuhen se si, se qysh, se tek. Qytetari apo fshatari nderton shtepi atje ku s'duhet, paguan ryshfet që t'ja approvojne ndertimin pa leje ne vendin pa leje, pastaj kur e peson, prapë kane fajin të tjerët. Një komb i tere vepron pa pike pergjegjesie, por fajin e kanë të tjerët. Votën e hedh pa pike pergjegjesie, por fajin e kanë të tjerët. Qeveria ka fajet e saj, por është njesoj sikur te akuzosh prokurorine sot se ne vitin 1975 të futi babain në burg prokurori i atehershëm, pa fakte fare.
Nje esse migjeniane I lumte ajo dore Bravo Tema!!
Thjesht, artikull per tu duartrokitur. Por, a mjaftojne duartrokitjet???
Ekselent !!! O Barbys o i uruar Askush nuk po thotë se vilat pranë TEG-ut janë në kënetë. Krahasimi nuk esht gjeografik, por politik dhe social. Ideja është e thjeshtë o mik. Përmbytja ndjek hartën e pabarazisë dhe të pushtetit. Nëse flasim për ligjshmëri, atëherë le ta çojmë deri në fund arsyetimin. Pse janë lejuar ndërtime në zona të rrezikuara? Kush i ka dhënë lejet? Kush ka mbyllur sytë ndaj zaptimit të kanaleve, lumenjve dhe tokave bujqësore? Qytetari i zakonshëm nuk e ndryshon planin urbanistik, nuk miraton studime hidrologjike dhe nuk firmos leje ndërtimi. Argumenti “e kanë kruajtur vetë” është i rehatshëm, por i cekët. Në një shtet funksional, territori menaxhohet. Shteti që lejon ndërtimin sot dhe të thotë “paguaj siguracionin nesër” është shtet që ka abdikuar nga përgjegjësia e vet. Po, siguracioni është i domosdoshëm. Por ai nuk zëvendëson parandalimin, as nuk e shfajëson pushtetin nga kaosi urban që vetë ka prodhuar. Paratë e taksapaguesve nuk duhet të shkojnë për të shpëtuar abuzuesit, por as për të mbuluar dështimet e planifikimit shtetëror. Debati serioz nuk është “kush është në kodër e kush në kënetë”, por pse një shtet me miliarda investime reagon gjithmonë pas përmbytjes dhe kurrë para saj. Për këtë, fajin nuk e ka shiu o shok i dashtun.
Ka qeveria nje faj te madh. Projekti per ndalimin e cikloneve per te kaluar ne hapesire ajrore te vendita tone nuk u realizua. Kjo do te krijon te mundesine e ndalim it TE rreshjeve te dendura Ne Shqiperi. Por qeveria I vodhi parate E destinuara per kete projekt. Te hetoje SPAK se vetem Ata e zgjidhim problemin.Te vije Ne drejtimi e qeverrise Saliu se vetem ai, Llape qorri I zgjidhin keto pune. Te zbarkojne dhe ca mal'ochio dhe te ndertojme mbi kanalet kulluese se keshtu pastrohet dhe plehrat nga kanalet. TE Mos e I'm me mendime diktatorial qe pengon in njerezit te vendose shin Ne fushen e mbrekullueshme qe quhet "keneta e Durresit". Me te drejte sot, keta banoreve e quajne vehten me krenari "banoreve te kenetes" Poshte Edi Rama qe mbushin kanalet me plehra.
Ore thirni mendjes ne nuk kemi edukimin elementar te mjedisit:keni pare si jane rruget e qyteteve tona pis e musubet mbushur me plehra deri para pak kohesh kisha nje komshi qe nuk zbriste te te derdhte plehrat qe i kishte pak metra nga apartamenti por i hidhte nga penxherja ,hecen rruges ne autostrada te reja ,tjetri nha maqina qe kushton mbi 60 mijë EU hap xhamin dhe hedh shishen ,apo paketën e cigares apo lloj plehrash ,?? .guxo ta besh kete ne Europë te denoncon qytetari Europian ,tjetri ndërton me leje ndertimi me rushfet mbi kanale vaditëse kulluese dhe rezikon edhe veten dhe tjeret nga përmbytja Përmbytje ndodhin kudo e keni pare Romën qe ka 3000 vjet qytet si u përmbyt dhe njerezit përveshin krahet dhe heqin ujin me kova këtu presin të vijë shteti bile tu paguaj edhe për orenditë shtëpiake .Keni pare gazetarë debile që pyesin ju ka ardhur kush nga shteti tu vizitojë? Sikur shteti është kompani sigurimi për te vlerësuar demet Akoma Shqiptaret nuk e kuptojnë qe banesat e tyre dhe bizneset e tyre duhet te sigurohen siç bëjne sikuracjonin e makines neqoftese duan të shpërblehen për demet nga natyra që fajtor kryesor jemi ne vetë?
Pushtimi i qyteteve te medha ndodhi ne vitet e para pas 92 dhe u lejuan ne Tirane,kudo ku gjenin vende ndërtimi,ne Durres kudo por sidomos te keneta,te gjitha qytetet sidomos perendimoret duke filluar ne Shkoder e deri ne Sarande dhe u Lame lirshme te pushtojnë toka me pronar,vetem per vota.Sot permbytemi,po pse nuk ndodhte dikur nje gje e tille,natyra nuk kishte frike Enverin.Ne ate kohe nuk guxonte te fusesh koken kudo,per te ndertuar ,si ne gjithe boten.Ka patur disa ndërmarrje tonifikimin qe benin tap kanalet dhe ujrat,me plan.Sot mbytet fshati,se vete i kane shkaterruar kanalet vaditëse dhe kulluese.qe prish pa mëshirë rruget dhe duan ujin nga shteti e Rrugen nga bashkia e ata te mos paguajne asgje.Shteti kur ndertoni duhet te ruaje ato ente femije prodhuesit.Edhe sot po ti kontrollosh duken ndërtimet mbi kolektorë e kanale