Autoritetet morale që mungojnë

5 Janar 2026, 10:55Blog TEMA
Autoritetet morale që mungojnë

Nga Shpëtim Luku

Adriatik Lapaj po bën mbi 20 ditë që është ngujuar në shkallët e Kryeministrisë. Pavarësisht ekspozimit publik, kjo formë proteste ngjall një pikëpyetje thelbësore: pse ai vazhdon të qëndrojë aty vetëm nën shoqërinë e disa pak vetëve dhe pa mbështetje të gjerë qytetare?

Jo pak njerëz përpiqen ta shpjegojnë mungesën e mobilizimit duke ia faturuar fajin popullit. Sipas tyre, shoqëria është e mpirë, e painteresuar ose e frikësuar. Në fakt, e vërteta është shumë më e thjeshtë dhe shumë më pak fyese për qytetarët: Adriatik Lapaj nuk arrin ta ngrohë popullin. Pra, as ai nuk rezulton një autoritet moral i aftë të krijojë reaksion pozitiv, besim dhe ndjekje.

Të shpjegosh pse ndodh kjo do të kërkonte një analizë të gjatë, por fakti mbetet i pandryshueshëm. Lapaj i bashkohet një liste jo të vogël individësh që kanë tentuar të krijojnë “kimi” me publikun, por pa rezultatin e pritshëm. Dhe sërish, kjo nuk është një dështim i popullit.

Për ta kuptuar këtë fenomen, mjafton t’i referohemi historisë. Sot demokratët kujtojnë me nostalgji vitet ’90, kur sheshet mbusheshin plot me protestues, shpesh vetëm me një njoftim të shkurtër dhe pa nevojë për organizim të sofistikuar paraprak. Kjo ndodhte sepse ekzistonin persona që besoheshin gjerësisht dhe që, në atë kohë, përbënin autoritete morale të padiskutueshme.

Nëse sindikatat vendosnin të shpallnin grevë, ajo realizohej me sukses vetëm mbi bazën e një vendimi të organeve drejtuese. Kur në gazetën më të madhe të kohës shkruante një intelektual i njohur, tirazhi rritej ndjeshëm, sepse fjala e tij kishte peshë, besim dhe autoritet moral.
Edhe protestat e para disa viteve kundër lëndëve kimike apo ajo e studentëve treguan se ato mund të jenë të suksesshme kur egziston kauza reale dhe e drejtë.

Sot tabloja është krejt tjetër. Populli ndjehet i demoralizuar dhe i tradhtuar. Në krye të opozitës vazhdon të qëndrojë një person me të cilin qytetarët i kanë ndarë rrugët që në vitin 2013. Sindikatat drejtohen ende nga të njëjtët njerëz që i udhëhiqnin në vitet ’90. Partitë politike, qofshin të mëdha apo të vogla, vazhdojnë të kenë në krye të njëjtët kryetarë prej dekadash.

Në këto rrethana, mosveprimi dhe mosreagimi i popullit nuk është as apati, as mungesë guximi. Është një reagim racional ndaj mungesës së autoriteteve morale të besueshme. Prandaj, çdo përpjekje për ta gjetur të keqen te populli dhe për ta etiketuar atë me terma përçmues nuk tregon gjë tjetër veçse iracionalitetin e atyre që e bëjnë këtë akuzë.

Problemi nuk është se populli nuk lëviz. Problemi është se populli nuk ka më kë të ndjekë.

4 Komente

  1. X
    XXXXX

    Shpetim e ke qare shkrimin. Respekt, por thuaj qe Adriatiku nuk ngjall besim edhe per menyren se si u kompromentua per zgjedhje me caktimin e deputetit. Kjo i uli shume pike ati, zor ta rikuperoje veten. Populli te lexon mire e pastaj te jep ate qe meriton. Populli ka mesuar shume keto 35 vjet. Tiku le te beje shfaqje sa te doje, nuk fiton dot me.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nari

      I ke rene pikes,me bukur se e ke thene nuk behet !

      Përgjigjjuni
      1. s
        skllever bij skllevrish liri nuk doni

        Luku,me e pakta per ty eshte qe ke nje mendje tmeresisht miope. Populli apo turma e sakatasur, ,sic eshte katandisur, duhet te ndjeke vec veten e vet, qe sundimet arkaike te ramiut dhe saliut, i kane shkretuar trupin dhe shpirtin dhe per me tej dhe historine e ketij vendi.Vladimir Dyshniku, nje pensionist dhe personalitet i plotesuar u ngrit ne mbrojtje te mases se pensionisteve, te cileve regjimi i rames, u ofronte me lemoshen e pensionit, nje vdekje te ngadalte dhe te mundimeshme, nga uria dhe nga semundjet e pa kuruara. Dhe kush e pasoi, nga keta viktima te aushvicit shqiptar? Pothuaj asnje. Ja dhe Lapaj tani, i mjafton ajo per qytetarin e thjeshte, qe ngrihet kunder bllokut oriental te surrelit, jo me targa partije dhe as me fjale por duke investuar vuajtjet e veta si individ, qe nuk e ka bere kush me pare.Dhe ne vend qe te perkrahet, ngrihet mileti mizeri i ham-humeve, te bytheve me kallo te kafeneve, patronazhistet apo jeniceret e rames, gazetaret -raja si puna e lukut dhe lloje te tjera te kopese arnaute,frikacake dhe interesaxhinj te vegjel.Dhe lloji i lukut, ne te mire te mos diskreditimit te tij issh mire te mos e hapte gojen, pasi duket si blegerime kopeje.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rorirota

          Faleminderit për shkrimin! Është pikërisht kjo arsyeja pse s’e ndjek njeri atë e shumë të tjerë!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje