Arrestimi i Maduros dhe provincializmi grotesk i politikës shqiptare

4 Janar 2026, 19:17Blog TEMA
Arrestimi i Maduros dhe provincializmi grotesk i politikës shqiptare

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Arrestimi i Nicolás Maduro-s nga trupat amerikane nuk është thjesht ngjarja e fundjavës apo e fillimit të vitit. Është një akt brutal i realitetit që i rrëzon të gjitha mitet e vogla politike me të cilat ushqehen vendet periferike dhe klasat e tyre politike mediokre. Një operacion që deri dje e shihnim vetëm në filma dhe e përqeshnim si fantazi hollivudiane, sot u shfaq si fakt i thatë, kur SHBA vendos të të marrë, nuk të shpëton as pallati presidencial, as ushtria, as propaganda, as “sovraniteti”.

Kapja e kreut të një shteti, brenda territorit të tij, nga trupa të huaja, nuk është diçka për të cilën bota është mësuar. Pikërisht për këtë arsye, 3 Janari shërbeu si shuplakë e ftohtë, atëherë kur amerikanët vendosin të veprojnë, nuk ka mur, bunker, gardh ideologjik apo deklaratë sovraniteti që i ndalon. As opinioni ndërkombëtar, i cili në raste të tilla ulërin shumë dhe ndikon pak.

3 janari tregoi qartë diçka që shumë bëjnë sikur nuk e kuptojnë, por bota nuk funksionon me moral, por me interes. Dhe interesat amerikane nuk negociohen me deklarata, por ekzekutohen me operacione. Maduro u kap sepse për amerikanët ai nuk është president, por një kriminel në kërkim dhe Pikë.

Po, pati reagime. Po, pati deklarata. Po, pati edhe politikanë amerikanë që e kundërshtuan veprimin. Madje edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut i tha Trump-it se ishte gabim. Dhe çfarë ndodhi? Asgjë. Sepse kush e njeh Trump-in e di mirë se për të, zërat kundërshtues janë thjesht zhurmë ambienti. Vendimet që i ka marrë prej muajsh nuk i ndryshon dot as retorika morale, as lotët diplomatikë.

Sepse Donald Trump nuk qeveris për t’u pëlqyer, por për të imponuar. Kush ende nuk e ka kuptuar këtë, nuk ka kuptuar asgjë nga politika amerikane e viteve të fundit. Trump e kishte paralajmëruar Maduro-n prej muajsh se arrestimi ishte vetëm çështje kohe. Dhe nuk po flasim për kapriço personale apo impuls presidencial, por për një dosje penale të ngritur prej vitesh nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut, për trafik droge, narko-terrorizëm, krime që kanë prodhuar viktima reale në rrugët amerikane.  Këtu mbaron romantizmi dhe fillon ligji i ftohtë penal. Për SHBA-në, kjo nuk është ideologji, por vetëmbrojtje.

Reagimet ndërkombëtare u ndanë sipas një vije të qartë, nga ato vende që jetojnë nga rendi ndërkombëtar e përshëndetën, ndërsa regjimet autoritare dhe aleatët e tyre ulëritën për sovranitet. Një debat i njohur, i konsumuar dhe në thelb hipokrit. Sepse sovraniteti mbrohet me ligj, jo me karta droge dhe terror. Pra, një sovranitet që, rastësisht, e kujtojnë vetëm kur u rrezikohet pushteti personal, jo kur përdorin shtetin si kartel kriminal.

Por kulmi i turpit nuk erdhi nga Moska apo Pekini. Erdhi nga Tirana. Politikanë shqiptarë, me seriozitetin e një barcalete të keqe, dolën të sugjerojnë se arrestimi i Maduro-s qenka paralajmërim se “radhën” e ka Edi Rama. Kjo nuk është thjesht qesharake, por është dëshmi e një provincializmi politik të pashërueshëm.  Kjo nuk është analizë politike. Kjo është idiotësi funksionale, e dobishme vetëm për konsum elektoral të brendshëm. Shqipëria nuk është Venezuela. Shqipëria nuk është nyje e trafikut global të drogës që furnizon tregun amerikan. Nuk është kërcënim strategjik për SHBA-në. Nuk është regjim që vret amerikanë përmes narko-terrorizmit. Shqipëria nuk ka peshë strategjike. Nuk ka ndikim global. Nuk ka asnjë relevancë për sigurinë kombëtare amerikane.

Shqipëria është një vend periferik  me problemet e veta, por absolutisht jashtë radarit të operacioneve të tilla. Ndërsa, për disa politikan shqiptare mendojnë  se bota sillet rreth halleve të saj, atëherë kur ata e duan për qëllimet e tyre. Dhe ky kompleks inferioriteti i veshur si “analizë gjeopolitike” është qesharak. Nëse Amerika do të arrestonte liderë sipas retorikës së opozitës shqiptare, lista do të ishte aq e gjatë sa Tirana nuk do të ishte as në fund të faqes së bllokut të shënimeve.

Edhe sikur Edi Rama të ishte gjithçka që e akuzojnë kundërshtarët e tij,  dhe kjo është një “edhe sikur” i madh,  problemet e tij janë probleme shqiptare, për t’u zgjidhur nga drejtësia shqiptare. SHBA-ja  nuk ndërhyn për korrupsion provincial. Nuk dërgon trupa speciale për pazare tenderësh. Nuk rrëzon qeveri sepse opozita nuk fiton dot zgjedhje.

Rasti i Maduro-s është tjetër ligë. Ai akuzohet se ka ndërtuar një sistem kriminal që ka helmuar tregun amerikan me drogë dhe ka prodhuar viktima amerikane.

Pra, rasti i Venezuelës është tjetër gjë. Kur një regjim dhe kreu i tij shndërrohen në hallkë të drejtpërdrejtë të krimit që vret qytetarë amerikanë, atëherë ndërhyrja nuk është çështje dëshire, por e drejtë e shpallur e vetëmbrojtjes sipas ligjit amerikan.

E thënë troç, kur krimi yt kalon oqeanin dhe vret qytetarë amerikanë, atëherë nuk fshihesh më pas flamurit dhe himnit. Atëherë bëhesh objekt ndjekjeje penale globale.

Prandaj, arrestimi i Maduro-s nuk ka asgjë romantike, asgjë simbolike dhe asgjë për t’u keqinterpretuar. Është një mesazh i ftohtë se pushteti nuk të mbron kur bëhesh kriminel ndërkombëtar. Dhe kush përpiqet ta përdorë këtë ngjarje për teatër politik shqiptar, ose është injorant, ose e konsideron publikun po aq injorant sa veten. Prandaj, kush përpiqet ta përdorë arrestimin e Maduro-s për konsum politik shqiptar, ose nuk e kupton botën, ose e përdor keqkuptimin si strategji. Të dyja rastet janë njësoj të rrezikshme dhe njësoj qesharake, se problemi nuk është Amerika. Problemi është provincializmi ynë kronik.

 

8 Komente

  1. I
    I

    Bravo o Marko qe nga Amerika e ke kuptuar kaq qart opoziten e leshit te Sali kriminelit. Meriton levdata!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ......

      Ne 3 shkurt 2017 Trump denoi aneksimin e krinese nga russia duke deklaruar se kishte dhunuar sovranitetin e ukraines.... 3 Janar trump se rruan fare per sovranitetin e venezueles dhe brutalisht ndermerr nje aksion i cili perfundon me rrembimin e presidentit venezuelian Kaq per koherencen e ketij idioti portokalli

      Përgjigjjuni
      1. B
        Boll me idiotizma.

        Po kur krimi kapercen oqeanin dhe vret qytetaret shqipetare si ne rastin Gerdecit c ndodh?...Fatmir Mediu ende takon politikanet Amerikane qe takonte kur ndodhi Gerdeci...S kemi pare te behen object i te drejtes global penale. Cudi eshte qe jo vetem prokuroret e gerdecit por as gazetaret e pavarur s permendin politikanet amerikane qe iniciuan Gerdecin .. pse valle kjo heshtje shurdhuse kur dihet qe do mernin shume klikime dhe interes kombetar e global?

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta tjeter

          O Marko Caka nga Nju Jorku , megjithese je pene e holle,po me dukesh si nje fare Muc Xhepa qe i thur ditirambe Trampit. Eh , ndoshta nuk ke faj ... jeton ne Amerike ku gjithcka shihet me syrin e censures trampiste. Ameriken e kane mbytur dhe e mbysin me droge Meksika e Kolumbia . Pse nuk ta nxe goja e nuk ta shkruan pena qe aresyeja e vertete e kesaj meseleje eshte NAFTA ?!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shpresojme qe Bufi kenetes te perfundoje si Maduro

            Reste identik si Maduro eshte non grata e Bufit nga Angli drejtues i grupeve kriminale ( jo sipas meje ) por sipas drejtesise Londineze. Atehere forçat spéciale angleze duhet te zbarkojne ne Tirane dhe te na marin Bufin komunist hiiiiii po Bufi vdese ne dore nga frika. - Humorini ketyre diteve eshte qe média mos te fokusohet te Bufi duke komentuar idiotsira.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qafkuqi

              Marko ,sigurisht qe nuk ka asgje romantike. NAFTA nuk eshte romantike as droga. I vetmi romantik je ti qe i beson edhe vete perrallat me kriminalitet e terrorizem. Trump ka gjithe diten qe flet vetem per naften ,por vetem ti nuk e paske degjuar.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Mbase eshte e drejt dhe kam krijuar bindje se DJT ka hyre ne shtepine e bardhe per te bere qorap europen qe deri tani gati e ka arritur dhe do te jete fatekeqesi per globin deklaroi ER qe kur mori mandatin e pare

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kot fare

                  O loqe keshtu meriton te quhesh po e tha qarte qe e bejme per naften ti na tregon perralla. Je tamam si keta kara filat amerikane ketej nga ne qe presin ti bien koQet Rames.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje