Po Shqipëria?

4 Janar 2026, 11:20Blog TEMA
Po Shqipëria?

Nga Adrian Thano

Kjo që ndodhi në Venezuelë është një pasqyrë brutale e kohëve që po jetojmë.

Por edhe një test për ata që e quajnë veten të majtë. Një sprovë për të matur koherencën me parimet, sovranitetin e kombeve, barazinë mes shteteve, refuzimin e dhunës. Veçanërisht kur kjo e fundit thotë se po eksporton demokracinë.

E majta botërore nuk ka heshtur. Zëra me peshë nga Europa dhe nga Amerika Latine folën. Dhe kanë folur drejt. Jo për të larë mëkatet e Maduros. Nëse të drejtat e njeriut janë flamuri moral i Perëndimit, atëherë çdo komb, përfshirë Venezuelën, ka të drejtën e patjetërsueshme për sovranitet ligjor, për ndryshime politike pa kërcënimin e forcës, pa imponim nga jashtë.

Nuk mund të mbrosh demokracinë duke dhunuar parimet e saj.

Maduro i meriton plotësisht kritikat për mënyrën e qeverisjes. Por rruga e përmbysjes së tij nuk mund të jetë as helikopteri i forcave speciale, as titrat e bujshme në ekrane me zjarre bombash në sfond.

Për më tepër, ato bomba bien mbi shtëpi, jo mbi regjime. Aty jetojnë njerëz të zakonshëm, si ne të gjithë. Ata nuk kanë asnjë pushtet mbi vendimet e superfuqive. Ama do mbajnë mbi shpinë padrejtësisht gjithë pasojat e tyre.

Po Shqipëria? Shqipëria jonë e vogël? Shqipëria, që ka një qeveri që e quan veten të majtë?

Çfarë mendojnë të majtët tanë me sahate luksi dhe veshje të modës së lartë që duhet të ishin zëri i barazisë dhe i dinjitetit njerëzor? Veç operacioneve plastike, verës Romanée-Conti, pozave nga parvazet me 5 yje, batutave plot kripë dhe diejve digjitalë, çfarë qëndrimi kanë të majtët tanë për një botë që po përballet me rikthimin e forcës së zhveshur si mjet gjeopolitik?

Çfarë zëri ngrejnë në një moment si ky ministrat, deputetët, bukuranët tanë përfaqësues të popullit që parakalojnë të enjteve në Parlament si personazhe të një katalogu luksi?

Reagimi i parë ishte një përqafim i papërmbajtur i gjuhës së forcës pa asnjë filtër parimor, pa asnjë reflektim. Ministria e Jashtme e qeverisë së majtë reagoi me një gjuhë që përjashton çdo nuancë të mendimit të majtë. Shprehu përkrahje pa rezerva për veprimet ushtarake duke etiketuar qeverinë e Venezuelës si “regjim narko-terrorist”.

Zgjodhi jo vetëm të mos problematizojë një ndërhyrje ushtarake pa mandat ndërkombëtar, por të duartrokasë retorikën e më të djathtëve të skenës amerikane.

Mungesë e plotë identiteti ideologjik. Por edhe mungesë e plotë dinjiteti.

Të jesh i majtë nuk do të thotë të jesh antiamerikan. Ndryshe i bie të jetë antiamerikan edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut që e quajti atë që ndodhi në Venezuelë një akt lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Megjithatë, qëndrimi i Tiranës nuk është thjesht dhe vetëm jashtë çdo linje të majtë. Në të vërtetë ai është një akt frike i koduar si diplomaci. “E majta” shqiptare nuk ka liri të zgjedhë të jetë e majtë edhe sikur të donte.

Pse? Këtu kemi një simptomë shumë më të thellë që nuk ka të bëjë vetëm me të majtën që s’është e majtë.

Shqipëria ka një klasë politike të korruptuar në pushtet dhe në opozitë. Me dosje që kanë marrë dhenë brenda e jashtë vendit. Kur je i varur nga marrëveshje të errëta dhe nga pasuri të pashpjegueshme, nuk mund të flasësh ndryshe nga ç’kërkon ai që t’i di të gjitha.

Korrupsioni nuk është vetëm ves moral. Prodhon varësi politike. Një klasë politike e korruptuar nuk është më e lirë të marrë vendime. Ajo është e kapur, e shantazhueshme, e përkulur.

Çdo qëndrim, i brendshëm apo i jashtëm, çdo vendim në kushte të tilla, nuk buron më nga bindjet apo idealet, edhe sikur ti kesh ato, por nga frika. Frika se dikush, diku, brenda, afër apo larg kufijve, mund të të kujtojë se çfarë ke firmosur, çfarë ke fshehur, çfarë ke marrë.

Për fat të keq, politikanët tanë janë të gjithë pengje të varur nga mëkati. Do jenë përherë të detyruar të kërcejnë me ritmin që i bien daulles të tjerët.

51 Komente

  1. a
    ana

    o zoteri: ketu behet fjale per nje epoke te re - trumpiste, qe do te sujndojne interesat dhe jo parimet, as me pak "lidhet nderkombetare!. Deri kur? nuk dihet,. me keqardhje, por jemi larg asaj qe quhet Qeveri nderkobetare - OKB. ose, mbase eshte nje faze e re, e ekujlibrit te ri te fuqive teg medha, dhe me tej, mund te kemi "rikthim te rendi boteror", sic ndodhi pas Luftes se II boterore

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demo Krati

      Të majtët i qëndrojnë fort asaj që tha Edi Rama, kur Trump u zgjodh në mandatin e parë.....................- ---Trump është një fatkeqësi për botën...... ......................................... ...........…... Po sikur ti tekej Vuqiqit dhe në mes të natës të rrëmbente Albin Kurtin?........... Pse SHBA paska të drejtë që në emër të demokracisë dhe luftës kundër drogës ( në fakt në emër të naftës,), të ndërhyjë në një shtet tjetër sovran, dhe Serbia nuk paska të drejtë. Ose Rusia ose Kina...... . Një ditë kështu mund të rrëmbejnë vetë Trumpin.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrant

        Drejt Vec ku Ka interesat ekonomike, pse se ben me Putinin?.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jeta

        Ana, mos u merr me pune te renda. Ne Shqipëri, me nje popull te stervjedhur tash 37 vjet e te frikësuar, do te ishte shpetim per vendin arrestimi i Ramutit e Salehut dhe gjithe klyshve te tyre. Ça kryeministri eshte ai qe merret me droge dhe bene para nga kartelat e drogave?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

          Bravo, Jeta. Ti qenke per këtë punë. E paske vendosur. Po me Trump ke folur gjë, apo akoma nuk e ke marrë në telefon? Sipas teje, kur një femer Ka zgjedhur të punoje si prostitute, nuk ka problem ta perdhunosh, se nevfund të fundit prostitute është. Apo jo? Saliu dhe Rama janë prostituta korrupsioni, keshtu që ne mund t'i vrasim pa gjyq, apo jo? Derisa e ke vendosur ti, kush Ka nevojë per avokat, prokuror, dhe gjykatës? Sa të kemi Jetën, i kemi zgjidhur ato probleme. Po nuk t'u pergjigj Trump në telefon, fol me Putinin, se mund ta bëjë ai. Dergon disa Specnaz dhe i merr Ramen dhe Berishën në Moskë. Këtu vendos kryeminister një që dashuron Rusinë, dhe jemi në rregull. Mirë? Si thua ti?

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bac u kry

          Ju te majtet jeni te gjithe e njejta hale. Pavaresisht pajisjeve hidrosanitare, funksioni qe keni eshte i njejte. Tju dhjesin(m). Ti kopil Sorosi leshqeni Thano, thua qe Maduro i meriton kritikat. O te qifsha ropt! Populli i njejte vendi qe lundron mbi nafte nuk ka buke te haje dhe TI pleh thua qe duhet kritikuar?! Helikopteret dhe i ka pak. Ka uri ne vende qe kane nafte? Arabia Saudite. Emiratet e Bashkuara Arabe. Kuvajti. Katari….

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

            Nuk do shumë që të jesh trap zalli, mjafton të jesh telefon dhe të shkruash komente me emrin "Bac, u kry". Sikur t'a kishe mbaruar tetevjeçaren do kishe bërë alamet pune. Jo dhe jo ti.

            Përgjigjjuni
        3. a
          ana

          o zoteri: ketu behet fjale per nje epoke te re - trumpiste, qe do te sujndojne interesat dhe jo parimet, as me pak "lidhet nderkombetare!. Deri kur? nuk dihet,. me keqardhje, por jemi larg asaj qe quhet Qeveri nderkobetare - OKB. ose, mbase eshte nje faze e re, e ekujlibrit te ri te fuqive teg medha, dhe me tej, mund te kemi "rikthim te rendi boteror", sic ndodhi pas Luftes se II boterore

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ketu ka vetem hajdute qe jane sulur si hijena

            Ku ka te majte e te djathte ne kete katund te madh ku maloke e fshatare injorant brekgrisur na jane ber milionera,vetem e vetem se shajne enverin e soc. Dhe e cuditshmja eshte se shajne me shume ata qe perfituan me shume nga ai regjim,shan saliu qe erdhi nga shpella me nje traste leshi dhe me brekushe dhe gjithe lukunija cecene i mban ison. Populli qe vuante ne soc e ka prap brenda nga keta bandite komuniste e sigurimsa... Ne Shqiperi nuk ka asgje per amerikanin pervers trump qe te vij si bandite e te mare keta hajdute,ndersa venezuela,iraku,kuvajti api shume vende ku ka shkel pushtusi amerikan kane pasuri per te xhvatur dhe zona influence

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Po të flasësh me gjuhën e Thanos, dmth se paska dhe të majtë idealiste, atëhere jemi okay! Por ja që populli ka atë shprehjen: "Nga e thëna në të bërë na ndan një det i tërë", e cila nuk lë vend për ekuivok. Historia botërore, edhe ajo shqiptare e këtyre 100 e ca viteve shtet i pavarur, na jep shëmbuj të pafundmë se "idealet" janë leksione libreske për në auditore, në poezi etj. Në jetën e përditshme ato janë "brumë" për të bërë "byrekun e parimeve", në këtë rast të majta (se ka të tilla dhe të djathta), byrek që 'demagogët' ua hedhin si ushqim turmave, përgjithësisht hallexhinj, por dhe idealistëve, të cilat i ndihmojnë ata sa të merret pushteti dhe pastaj e dinë vetë 'ustallarët' se ç'do bëjnë me të. Harrohet kështu se jeta njerëzore në kompleksitetin e saj është krejt ndryshe. Ndaj dhe politikën, si i vetmi mjet që njerëzimi ka shpikur për të menaxhuar vetveten, nuk e fut dot në kornizat idealiste, por ajo në jetën e përditshme funksionon sipas asaj që quhet "real politikë". E këtu pastaj, sipas pozicionit që zë gjithsecili, ka hapësirë sa të duash për diskutim.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Munika

                O trap me zile qe dukesh sikur ke zbritur nga hena, ne nje vend ku deputetet bejne shfaqje rrugacerie cdo jave e cdo dite, keto analiza te pjerdhura s'kane vend, sepse realiteti I perket botes se kafsheve e jo njerezve. Ketu duhet te bjere bomba e madhe mbi vilat dhe resorted e bandes politike, ku bytha jote o Thano Mavria, nuk despertion dot. Nejse... ky eshte mjerimi I medias sone sot.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                  Munika, e kuptoj revoltimin tend me klasën politike shqipetare, por me duket se ti nuk e di se me kë po flet. Adrian Thano është ajka e gazetarise shqipetare dhe një mendje shumë e ndritur. Të ftoj t'a lexosh nja dhjetë here artikullin e Thanos, dhe pastaj të mendohesh dhjetë here para se te shkruash, sepse e ke kuptuar komplet gabim. Nuk ke kapacitetin e duhur të vleresosh artikujt e Thanos. Vetem Mero Baze është i të njejtit kalibër.

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Luani

                  Politika eshte zgjuarsi , jo parime jo leshi ne jemi shume te vegjel per te tilla gjera , politika e nje vendi si shqiperia duhet te eci ne nje horizontale me aleatin e saje te perjetshrm sh b a , dhe shqiperia pp e bene ate shkelqyeshem , kaq ..,

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gani USA

                    Ky është një shkrim shumë i fortë!!! Ka tre cilësi që nuk janë të zakonshme bashkë: Koherencë ideologjike, sepse nuk bie në kurthin pro/anti. Ka gjuhë morale, por jo moralizuese sepse kritikon pa u ngritur si gjel mbi lexuesin. Një transicion shume i zgjuar nga ceshtja globale në atë lokale. Pjesa për të majtën dhe korrupsionin si mekanizëm kapje ësbtë e gjitha për tu nënvizuar Sinqerisht urime autorit dhe gazetes se nderuar Tema

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                      Gani, respekte. Nuk po shtoj asgjë sepse nuk dua të parish komentin tënd me shumë vlera.

                      Përgjigjjuni
                    2. p
                      parti-enver, qe na ke dhjere

                      Thano, perseri, del dhe flet si e jema e zeqos,maje thanes, jehone nga regjimi kriminal i hoxhes. Per thanon eshte normale, qe diktatori, te vazhdoje ti vrase kundershtaret politike., te varferoje dhe te boshatise deri ne ekstrem vendin, te shkaterroje rinine e vendeve te tjera, me droge, kriminele dhe arme qe transporton atje dhe diktatori te vazhdoje pa fund..thano. eshte nga ajo specie e komunizmit izolacionist, te ciles enverhoxha i drejtohej: Jeni ju pa jemi ne! Dhe ne anen tjeter hordhite e ndyra islamiste-komuniste te ramiut dhe saliut,nuk jane vecse kopje te ndyra te ish diktatorit venezuelan.Une si njeri dhe si shqiptar, do te ishja ne krah te amerikaneve, nqse ai do te vinte te sulmonte, per te qeruar, enverin dikur dhe tani ramen se bashku me saliun, qe vazhdojne ta mbajnte te pushtuar kete vend dhe ta shkaterrojne ate me keq se dhe armiku me i eger.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                        Eeeeh or byrazer. Sikur të mesoje të lexoje para se të shkruaje, do perfitoje shumë. Ja ke futur si kau pelës. Shkrimi i Thanos nuk Ka të bëjë fare me Enverin, por me ligjin dhe sovranitetin e kombeve.

                        Përgjigjjuni
                      2. V
                        Vlora 97

                        Përshëndetje i nderuar Thano... Një editorial brilant për të majtët që meriton notën 10 me yje. Unë do ti vija titull tjetër nëse më lejon: “Një ‘e majtë’ që harron vlerat dhe hesht përpara forcës” !!! Kjo është në përputhje të plotë me tonin dhe guximin e shkrimit tënd. Teksti yt nuk është neutral, është moral dhe politik. Titulli duhet ta reflektojë këtë. Gëzuar edhe njëherë nga Vlora

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Komentuesi

                          JE NJE BOLE.....TE JESHE PROAMERIKAN DON TE THOTE. ESHTE TE JESHE. PROAMERIKES PAVARESISHT SE CFARE BEN....... BILE EDHE BOLE E KE SHUME JE NJE BILE.......

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjynah

                            Thano nuk është bole, por ti, qenke një rrotë trapi që nuk e paske shokun.

                            Përgjigjjuni
                          2. F

                            KOQET E BIBER,BEORAD,BERISHES! Pas 35 Vjet qeska me ShQIperi fale HaleAtit TRAGJIK,A mer i QI na rizbulojne Amerike e K.Kolombit!?

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shaqo

                              Shume me teper do te te pershtatej te predikonje ne kishe si prift se sa si gazetar. Se edhe prifti ka mllefe, por predikon njelloj per te gjithe, ndersa ti ke mllef per individ te vecante dhe mllefin tend ua kerkon ta kene te gjithe si e sa ty.

                              Përgjigjjuni
                              1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                                Shaqo Bregu - shiko rrugën SE mos biesh.

                                Përgjigjjuni
                              2. K
                                Klimax

                                Shtete diktatoriale dhe shtete ku grupe ushtarake kanë rrëzuar qeveri me anë të grushtit të shtetit nuk janë të pakta në botë, por ndërhyrja e forcës ushtarake nga jashtë është diçka jo e zakonshme. Në shkurt të vitit 2022, Rusia ndërhyri me një agresion ushtarak ndaj Ukrainës me pretekstin e rrëzimit të qeverisë naziste të Kievit, por katër vjet më vonë interesat e saj janë plotësisht të qarta, aneksimi, në mos i gjithë Ukrainës, i një territori jo të vogël të saj si pjesë e Rusisë. Në Irak, amerikanët pretendonin se regjimi i Sadam Huseinit dispononte armë të shkatërrimit në masë dhe se kishte lidhje me terrorizmin dhe nisën luftën për rrëzimin e tij. Realiteti ishte diçka tjetër. Vetëm pak orë nga operacioni në Karakas, askush nuk flet më për trafikim droge dhe aq më shumë shprehjet, "të drejtat e njeriut, demokraci, sovranitet". Trump deklaron se ne do të drejtojmë këtë vend si dhe industrinë e naftës së tij. Kërcënon në të njëjtën kohë Kubën, Kolumbinë, ........ dhe në të njëjtën kohë shkohet edhe më larg me mbështetësit konservatv të MAGA ku propagandojnë në platformën X hartën e Greonlandës me ngjyrat e flamurit amerikan!!!! Kush e ka radhën, por më parë, a kanë mësuar nga ngjarjet historike në botë? Dikur kontinenti amerikan, Afrika si dhe shumë territore të Azisë ishin koloni të fuqive europiane të kohës që shfrytëzonin pasuritë natyrale dhe trajtonin popullsitë vendase si skllevër, por .........! Ah, mos harrojmë se nipërit e skllevërve që ndërtuan Amerikën sot kërkojnë të skllavërojnë botën në emër të America First!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Detari

                                  Shkrim dhe autor shum dinjitoz Nga penat me te forta qe kemi Eshte e vertet qe ne Shqiperi nuk ka me te majt. Rama e mori PS dhe e ktheu ne nje gjiriz korrupsioni njesoj si PD dhe LSI. Ndoshta ky ishte misioni i tij Ia doli Tanime eshte tok e djegur politikisht. Thon qe amerikanet po pergatisin per politik Altin Dumanin Do doja nje koment nga Thano ose nga Meroja per kete do isha sh kurioz si e mendojne a ka baza kjo si opcion

                                  Përgjigjjuni
                                  1. l
                                    llazi usa

                                    Qenke nje kar nga mendja o Thano qe se ke shokun, te dinim te zgjuar po qenke bole, te pakten hiq vethin nga veshi se dole dhe pederast!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                                      Bo bo o Llazi. Para se të komentoje, nuk e dinim çfarë trapi ishe. Tani e dimë.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. U
                                      Uranjaku

                                      Sa shume e kemi share per 35 vjet regjimin e Enver Hoxhes. Kush e rrezoi ate, ne?! Ne u perdorem ne ate kohe per te justifikuar renien e tij. Mos u beni naiv. Moduro varferoi vendin e vet dhe nuk kishte shanc ta rrezonte asnje parti opozitare ne Venezuel. Boll me moral demokratik. Shume mire beri Tramp

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                                        Uranjaku, dakord. Në fakt, Albin Kurti punoi shumë keq per Kisovën dhe humbi disa njohje të shtetit kosovar gjithashtu. Vuçiçi do bente mirë të dergonte një komando serbe dhe ta rrezonte. Keshtu the ti, apo jo? Madje, edhe Greqia mund të dergojë një komando greke në Tiranë per të rrezuar Ramën dhe të vendose Tik Llapën kryeminister. Apo vetëm Trump ka të drejtë t'a bëjë këtë?! Nuk e di, mbase të kam kuptuar gabim.dhe ti.je amerikan që e ke shtepinë mbrapa Mar da Lago.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. S
                                        Shqiptari

                                        Sigurisht që ky Aktori ka të drejtë.Model i deputetit në parlamentin tonë janë :Ylli i parlamentit Saluku,trimat e tij:Mul Noka Balli Pordha,Gazmend ka,Nallbati,Baçi, Mëziu,Kërriçi,Bilushi i Metës,Strazimiri, Gjin Gjonmarkagjoni,Gjeni i Markajve, Mediu,Bije Vokshi,dhe i madhi Shehu... Zotëri,shiko kullat e Berishës,shiko kostumet e tij,të Bokës dhe deputetëve të tjerë.Shiko cilat që kanë Askush nuk mohon që e majta ka milionerë,hajna,të korruptuar dhe pasanikë,por qëndrimi dhe analiza që bën është me porosi nga Saluk Bishtuku.Leri teoritë e majtë dhe e djathtë.Leri aludimet dhe nënkuptimet se janë bajate Njerëzit në Shqipëri nuk janë ata të viteve 90-t.Sot e njohin mirë realitetin,trendin e politikës në vend,dinë aleancat dhe qëndrimet,zhvillimet dhe pasojat.Nuk kanë nevojë për terxhymrnë dhe tellallët,pasi janë lidhur me t'a. ,

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Y
                                          Yyypp xhixhi

                                          Ne forum gjen shume sharje dhe fyerje. Eshte per te ardhur keq qe nje hapesire ne nje gazete te lexuar si gazeta Tema shperdorohet nga torollaket apo militantet e verber nje hapesire e vyer per debat. Ku ka te majte e te djathte thote njeri siper. Ne thelb, shkrim pikerisht kete thote se ne Shqiperi nuk kemi me te majte e te djathte ne kuptimin politik dhe parimor. Kemi nje klase pushteti qe ka nderruar flamurin, jo interesat. Kjo eshte arsyeja pse debati ideologjik duket shpesh absurd ne kete realitet. Por fakti qe ketu nuk ka me te majte reale nuk do te thote se parimet kane vdekur. Perkundrazi, mungesa e tyre shpjegon pse vendi eshte kapur nga nje elite qe eshte bere milionere jo nga puna, por nga lidhjet me pushtetin, pavaresisht se ke shan sot e ke lavderon dje. Ky nuk eshte argument kunder parimeve, por aktakuze ndaj hipokrizise. Sa per SHBA, Trump apo nderhyrjet amerikane, shkrimi nuk thote se Amerika vjen apo nuk vjen ne Shqiperi. Thote dicka me te thjeshte: perdorimi i forces nuk eshte parim, por interes. Dhe aty ku ka interesa strategjike, pasuri apo influence, gjuha e demokracise shpesh sherben si justifikim. Kjo vlen per Venezuelan, Irakun, Kuvajtin apo kudo tjeter. Ky shkrim nuk po idealizon as te majten, as te djathten. Po denoncon pikerisht faktin qe keto jane zbrazur nga kuptimi dhe jane kthyer ne dekor per nje pushtet pa moral. Nese kjo tingellon cinike, eshte sepse realiteti eshte i tille, jo sepse autori shet iluzione. Me pak fjale shkrimi nuk kundershton ate qe thoni, por e konfirmon. Pikerisht kjo eshte arsyeja pse j bezdis disa. Kritikojeni sa te doni secili ka mendimin e vet. Nese e ka vertet mendim. Ama sharje keshtu pa dogane nuk ua ka kush borxh. Mbajeni ca veten mos perfitoni nga anonimati si legena

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                                            Eeeeh, i nderuar. Shkon dëm sapuni tek barboni - thoshte një miku im nga Kukesi. Edhe ky shkrim, bashkë me komentin tend, edhe të Seferit të nderuar më poshte, shkojne dëm, sepse militantët nuk mbushin.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. S
                                            Seferi

                                            Nuk e kuptoj gjithe kete mllef te mbledhur per nje analize e cila flet realitetin. Kjo analiz me sa kuptoj jo vetem flet per vendin tone, por perdor nje ngjarje nderkombtare per te nxjerr ne pah: Mungesen e reflektimit politik real, Varesine nga interesa te jashtme, dhe dukurite e brendshme si korrupsioni dhe mungesa e identitetit ideologjik. Sa per temen si reagoi ministira e jashtme, nenvizohet totalisht mungesa e nje identiteti ideologjik politik. Theksojet rendesia e parimeve ideologjike dhe e qendrimit politik. Nje kritike e drejperdrejt ndaj elitave politike, qe pakçka flasin per parime e shume per interesa. Shum vende te majta nuk reaguan me kaq servizilem dhe perulesi sa c reagoi ministria jone! Sa per Maduron, ai eshte nje “peace of shit” si te gjithe diktatoret e tjere dhe si cdo ditaktor qe abuzon me pushtetin e dhene dhe nuk i jep dot zgjidhje qeversijes se duhur te se majtes, te mari fundin me te hidhur! Kush ka men ne kok ta kuptoj thelbin e analizes, kush si ka te komentoj brockulla tipike si me fol ne kafene e e lagjes..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kot fare

                                              Ja ke futur kot fare këtu o Thano. Interesi kombëtar qëndron para çdo ideologjie. Dhe aleati ynë strategjik ka qënë dhe mbetet Amerika. Prandaj Spiropali apo Kurti bënë mirë që përkrahën sulmin amerikan kundër Venezuelës. Për mendimin tim personal ai ishte një sulm tipik imperialist i më të fuqishmit kundër më të dobëtit. Por unë jam askushi, ndërsa qeveria duhet të mbrojë interesin e vendit dhe bëri mirë që u rradhit me Trump-in.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Banor i Tiranes

                                                CITOJ: Çdo qëndrim, i brendshëm apo i jashtëm, çdo vendim në kushte të tilla, nuk buron më nga bindjet apo idealet, edhe sikur ti kesh ato, por nga frika. Frika se dikush, diku, brenda, afër apo larg kufijve, mund të të kujtojë se çfarë ke firmosur, çfarë ke fshehur, çfarë ke marrë. Për fat të keq, politikanët tanë janë të gjithë pengje të varur nga mëkati. Do jenë përherë të detyruar të kërcejnë me ritmin që i bien daulles të tjerët. FJALE TE ARTA. NJE PYETJE: PSE VALLE PIKERISHT TANI QE RAMA ESHTE KAPUR NGA BOLET GREKU KERKOI RIKTHIMIN E BISEDIMEVE PER DETIN? REFLEKTONI O NJEREZ

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sovrani

                                                  Sakte. Bravo

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Luzati

                                                    keto qe shkruan kane vlere kur ka TE MAJTE, por ata qe qeverisin si te majte nuk kane asnje gjurme te majte ....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Aleksandra

                                                      Super analize! Komentusa të vrerosur Stop hating and enjoy your life

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Lexues

                                                        Shumë bukur, Adrian! Të trishton servilizmi i politikës sonë, i së majtës pa parime e pa shtyllë kurrizore. Komentues, ç'të mira i solli Libisë vrasja e Kadafit, Irakut vrasja e Sadamit? Kur Bushi Junior i kërkoi Zhak Shirakut të përfshihej në sulmin ndaj Irakut, ky iu përgjigj: "Demokracia nuk çohet me bajoneta!"

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vjosa

                                                          Thano, dëgjo mor djal dhe të tjerët pak. Ti je gazetar ,kurse Rama ëzhtë DIPLOMAT. Në diplomaci nuk thuhen kur ato që mendon ,sepse në diplomaci mendon ndryshe dhe vepron ndryshe , ose flitet ndryshe . Tani ta marësh vesh mirë ti .Rama deklaroi faqe gjithë botës në zgjedhjet e para që fitorja e Tramp do të jetë fatkeqsi për rendin botëror dhe ja ku i doli fjala po ju si pranoni dot ca gjëra se nuk ju lë egua .Si mendon ti Thano ti kundëvihet Rama Trampit ndryshon gjë ? a'sgjë prandaj do bëjmë ç'të na thon.Dua për hir të vëntit dhe të kombit të mos i bëjë hyqëm mëndja e na bëjnë si rripi iGazës .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. X
                                                            Xhejms

                                                            Adrian ndaj e ke mbiemrin thana se duket keni hip ne thane dhe flisni gjepura . Kur amerikanet nderhyne ne teritorin Jugosllav per te çliruar nje popull qe shtypej ne ishim me Ameriken , tani qe çliruan nje popull nga diktatori qe po i vriste dhe pinte gjakun qenka gabim ? Amerika si nje nga demokracite me te medha per mos thene me e madhja ka detyrime ndaj popujve te tjere si dhe per ruajtjen e paqes ne bote!ne jetojme ketu ne amerike dhe kur vile ne emigrante nga Venezuela tregojne per nje varferi extreme dhe na kujton varferine tone ne kohen e qoftelargut.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Me mire skuth sev puthadore i Putinit.

                                                              Tramp tregoi qe pervec perdhunues grash gje e factual nga gjykata eshte dhe nje vrases gjakftohte nje Sali ne version in Amerikan. Gjithesesi ne pikpamje global duke qene I paafte te perballet me Putinin drejtperdrejte ka zgjedhur strategies e Skuthit.Si skuth ai I thote Putinit dhe Kinezeve...ju merni Ukrainen apo e Taivanin me operations Specialie ,une marr Venezuelen Kanadane apo Groenlanden ...Me nje fjale sapo ka filluar qartazi ,pakamuflim faza e dyte e Luftes se Ftihte. Pavaresisht sa I ndyre ndaj femrave e frikacak per tu perballur me burrat eshte Trump ajo qe po ben eshte e novojshme te behet. Nje burre me bole do I binte drejtperdrejt Putinit po ai eshte skuth dhe kaq mund te beje.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Pasqyra e Serbise

                                                                I nderuar Z. Thano! Nuk ka të majtë në Shqipëri. Edhe nëse do të kishte, qeveria që doli prej tyre duhet të mbështesë aleatët tanë strategjikë si Amerika dhe Izraeli. A ju kujtohet ai moment në presidencën amerikane kur Trump e detyroi Netanyahun të njihte Kosovën si shtet të pavarur? Pa ndërhyrjen amerikane në Kosovë, ne do të ishim shndërruar në një Palestinë në mes të Evropës. Reagimi i Serbisë është një sinjal se ku duhet të kërkojmë për të sqaruar qëndrimin tonë.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. V
                                                                  Vlora

                                                                  Ore se c jane ca mizerje ketu ne komente qe cdo autor te majte qe kritikon Ramen nisin e shajne dhe ofendojne. Ore plehra njerez qe ose jeni te paguar ose idiot te verber qe nuk shikoni cfare behet. Mbajeni Ramen o trapa ta gezoni jet e mot rrugacin tuaj, por matini fjalet kur flisni per njerez me dinjitet qe nuk pallohen neper kolltuqe Cesterfild dhe nuk pin vere qe kushron shishja sa 15 vjet pension i pleqve tane te gjore qe ndertuan kete vend ku kapardiset rrugaci juaj dhe gjelat e tjer maj plehut Yyy sikter palacot e dreqit ju hengert mortja me.gjith hajdutet me.cizme qe mbroni

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. T
                                                                    Tirana

                                                                    Ja dhe nje talent i ri i PPSH. Si shumica e vllehëve edhe ky Thanua kakaris në emër të sẽ majtës komuniste. Kujtoja se i kishte vajtur muti deri ne brez hajdutëve të pushtetit, po i paska shkuar deri në fyt me sa duket. Kësaj i thonë dhierje në brekë ne nivel institucional. Shkrim i përafërt për nga idetë me fjalimin e fundit te Vuçiçit. Rroftë internacionalizmi proletar në gjithë botën i thonë këtij shkrimi. Gjyshërit e këtij çobanit pëllisnin me parrullat e Enverit dikur: diktatura e proletariatit demokraci e vërtetë (e tę mijërave tę burgosurve politikë dhe tę pushkatuar) O çobo! Hapi syte edhe shiko realitetin, kanë ikur 40% e shqiptarëve nga vendi prej vjedhjeve dhe arrogancës suaj, lëre Maduron se nuk është për kotruven tënde ky muhabet.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Ana

                                                                      Mbylleni gojen dhe mos hani mut. Nje mize si shqiperia duhet te jete e kenaqur te strehoet tek bytha kalit ( shba-te), dhe te lutet qe ky i fundit te mos e vrase me tundjen e bishtit.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. d
                                                                        dijetari

                                                                        Nje shkrim i shkelqyer ,bravo zoti Thano

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. S
                                                                          Saliduro

                                                                          Nuk të paska dalë akoma rakia o kar gazetar?!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. Y
                                                                            Yyypp xhixhi

                                                                            Mire do ishte te behej nje seleksionim i komentusve. Ketyre qe s din as t shkruajne e as te lexojn u ngeli kari dhe muti n gojë

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. R
                                                                              Realiteti i Pakontestushēm

                                                                              Trampi ka tē drejt tē bēj kshu se gjith kto fuqi tē tjera nuk po i tregoin vēndin kti Idjoti tē ler me emrin trap. Ky lloi njeriu njef vetēm gjuhēn e dhunēs. E shkodranēt kan njē fjal tē madhe thon tē hypt vedi nē qef. E trapit i ka hy vedi nē qef. Tē presim sa do i heci trapit kryeidjot.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. *
                                                                                *Dhimbia e madhe Popull*!

                                                                                Mire qe e mbylla leximin e ketyr komenteve me *Realitti e Pakontekstueshem...Sa autorit te shkrimit... dhe komentuesit tjeter-"Yyypp xhixhi"....*Dhimbie e madhe Popull!*

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje