Rinas–Karakas, linja ajrore e trushkulurve

3 Janar 2026, 21:09Blog TEMA
Rinas–Karakas, linja ajrore e trushkulurve

Nga Endri Kajsiu

Nicolás Maduro u arrestua në Karakas dhe po transportohet drejt Nju Jorkut. Në Tiranë, opozita ka hapur shampanjën. Sepse sipas logjikës së saj, nëse forcat Delta hynë në shtëpinë e Maduro-s, avioni tjetër ndalon në Rinas. Nuk ka rëndësi që Shqipëria s’është Venezuelë. Nuk ka rëndësi që nuk kemi naftë, kartele apo peshë gjeopolitike. Logjika e trushkulurit nuk funksionon me fakte. Funksionon me halucinacione.

Dhe halucinacioni i radhës quhet: “Trump-i do arrestojë Ramën dhe do sjellë Berishën.”

Në rrjetet sociale të opozitës berishiste po festohet sikur FBI-ja ka marrë biletë vajtje-ardhje për Tiranë. Adriana Kalaja, Genc Gjokutaj, Klevis Balliu dhe gjithë kalaja e kashtës në PD flasin me bindjen e njerëzve që sapo kanë dalë nga një Zoom me Trump-in. Sipas tyre, Amerika është një taksi politike:
– ndalon ku i thua,
– rrëzon kë t’i kërkosh,
– dhe të sjell kryeministrin që do ti.
Një superfuqi globale e reduktuar në Uber-in e Sali Berishës.

Po se ç’lidhje ka Shqipëria me Venezuelën, këtë e dinë vetëm trushkulurit tanë. Ato mendojnë se Trump-i paska thënë: “Lëreni naftën, lëreni kartelet, lëreni interesin strategjik.

Shkoni dhe shpëtoni Sali Berishën, Adriana Kalanë dhe Klevis Balliun nga depresioni politik se do na destabilizohet gjithe Ballkani.”

Venezuela është hambar nafte dhe nyje droge, mor trushkulur, ndërsa Shqipëria prodhon domate, presh dhe statuse Facebook-u opozitar.
Apo harrova: trushkulurit nuk ushqehen me logjikë, por me shpresë delirante. Shqipëria shpallet Venezuelë. Domatja bëhet naftë. Preshi shpallet kartel.

Rama shpallet Maduro. Berisha shpallet shpëtimtar. Dhe Trump-i sapo u zgjua sot, piu kafen e mëngjesit dhe tha:
“E mbyllëm Venezuelën. Tani të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama për t’ia kthyer Sali Berishës.”

Edhe pse Trump-i e ka thënë qartë: korrupsionin pastrojeni vetë, trushkulurit thonë jo, ne s’kemi korrupsion, por kemi “Ramaduro”. Dhe duke i shtuar Ramës një “Duro” mbrapa, mendojnë se e bindin Trump-in që Nicolás Maduro në fakt quhet Edi Ramaduro.

O trushkulur, Amerika nuk shpenzon dollarë që ju të pastroni shtëpinë tuaj nga hajdutët, sidomos kur hajduti juaj i preferuar është non-grata në SHBA. Ironia juaj përveçse e sëmurë është kriminale: një opozitë që nuk fiton dot zgjedhje, nuk prodhon dot ide, nuk frymëzon dot askënd, pret që një avion amerikan t’i zgjidhë impotencën e saj politike.

Këta njerëz nuk duan demokraci. Por duhet pranuar e vërteta: ata duan mrekulli. Dhe mrekullia e tyre quhet: “ Rama në pranga, Berisha në zyrë, populli duartroket.” Një fantazi kolektive që do të ishte qesharake, po të mos ishte tragjike. Trushkulur , uluni, thirrini mendjes dhe mos na bëni njerëz me bisht. Është turp kombëtar të mendosh se Shqipëria qeveriset nga Ëashingtoni sipas tekeve të një opozite të konsumuar.

E megjithatë, në këtë cirk të trishtuar, ka një paralajmërim serioz: kur opozita degradon në këtë nivel deliri, nuk është fitore për qeverinë. Është simptomë e kalbëzimit të gjithë sistemit. Zot na ruaj nga leshkot dhe trushkulurit. Sepse budallenjtë e zakonshëm nuk shkojnë kaq larg. Këta kanë kaluar kufirin dhe kanë hapur linjë direkte imagjinare: Karakas–Rinas, një drejtim, pa kthim.

27 Komente

  1. I
    I pari ka fluturuar tritani me preshe ne bythe

    Preshi te mos duket i pa rendesishem ty,se eshte lende e pare per tritanin,dhe trumpit dhe saliut i duhet per te fluturuar me presh ne bythe

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te rike shtrember, te flasim drejt.

      Megjithate Berisha vertet eshte vrases, por Rama eshte me hajdut i rafinuar dhe me hajdut i suksesshem se Berisha. Sidomos tani qe i ka vene vello AKSH-it.

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        A I degjuat dje deklaratat e Vampirit 82vjecar te vicidolit me 27akuza mbi kurriz, te Baz Gardh sumkapucit, te Krricit te faros me dy gishta lart, te dr.Gebelsit te foltores Gon gjekmut lafshkuq sybardh flokkacarupsi, te Gerdalles Adriana nockederrja, te Sharebajges me bythet si te teta Ollges Vokshi sygerdoqes e me radhe si fluturojne me pras ne bythe se fitorja e pushtetit ne tavoline per trushplaret e vicidolit tashme eshte pune e kryer per 2026. Fitoren do u a sjell Trumpi me Avion nga USA dhe do ta ngreje nga grope septiko politike Vampirin 82vjecar ku ka rene me 14 maj 2023 dhe 11 maj 2025 dhe do ta fuse direkt ne zyre, duke bere krricin e faros me dy gishta lart minister te brendshem dhe dr.Gebelsin e foltores Gon gjekmut lafshkuq sybardh flokkacarupsin minister te propogandes nje post I ri qe do shtohet nga Vampiri 82vjecar ne zbatim te programit te Rajhut te trete qe ka si bosht ideollogjik .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhë Pështan Tribune

          Shoku Kajsiu, pasi I bindur mendon se eshte absurde qe USA 'të merret" me Shqipërinë, çuditërisht shkruan artikull pse eshte absurd absurdi(!) I kane fluturuar kajsite vallë?! Apo keta fanatiket edhe pse sbien dakort me një argument, perseri nuk duan te ndryshojne temen e diskutimit po per kete argument (?!) Sa janë shtuar këta " mullinjtë e erës" si mos o zot.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te yfte

            O rrote karri nuk e kuptoje se cfare do te thuaSh prandaj them e je jo vetem kar por dhe analfabet.

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zagali

            Jo vetem trushkulur jane keta te PD,por jane dhe budallenj. Ne krye kane nje malo koke trashe, budalla i quajtur Sali Berisha.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lendina me bar te bute...ku hedhin valle ca hajdut

              Shqiperise i ka ikur truri. Ne Shqiperi kane mbetur vetem holbat. Vendi dominohet nga hajdutet, mashtruesit injorantet e parazitet bythlepires. Egziston edhe nje pjese fatkeqesh, qe mbijetojne ne mes llumit e kenetes, te pa fuqishem per te ndryshuar asgje.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Aa

              Trushkulur dhe kriminele jane por gjithe kete *gezim* e perhapin qe pjesa analfabete e shqiptare te genjehet e ti perkrahe...

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pandi

                A domethënë nuk ke më asnjë dyshim se edhe Rama është një lloj Maduro përsa i takon lidhjeve me kartelet e drogës,por problemi na qenka se ne nuk kemi naftë!? Ka disa njerëz të cilëve u leverdis më mirë të heshtin. Zoti Zerdelia nuk bën përjashtim!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Paul. Tuci

                  Mos u merzit Pandi , se po ti japi Serbia nje shume shume te majme Trapit.. e shiti Kosoven tek Serbet.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mondi

                    U zgjove trushkulur.Si ty Rama leshon cdo mengjes ne banjo.Shko tani merr ne goje te fishkurat e sojit tend,hijenes se shpellave.

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Julian laci

                    Bravo. Opozite qe nuk frymezon,. Washingtoni do $ , Shqiperia preshin.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drejtesi

                      mendojne se g do heqin Maduro Rama dhe do vene Maduro berisha Jane pjerdhur nga mendja fareSa te jete Saliu kur nuk vine ne pushtet edhe enveri te ishte ne pushtet Salua nuk do ta kuptoje se i intereson ashtu Nukai behet vone per per Shqiperine por per familjen e tij Pa ikur salua democratet nuk vine ne pushtet E keqja eshte se demokratet sa rijne ta kuptojne ose kane frike nga salo qorri

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pandi me kartele

                        bo bo qekan ngrit cekistat e sali miloshevicit, sala non grada- ramaduromaraduro, rropt kut ti keni klysha te serbise e greqis.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kombinaci

                          Po or komunista po, se Veliajn dhe Ballukun e Agasin padashje jane ne burg e te pandeur vetem pasi erdhi Trump ne pushtet, jo or tutkuna jo..po i afrohet ora dhe atij pallishit tuaj, por vetem se amerika ska nevoje te dergoje helikoptere e ushtare se e rrezon vetem me nje pordhe drogaxhiun tuaj.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Teodor

                            I mban me shprese militants kaq. E nese eshte e vertete prape do kete zgjedhje e PS me kte opozite fiton dhe oa Ramen. Kaq nuk kuotojne ata pak militante...se Saliu e di kete.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tani

                              Ne fakt do ishte shpetim per te gjithe nese do marrin ramen sic morren maduron

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                FATMIRI

                                KËTA RROTAT E KARIT QE TALL BYTHEN SALIU PËRDIT JAN KULMI I INJORANCES FLUTUROJN ME PRESH NË BYTHË ME NË KRYE SALI GRUA QIRIN NUK DIN DHE SE KAN HABERIN SE PFAR KA NDODHUR NË VENEZUEL MBAS VDEKJES SE UGO ÇAVEZ DHE KUSH JAN INETERESAT E SHBA ATJE PRANDAJ TË MARIN NJË BRISK DHE ME NË KRYE SALI PORDHEN TE SHKOJN TJA RRUAJN RAMES DHE KAN PËR DETYR SI GJITHMON QE TE HAN MUT NGA MENGJEZI DERI NE DARK

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  USA

                                  Deri sa e lanë si mut nëpër tuba, nuk besoj se e kishin seriozisht me prostitutën e Viçidolit. Por kam frikë se motërqirllëkun e tij për të folur si shef i Trampit që bën atë që i urdhëron SBja, do t'i përgjigjen me ndonjë leksion të mirë për gomarin e pisët që nuk vë mend. Nuk kanë nevojë t'a rrëmbejnë SBnë, që e poshtëruan dhe palluan me lloj lloj qeni antishqiptar. Mjafton t'i japin ok Haklajve për Shkërdhenin ose Shkërdhitën dhe të tallen siç u tallën me Hajdarin, duke thënë që ishin hesape kafshësh të një stani.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. t
                                    timo

                                    Opozita është "sëmurë nga sida" sepse nuk ka ditur të përdorë "perzervativin"!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arber

                                      Hajvanet e PD bejne gare kush te duket budallai me i madh ne sy te kryebudallait Birisha.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Emigranti

                                        Si majtas edhe djathtas, lozin per piacere ne kete vend t shkaterruar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Ms.

                                          Degjoni , degjoni "Emigrantin " , se grindjet dhe sharjet mes jush , te keqejes qe e keni te gjithe mbi shpine , I sherbejne . " Si majtas dhe djathtas ..." , KY realitet eshte sajese misionaresh . Ai nuk ekziston . Ata Jane nje , ata Jane bijet e eterve . Dhe teatri I " Grindjeve , sharjeve dhe cjerrjeve " vazhdon ....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Saliduro

                                            Brilant Kajsiu!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nesti Angoni

                                              Pyetja nje milion dollarshe eshte : Si do te ike RAMADURO? Si legen apo si garip? Do ti gezoj parate e droges dhe korrupsionit apo do dergjet birucave?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Postum

                                                çjane ngritur gjithe LEHAQENTE e Edit neper media duke hapur parulla se Opozita po pret qe marinsat te Zoarkojne ne surrel per te kapur Ramaduron ?.... Dite e shtune, dite pushimi dhe PO TE NJEJTET qe gjithmone pellasin per geverine, jane turrur me lloj lloj marrezish per te çoroditur miletin dhe per te shmangur deshperimin e kartifozeve. Po edhe qeveria jone e lavderoi sulmin amerikan ne venezuele. Edhe opozita gjithashtu. Po duke folur marrezira harrojne se jane kto llapaqene qe po e pranojne se Rama eshte bere si Maduro por i japin zor vetit per te na mbush mendjen se nuk do e Arrestojne Amerikanet se Shqiperia seshte venezuele. Kte e dime te tere or traphane.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Ëndrra për pushtet...

                                                  Populli shqiptar nën udhëheqjen e qeverisë Rama për 4 mandate radhazi, "mezi po pret" të çqeveriste nga salehu, mylinuka, xuzepina, ediapalokoka, dashishytmebinapreshi, llucanobuça, gardhbazxhambazi, jorridhtabakhania, vukshi doda, halbanakasollja, baçiesajmirgrraçi etj etj zorraxhinj, që u tretën, duke u jargavitur nga foltorja në foltorre, të gjithë kapur për dore... dhe ëndrra s'ka të sosur. Rama humbi, urrëzua!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje