Nga Thoma Gëllçi
Më 1 janar 2026, ditën e parë të këtij viti, New Yorku pa një skenë që disa dekada me parë mund të përbënte skandal por që sot kaloi thjsht si një lajm rutinë : Zoran Mamdami u betua si kryetar i Bashkisë së qytetit më të madh të Shteteve të Bashkuara, me dorën mbi Kur’an. I pari mysliman që mban këtë detyrë. I deklaruar politikisht si socialist demokrat, ai u shfaq para një audience ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha feve, komuniteteve dhe rrymave politike, një panoramë e gjallë e asaj që Amerika ka qenë dhe vazhdon të jetë. Ai moment nuk ishte thjesht një akt formal, por një përmbledhje e historisë amerikane në një fotografi të vetme: një qytet i ndërtuar nga emigrantë, i drejtuar nga një bir emigrantësh, në emër të një shoqërie që beson se dallimet janë pasuri.
Amerika nuk është bërë e madhe sepse ka qenë gjithmonë e fortë ushtarakisht , por sepse ka ditur të ndryshojë. Që në shekullin XVIII, kur Thomas Jefferson, James Madison dhe Alexander Hamilton hartonin themelet e republikës, ideja e tolerancës fetare dhe e ndarjes së shtetit nga kisha ishte revolucionare. Në atë kohë, shumë vende evropiane ishin ende të përfshira nga luftëra fetare, ndërsa Kushtetuta amerikane garantonte lirinë e besimit. Kjo i hapi rrugën komuniteteve hebraike që u vendosën në New York e Filadelfia, katolikëve irlandezë dhe italianë që u vendosën në Boston e Chicago, dhe më vonë myslimanëve që ndërtuan xhami në Detroit dhe Dearborn.
Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, miliona emigrantë kaluan përmes Ellis Island. Midis tyre ishin familjet e ardhshme të njerëzve si Irving Berlin, kompozitori hebre që do të shkruante këngë ikonike amerikane, apo Enrico Fermi, shkencëtari italian që më vonë do të kontribuonte në projektin Manhattan. Kur Adolf Hitleri mori pushtetin në Gjermani, qeveria amerikane u bë strehë për mendje të ndritura si Albert Ainshtain, Leo Szilard dhe Eduard Teller, të cilët, nën administratat e Franklin D. Roosevelt dhe Harry Truman, ndihmuan në krijimin e epërsisë shkencore që do të ndikonte fatin e Luftës së Dytë Botërore.
Edhe lufta për të drejtat civile është histori diversiteti. Kur Martin Luther King Jr. marshonte në Uashington në vitin 1963, përkrah tij ishin rabinët hebrenj si Abraham Joshua Heschel, priftërinj katolikë, studentë të bardhë dhe aktivistë nga komunitete të ndryshme. Presidenti Lyndon B. Johnson, i lindur në Teksas, nënshkroi Aktin për të Drejtat Civile në vitin 1964 dhe Aktin për të Drejtën e Votës në 1965, duke i dhënë fund zyrtarisht segregacionit. Pa këtë bashkim forcash nga komunitete të ndryshme, Amerika do të kishte mbetur peng i ndarjeve të saj.
Në dekadat e fundit, revolucioni teknologjik ka treguar se sa vendimtare janë valët e reja të emigrantëve. Sergey Brin, i lindur në Bashkimin Sovjetik dhe rritur në një familje hebreje emigrantësh, themeloi Google. Sundar Pichai, i lindur në Indi, u bë drejtuesi ekzekutiv i së njëjtës kompani. Elon Musk, i lindur në Afrikën e Jugut, krijoi Tesla dhe SpaceX. Këta njerëz, të mbështetur nga politika amerikane e hapjes ndaj talenteve, ndërtuan industri që sot përcaktojnë ekonominë globale.
Kultura amerikane është një pasaportë e diversitetit. Louis Armstrong, nip i skllevërve afrikanë, e bëri jazz-in një gjuhë universale. Bob Dylan, me rrënjë hebreje nga Europa Lindore, e ndryshoi përjetësisht muzikën folk. Hollywood-i u ndërtua nga producentë emigrantë si Louis B. Mayer dhe Samuel Goldwyn. Dhe sot, nga Beyoncé te Lin-Manuel Miranda, arti amerikan është një përzierje historish dhe ndikimesh që nuk njohin kufij.
Në këtë panoramë, Zoran Mamdami nuk është një përjashtim, por vazhdimësi. Ai vjen nga një traditë e gjatë udhëheqësish të New Yorkut që kanë pasur rrënjë emigrantësh, nga Fiorello La Guardia, biri i një babai italian dhe një nëne hebreje, te Michael Bloomberg, hebre nga Boston, e deri te Bill de Blasio, me prejardhje italiane. Mamdami shton në këtë listë një dimension të ri, atë të komunitetit mysliman, i cili prej dekadash ka qenë pjesë e heshtur e jetës urbane amerikane, shpeshherë i nënvlerësuar dhe i stigmatizuar.
Kur ai u betua më 1 janar 2026, shumë njerëz e panë këtë si një shenjë se Amerika ende funksionon sipas parimit të saj themelor: se kushdo, pavarësisht besimit apo origjinës, mund të arrijë majat nëse shoqëria i jep hapësirë. Ky është kuptimi i vërtetë i madhështisë amerikane. Jo madhështia e bazave ushtarake apo e bursave të Wall Street-it, por aftësia për të përfshirë, për të dëgjuar dhe për të lejuar që një vend të riformulohet vazhdimisht nga njerëzit që e zgjedhin si atdhe.
Amerika është e madhe sepse është e hapur ndaj botës dhe sepse e ka kuptuar se forca e saj nuk qëndron në uniformitet, por në mozaik. Nga Jefferson te Johnson, nga Ainshtain te King, nga Brin te Mamdami, historia e saj është historia e një kombi që u bë i fuqishëm jo duke u mbyllur, por duke u hapur. Dhe pikërisht për këtë arsye, betimi i një kryetari bashkie mysliman në ditën e parë të vitit 2026 nuk është thjesht një lajm, por një kapitull i ri në librin e madh të diversitetit amerikan.
Më thuaj o Gëllç a Ngërç se cilën luftë ka fituar Amerika? Në Kore? Në Vietnam? Në Afganistan? në Irak? madje edhe në L2B u rreshtua me fituesit kur pa që rusët po hynin Berlin??? Këtu filloje analizën e pastaj shko te Kurani e Bibla, se shëmbuj si ky i New Jorkut ke sa të duash nëpër botë.
Amerika tashti po behet e madhe MAGA sepse erdhi me ne fund i biri i perendise qe eshte edhe zeusi i njerezimit
Prap o koqe
Ameriken e bene te madhe largimi prej saj te personave parazit dhe qe skane byth te punojne si puna jote o Thoma Gellci, qe zbeje gje tjeyer vecse shkoje ne cdo kafene shqiptaresh ne Michigan duke u ankuar per Ameriken.
O Muc, mos edhe Kina po bohet shume e madhe? Si te duket ty diplomat i madh shqiptar qe na nderon ne NY? A nuk po ja mbledh rripat Kina birit te perendise? Ku jane Panamaja, Groenlanda, e Kanadaja qe i don per vehte Ai? Oo me Putinin si po i shkon puna, se po duket qe ky nok pjerdh per njeri, vec per Xi ?
Amerika ka fituar luften me Serbine, te mjafton o rryp?
Gjithemon,ne gjithe historine e saj Amerika ka qene hileqare,ka punuar prapa kraheve,tinzare,perçarese dhe ka vepruar vetem per interesat e saj. Ne çdo shtet ku ka shkelur kemba amerikane eshte thar bari. Popujt nuk kane pare ndonje te mire nga Amerika.
Eh sa e lumtur ajo kohë kur të gjithë birbot e europës morën detin dhe dolën në Amerikë. E tani sundojnë botën.
SHBA të madhe e bën liria. Liria e fjalës, ekonomike etj. Prej lirisë burojnë gjithë të tjerat, demokracia, zhvillimi ekonomik, pranimi i diversitetit kulturor etj. Kurse në Shqipëri ke një pseudo liri, sepse kur ra sistemi komunist, ai ra në letër, por mentaliteti komunist ngeli. Prandaj ke liderë partiakë autokratë si Berisha apo Rama që nuk iu shqitet bytha nga e karrigia e pushtetit, kapin mediat, secili të tijat, psh Saliu ka mediat e tij të propagandës Syri Tv, Ora TV etj, Kurse Rama Top channel, Klan, Report TV, shqiptarja.com, gazetën Tema etj. E kështu përveç ekonomisë së përqëndruar në duart të pak vetave (oligarkëve dhe klientëve të pushtetit, disa pre tyre "ushqejnë" dhe PD sidomos financime në kphë fushate), edhe fjala e lirë në mediat e kapura prej këtyre autokratëve është kontrolluar, pra ka vetëçensurë (të lajmeve që s'iu intereson, ose të vërtrtës për një ngjarje të caktuar), ose çensurë të lajmeve të kundërshtarit, madje janë aq paranojak, jo profesional dhe bajat, saqë çensurojnë edhe komentet e popullit të thjeshtë në forumet online të gazetave të tyre të propagandës, në të cilat duan kryesisht duarttrokitës sufllaqexhinj të tyre. Pra aq frkë kanë nga e vërteta dhe fjala e lirë, duan të kontrollojnë çdo gjë. E kështu duke kontrolluar ekononinë dhe lirinë, këta autokratë kanë katandisur Shqipërinë në një vend me demokraci hibride, në një kleptokraci, ku Zv.kryeministrat akuzohen për korrupsion, AKSHI doli si një ogranizate kriminale, dhe kryministri piktor pa pikë turpi del e tallet me shqiptarët e thotë se do futemi në BE, (mqs ka ca kukulla të Sorosit akoma në BE që i mbajnë Ison këtij palloshi).
Për mua je shumë jashtë temës që trajton Thomai. Duket që horizonti yt është i pa plotë në atë që thua te ne s"ka liri. Lirija është tjetër gjë dhe ardhja në pushtet dhe qëndrimi atje ka të bëj me lirinë e votuesve. Këto nuk është mirë ti bëjmë lëmsh nisur nga thashethemet dhe jo nga vendimi përfundimtar i gjykatës nëse është ose jo fajtor një i akuzuar, pavarësisht nga funksioni dhe krahu politik. Iku koha gjyqeve popullore, si në kohën e diktaturës. Kryesorja besimi te drejtësia, që jepet nga organe kompetente dhe jo nga rrjeti social, apo nga politikanë kundërshtar i çdo ane qoftë. Këtë mendim kam dhe varet nga ti nëse e merr parasysh apo jo.
Muti
Amerika mund te jete e mire, dhe kjo me hume rezerva, vetem per amerikanet! Me te tjeret sillet si skllavopronare! Por ky shkrim i shkruar nga Comja, kuptohet qe eshte shkruar nga halli! Te shkruara dhe te harruara Come! Ti prape shqiptar je dhe si shqiptar do mendosh! Se ben ndonjehere shkrime me hile si amerikan, ne te mirekuptojme!
Shoku,zoti Th.Gëllçijam dakort me Verën shkruesia e më sipërme.Gëlmç a mjnd të më thuash kë të besoj atë të para1990 apo këtë të sotmi .Servilizmi i përket afure që nuk kan shtyllë,për mos me thënë bythë më shqip.Të paktën paraardhësit tonë u hodhën në luftë që herët, ndërsa ajo amer e ina jote si balli kombëtar i të madhit SHEFQET MUSADAJ. Mjaftë më me lëpirje menderesh.
Gellci, nuk ke as moshen dhe mendjen, te fluturosh me presh ne bythe: Amerika ka ecur perpara, se pari nga themelet e shendosha te shtetit, qe hodhen heronjte dhe shtetformuesit e saj; Washington, Xheferson,LLinkoln etj. Pune-perparim-humanizem-meritokraci.Por ne ecjen e saj, ajo ka ndjere dhe tronditje deri ne keto themele. Jo me larg se dje, ne kete gazete u botua shkrimi i nje profesori te vjeter te Harvardit, James Hankins,qe me siguri dhe Gellci e ka lexuar, i cili ne shenje proteste, mbas dyzet vjet pune, njoftonte largimin nga ai universitet, pasi ai universitet dhe shume universitete te tjera amerikane, e kishin humbur keq busullen e tradites amerikane te perparimit te kultures dhe shkences. Ne vend te tyre u ishin imponuar linja te mbrapeshta politike, si antisemitizmi, denigrimi i studenteve te bardhe. Ne Harvard, rektore e tij, ish nje zezake, qe zhvillonte keto poltike shkaterruese,qe doli dhe doktoratura e saj ish nje plagjiature.Dhe Biden e beri Ameriken han pa porte, ku emigrantet e gjitha llojeve e mbyten Ameriken.Kurse Trump, po mundohet, ta rimekembe Ameriken, per ta cuar haken tek i zoti.
Super i sakte Sinan Berduvela
Ameriken të madhe e bën meritokracia. Kush ka mendere ecën vete e nuk ka nevojë për partine. A kemi kete ne Shqipëri? Jo! Për një vend punë si sanitare duhet ti lutesh njerit atje ne parlament. Kështu veprohej ne komunizem e kështu ne pseudo demokraci. Shprehja:" A ke ndonje të njohur/ mik andej apo andej" është aktuale ne ditet e sotme. Sot duhet të kesh teseren e partise qe të zesh nje vend punë. Thjesht, shqipëtari nuk është i lire të veproje. E kjo mungese lirie ka pasojat e veta. Shpresoj që heren tjeter të lexojme nje artikull me titull: " Kush e bën Shqiperine të vogel" ku të na thuhen nga Thomai se cilat janë arsyet e gjendjes ne kete vend. Faleminderit
Betimi i presidentëve të ShBA me dorë mbi Bibël është anakronizëm. Betimi mbi Kuran është e njëjta gjë. Betimi duhet të bëhet mbi Kushtetutë.
E drejtë! Ka pikërisht një mospërputhje të ndarjes së shtetit nga feja në kohën kur betoesh mbi bibël apo kuran. P.sh. në bibël thuhet " Nëse njëri të qëllon në njërën faqe ti kthei tjetrën" Kur e kanë zbatuar të betuarit amerikanë këtë thënie të biblës ? Desha të them se, jo rrallë, ka përplasje midis biblikes dhe shtetrores. Prandaj betimi duhet bërë mbi kushtetutë dhe jo mbi kuran .
Amerika është e madhe sepse është e drejtë.