Albin Kurti ka fituar bindshëm zgjedhjet e 28 dhjetorit të këtij viti, dhe pas numërimit dhe të votave me zarf e atyre të diasporës shanset janë që të kalojë mbi 50 përqind të votave!
Eshtë pikërisht diaspora ajo që i vuri vulën e rezultatit të zgjedhjeve në favor të Vetëvendosjes, pasi caktimi i datës 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani përkonte me fluksin e ardhjes në Kosovë, për shkak të festave. Dhe sipas informaciuoneve të mediave në Prishtinë, rreth 200 mijë emigrantë kanë mbërritur dhe e kanë hedhur votën në kutitë e votimit në Kosovë, përpos mbi 80 mijë votave të tjera që janë hedhur nëpër përfaqësitë diplomatike!
Praktikisht, rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë e kanë vulosur të ardhurit mërgimtarë nga diaspora, të cilët mbështesin kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në të gjitha rastet, duke lënë dhe njëherë fatin e qeverisjes për këto katër vite në duart e Lëvizjes Vetëvendosje!
Kurti e ka të sigurtë mandatin e tretë si kryeministër, pasi deri në këto momente ka plot 56 vota plus 10 votat e pakicës joserbe, pa përjashtuar rritjen që mund të pësojë VV me numërimin e votave të diasporës dhe ato me zarf etj., që mund të mbërrijë deri afër numrit 61 të mandateve të deputetit, duke shënuar kështu një rritje prej 8-13 mandatesh nga zgjedhjet e shkurtit 2025!
Më e dëmtuara në këto zgjedhje ka qënë LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, e cila humbi plot pesë deputetë, e pasuar nga PDK e Bedri Hamzës që humbi një deputet, Nisma e Limajt që mbeti fare jashtë Parlamentit pasi nuk kapi pragun! Pa përjashtuar rëniet e tjera!
Në fushatë Kurti luajti me emocionet, sidomos të emigrantëve si dhe me ‘lëmoshët’ që shpërndau tre ditë para zgjedhjeve për të moshuarit dhe kalamajtë, pasi fitoi zgjedhjet pa program, ndërkohë që e kishte bllokuar qeverisjen e vendit për gati një vit me radhë pa arritur të ngrejë institucionet teksa dështoi për zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe kryeministrit pasi nuk kishte as numrat dhe as aleancat, kishte ngritur çmimin e energjisë trefish, asaj energjie që hidhej për qytetarët, të cilët vijojnë të përballen me ndërprerjen e rrymës për shkak të prodhimit zero në Kosovë por dhe marrjen në dorë të transportit të energjisë, nga ana e kompanisë serbe të Hamovjiçit që luan si të dojë me Ћmimin! “Rrymë patriotike” apo ‘Vukvendosja’ sipas emerit të Vuk Hamoviçit, quhet nga kritikët në Kosovë, referuar dhe strategjisë së Albin Kurtit për të luajtur me emocionet e diaporës kryesisht, për shtrirjen e sovranitetit dhe në Veri të vendit, deri në abstraksionin e sonduar për vite me radhë se është pikërisht Albini ai që ka çliruar Kosovën! Pavarësisht se kur ishte koha për të luftuar në vitet 1998-1999 ai ‘nuk e kapte dot armën kundër serbit okupues për çështje parimi dhe ishte në favor të zgjidhjeve paqësore”, pra pa qëlluar asnjëherë në luftë!
Kurti, ndonëse e izoloi totalisht Kosovën, duke e vendosur nën sanksionet e BE, tashmë janë hequr 50 përqind e tyre, si dhe prishi marrëdhëniet me SHBA duke dalë nga partneriteti strategjik me mbështetësin më të fuqishëm botëror, që e çliroi, e bëri shtet dhe tani po mbron kufijtë e Kosovës përmes trupave të KFOR, pavarësisht se thuajse zeroi njohjet si shtet apo bllokoi integrimin në KiE dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, për shkak të inxhinierimit perfekt që i bëri emocioneve të diaporës, për fat të keq ora e tyre ka mbetur në vitet ’90 kur janë larguar nga Kosova, dhe që janë bindur tashmë se çliruesi është Albini, i cili nuk lëshon pe as ndaj Amerikës, as ndaj BE dhe as ndaj Shqipërisë, me të cilët i ka ftohur marrëdhëniet, VV fitoi dhe më thellë se gati një vit më parë!
Për më tepër Kurti inxhinieroi dhe paaftësinë proverbiale të opozitës në Kosovë, e cila për shkak të mungesës së lidershipit, Rugova është nën tokë ndërsa Thaçi e Veseli janë në paraburgim në Hagë nën akuza absurde këtu e 5 vite, nuk arriti të bënte numrat për të marrë në dorë qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti pavarësisht se i kishte numrat me pak guxim dhe me pak bonsens, për t’i hequr mundësinë kryeministrit në detyrë dhe Presidencës që të kalkulonin bllokimin e konstituimit të institucioneve deri sa të vendosnin një datë të përshtatshme, ngjitur me festat e fundvitit, për të sjellë votuesin nga diaspora dhe për të përmbysur rezultatin, gjë që e arritën me sukses të plotë! Pasi votat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë janë dhënë për partitë e opozitës, ishte diaspora ajo që e përmbysi rezultatin! Ndoshta dhe me pak ndihmë nga ‘kibernetika’ ruse!
Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e 28 dhjetorit të këtij viti, është një fitore e mbështjellë me flamuj kombëtarë, dyndje mërgimtarësh me simbolika teksa tërhiqin valixhet nëpër aeroporte, simbolika e të cilëve ka përshkruar tërë ‘sagën’ e fitores së Vetëvendosjes të dielën, por dhe do të fokusohet pas festave po me valixhe mërgimtarësh të cilët do të largohen në vendet ku punojnë dhe jetojnë në perëndim, duke lënë pas qytetarët e Kosovës të përballen me terrin nga mungesa e energjisë, me mungesën e produkteve bazë nga rritja galopante e çmimeve, me zhvendosjen e bizneseve në Shqipëri dhe uljen e punësimeve, me pasojë rritjen e varfërisë si dhe me izolimin e thellë ku e ka futur vendin Kurti apo Albin Baba sikurse e quajnë rëndom mbështetësit dhe ithtarët e tij në Kosovë dhe jashtë saj!
Kjo fitore e Albin ‘Babës’ po festohet si një triumf mbi ata të cilët bënë luftën çlirimtare, duke i quajtur deri Ramush Haradinaj si ‘serb-dashës’ dhe tradhëtarë, duke bërë që të harrohen aleancat me listën serbe përmes ‘kallauzes’ Mimoza Kusari, bashkëpunimin e nëndheshëm të Kurtit me Vuçiç për të mbajtur njëri tjetrin në pushtet, boshatisjen e arkës së shtetit në Kosovë përmes abuzimeve me paratë e shqiptarëve dhe ndëshkimit nga sanksionet e BE dhe sherrit me SHBA, rritjes së çmimeve në stratosferë dhe largimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit!
Por dhe rikthimit të serbëve të Listës Serbe në qeverisjen e komunave të Veriut të Kosovës, duke i dhënë fund pretendimit të Kurtit se i ka ‘disiplinuar’ serbët e Veriut e shtrirë ‘sovranitetin cep më cep’, çka e bën aksionin politik të para 2 viteve që solli dhe sanksionet e BE dhe acarimin e marrëdhënieve me SHBA, një lëvizje boshe e thjeshtë për të ‘shplarë trurin’ e diasporës dhe të atyre që e mbështesin në Kosovë, përmes fiksimit të idesë se Albini është çlirimtari!
Por fitorja e panatyrshme e Albin Kurtit njëherësh i hap rrugë edhe një pushteti pa frena e një demokracie që nis të mbyllet në heshtje, për të cilën kanë vendosur ata që jetojnë jashtë vendit, dhe që jo vetëm mbajnë familjarët e tyre me para sa për të jetuar duke promovuar dembelizmin klasik dhe ‘populluar’ kafenetë në Kosovë, por dhe shfokusojnë vëmendjen ndaj keqqeverisjes së Kurtit, i cili tashmë është kthyer në një keqbërës në Kosovë!
Dhe meqë jemi tek festimet e Vetëvendosjes dhe mbështetësve të tyre, i shohim rëndshëm në rrjetet sociale dhe në mediat e Kosovës, ajo që bën “Krak’ është etiketimi i Albin Kurtit si ‘Altin Baba”! Deri më tani shqiptarët shkojnë deri tek fjala “Bacë’ që për ta është roli i xhaxhait të fortë, të mençur apo dominues! Nuk e kanë përdorur as në kohën e Enverit në Shqipëri dhe as në kohën e Titos dhe Fadil Hoxhës në Kosovë termin ‘babë’ për udhëheqësit! Nuk kemi arritur deri këtu, pavarësisht se ishin vërtetë kohë shumë të vështira atëherë!
Për hir të së vërtetës, shqiptarët kanë një filozofi të vetën për emërtimin e dikujt si babë! Baba në terminologjinë botërore është burri i nënës, ai që në bashkëpunim me nënën ka ngjizur fëmijën! Ai ka të drejtën ta quhet baba! Ndërsa në terminologjinë shqiptare, ku shqiptarët kanë vuajtur nën sundimin osman apo nën regjimet respektive të komunizmit në Shqipëri dhe të okupuesve serbë nën ish-Jugosllavi apo nën Serbi deri në vitin 1999 kur UÇK dhe aleatët çliruan Kosovën, ‘baba’ ka një konatacion tjetër!
Këndej dhe andej kufirit, shqiptarët babë jashtë familjes i thonë atij që i ka punuar qindin, i ka nxirë jetën apo e thënë më shqip shqip, sipas postulatit ‘bëju nënën, që të të thonë baba”! Kjo ka ndodhur në kohën e pushtimit turk, në komunizëm dhe po ndodh dhe tani në Kosovë! Por tani me vullnet të plotë, pa asnjë presion! “Duam babën” është transformuar në duam ‘Albin Ba’ën'! I cili, pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, si dhe po qeveris me të ardhurit si këshilltarë nga jashtë Kosovës, po qeveris edhe me votën e diasporës, që e ka humbur lidhjen me realitetin, vijon të quhet Albin Baba! Mbetemi ende në dilemë, nëse e dinë shqiptarët e Kosovës se kujt i thonë ‘babë’, apo janë koshientë për këtë e vijojnë festat me goma e tenxhere, nën thirrjet “Altin Baba”, i cili pritet ta thellojë më tej izolimin ndërkombëtar të Kosovës! Si një maerksist-leninist i vërtetë që është Albini! Dhe Enverin kështu e donin në Shqipëri dhe në Kosovë, pasi ‘siguroi sovranitetin’ e Shqipërisë, nuk pyeti për Amerikën, Evropë dhe Anglinë, por që e rrënoi Shqipërinë për 45 vite! Albin ‘Babës” i duhen më pak vite ta arrijë nivelin e rrënimit të Enver Hoxhës! Ndërsa urimi që na del nga zemra në prag të vitit të ri për Kosovën është “Ta gëzoni Albin Kurtin, e meritoni dhe një mandat tjetër si kryeministër”!
Shume shkrim i sakte dhe i argumentuar
Nuk e din gjysa e dardaneve se kujt i thuhet babe. Ata te LVV njohin per babe Serbine, e per nane Dardanine. Popullsi mediokre shumica ne Dardani, e tregoi me voten e 28 dhjetorit. Tash fillon seria e fundit te filmit thriller per fatin e sektit te Kurtit.
Shko e fryej te dardanët burive në tirq.
Përfundimisht demokracia është një lojë e rrezikshme për shqiptarët,kudo që jetojnë! Duhet vendosur Diktaturë! Vetëm me të tilla kombi ynë prosperon..
Tamam e ki o Zylo. Demokracia po shemb BE-ne e jo me Kosoven. Usa u tregua e zgjuar qe po shkon drejt nji lloj autokracie bilioneresh....
Kurti eshte mashtrues oridiner , votuesi beri zgjedhjen e tij e votoje , pa fjale .... Kjo tregone qe ajo krahine eshte vertete e prapambetur....
O, HAJVAN, "babe" eshte zhargon urban qe cileson diken si superior ne fushen e vet: baba i futbollit, baba i shahut... Sa per budallakite tjera qe shkruan, skam fjale. Urime Viti i Ri nga Albin baba!
Ju nuk rendni duke hedhur baltë mbi Albin Babën, ngase ashtu ju thotë Edvin Gjyshi duke ia "mbushur gushën" me lekët e grabitur nga shqiptarët që po ikin me mijëra nga shqipëria. RRYMA në republikën e Kosovës është 6 Cent për kilovat dhe kështu më e lira në europë. Kurse ju sa më shumë gënjeni, aq më shumë votohet Albin Babai. E dini ç'dodhte me Edvin ziun? Sa më shumë gënjente Sali Dhompiri, aq më i dashur bëhej edi ndër shqiptarët. Vazhdoni kështu ju qelbësirat e grekut dhe shkjaut.
Nuk mbeti debil pa shkruar, është ndotur mjedisi mediatik rëndë!
Lexova mungese logjike dhe mllef ne çdo rjesht. Qytetaret e Kosoves votuan, zgjedhjet qene te lira e demokratike ata Votuesit e thane fjalen e tyre, te tjeret te heshtin po e paten kete aftesi dhe tradita e do ti japin hakun VV. Kjo eshte demokracia dikush fiton e dikush humbet. Jeta vazhdon!
Babë në kuptimin e Shefit por me humor. Asgjë tjetër.
Si ka mundësi që votohet Kurti, kur është e qartë që është antishqiptar
LVV FITOI SEPSE ESHTE ME SUPERIORE SE PARTITE E TJERA NE PROPOGANDE, NE UDHEHEQJE, NE MANIPULIM E NE ORGANIZIM. OPOZITA ESHTE E PERCARE, PA ASNJE IDE BASHKIMI DHE ME UDHEHEQES TE DOBET. FITUESI ESHTE FITUES DHE DUHET PERGEZUAR. LVV JA KA ARRITUR QE TE KRIJOJE NJE MBULESE PATRIOTIKE E KJO DEL EDHE NGA FAKTI SE GATI GJITHE DISKUTIMET NE KOSOVE I REFEROHEN VERIUT TE SAJ. SHQIPTARET E KOSOVES PER SHKAK TE KUSHTEVE SHTYPESE TE SERBISE PER MBI 100 VJET JANE TE PRIRUR TE VOTOJNE PER ATE QE PROPOGANDON ME MIRE NDJENJEN ANTISERBE DHE BASH KETE BERI LVV. POR LAVDERIMI NDAJ KURTIT SI BABA I KOMBIT ESHTE TIPIK ALLA SHQIPTAR SEPSE KURTI ESHTE NJE UDHEHEQES SHTETEROR QE NUK MERITON TE QUHET ME KETE EMER SEPSE AS E CLIROI KOSOVEN NGA SUNDIMI SERB, AS E FUTI ATE NE OKB, BE E ORGANIZATA TE TJERA NDERKOMBETARE E AS E FUQIZOI DUKSHEM EKONOMINE E JETEN E BANOREVE TE SAJ. AI VETEM MUNDI NE NJE BETEJE ELEKTORALE OPOZITEN E VETEM KAQ. NE EUROPE E E NE BALLKAN KA PLOT SHEMBUJ QE NJE UDHEHEQES KA MUNDUR OPOZITEN E VENDIT TE TIJ PER ME SHUME VJET SA KURTI DHE ASNJERIT NUK I ESHTE VENE EPITETI BABA I KOMBIT APO SHTETIT. SIDOQOFTE DUHET TI UROJME LVV E KURTIT FITOREN E TE SHPRESOJME SE DO TA UDHEHEQE KOSOVEN ME MIRE SE ME PARE PERKATESISHT DUKE NGRITUR MIREQENIEN E POPULLIT TE VET, DUKE FORCUAR SHTETESINE E SHTETIT TE KOSOVES E DUKE KRIJUAR LIDHJE ME TE MIRA ME SHTETIN AME SI DHE ME EUROPEN E AMERIKEN,
E po sa kalamaj te keqij te paedukuar mbeten nje pjese qyrramaesh te cilet nga padijenia fillojne dhe e hane Sapunin per-Djath.Te jene verte kalamajt e klases te pare me moshen pese vjece ky i mjere dhe te tjere pasues si ky i terbuari kalama!!?Turp me te madh qe te cmendurit kolaboracionalist,nostslgjiket e vucicit te cilet e nxjerrin koken si Fatmir Sheholli ,nuk ka,Ky i mjere dhe disa te tjere ,ua ka qerruar syte fitorja bindese,ajo fitore e cila grumbulloi te gjithe votuesit para kutiave te votimit.Fatkewesisht pjella si xogolli akoma lindun rriten ,sterviten ne beograd dhe paguhen po nga vucici.Enderra e ketyre neperrkave u varros,Kosova martire do mberri dhe do shkoj drejt nje demokracie te vertete te plote ,ashtu sic deklarohet gjithmone Presidentja e Republikes se Kosoves,Vjosa Osmani ,Kryeministri Albin Kurti dhe c'do perfaqesuese i Legjislativit,Ekzekutivit kosovar....Per kete vit te ri ,se na vjen keq deeee,per njerezit si artikull shkruesi,Republika e Kosoves transportin e kufamave te tyre ,do tja fali vucicit per obduksion,se duhet edhe si te bindet per "besnikerine"e mehmet loceve,behxhet behxheteve ...turp (po te jene verte te lindur nga nenat shwiptare,jene hiena rusoserbe).Republika e Kosoves e ka busullen orientuese nga do shkoj(SHBA,GJERMANI,ANGLI,NATO ne BE)ju qibane te vjeter merreni avash avash avashhhh.Deshira e pooullit tone eshte fitore mbas fitore ti deshirojme Qeverise dhete gjitha institucioneve te cilat do dalin nga ky lidership.PERPARA KOSOVE rrugen tende asgje nuk e ndalon.Fitoree.
BRAVO !Të njëjtin mendim kam edhe unë.Sapo shkrova një koment në këtë frymë dhe pres që të aprovohet nga redaktorët.
Albin Babës do ja prejnë teshat shkurt kësaj here në Washington e Bruksel. Nuk e tolerojnë edhe 4 vite. Dhe siç është traditë tek shqiptarët brenda natës heroi bëhet tradhtar e tradhtari hero.
Për mua shqiptarët e Kosovës duhet t’i kishin dhënë votat që A Kurt dhe VV të qeveriste pa ndihmën e evgjitëve të Kosovës.Në daç e pranoni në daç jo Albini ishte ai që vendosi sovranitetin e shtetit edhe në veriun e sunduar nga çetnikët e terroristët e listës serpska që merrnin urdhra nga Beogradi e Vuçiç buzë p..i.Sot policia e Kosovës operon edhe në veri ku nën udhëheqjen e Thaçit,Haradinajt e të tjerëve më parë as që guxonte.Kriminelët e Radojçiçit që bllokonin rrugët në veri nuk po guxojnë më si më parë.Kufiri kontrollohet nga policia e Prishtinës zyrtare dhe shumë kontrabandist sërb janë arrestuar e dënuar;gjë që më parë ata hynin e dilnin pa i pyetur qeveritë në Prishtinë.Po të doni mos e pranoni,por ky është realitet.Serbët kanë bllokuar prej shumë vitesh urën mbi Ibër,por Albini ndërtoi dy ura të reja po mbi Ibër duke ua dhjerë kriminelve serb në Kosovë por edhe atyre në Sërbi.Qeveritë e tanishme në Kosovë po e luftojnë korrupsionin.Mendoj se as Europa as Amerika nuk kanë të drejtë që mbajnë qëndrime ndaj Kosovës.Qeveria nuk bën asgjë të kundërligjëshme me sërbët në veri,vetëm zbaton ligjin e shtetit.Megjithatë mendoj se politika e Prishtinës duhet të jetë pak elastike me USA-n dhe këto rruspitë evropiane që i fërkojnë kokën Vuçiçit në dëm të Kosovës duke i bër tolerime.Dialogu për normalizimin e mardhënieve me qelbësirën Serbi duhet të vazhdoj,por kur Sërbia të dorëzoj kriminelin M Radoçiç.Europa dhe Amerika duhet t’i bëjn presion Vuçiçit të dorëzoj kriminelin autoriteteve të drejtësisë në Prishtinë e mos ta kalojnë lehtë këtë incident.Ishte shteti sërb që dërgoi banditët e armatosur në incidentin e Banjskës ku u vra prej tyre edhe një polic i Kosovës. Kriminelët me bekimin e qeverisë sërbe kërkonin destabilizimin e Kosovës,por dështuan me turp dhe për këtë veprim terrorist perëndimirët nuk duhet të mbyllin sytë.I uroj VV që sa më shpejt të krijoj institucionet dhe të vazhdoj reformat në të mirë të qytetarëve.
Kosova me Kurtin qan kohën e Titos. Vetëm me Enver Hoxhën mos e krahasoni! Ai i dha emër Shqipërisë, jetoi, punoi, ndërtoi me popullin dhe iku i nderuar, u varros me nderime dhe vetëm udhëheqësit e popullit ikin si ai. Albin Kurti as te thoi i këmbës s’i afrohet!