Nga Andi Bushati
Jehona e fitores shkatërruese që korri Vetëvendosja këtë 28 dhjetor, duke përsëritur rezultatin plebishitar të Shën Valentinit 2021, e kapërcen thjeshtë territorin e Kosovës. Duke u ngritur në mbi 50% dhe duke siguruar qeverisjen e vetme, pa koalicion, ajo po thyen një traditë ballkanike të vijueshmërisë së sukseseve elektorale. Prandaj kjo që ka ndodhur këtë të dielë ka fuqinë e një modeli të ri, të pa eksperimentuar më parë.
Le të shpjegohemi. Që kur kjo pjesë e gadishullit tonë la pas krahëve epokën komuniste, ne kemi njohur fitore të njëpasnjëshme të partive tradicionale. Milo Gjukanoviçi dhe socialistët e tij e udhëhoqën Malin e Zi për tre dekada, ku heroi i pavarsisë së vendit shërbeu herë si kryeministër e herë si president. Një tjetër fqinj i yni, Maqedonia, u drejtua për 10 vite nga Nikolla Gruevski, i cili fitoi katër palë zgjedhje, ndonëse VMRO DPMNE, nuk e gëzoi dot mandatin e katërt, si pasojë e një ndërhyrje të fuqishme të vendeve perendimore.
Të kthehemi tani te ata që janë ende në fron. Aleksandar Vuçiçi si shef i partisë Progresiste Serbe u kurorëzua kryeministër në 2012. Ai u bë president i Serbisë në 2017, duke ruajtur kontrollin mbi partinë dhe qeverinë dhe fitoi më pas një mandat të dytë, që e shpie atë në vitin e 15 në krye të vendit.
Po ashtu edhe Edi Rama, ka regjistruar në 2025, kulmin e pushtetit të vet, me 83 deputetë, pasi kishte udhëhequr për 12 vjet, pa ndërprereje.
Pra në kuptimin numerik Albin Kurti dhe Vetëvendosja janë ende shumë pas. Por rekordi i tyre, modeli i ri, thyerja e tabusë që përbën fitorja e këtij 28 dhjetori, nuk qëndron tek kohëzgjatja, por tek forma me të cilën arrihet ajo.
Edhe në Mal të Zi (1991=2020) edhe ́në Maqedoni (2006=2014) edhe në Serbi e Shqipëri, sukseset elektorale dhe qeverisja e pandërprerë kanë pasur të gjitha një emërues të përbashkët. Tendencën për të zhbërë sistemin demokratik duke rrëshkitur drejt autokracisë. Edhe Gjukanoviçi edhe Gruevski edhe Rama e Vuçiçi krijuan një pushtet personal, u mbështetën tek oligarkët të cilët i pasuruan pamasë; prodhuan një mjedis të favorshëm mediatik rreth tyre, kryesisht duke blerë e në rastin më fatkeq duke dhunuar media; nënshtruan përdhunshëm sistemin e drejtësisë, duke e përdorur atë në dëm të kundërshtarëve apo etnive të tjera, atje ku ekzistonin. Ngjashmëria e regjimeve të tyre ishte asfiksimi i sa më shumë lirive dhe pushteteve duke e ruajtur vetëm iluzionin e garave zgjedhore, të cilat, dalë ngadalë, sa më shumë kohë kalonte, aq më tepër shndërroheshin në farsa.
Aq i zakonshëm u bë ky model sa shumëkush=, e këtu se përjashtoj as veten=, filloi të besonte se për të ndenjur gjatë në pushtet, në kërë pjesë të botës, ishte e detyrueshme ti bije në qafë demokracisë.
Llogaria bëhej e thjeshtë. Në vendet tona të dala nga errësira të gjata, njerëzit ishin të etur dhe të padurueshëm. Të parashutuar papritur në një botë kapitaliste, ata donin sukses, mirqënie dhe përmirësim të atypëratyshëm të jetës. Shpejtësia e rezultateve të një qeverie, sado mirë të punonte ajo, nuk mund të ishte sinkron me shpejtësinë e imagjinatës dhe pritshmërive të votuesve të saj. Prandaj një qeversje edhe po të qe, qoftë normale, apo qoftë e mirë, do prodhonte ndëshkim dhe do largojej me votë.
Si kundërpërgjigje ndaj këtij paradoksi, mendje perverse, të yshtura për pushtet të pa matë, eksperimentuan një rrugë tjetër. Nëse njerëzit nuk i kënaq dot, atëherë ata duhen manipuluar, nëse ke frikë se zgjedhësit të ndëshkojnë, arëhere liria e tyre duhet kufizuar, ńëse i trembesh reagimit të shoqërisë, atëherë ai duhet asfiksuar, përmes nënështrimit të të gjitha pushteteve të tjera. Kjo qe rruga që ka siguruar përgjatë këtyre tre dekadave jetgjatësinë në pushtet të autokratëve të Podgoricës, Shkupit, Beogradit apo Tiranës.
Aq të spikatur u bënë këta shembuj sa, tepër lehtë, ato mund të përbënin një manual përdorimi për çdokënd që synonte moslëshimin e fronit në Ballkanin Perendimor. Këtë model e përforconte edhe më shumë mungesa e një shembulli të kundërt. Ajo përforconte idenë se triumfi politik, përpara se të kishte si kusht mirëqeverisjen, ishte i varur nga prishja e rregullave të lojës dhe minimi i demokracisë.
Në këtë vigjilje të ndërrimit të viteve ky version unik i historisë ka rënë. Albin Kurti dhe Vetëvendosja vërtetuan me forcën e shembullit, se është e mundur të fitohet një mandat i tretë, madje plebishitar, edhe pa bashkëpuniar me oligarkinë financiare edhe pa blerë televizionet e mëdha, edhe pa kapur drejtësîë edhe pa nënshtruar shoqërinë civile dhe sindikatat. Mjafton të mos punosh për një pakicë, mjafton të mos besosh te manipulimi por te puna, mjafton të mos shndërrohesh në lake të ndërkombëtarëve, që të shantazhojnë me dosje korruptive dhe mund ti përballosh lehtësisisht akuzat e opozitave, kritikat e mediave, dyshimet e prokurorëve.
Kjo fitore e thellë e Kurtit dhe VV-së është thyerja e një tabuje. Ajo përbën rastin e parë që na dëshmon se edhe në vende si tonat, jetëgjatësia në pushtet nuk kalon vetëm përmes shkallmimit të demokracisë. Pikërisht për këtë rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është i veçantë vetëm për votuesit që e prodhuan atë. Ai ka një rezonancë përtej Kosovës, pasi ofron shembullin e një rruge të pa shkelur për të gjithë rajonin.
Ik mor bythec blloku se Kuri i Kosoves ështe nje sharlatan qe me brockullat e sovranizmit genjen legenat e dispores kurse vendin e ka kthyer 20 vjet pas kjo eshte çudia e kurecit me gruan qe i shkerdhehet ne serbi dhe vete drejton cetat e idioteve antiuçk në Kosove
Thote ripjella patronazhiste vera e bllokut
YMER MERHUM KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES BATON HAXHIUT DHE ALEXANDER VUCIC
nuk e mora vesh se cila ishte "rruga e pashkelur"! Ne kete sistem qe edhe Kosova ka zgjedhur mund te ndodhe gjithshka... Demokraci hesapi....
Vetëm Andushi e di se cila ishte "rruga e pa shkelur" që shkeli Albini . Bushatin nuk e lë inati dhe cmira që ka kryesisht për Ramën po dhe për partitë e majta të Ballkanit që të shohë realitetin , prandaj flet përçart .
Pa ty ska kuptim shtypi medja analiza e cte them...........! I BJEN NGA KINA TE SHKOSH TE EDI RAMA sigjithmon avazi
Si rrallë herë, ja po biem dakord dhe me kyt' Andin! Sa u takon Gjukanoviçit, Vuçiçit, Gruevskit dhe Ramës mund të qëndrojnë ato që shkruan. Po si ka mundësi që ky, si kur ishte i vogël dhe e mbante në prehër doktori i gjysh Hysniut, akoma e sheh veten të tillë?! Si ka mundësi që në ato çka rendit ai rreth udhëheqësve të sotëm apo të kaluar të këtyre 35 viteve të Ballkanit, në mënyrën si merret dhe si mbahet pushteti, nuk përmend më tipikun e ububueshëm, pra doktorin e gjyshit, Sa-leh Berisha?! Ende e ndjen ky erën e prehërit të tij? Si erdhi në pushtet në vitin 1992, çfarë bëri për ta mbajtur atë në zgjedhjet e vitit majit 1996; mbasi e humbi atë në '97, si deshi ta rimarrë në shtator 1998, ç'bëri për ta mbrojtur me gjak në 11 janar 2011, dhe në fund si Sfinksi çfarë përpjekje po bën endé për t'u ringritur nga hiri i zjarrit që këto 35 vjet nuk ka rreshtur së vëni demokracisë, Shqipërisë dhe në fund partisë të ashtuquajtur demokratike?! Apo për 'të ligun' bushat, doktori i gjyshit, edhe pse familiarisht "non-grata" (nuk po rendis motivet e të qenit i tillë), si rrallë kush politikan në Botë, por prej 2013 sanksionuar i tillë me votë dhe nga shumica e shqiptarëve, e sidomos nga SHBA dhe Mbretëri e Bashkuar, pra kjo "monstër", sipas këtij 'miushi' na hëngërka bukë veç?!
ALBINI E KA DHJERE KOSOVEN NGA JUGU NE VERI ,KJO SA PER DIJENI,,NIP....... I HISNIUT.....E DYTA MUT DO HAJE KOSOVA PER KATER VJET NGA LINDJA NE PERENDIMI,(KOSOVART)........
Me siguri, ti analesh nuk di ose e di e ke detyrë të mbulosh manipulimin e fshehtë të Serbisë në fitoren e "djalit" të saj e djallit të Kosovës.
Historikisht koqevarët kanë qenë një popull i shkerrdhyer nga njëshi...I parafundit ishte Slobo dhe i fundit Alpidhi...Nuk meritojnë më shumë se shkerrdhim historik...
NJE NGA RASTET E RRALLA QE ME PELQEN ANALIZA E TIJ
Fole prape ti o IDIOT!
Vera….bravo ,topi se luan.
Pjesërisht dakord me Bushatin. Sidomos kur përshëndet fitoren e Kurtit apo korrupsionin e qeverisë në Tiranë. Në kundërshtim me të - kur flet për autokracinê apo shtypjen e mediave! Asnjëherë mediat nuk kanë qënë më të lira se sa sot. Për sa i takon autokracisë, Rama është krejt e kundërta. Ai është një liberal nga koka te këmbët. Dhe shumicën e mediave i ka qartësisht kundër.
Po sikur Kurtin ta kete ndihmuar Rusia edhe kesaj here? Kurti vazhdon ne rrugen e nisur, BE ne te veten, perfundimi mund te jete qe BE ta dorezon Kosoven tek Serbia, e keshtu sllavet e jugut futen ne BE. Pastaj, Serbia, Hungaria, Sllovakia, Cekia, Qipro, Malta dhe Italia e percajne perfundimisht BE plake pa tru e vizion!
Si e ndihmoi Rusia Albinin mor kar?! I mori përdore njerëzit dhe u tha votoni Albinin! Pa le kur na bën edhe të zgjuarin dhe parashikon se çfarë do bëjë BE-ja dhe Rusia! Ik mor debil dhe ruaj lopët, siç kanë bërë edhe të parët e tu. Nuk është punë për katunarët den baba den politika.