Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

28 Dhjetor 2025, 09:30Blog Nga Ylli Manjani

Shihni me vemendje!

Vështirë të gjesh ndonjë bisnes apo bisnesmen që nuk i del llafi që SPAK po e heton.

Disa prej tyre janë marrë nën hetim apo të pandehur, së bashku me kompanitë e tyre, si shoqërues të zyrtarëve publikë, gjithashtu nën hetim apo akuzë.

Kontrollet e banesave, apo të zyrave të bizneseve, edhe pa çështje kundër tyre, janë bërë rutinë. Mirë kjo, por abuzimi me të drejtën për kontroll vetëm për të krijuar terror, është një sulm i hapur i prokurorisë speciale kundër punës që bisnesi bën.

Fjala vjen, çfarë urgjence kishte SPAK, që në ditët e lindjes së Krishtit duhet të bastiste mjediset private të bisneseve, për hetimet e tenderave të kryera 4 apo 5 vite më parë?!

Le pastaj terrori mediatik e publik me përhapje lajmesh se "iu kontrollua banesa x bisnesmeni"...!!!

Dhe terrori vijon kur emra të tjerë bisnesmenësh e kompanish anonçohen me referencë "burimesh të brendshme" se do hetohen e kontrollohen, në logon "askush nuk është paprekshëm!!!

Kjo o njerëz nuk quhet më luftë kundër korrupsionit, por kundër ekonomisë në këtë vend.

Biznesi është motori i ekonomisë së vendit.

Por nëse biznesin e kriminalizojmë pse blen e shet; pse ndërton, prodhon dhe shet produktet; pse kryen shërbim publik sipas kontratave që ka me shtetin, etj kemi goditur ekonomimë.

Cili bisnes do mbijetonte një sulmi penal e më pas kolektiv publik në këto kushte?!

Se çfarë pune ka drejtësia penale tek bisnesi dhe kontratat që ai ka, një SPAK e di!

Në kushte normale, bisnesi i ka borxh shtetit vetëm përgjegjësinë për të paguar taksat. Kurse bisnesmeni përgjegjësinë për vepra të tjera penale si çdo individ tjetër. Por nuk mund të kriminalizohet bërja e biznesit siç ka ndodhur e po ndodh sot.

Nuk dënohet penalisht bisnesi as pse i detyruar apo me dëshirë të plotë i ka bërë dhuratë një zyrtari.
Dënoni more zyrtarin, jo bisnesin!

Klima e sotme është e tillë që seriozisht bisnesi po mendon të largohet. Vetëm me qenë budallenj që të mos e mendojnë këtë gjë. Disa madje e kanë bërë...

Nga ana tjetër terrori në administratë, ku gjysma nuk firmos nga frika e spak dhe gjysma tjetër kërcënon se do padisë në spak, sigurisht që e godet ekonominë. Shteti vijon të jetë financues i madh i xhiros në ekonomi dhe mospagesat e kontratave apo moslidhja e kontratave të reja nga frika shkaktojnë dëm në ekonomi e bllokim të zhvillimit.

Ndërkohë, në këtë klimë terrori korrupsioni jo vetëm nuk ka rënë, por është shtrenjtuar. Çmimet e korrupsionit janë 5 deri 10 fishuar. Frika e shkakton këtë gjë.

Ec e bëj bisnes këtu në këto kushte. Edhe sikur ti mbijetosh frikës së administratës dhe terrorit të spak, nuk ke më treg të sigurtë sepse çmimi i rritur nuk përballohet me nga konsumi.

Ja çfarë kemi arritur me reformën e (pa)ndëshkueshmërinë që kënaq turmat. Shkatërrojmë ekonominë të cilën e vetëquajmë korrupsion!!!

Po ti pyesësh njerëzit sot për bisneset, masivisht të thonë ata janë "të korruptuar" "drogaxhinj", "gjakpirës", "oligarkë" etj si këto. Fiks këtë kanë thënë edhe të parët tanë në sistemin komunist. Dhe e ndritën!! Duartrokitën prokurorë e gjykatës "të ndershëm" që eleminuan armiq, tregëtarë, pronarë që i quanin borgjezë e mikroborgjezë, mbajtës pulash e derrash dhe, hëngrën bar derisa në fund hëngrën njëri-tjetrin.

Ja ku po ia rrijnë prap asaj ditë të zezë.

Ky është vetëm fillimi.

Nëse politika nuk ndërgjegjësohet dhe nuk e ndalon këtë marrëzi, keq e më keq do shkojë, jo për Edi Ramën por për ne të gjithë.

58 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"!?,;

    Transformimi ditor i Yllit : Dje gallate - sot i revoltuar.....ore ku e ka hallin ky....mos po i vjen rrotull BKH edhe shtepise se ketij ???!!!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Za

      Halli është i yti që je trap për të kuptuar çfarë shkruan Ylli.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:",;:

        Kur shkruan koment , mos rri para pasqyres , se objektin e pare qe sheh aty e shkruan ne koment....a e kape llogjiken o ti qe kupton gjithcka ....???!!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali hajduti ne Burg!

          Liku, vazhdo e ha mut!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ! ;:!?,;

            Laj gojen o i zi se te mbeti ai produkt aty gjithe diten.....sa per emrin qe ke vene kesaj here , e kush eshte kundra ???

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali hajduti ne Burg!

              Liku 80 lekshi i koheve moderne qe e ka shpirtin me te zi se Nevzat Haznedari!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban,;:"!?; !

                Nuk jam 80 leksh , jam 7 mije e 7 mije e 7....sa mire qe e lave gojen nga ai produkti se u qelb dynjaja..!!!!

                Përgjigjjuni
        2. ,
          ,,

          Ke te fala nga Kelmend Balili

          Përgjigjjuni
        3. L
          Lymi

          Yllo, problemi qe ke ngritur ti, i cili rrezikon ekonomine e vendit, ka vetem nje zgjidhje! Edi Rama, ne krye te komisionit te tenderave ne rang kombetar, duhet te emeroje zonjen Argjita Berishen kryetare dhe zv. Shkelzen Berishen. Se e ben kete, Rama duhet te jete fare i qete, mbasi Spak nuk ka per te bere me asnje hetim!

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli Manjani, shume bravooooo

            Bravo Ylli Manjani. Sikur Ylli te ishte sot KM nuk do sillej Spaku si gestapo.

            Përgjigjjuni
          2. O
            Oligarku

            Super shkrim

            Përgjigjjuni
            1. A
              Argita

              Super eshte, kur thote se biznesi me hir apo pahir I ka ber dhurate politikaneve per te fituar tendera nuk duhet dénuar me pénal nuk ka fan, ka qen minister i drejtesise bir i botes… Si nuk kan turp qe shkruajn paçaure, si nuk keni turp qe botoni keta scarlatine. Mjafton te flasesh per kodin pénal te republikes se Shqiperise ne paralel dhe çdo kush ben analizen e vêt nese ka apo jo shkelje pénale.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aleko

                E po keshtu vine ato..shkaterrimi ekonomik con ne shkaterrimin e shtetit,sic ndodhi ne 90 ten kur u shkaterruagjithcka dhe njerzit moren arratin..Tani thone shfqiptaret duhet te kthehen..ha ha meate mendjeshkoni se do kthehen…

                Përgjigjjuni
            2. R
              Rei

              Ylli ne fakt keta jane shkaterruesit e tregut dhe ekonomise. Ata nuk konkurojne por paguajne e nxjerrin nga tregu kedo we I konkuron. Me mire vujme ca por te hapet tregu qe ka hapesira por do ndershmeri e ligj. Keta jane fajtore per kete situate bashke me zyrtaret...kaq o Ydhhhh qe nuk e di si fuknsionon tregu Shqiptar I mbyllur ne menyre te tmerrshme...shko pyet a mund te hynte kush ne tendera ke akshi? Shko pyet firmat IT te mbijetuara

              Përgjigjjuni
              1. P
                Perça e Sundo dikur sot SPAK

                Shqiptaret jane krimba qe jane vehtveten, ishin 60 mije km karre sot 30 ..... Ne 1945 e ketej vrane vehtveten ti i ballit ti komunist ti zogist . Me vone ne rregjimin komunist u vetvrane me njeri tjetrin . Vjen periudhe e 1991 krijohet PD per 35 hengren njeri tjetrin. Ne 1996 u rrahen . Ne 1997 u vrane u shkateruan nga vehtvetja. 1998 moren tanket per t'ja futur vetes , une di qe tanku perdoret per okupatorin. Me vone vodhen ne here nje fshat Gerdeci. Vrane protestues. Tani po vrasin ekonomin gjasme e korruptuar e per investime para te pista. Ehh vendi pare per korrupsion Gjermani Ehhh vendi pare per korrupsion New-York Ehhh vendi pare per korrupsion Londre. Lexoni jeten dhe origjinen e présidentit américain Tramp dhe do mesoni qe gjyshi tij u more me prostitutionin si proxénète. I jati Trapit me Trapin me korrupsion per ndertime sociale ku pergjohet nga FBI per mos dhene banese te komunitetit zezak. Tani filloni fusni ne burge çdo biznesmen se keshtu thote Amerika, Europa ...... Une nuk mendoje qe Amerika dhe Europa kerkone zhvillimin e vendit eshte me se llogjike nje vende i varfer nje vende qe dombinohet nje vende i pasur nje vende konkurrent , dhe konkurrencen nuk e do askush atehere nxjerim SPAK fusim kater- pèse lango dhe shkaterojme vendin......

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Propaganda

                  Ore Manjan, ti vazhdo propagandën me pagesë pro rilindjes së hajdutëve. Vetëm përpara mos harro.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    merre briskun kurve

                    propaganda e Karxhixhit, hajnit e vrasesit me te madh ne Shqiperine e 100 vjeteve e fundit, po na rruan karin!

                    Përgjigjjuni
                  2. b
                    banori

                    Epo nese krimi eshte ne cdo qelize te ekonomise, cfare do pritet ndryshe.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arbanistani

                      jeni popull hajdut dhe kerkoni ndershmeri ...

                      Përgjigjjuni
                    2. Y
                      Ylli Dhjero

                      Shqiperia do shpetoj kur Ylli te bej partine e vet. Njerez te medhenje si ky nuk mund te qendrojne nen sigla te partive te tjera si PS apo LSI ku ky ka qene po nuk e kane kuptuar dhe e kane perzene.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Toni

                        Eshte thjesht nje avokatuc qe paguhet...ishte minister ky...

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          na myten matufat!

                          Toni, je thjesht nje debil qe komenton 3 here ne dite!

                          Përgjigjjuni
                      2. M
                        Munika

                        Keto kontrollet e Spakut, kudo dhe cilindo, sec me kujtojne pogromet e Hitlerit kunder hebrenjve. Madje paskan marre guximin te hetojne edhe Gjykaten Kushtetuese!!! Duhen frenuar sa te jete e mundur me shpejt, se keshtu shkojme ne nazizem.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Teo

                          Keto kontrolle do shpetojne ekonomine...uroj qe keta oligarke seksere te dalin nga tregu, e tregu te hapet per te gjithe.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Thanos

                            Ca do i ofrosh tregut ti o brekgrisur qe dhe telefonin e ke ble me kredi!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Teo

                              pse ti s'kew qene brekgrisur derisa u bere b.q.?!!!

                              Përgjigjjuni
                        2. P
                          Po ik o ydhi

                          Aman mor ylli pa cepa! Po pse i relativizon gjerat. Kur biznesi sic e quan ti, fut duart ne parate publike, ne buxhetin e shtetit, pra ne parate qe vijne nga qytetaret qe paguajne taksa, kur biznesi thote " ben projekti 2 milion por ta bejme 4 milion euro" duke i rruajtur popullit nga xhepat direkt disa milion euro, ne bashkepunim me drejtuesit e institucionit, te kapur me ze e figure, po si mor Ylli qeka motorr ekonomik ty??!!! Po pse mo model ekonomik i suksesshem te duket ky ty? Pra ti rrujm leket qytetareve me berberet e belindes dhe ermalet e mirlindes dhe te rrime sus? Te shajme Spakun?

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kallarja kuqe

                            O figure, po ti lexoje iher tamom, se nuk paske kap gjo. Ai thote qe korrupsion quhet kur merr leket ministri apo nenpunesi. Sot ne shqiperi e kane bo me gjobe. Ai tipi qe hap tenderin te thote do japesh 20% ndryshe nuk puno. E zejme se je ti biznesi dhe ke investu makineri njerez etj, ca do bosh? 2 jane rruget o jep leket nga halli o mbylle edhe falimento. Ti mendo se biznesi ka qef me dhone lek? Biznesi eshte me bo lek jo me bo grop. Tani ky biznesi qe ka dhone 20% ke belinda, mirlinda, keqlinda, sumlinda etj, po kontrollohet nga spaku si korrupsion aktif, a thu sikur ja ka dhone leket me zor ktyre lindave! Per me teper qe ta dish, nga dita qe te fusin ne hetim kta figurat dhe te qisin neper lajme, banka thote me kthe kredine, tatimet thone ste japim tvsh se je ne hetim, kontroll nga tatimet me synime ishalla kapim naj gjo dhe ne se paska dhone anej ky. Nashi tina i ke da floket mdysh, po Qazimi ta da kaptinen n’katsh! More vesh? Hajt terqeta kamunisto

                            Përgjigjjuni
                          2. M
                            Mirdita

                            Del evis berberi dhe thote 300 mije euro per ata qe do ta bejne projektin por dhe 300 mije euro per ne pa shkolle, dhe direkt rruan Berberi buxhetin e shtetit dhe manjani thote cdo gje ok. Mos kontrolloni as biznesin as berberin. Madje ne dite pushimi mos beni kontrolle se eshte gjynah! Nderkohe njerezit e ketoj vendi qe vidhen 365 dite te vitit pa pushim, nuk qenkan gjynah!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mirmengjez

                              Fiks siç mendonin dhe vepronin komunistet... Manjani ka te drejte po ku kuptone kafsha. Kapitalizmi ka si graso korrupsionin

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Miremroma

                                Keta nuk jane biznesmene! Jane kriminele! So... fuck them

                                Përgjigjjuni
                              2. R
                                Rezi

                                Ku e pe ti se e tha ai? Apo shpif Lala gazetarucja dhe e hani sapunin për djathë…po veprojnë si nazistët, janë të arsimuar nga Argita pedagogia që me firmën e babit bënte korrupsion dhe u bë pronare e madhe me banesa kudo në botë.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rezi e zeze

                                  Po mi rezi po. Shune shpejt madje dhe pergjimet do dalin fake si ne rastin e videos meta prifti. Pastaj do dalin grupe armiqesore qe duan te na prishin unitetin! Ik mer rrogen o Rezi se ti je e lumtur dhe do qe Bela te marre nga ditet e tua te familjes tende! Rrace e keqe shume ju rezi. E njejta rrace qe mban saliun nga ana tjeter. Thjeshte jeni tifoze te Rames. Maksimumi keni bere ndonje lek dhe jeni te gatshem ti thoni nates dite! Mjere toka qe ju mban!

                                  Përgjigjjuni
                              3. L
                                Legena

                                Manjan, bande si kjo nuk ka pare kurre historia e ketij vendi! As turqit nuk e kane shqyer keshtu kete vend!!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkofshi per lesh ishalla

                                  Edhe Berisha mor qen, kur i erdhi ngordhja filloi te gjente grupe armiqesore ja fiks si rama qe thote duan te destabilizojne vendin! Per putha doras si puna jote o manjan s me vjen keq hic se e ke zanat, por per Ramen ama jo qe sme vjen keq por uroj zi e me zi e di pse? Se ne ka nje njeri qe ka destabilizuar kete vend eshte Rama qe i jep cdo sistem online qe te thesari i shtetit e tatime e dogana e e albania e deri te regjistri i gjendje civile, ergys agasit e ermal beqirit! Krimineleve!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sula

                                    Mbani mënd ! Altin Dumani dhe disa "kokra" te tjera te spak-ut duan te pastrojne fushen e nje krahu te politikes per tju futur vete asaj pas mbarimit te mandatit te prokurorit. Mbani mend: mandati i Dumanit mbaron pas "pjerdhjes" politike dhe biologjike te Berishe prandaj sot jane perqendruar fort ne shkaterimi penal te te majtes.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Maje men

                                      Vallaj o sule me mire dumani me shoke sesa rama me berishen. Po te jete keshtu

                                      Përgjigjjuni
                                    2. B
                                      Babuli Tanguli

                                      Ylli Manjani je madhēshtor bravo respekt je i pērpikēt nē shtjellimin e SPAKUT.SPAKU duhet shkrir sa nuk ēshtē von se po punon kundra SHQIPRIS.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Aahaa

                                        Nderkohe qe Belinda dhe Rama me Vis Berberin jane duke dhene gjakun per shqiperine Ahahaaah

                                        Përgjigjjuni
                                      2. Çeku i bardhe

                                        Nje super analize,thjesht e drejte e teper e sakte,po kjo eshte menyra e atyre mbi spak qe duke cuar ekonomine kok poshte,mundin Edi Ramen duke hedhur ne kosh voten tine

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nuk jane biznesmene jane kriminele

                                          Vetem se.... keta qe ju thote ylli manjani biznesmen, nuk jane biznesmen, jane kriminele qe marrin peng, vejne gjoba dhe vjedhin fonde publike duke futur duart me dhune ne taksat e qytetareve.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kallarja kuqe

                                            Po he, thuaji me emer ti. Se kta kane bo kontrolle ne 42 biznese, te gjithe kriminele jane sipas teje? Keshtu e mendonte edhe Enveri njesoj si ty, prandaj ti edhe kjo shqiperi nuk bohet, se ka kryma si puna jote qe se kuptojne ca do me thone kapitalizem. Kriminel eshte ai nenpunesi qe merr lek dhe bo korrupsion, se nderkohe paguhet nga taksat e biznesit qe mos te ndodhi. Po gamor si puna jote e dine qe leket vijne nga zoti ose nga shteti. Yyyyyt rrace e keqe

                                            Përgjigjjuni
                                        2. V
                                          Vasalët

                                          Bravo Ylli,mos u bej merak per spiunet qe nuk jane dakort me ju

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Anni

                                            O Sule ,nje argument edhe ky sipas teje,po cfare i beri PD Dumani,cfare i beri kryekriminelit te Kombit Berishe ky,Duman e SPAK pervecse u tall me gjalun e mijrave te 97 e,kapaku para qeverise se vet???? Cfare i beri LSI -se ???? a,po Opinoniste te bigut????????,tallava ????????????????????????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Heretiku

                                              Cdo biznesmen e di qe kur ka filluar biznesin, qe aktiviteti i tij eshte objekt kontrolli nga ana e organeve kompetente. Cdo biznesmen e di qe duhet te permbushi te gjitha detyrimet kundrejt komunitetit, si ne planin fiskal ashtu edhe ne parametrat e cilesise se produktit te biznesit. Sepse, p.sh. ne tregetimin e artikujve ushqimore, ka biznesmene qe shesin produkte pertej dates se skadences, apo ndrrojne daten e skadences per te shitur dicka qe nuk mund te shitet me. Keto te gjitha perbejne “krim”. Gjithashtu eshte krim te tregetosh artikuj bujqesor me nivel pesticidesh me te larte se norma e lejuar, helmon dhe shkakton semundje tek bleresit. Per keto e shume te tjera si keto, biznesmeni kur fillon aktivitetin duhet te kete parasysh, ti permbahet ligjeve dhe normave te komunitetit ku vepron. Sigurisht edhe kontrollet dhe ndeshkimet e mundura, duhet te behen per te permiresuar punen, jo per te goditur pa kriter, per motive nga me te ndryshmet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vetem coronation shqetesojne

                                                Samir Manes ama nuk I afrohen as te Prague e jo me ta kontrollojne ....edhe pse vazhdon me reclamation e bananeve ....(te droges)...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Boston

                                                  Pse nuk mer ne pyeyje ky spudhjaku, Saliu qe ka i ka krimet te shruara gjithandej. Pse nuk mer ne pyeyje Genc Rulin me Ridvan Boden e co e Zhozefina Topallin qe i rropen Shqipetaret per vite e vite me rradhe .ka ndonje te ma shljegoje mua pse keta agjente te UDBs levrijne pa i hyre gjemb ne kemb dhe vetem njerzit e Rames hetohen.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sokrates

                                                    O njerez, deri dje mund te mos e vlersoja ylli Manjanin se nuk e kuptoja, por sot e kuptoj qe vlersimi tij eshte shume realist. Ndoshta eshte kunder frymes,por a kane qen kunder frymes edhe mendimet e para ne sistemin komunist ne vitet 45, te te gjithe atyre qe ishin intelektual dhe e kuptonin qe ky sistem ne thelb masovik nje dite do ta conte shqiperine ne rrenim. Dhe keshtu ndodhi shqiperia dha fryme ne vitet 90. Te gjithe ne qe ndoshta ishim me ate sistem e pranuam qe ne fund ky ishte deshtim. Po si filloi. Pikerisht filloi si sot. Presion ndaj korupsionit te ish kulakeve qe u quajten hajdut dhe pa gjyq u denuan. Pastaj dalngadal u ndertua sigurimi shtetit qe ushtronte presion ne cdo skute derisa bllokoi dhe paralizoi veprimtarine private, deri ne deshtimin privat te sistemit. TANI jemi po ne qe po shohim qe ka rilindur biznesi dhe themi ne burg, tju meret pasuria, te digjen ne turren e druve etj etj. Jemi po ne bijte e atyre dje qe themi te gjithe ate qe kane then paraardhesit tane. DUAM te gjith te shkoje ne BURG. Po mire le te shkojne ne burg te gjithe, po kush do punoje, ne te paaftet, parazitet, pa inisiative, budallenjte, pijanecet, qoftexhinjte, qejflinjte, pensionistet, drogaxhinjte, burokrattet, politikanet, studentet, nxeneesit etj O miq nuk ndertohet shteti pa promotoret e tij qe jane biznesmenet, te luftosh biznesin, ke luftuar thelbin per te cilin jemi deri ketu. Nuk dua te them qe sduhet luftuar korupsioni edhe i bisnesit, por kur luftohet deri ne themel dhe ne pakuptim, kur ushtrohen kontrolle ne cdo centimeter te punes se bisnesit ngjallet terori dhe ne teror nuk punon askush. Nje ekonomi duhet te punoje ne relaks ndryshe ajo ndrydhet dhe rezultatet dihen. Edhe administrat nuk duhet te vihet ne teror se ndryshe ajo dorzohet dhe nuk ka me efektivitet. Kaq doja te shprehesha. Por e di qe e kam Gabim, askush nuk mund te pranoje kete qe them une dhe Ylli , Ne jemi ata te vitit 45, qe askush nuk na degjon se, TE GJITH DUAN GJAK. Faleminderit shihemi pas disa viteve.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Sokrates

                                                      Persh. Gazeta Tema. Po botoni njeher edhe keto shkrimet tona qe kane per synim shtetin e se drejtes . se vetem shkrimet bajate dhe me sharje botohen!!!!!!!!! ???????????????. Faleminderit Nuk do jap me mendim, na falni. Respekte edhe pse jam nje lexuas i juaji prej 17 vitesh qe kur keni dale ne treg.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. d
                                                        dyshuesi

                                                        Në fakt kjo që thotë Ylli është e vërtetë në kuptimin që biznes I kulluar që fiton shumë para nuk ekziston në asnjë vend të botës. Historia e Familjes Kenedi apo Tramp , apo Rockfeller, e demonstron këtë. Shkelje e barazisë në tendera është akuzë që mund të fusë në burg cilindo biznes në botë.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. I
                                                          I ke pi ilacet

                                                          I qive nonen , krahasove rockfeleret trump dhe kenedyt me gys agasin, met hasen dhe tom doshin etj ahahaaha! Kta tu vjedh fonde publike, ata anej duke bere kombin me te fuqishem te botes. Po thuj o burr ndrageta, kamorra, se i shkon me shume krahasimi! I qive nonen

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. T
                                                          Tironci

                                                          I forte je o Ylli, akoma i gjen pese a gjashte idiote qe te japin te drejte, jo si gazetar por si kelysh komunisti.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. t
                                                            taiplala

                                                            shume e sakte absurditet qe nuk dim ku do perfundoje

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. o
                                                              or taj...

                                                              Kam porositur nje kelluf kari ekstra na koka tek kembet per ty o Manjan je komplet kar, a kari Manjan.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Y
                                                                Ydhi

                                                                O Ylli plehra, ke frike se do vijne dhe per ty?! Pa merak se do te te vije rradha. Ke vjedh mjaftuesh kur ke qene ne post. Nderkohe per momentin denimin e ke, rri e llap si analist.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Aron

                                                                  Shume e drejte. Nuk i hiqet asnje pike e presje.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Feniks

                                                                    SHOQËRIA PA NDËRGJEGJE DHE KORRUPSIONI ENDEMIK NË SHQIPËRI Manifest qytetar – Thirrje publike Shqipëria nuk vuan më nga korrupsioni si devijim. Shqipëria vuan nga korrupsioni si normë. Ai nuk është më një sëmundje e sistemit – ai është sistemi. Dhe kjo ndodh sepse, përveç klasës politike të kapur, kemi ndërtuar një shoqëri që ka humbur ndjeshmërinë morale, reagimin qytetar dhe ndjenjën e turpit publik. Në Shqipëri, korrupsioni nuk imponohet vetëm nga lart; ai pranohet, justifikohet dhe shpesh admirohet nga poshtë. Hajduti i pushtetit quhet “i zoti”, shkelësi i ligjit quhet “i zgjuar”, ndërsa qytetari i ndershëm shihet si naiv. Kjo përmbysje vlerash është themeli mbi të cilin është ndërtuar korrupsioni endemik shqiptar. 1. Korrupsioni si kontratë e heshtur shoqërore Në Shqipëri është krijuar një kontratë e pashkruar: pushteti vjedh në mënyrë të organizuar, ndërsa shoqëria mbyll sytë në këmbim të favoreve të vogla, punëve të përkohshme, lejeve, lidhjeve personale. Kjo nuk është vetëm përgjegjësi e qeverive – është bashkëfajësi kolektive. Kur ryshfeti konsiderohet “zgjidhje praktike”, kur ligji anashkalohet me krenari, kur padrejtësia relativizohet me “s’ke ç’të bësh”, shoqëria heq dorë nga e drejta për t’u ankuar. Një shoqëri që pranon padrejtësinë humbet autoritetin moral për ta luftuar atë. 2. Shteti i kapur dhe drejtësia selektive Në Shqipëri, shteti nuk funksionon si institucion publik, por si mekanizëm privat pushteti. Ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë; ai interpretohet sipas interesit, pushtetit dhe lidhjeve. Drejtësia vonon, zvarritet, hesht ose godet selektivisht – dhe kjo selektivitet është forma më e rrezikshme e padrejtësisë. Reformat nuk kanë dështuar sepse mungojnë ligjet, por sepse mungon vullneti për t’i zbatuar kundër atyre që realisht sundojnë sistemin. Korrupsioni në Shqipëri nuk mbijeton nga padija, por nga mosndëshkimi. 3. Shoqëria që hesht – shoqëri që bashkëpunon Heshtja nuk është neutralitet. Heshtja është bashkëpunim. Në Shqipëri, shoqëria civile shpesh është e lodhur, e kapur ose e frikësuar. Media shpesh është e varur ekonomikisht. Intelektualët shpesh janë të rehatshëm në distancë. Qytetari i thjeshtë është i zhgënjyer dhe i dorëzuar. Por historia ka treguar se asnjë regjim i padrejtë nuk qëndron vetëm nga forca e tij – ai qëndron sepse shoqëria pranon të jetojë me të. 4. Emigrimi si akt akuze Emigrimi masiv nuk është thjesht varfëri ekonomike. Është aktakuzë morale ndaj një shteti dhe një shoqërie që nuk u ofron dinjitet, drejtësi dhe shpresë qytetarëve të vet. Kur rinia largohet, nuk ikën vetëm fuqia punëtore – ikën besimi se ky vend mund të bëhet normal. 5. Thirrje për ndërgjegje dhe refuzim Ky manifest nuk është thirrje për dhunë, por për refuzim moral. Refuzim për të normalizuar korrupsionin. Refuzim për të justifikuar të keqen. Refuzim për të heshtur. Ndryshimi në Shqipëri nuk do të vijë nga një shpëtimtar politik, por nga një shoqëri që zgjohet. Nga qytetarë që nuk shesin votën, nuk pranojnë ryshfetin, nuk heshtin për padrejtësinë dhe nuk e quajnë hajdutin “të suksesshëm”. Korrupsioni endemik nuk është vetëm problem ligjor – është krizë ndërgjegjeje. Dhe pa rikthimin e ndërgjegjes, çdo reformë do të jetë fasadë, çdo premtim mashtrim, çdo zgjedhje iluzion. Një shoqëri pa ndërgjegje është e destinuar të qeveriset nga të pandërgjegjshmit dhe të papërgjegjshmit.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Alfred

                                                                      Po luftohet korrupsioni dhe ekonomia kriminale e lidhur me te!!!!

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje