"Mos u përpiq..."

27 Dhjetor 2025, 10:55Blog TEMA
"Mos u përpiq..."

Nga Adrian Thano

Analiza e Fatos Tarifës mbi “nomenklaturën kryeministrore” botuar sot në DITA i kap me saktësi simptomat e një pushteti tejet të centralizuar.

Vendimmarrja në Shqipërinë e sotme ka pushuar së qeni përfaqësuese. Ajo na rridhka tani pingul, me vrik e me nerv, nga “maja e vetmuar” (siç e përshkruan veten kryeministri në intervista), këtu “poshtë”, tek ne plebejtë. Jo për ta diskutuar, sepse gjithçka qenka vendosur tashmë, por për ta zbatuar.

“Lart”, vetmia e pushtetit që shijohet me verë të shtrenjtë. “Poshtë”, rutina e bindjes.

Por kjo “nomenklaturë” e re e tri-katër dekadave të fundit nuk lindi sot. As nuk shpjegohet vetëm me sjelljen e një kryeministri. Për ta kuptuar plotësisht nga ’90 e këtej, është e nevojshme të kthehemi te momenti kur nisi të rindërtohet.

Është e vërtetë që “revolucioni” i heronjve të rremë të Dhjetorit hodhi themelet e një modeli ku gjithçka ngrihet mbi fasadën. Këtë e kemi theksuar jo pak herë. Por unë dua të ndalem te viti 2008, kur marrëveshja Rama–Berisha dhe ndryshimet kushtetuese që pasuan vunë gurin e parë të një tjetër shtrese të pushtetit të përqendruar.

Ketu duhet hapur nje paranteze e rende, sepse nuk behet fjale vetëm per një manovër politike, por edhe per shkelje mbi gjakun e femijeve dhe te pafajshmeve te Gërdecit.

Kjo e bën dyfish të rëndë atë marrëveshje, pasi Berisha e perdori edhe per te mbrojtur veten dhe rrethin e tij nga pergjegjesia për Gërdecin. Ndërsa Rama, nga ana tjeter, e pranoi dhe e shfrytezoi ate gjak te pahetuar si monedhe per te ndërtuar autoritetin qe nuk e kishte ende brenda PS.

Episodi simbolik mbetet ai i spitalit, ku Rama shkon, i hedh doren ne qafe Berishes. Politika shqiptare prodhoi imazhin më cinik te pajtimit. Dy burra pushteti, te bashkuar mbi nje tragjedi te pambyllur, duke i dhene njeri-tjetrit garanci mbijetese politike.

E kryen pra atë pazar që zbrazi në vijim parlamentarizmin nga përmbajtja por edhe dhanë mesazhin që pushteti mund te shkele mbi gjak, nese kjo garanton  kontroll politik. Sic edhe ri-ndodhi në 21 janar.

Për mua, centralizimi i sotëm që analizon Tarifa në shkrimin e tij është vazhdimësi e atij kompromisi. Analiza e “nomenklaturës kryeministrore” fiton më shumë kuptim kur shihet si faza e fundit e kësaj që nisi në 2008. Kalbja e PS-së, gjithashtu.

Vetëm duke e pranuar këtë vazhdimësi, ky debat për demokracinë mund të shkojë përtej personave dhe të prekë rrënjën e problemit.

Kjo temë është ngritur shpesh dhe me këmbëngulje ndër vite, veçanërisht nga i ndjeri Moikom Zeqo, i cili e denonconte në vijimësi në DITA marrëveshjen e 2008-s si goditje themelore ndaj përfaqësimit dhe sovranitetit të votës. Edhe Pëllumb Xhufi apo autori Artan Duka i kanë mëshuar në analizat e tyre këtij qëndrimi, pra është një kritikë e hershme që kjo gazetë e ka mbajtur gjallë.

Nuk ka nevojë të përsëritim që ndryshimet kushtetuese të 2008-s e kthyen parlamentin në sallën noteriale të kryetarëve. Qytetari u përjashtua nga zgjedhja reale.

Por ja ta zemë se ua falëm me dëshirë mbretërve tanë lakuriq të drejtën e sovranit për të zgjedhur. Përse këta nuk afrojnë njerëz me integritet? Pse zgjedhin mediokritetin dhe madje rrugacët ordinerë siç po del së fundmi? Nga padija?

Jo. Nga nevoja strukturore e pushtetit. Ky sistem nuk mbijeton me njerëz të mirë, por me individë të varur. Një deputet i vërtetë flet vetë, krijon opinion, kundërshton kur duhet, ndërton profil publik. Një pupac me kostum nuk ka bazë elektorale, nuk ka autoritet publik, nuk ka plan B politik. Pra është totalisht i kontrollueshëm.

Ky është modeli ideal për një kryetar që nuk mundet të qeveris përmes debatit.

Ajo që më shqetëson në fakt nuk janë emrat e pupacëve. Problemi është më i gjerë se ajo sallë parlamenti që nuk e meriton emrin që mban. Është mesazhi i pashkruar i këtij sistemi që bën dëmin e madh. Ai del jashtë asaj salle. MOS U PËRPIQ – thotë ky mesazh. Mos u lodh të jesh i aftë, mos u mundo të jesh i ndershëm, mos u përpiq të mendosh ndryshe. Nuk shpërblehet as dija, as karakteri, as guximi, shpërblehet BINDJA.

Ky sinjal që shoqëria e lexon në listat e pushtetit ku ngjiten vazhdimisht njerëz mediokër, të padallueshëm dhe pa peshë është pasoja më e rrezikshme e modelit për të cilin po flasim.

Sepse kjo nuk prodhon vetëm parlament të dobët, por edhe qytetarë të dorëzuar. Ndaj ambiciozët largohen, kurse të tjerët heshtin. Mesatarja kthehet në normë, shikoni vetëm fjalorin e rrugës që mbizotëron gjithandej e më pas të tjerat.

Në këtë kuptim, mediokriteti në lista nuk është aksidental. Ndryshe nuk do ishte kaq masiv. Do kishim tre a katër torollakë dhe aq. Por jo. Kjo tashmë është një pedagogji e plotë shoqërore.

Pastaj shikoni se si pikërisht arkitektët e këtij mediokriteti masiv ankohen sot për popullin apatik. E mësojnë çdo ditë këtë shoqëri se përpjekja është e kotë, dhe pastaj habiten kur shohin rezultatet e mësimit të tyre. Krijojnë apatinë dhe më pas e vënë në bankën e të akuzuarve.

A ka ironi më të hidhur? Cfarë dallkaukësh qesharakë!

16 Komente

  1. i
    interesi personal

    z A thano na hangshmutin ne kete mengjes, ndjese per lexuesit e gazetes. djali i sevos kah pret prej kohesh e servilost tek rama per nje ambasador ne ndonje vend te rendesishem, sic duket rama nuk ia fishkellei dhe tani i eshte kundervene si gjithe ata te renet nga vakthi. na mbyti me citate te marra nga kompjutri me emra "te mbedhenjesh" me na mbushe mendjen se ky eshte eurodit i tipit bushati, bile me ikeq. fatosi doli huq i shkoi dem sevilizmim e mendjemadhesia. te te riije aty ku eshte e ka boll, fjalet e tij shvlkeresojne ate e sevo tarifen. sevo tarifa burre i madh po jo servil i vogel si 'Fatosi"(revista) A thano te na rruash me gjithe fatosin

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Thano bashke me Tarifen, nuk ngjiteni me lart se sa jeni, vetem xhelozia intelektuale ju rritet, por aq e keni nivelin intelektual, ndersa ate menaxherial e vizionar, e keni pothuaj se ZERO. Shkruani cdo dite e ore, nuk do t'ia di njeri per esete tuaja.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na ruajt zoti

        Normal qe pergjegjesine nuk e ka portali jot per prolemet…por ata qe kane marre voten te qeverisin

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur përpjekja=çensurë nga Thano

          Në politikën shqiptare shpesh duket sikur suksesi nuk ndërtohet mbi vlera, por mbi boshllëk. Pushteti kërkon njerëz pa peshë, pa histori dhe pa rrënjë – sepse vetëm ata rrinë drejt kur era fryn nga zyra e shefit. Njeriu me integritet është i pakontrollueshëm: ka moral që i djeg në ndërgjegje, ka dinjitet që s’e shkel dot, ka zë që s’e fik dot me urdhra. Për këtë arsye, ai është rrezik. Pushteti nuk do njerëz që kanë çfarë të humbasin; do njerëz që jetojnë falë tij, që mbahen në këmbë vetëm sa kohë ai ua jep oksigjenin. Kështu ngjiten lart të dobëtit, jo të fortët. Jo sepse vlejnë, por sepse nuk kundërshtojnë. Sepse firmosin çdo marrëzi, justifikojnë çdo padrejtësi, dhe nuk u dridhet qerpiku kur turpi duhej t’i rrëzonte. Turpi është luks për ta; nderi është barrë. Ndaj pushteti i preferon: janë të gatshëm të përkulesh, të heshtin, të gënjejnë, të shiten. Në këtë logjikë të përmbysur, mediokriteti shpërblehet dhe karakteri ndëshkohet. Sistemi ndërton privilegje mbi të bindurit, jo mbi të zotët. Dhe kështu, me vite e dekada, pushteti ngrihet mbi njerëz pa shtyllë kurrizore, ndërsa njerëzit me shtyllë kurrizore mbeten jashtë. Por e vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur: një shoqëri që ushqen buratinat, vdes nga mungesa e burrave dhe grave me karakter. Dhe pushteti që frikësohet nga të ndershmit, është vetë prova më e fortë se sa e kalbur është rrënja e tij.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rroftë çensura te gazeta Dita

            Pushteti, në formën e tij më primitive, ka gjithmonë një obsesion: kontrollin. Dhe kontrolli nuk arrihet me njerëz të lirë, por me njerëz të varur. Kështu lind preferenca për individë pa biografi – jo sepse janë të pastër, por sepse janë të zbrazët. E zbrazëta është territori më i lehtë për t’u pushtuar. Në thelb, dilema është filozofike: A është më i fortë njeriu që ka parime apo ai që nuk ka asnjë? Sistemet e brishta zgjedhin të dytin. Njerëzit pa parime moralin e ndryshojnë si rrobat, bindjet i përshtatin si maska. Ndërsa njeriu me karakter është kundërshtar i natyrshëm i pushtetit arbitrar. Ai nuk pranon të tjetërsohet, sepse nuk i përket askujt. Filozofët e lashtë thoshin se liria fillon aty ku mbaron frika. Por pushteti modern ndërtohet pikërisisht mbi frikën. Kush ka njolla, dosje, borxhe – ka frikë. Kush ka frikë – komandohet. Kush komandohet – ngrihet. Kjo është arkitektura e errët e politikës së sotme. Paradoksi shfaqet qartë: pushteti nuk i do njerëzit e mirë, sepse të mirët janë të pavarur; nuk i do të fortët, sepse të fortët nuk detyrohen; nuk i do të mençurit, sepse të mençurit nuk manipulohen. Preferon njerëz që varen nga favori, jo nga merita; nga bekimi, jo nga zotësia; nga shefi, jo nga ndërgjegjja. Dhe kështu, sistemi riprodhon vetveten: për të mbijetuar, zgjedh mediokritetin mbi cilësinë, bindjen mbi mendimin, hijen mbi njeriun. Është një rreth filozofik i mbyllur: pushteti që ka frikë nga karakteri krijon njerëz pa karakter; dhe njerëzit pa karakter, nga ana e tyre, prodhojnë një pushtet që ka frikë nga karakteri. Në këtë rreth vicioz, humb jo vetëm politika – humb e vërteta, humb morali, humb shoqëria.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drin

              Dridhe, zoti Thano, dridhe…

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vaso

                Shembull është zoti FT, që rrefuzoi të përfitonte nga fondacioni ARABEL, tamam intelektual me integritet.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agron

                  Po ju gjitholloget,keni takuar ndonjehere njerëz nga populli poshtë,qe t'u zgjedhe juve te diturit ne parlament?

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    bytha

                    fket si me qene shok i shkelzenit e jamarberit. po nuk ben fatos tarifa per ambasador. lene te gjeje citate per te na mbushe mendjen se eshteeurodit i madh, duke se abuzon mbi studentet duke shitur mend me citate . njerezit e ditur nuk perdorin citate e paragrafe, i paraprijne shoqerise me dije e jo me citate. thuaj fatosit kot po i fryne puplat, eshte sa nje kokosh. e ke pprovuar ambasadorin me me kach islamin edhe ai ta tregoi sa vlen, marrja rri e i zoti nuk e len. fatosi ka shkue per lesh o thano

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Plebej

                      7 x 7 bëjnë 42 se shtatë janë në burgë O Ramë aritmetika juaj është shumë e koruptuar E ke rradhën pas Berishës në Spak

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vjosa

                        THAANO ! Ju ka mbetur hatri Dhe ju ka kapir inati Prandaj jeni bërë Më keq nga Bushati. Shkruani si itelektual more dhe shtrojini problemet me objektivitet ,me sens dhe lëreni mënjanë hatërmbetjen se e kuptojmë të gjithë ku e keni hallin.A'sgjë nuk më lidhë me Ramën por tek ai ju nuk i afroheni dot fare .Rama ka stekë të rëndë dhe bashkë nuk e ngrini dot atë stekë ,prandaj shkruani ndonjë artikull dhe uleni sqepin.Po të botoj Rama një gazetë sot , juve ju lë pa bukë ,përveç Mero Bazez që ha bukë veç.

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Yyypp xhixhi

                          Vjosa mos u bej dumbabist si keta qe dine vetem te shajn si arixhinj rrugve I ka shtruar aq me objektivitet problemet ky sa rralle kam lexuar shkrim me konciz dhe me inteligjent Nuk ka as hatermbajtje dhe as inat personal ne keto qe shkruan. Kritika eshte politike dhe publike, jo emocionale. Objektiviteti nuk do te thote heshtje perballe pushtetit, por pikerisht guxim per ta analizuar ate. Steka e rende nuk matet me propagande, gazeta apo force pushteti, por me pergjegjshmeri, llogaridhënie dhe demokraci funksionale. Sa per bukën, kot ben krahasime se gazetaria e kujtdo qofte nuk eshte sherbim per pushtetin, por detyrim ndaj publikut. Kush e lidh fjalen me bukën, ka zgjedhur vete pozicionin ku qendron. Per mua nje 10 me yll e ndjek dhe ketu edhe ne forume te tjera eshte nje penë nga me te mprehtat, bravo i qofte

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Komentuesi

                            PO MOR FIKU PO ,TI MENDON SE RAMA DUHEN TA CONTE SALEHUN NE BURG VETE ,POR EDHE ENVERI ZBATONTE VENDIMET E GJYKATAVE ,GJE QE RAMA NUK E BEN DOT( SIC SAKEHU BERI ME NANON)

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vjosa

                              Xhixhi , të lexova me respekt .Edhe unë e kam vlerësuar gazetarinëë dhe veçanërisht Thanon.Ku e kam fjalën ; "Ai që vodhi Lopën nuk ka faj fare " vetëm i zoti ka faj që se ruajti dot nga hajduti? .Xhixhi duhet tu themi hajdutve dy fjalë ,pse na vjedhin ata ,pse hanë nga djersa e popullit, ne ju kemi dhenë besim të punojnë ,të marin dhe roga të mira ,të përfitojnë dhe shumë gjëra të tjera që jan pa zarar , po jo kështu fare .Miro Xhixhi të hanë ndonjë " kokër Dardhë " po këta po hanë degët edhe rrënjët dhe s'po lënë rrënjë në këmbë ,si do vazhdohet kështu ?. Tani të biem bashk dakort : Qeveria është e jona nuk është e Ramës,lekët na i vjedhin neve jo Ramës , në vënd të Ramës do jet një tjetër nesër pas një viti ,pas 4 vjetësh ,kjo punë kështu do vazhdoj ? D. M. TH, ndërohen k/ministrat dhe hajdutët në vënd të mos i prekim .Ore Xhixhi ! po duhet të shkruajnë gazetarët për këto probleme ,po hiç fare oo! vetëm Rama ,Rama ,jo duhet të shkarkojnë hatërmbetjet sepse mendojnë çoç janë dhë thurin fjali të bukura ,po po ti vësh në vënd të Ramës e mer me mënd ti ç'farë ndodh.Edhe Muç Mushka Nano bilbiloste më falë hungërinte si mushkë nëpër portale ,por më shpejtë erdhi se sa vajti ,ja kështu jan këta.Noti mësohet i dashur Xhixhi në ujë dhe jo në rërë .Urj ti kalosh festat gëzuar me familjen tënde.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptar i ndershëm

                                Shumica e shqiptareve të ndershëm jane dakord me konstatimet e Autorit. Por, atyre nuk u prishet thuajse asnje pune, se i quajtem edhe dallkauke qesharake. Çeshtja eshte se çfare duhet bere? Energjia intelektuale, obligacioni i medias shqiptare per demokracine ne Shqiperi, duhen perqendruar ne mbeshtetjen e filizave te rinj politik, ne pastrimin e tyre nga ferrat dhe te infiltruarit, ne bashkimin ne nje front te revoltes popullore kunder te keqes se madhe qe eshte: Oktapodi Korrupsioni Politik 35 vjeçar.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alfred

                                  Nje shkrim brilant! Respekt per z.Thano!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje