
Një nga iluzionet më të qëndrueshme që rrethojnë skandalet politike është ideja se ekspozimi i tyre mbart ende një farë force korrigjuese. Kjo, ndoshta sepse për një kohë shumë të gjatë ka qenë e vërtetë. Në momentin që diçka bëhet e dukshme dhe vendoset para syve të shumë njerëzve, reagimi i natyrshëm ka qenë marrja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia. Por, pushteti bashkëkohor ka evoluuar pikërisht që vizibiliteti të mundësojë decentralizimin e fajit dhe shpërndarjen e tij.
Jiang Xueqin, autor dhe intelektual publik kinezo-kanadez, argumenton se pushteti modern nuk varet më nga ekzisentca e një zinxhiri të qartë komandues, apo nga persona ose institucione vendimmarrëse lehtësisht të identifikueshëm. Përkundrazi, ai shprehet se pushteti sot operon përmes rrjeteve të strukturara për të mundësuar mohueshmërinë dhe shmangien e përgjegjësisë… Sisteme, ku influencat qarkullojnë lirshëm, por ku të mbajturit e përgjegjësisë për pasojat nuk bie mbi asnjëherë mbi askënd. Për të qenë të saktë, duhet sqaruar se mohimi në këtë rast nuk nënkupton se personi apo institucioni që e bën atë është duke gënjyer. Në fakt, është krejt e kundërta. Mohimi funksionon më së miri kur secila nga palët e përfshira në një skandal mund të thotë diçka të vërtetë. Dhe frazat që e mundësojnë diçka të tillë, besoj se janë mjaft të njohura për shumicën prej nesh: “E kam takuar vetëm një herë”, “Nuk kemi patur asnjë marrëdhënie zyrtare”, “Takimet tona nuk ka qenë pjesë e rolit tim institucional.” Secila prej tyre mund të jetë e saktë dhe e vërtetë në vetvete, e megjithatë, pasojat politike – vendimet me rëndësi – sërish janë ndikuar dhe formësuar prej skandaleve. Nëse do të perifrazonim professor Jiang-un, politika sot nuk funksionon më si mënyrë qeverisjeje, por si reality show TV.
Krahasimi prej tij i politikës me spektaklet reality shkon përtej retorikës. Siç dihet, reality TV, me gjithë sifdat dhe mosmarrëveshjet që prezanton si pjesë të spektaklit, nuk është ndërtuar për t’i zgjidhur ato dhe as për të arritur përfundime. Funksioni themelor i tij është të mbajë shikuesit sa më gjatë të mbërthyer para ekranit. Kjo është edhe arsyeja përse ka aq shumë nevojë për tension, përshkallëzime emocionale, testim të aleancave dhe besnikërive, por pa i dhënë kurrë një përgjigje në fund gjithë këtyre. Ngjashëm, në sferën politike shpërhejnë kriza dhe skandale, personazhet e këqëinj identifikohen në një kohë të shkurtër, vetëm për t’u zëvendësuar më pas nga të tjerë. Në politikë, ashtu si në një spektakël reality personazhet hyjnë dhe dalin nga kuadri i kameras – herë të poshtëruar e herë të pastruar në sytë e publikut – por ajo që mbetet gjithmonë e pandryshuar, është struktura e spektaklit.
Në fakt, spektakli por edhe pushteti politik bashkëkohor, janë thuajse plotësisht të varur nga ky cikël ekspozimi pa një zgjidhje përfundimtare. Nëse konfliktet do të zgjidheshin në të vërtetë ndonjëherë dhe dikush do të mbahej qartësisht përgjegjës për atë që ka bërë, e gjithë fabula do të zhbëhej. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për politikën sot. Tanimë skandalet nuk përbëjnë më krisje brenda sistemit, që nëse ndreqen gjërat do të jenë më mirë, por janë pjesë thelbësore e ritmit të funksionimit të tij. Skandalet ofrojnë mjaftueshëm dramë dhe zemërim për të lënë të paprekura mekanizmat që fshihen nën sipërfaqe. Sikurse në një sezon Big Brother-i, edhe politika sot na fton ta shohim, të reagojmë dhe… të harrojmë, ndërkohë që rrethanat që e prodhuan krizën apo skandalin mbeten po aty, gati për episodin e radhës.
Sipas Jiang Xueqin, pushtetit sot nuk i intereson më si dikur që të fshehë, por të organizojë bashkëpunimin mes formave të ndryshme të tij. Ndryshe nga dikur, vendimet nuk merren më në një sallë nga një institucion në një moment vendimtar. Përkundrazi, ato lindin gradualisht përmes takimesh informale, prezantimesh, nderesh dhe bisedash private, të cilat në shumicën e rasteve zhvillohen jashtë institucioneve zyrtare, por mjaftueshëm pranë tyre për t’i ndikuar e formësuar ato. Për rrjedhojë, kur momenti i ekspozimit ia beh befas dhunshëm, nuk ka asnjë aktor të vetëm që mund të identifikohet qartësisht si përgjegjës për atë që ka ndodhur. Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë mund të thonë diçka të vërtetë dhe prapë të shmangin llogari dhënien.
Brenda një sistemi të tillë roli i ndërmjetësit bëhet i domosdsohëm. Ai nuk është një zyrtar i zgjedhur dhe as politik-bërës. Në fakt, në letër ai shfaqet si një personazh i parëndësishëm dhe banal, por në praktikë ai shërben për të lidhur botë që nuk mund ta pranojnë haptas njëra-tjetrën: politikën dhe biznesin, të ligjshmen dhe informalen, autoritetin institucional dhe zonat gri të tij. Por, ajo çka ndoshta është edhe më e rëndësishme është fakti se ndërmjetësi mbetet një personazh ‘me një përdorim.’ Sa kohë që sistemi funksionon, ai mbetet i dukshëm dhe në momentin që sistemi dështon, ndërmjetësi mund të izolohet dhe largohet lehtësisht nga vëmendja, për të mbajtur në këmbë strukturën, e cila është gjithmonë më e rëndësishme se sa nejrëzit brenda saj.
Të para nga ky kënd, edhe ngjarje të kohëve të fundit në Shqipëri nuk duhen lexuar si anomali të politikës sonë dhe as si devijime morale të shoqërisë tonë, pasi me gjasë përbëjnë një lloj përshtatjeje funksionale, e cila është edhe më shqetësuese se alarmi që ngre tonet në debate televizive rreth moralitetit të politikës dhe shoqërisë tonë. Thënë ndryshe, aty ku institucionet mbeten të dobëta dhe gëzojnë shumë pak besueshmëri nga njerëzit, rrjetet infromale jo vetëm që kthehen në plotësuese të politikës zyrtare, por shërbejnë edhe si një lloj stabilizuesi i saj. Ndërsa strukturat zyrtare garantojnë legjitimitet, ujditë informale sigurojnë efikasitetin e nevojshëm dhe ndërmjetësi është aty për të garantuar komunikimin e të dyjave.
Për këtë arsye, përqendrimi vetëm në teknika (regjistrime, përgjime dhe mekanizma të fshehta) bën që të humbasim thelbin e historisë. Fakti më domethënës i gjithë kësaj nuk është që politike kalon herë pas here nëpër zyra private, por se ajo e bën këtë gjatë gjithë kohës dhe në mënyrën më të natyrshme të mundshme.
Tani, këtu qëndron edhe rreziku i rënies pre e teorive konspirative dhe për ta shmangur këtë, nevojitet t’i kthehemi sërish interpretimit që Jiang Xueqin i bën pushtetit bashkëkohor dhe mënyrës se si ai funksionon. Sipas tij nuk nevojitet një konspiracion i madh me një mastermind djallëzor që fshihet pas gjithçkaje. Përkundrazi, ai thotë se ajo çka i mban në këmbë këto sisteme tonat është vulnerabiliteti i përbashkët. Në momentin që të gjithë kanë diçka për të humbur, heshtja shërben si zgjidhja më racionale dhe e natyrshme.
Kjo shpjegon edhe pse skandalet që lindin sot nga politika shpërbëhen në mënyrë kaq të parashikueshme, pa arritur të prekin pushtetin. Ndërsa hetimet ngushtohen gjithnjë e më shumë në përpjekje për të gjetur përgjegjësin e qartë, përgjegjësia fragmentarizohet dhe ndahet në një mori copëzah. Problemet përshrkuhen si dështime procedurale, ndërsa institucionet shprehin habi, nisin rishqyrtime dhe hetime të brendshme, por duke mbetur në fund të pandryshuara dhe të paprekura nga pasojat e skandalit të ekspzouara.
E gjithë kjo nuk mund të jetë e rastësishme. Në një sistem që ngrihet mbi idenë e vazhdimësisë dhe rritjes me çdo kusht, çfarëdo lloj pëçarjeje do të qe e rrezikshme ekonomikisht. Tek e fundit, tregjeve dhe kapitalit, pavarësisht asaj çfarë thonë, nuk iu pëlqen pasiguria dhe paparashikueshmëria. Për rrjedhojë, krizat manaxhohen vetëm për të lokalizuar impaktin e tyre, duke e asborbuar dhe ridrejtuar dëmin, apo nëse është e nevojshme, duke e personifikuar atë. Kështu, një person i vetëm largohet nga vëmendja, duke u detyruar të dorëhiqet ose të heshtë përgjithmonë, duke krijuar përshtypjen se diçka është ndrequr, kur në fakt është garantuar vetëm vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e sistemit. Nga ana tjetër, struktura që kishte nevojë për rolin e tij – ujditë informale që e bënin personin të dobishëm – mbeten të paprekura.
Dhe sikurse në një program reality, episodi përfundon duke mos zgjidhur konfliktin, por duke realizuar detyrën e vet më thelbësore: të mbajë në këmbë veten. Teksa vëmendja shtyhet tjetërkund dhe të gjithë mendojmë se normaliteti tashmë po kthehet, shfaqja vazhdon përmes të njëjtës logjikë, në pritje të momentit të radhës të krizës së kontrolluar
Jemi te dakortesuar qe Rama eshte njesoj si Berisha, mos me keq se ky smerr vesh as nga pushteti, kurse shtetin e mendon njesoj si Berisha e te tjeret e ketyre 35 viteve. Te dy jane me baxhanake qe hanin nga parate e arkes se shtetit qe per te dy keta eshte e tyre. Baxhanaku i Berishes la kockat per nje rroge, ky i Rames ka qelluar me bir kurve (se Rama eshte me bir kurve nga Berisha) dhe ka gjetur nje punishte tjeter ku merr miliona dhe nuk rrezikon lekuren. Rama, njesoj si Berisha qe nuk dorezonte komandantin e gardes "se binte shteti", nuk dorezon Belinden se "behet katastrofe ekonomike". Vetem se ka nje hollesi sot nuk jemi ne 2011 por ne 2025!!! Prandaj Rama eshte edhe me i korruptuar nga Berisha. Tani pyetja eshte, pse nuk iken indvidi (Bela) dhe te vazhdoj sistemi qe po e pranojme qe ky qenka kudo ne bote?! I bie qe Belinda eshte Rama vete apo Rama eshte kaq cope cope sa ka zgjedhur nje idiote qe mire qe sbente asnje pune per shtetin dhe vidhte per veten dhe Ramen, po ishte dhe kaq e trashe sa nuk pranon te ike pa marr me vete dhe "sistemin"?!
Po ku kemi sistem ne bre byrazer???? Autori nuk flet per neve flet per ata te jashtmit. Ne jemi jasht orbite.
E keqja më e madhe është kur nuk kupton realitetin ,por e politizoni ate, kush e do këtë vend nuk mund ti shoh keto procese si fatkeqesi por si procese qe i japin fund periudhe se tradicional, ta shohin si shpres që vendi yt ka forcën te bëj krenar, këto procese janë treguues qe shoqeria shqipetare ka forcën dhe ndërgjegjen e vet pastrimit, kush e do këtë vend duhet te shof përpara , vizioni për tu ber vend europjan këto procese e bëjnë më te besueshëm,ajo pjes e shoqetis progresive këto procese vet pastrimi i shef me bindjen qe pa u vet pastruar nuk ka rrug tjeter për tu bër një shtet modern ku ligji eshtë i zbatueshëm për te gjith njësoj, ata qe kërkojnë të përfitojnë kapital politik për te rrezuar pushtetin dhe të kthejnë prap kohen e tyre janë të mjere qe shohin si dhelpra shpreson ti bien .k ... dashit rruges, ska kthim prapa, këto qe ndodhen nuk janë gje tjeter veç pjes e asaj shoqerie qe u krijuan pas vitit 1990, anarshi, grabitje, dhunë , injoranc pushtetari,e katandisen shqiptarin * njeri te frikshëm te pa kulture te rrezikshëm qe duhet mbajtur larg , kjo kohe ka mbaruar proceset e fundit tregojnë qe shoqeria shqiptare di te qeveris, ka qen dhe eshtë dinjitoze, di te ndertoj drejtesi për te gjith , por kjo nuk është ber dhe nuk bëhet për një dit, ata qe shpresojnë ta kthej prapa janë si dikur haxhi Qamili qe kërkonte te kthehej baba divleti
Pirdh pirdh Ymer se nuk lirohet dot Rama ...edhe pse ti mundohesh të pjerdhësh pordhë kinezo 'kanadeze'. Me demek Palloshi ështe kokra e naivit dhe injorantit të ekspozuar !!. Nuk kupton asgje nga ekspozimi i atyre që slane gje pa vjedhur ( perfshi edhe Palloshin që vjedh pa e ditur ( I gjori) se po vjedh I ekspozuar. Unë jam struc transgjinor thotë Palloshi dhe e fut kokën në bythën e madhe të Belës..
Ky autori i shkrimit ose eshte nje budalla ose eshte i paguar per te na bere ne budallenj. Sipas ketij dhe rilindasve keto gjera ndodhin kudo ne bote e behen edhe filma.Vertete kudo ndodhin skandale qe jane jo vetem ne natyren e sistemit por edhe ne natyren njerzore por ketu nuk po behet fjale per skandale por sipas vete SPAK behet fjale per grupe te strukturuara kriminale qe vjedhin ne menyre te organizuar , permanente , e te pameshireshme taksat e shqiptareve. Ketu drejtoret e bashkise vjedhin 100 te fondeve, ketu z/v minstrja tek tuneli vjedh 50 milion euro ose 25% te fondit me nje te rene te lapsit, ketu sipas vete ish z/v Kryeministrit Ahmetaj blerja e materialeve tenderohet me 10 fishin e cmimit ne treg, ketu tenderohen rruget me 10 fishin e cmimeve te BE, ketu nafta shitet 40% me shtrejt se ne Kosove megjithese ata e marrin nga porti i durresit dhe kane edhe kosto shtese pervec transportit ne rrugen e Kombite dhe gjoben tek trau i kombit, ketu behen pazare mu ne zyrat e shtetit sipa gje te keq per te dyfishuar nga dy ne kater milion vleren fiktivisht per te marre 2 milion ero direkt, ketu perdoren grupe kriminale ne basahkepunim me policine per te rrembyer e shantazhuar konkurentet, ketu or vella vidhet, kudo, ne cdo gje dhe vazhdimisht nga vete ata qe duhej te ishin rojet dhe menazhuesit e parase e prones publike. Skandal eshte psh rasti i Gjicit, rasti i Shukrise se Dibres, ndonje plagjiature, ndonje gafe si e Spiropalit ne Maqedoni por nuk eshte skandal korrupsioni kapilar i kudo ndodhur qe nga KM dhe deri tek roja, kjo eshte menyre qeverisje, kjo eshte nje organizate e strukturuar qe ka ardhur dhe po qendron ne pushtet per te vjedhur e grabitur Shqiperine. Ky sistem vjedhje nuk ekziston ne asnje vend jo vetem te Europes por ne asnje vend te botes ne keto permasa. Nese ky sistem nuk permbyset nga populli apo aleatet e Shqiperise , Shqiperia ka marre fund.
Jiang flet per sisteme moderne kurse ne jemi akoma ne nje sistem qe kerkon te behet embrional. Me te gjitha problemet qe kemi, te merresh me filosofi post moderne eshte jashte kontekstit.
Ky filozofi Runa duhet te dije se ne Europe sapo ekspozohet nje skandal zyrtari jep doreheqjen...pa diskutim. Pastaj punon drejtesia...kaq o filozof mjafton qe sistemi te pastrohet. Nuk mund te ndodhi kurre si me Ballukun e painagjinueshme per standartet e Europe's.
O Runa, O shejtan budalla, Po pse e dhjet muhabetin, pasi e kishe nisur mire. Ti sbehesh dot diplomat qe te ambalazhosh mutin qe bejne qeveritaret apo politikanet dhe ta shesesh me shtrenjte apo per dicka tjeter. Degjoje dhe mos ha mut per vendet qe dhe idioti me i madh e di vendin ku e ka. Cfare ndodh ne Shqypni nuk ndodh ne asnje pike te global. Fjala korrupsion sot quhet teper soft, Kurse tek ne ka grabitje dhe plackitje nga nje bande e strukturuar kriminale qe cenon sigurine kombetare, mbijetesen e shqiptareve dhe pse jo deri ne shfarrosjen e tyre. Ku ma gjen te degjonim kinezin tend( Bela deklaronte larg kompanite kineze nga Shqiperia), po ceshtja eshte se jane te tjera struktura ato qe po bejne ligjin ne vendin tone me ndihmen e politikaneve te shitur. Dmth b....q...a. Filozofite beji neper seminare apo konferenca te padroneve qe ju paguajne per lavazh truri. Shendet e btf (jo byth te forta , beju te fala ::)).
Kur të vjedhin të gjithë ata që ti komandon ,ndërsa ti thua që nuk di asgjë ka VETËM dy arsye o i Runaj: Ose po gënjen ,dhe je vetë ti komandant i hajdutëve. Ose po tregon të vërtetën dhe je budalla. Në të dyja rastet nuk bën për kryeministër.