Silvana, Gjeta dhe Spaçi

23 Dhjetor 2025, 15:39Blog Nga Ermal Peçi

Të shtunën isha në Spaç, me ftesë të Silvana Gegës, nënkryetares së Shoqatës së të Përndjekurve nga Regjimi Komunist, për të mbajtur një fjalim. Nuk ishte një vizitë e zakonshme. Ishte një përballje. Me historinë, me heshtjen, me plagët që Shqipëria ende refuzon t’i shohë drejt në sy. Spaçi nuk është thjesht një vend. Është dëshmi. Është akuzë. Është kujtesë që dhemb.

Prej kohësh është hapur një debat i turpshëm: a duhet zhvendosur Spaçi. Sikur krimet të lëvizin. Sikur dhimbja të paketohet. Sikur kujtesa të transportohet. Spaçi nuk zhvendoset, sepse Spaçi nuk është beton e hekur. Është vendi ku shteti shqiptar burgosi, poshtëroi dhe shkatërroi bijtë e vet. Është aty ku është, sepse aty ndodhi krimi.

Por Spaçi nuk duhet as të lihet të vdesë. Rrënojat nuk janë muze. Harresa nuk është zgjidhje. Spaçi duhet restauruar urgjentisht, me dinjitet dhe përgjegjësi, jo për ta zbukuruar, por për ta ruajtur siç është: i vërtetë, i ftohtë, akuzues. Çdo ditë që kalon pa ndërhyrje është një tjetër krim, këtë herë nga ne.

Në Spaç takova njerëz që mbajnë gjallë atë që shteti e ka braktisur.

Takova Gjet Gjonin, një njeri me zemër të madhe, historia e familjes së të cilit është e lidhur drejtpërdrejt me të burgosurit e Spaçit. Familja e tij u kujdes për familjarët e të dënuarve, ndau bukën, frikën dhe rrezikun në një kohë kur humanizmi dënohej. Sot, ai është ende aty, jo për lavdi, por nga ndërgjegjja.

Gjeta është roja i Spaçit me shpirt. Njeriun që e ruan këtë vend jo sepse paguhet, por sepse e ndien. Ai bën atë që shteti nuk e bën: përpiqet çdo ditë që Spaçi të mos shkatërrohet më shumë seç është. Është paradoksale dhe e dhimbshme që kujtesa jonë kombëtare varet nga vullneti i një njeriu të vetëm.

Silvana Gega është bija e një të burgosuri politik të Spaçit, i cili vuajti 15 vite burg. Ajo nuk kërkon hakmarrje. Kërkon ndërgjegjësim. Me vullnetin e saj, pa zhurmë, përpiqet të zgjojë një shoqëri që ende fle mbi varret e së vërtetës. Ajo flet për pasojat e komunizmit, për plagët që nuk u shëruan kurrë dhe për domosdoshmërinë që Spaçi të restaurohet, jo vetëm fizikisht, por edhe në kujtesën tonë kolektive.

Shoqëria shqiptare duhet të përballet. Nuk ka demokraci pa të vërtetë. Nuk ka të ardhme pa kujtesë. Spaçi është prova se komunizmi nuk ishte ide, por dhunë. Dhe çdo përpjekje për ta relativizuar, zhvendosur apo lënë në harresë është vazhdim i së njëjtës padrejtësi.

Spaçi nuk ka nevojë për retorikë. Ka nevojë për përgjegjësi. Ne, si shoqëri, kemi nevojë për Spaçin, jo si simbol turistik, por si pasqyrë ku të shohim se çfarë ndodh kur shteti bëhet armik i qytetarit.

9 Komente

  1. D
    Drin

    Ne, si shoqeri o lum miku, kemi nevoje qe Spacin ta hapim prape. Bashke me galerite. Te punojne ne galeri me tre turne Meta, Shkelzen Berisha, Ben tigri me kete Agasin, lali Fiku me 5D etj…

    Përgjigjjuni
    1. A
      Americano

      Ja e beri edhe hartimin Ermali, 10 me⭐️ne provimin e letersise post komuniste!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bahçevani

        Ky Ermali i Peçit më ngjan me një kastravec që sa herë e vaditet rritet .

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drejtesia.

        SPACI ESHTE FSHAT ME EMER SPAC DGE GURTH SPAC.ATJE KAN JETUAR E PUNUAR NJERZ..KA QENE MINIER BAKRI.U NDERTYA ATJE KAMPI QE KIDHTE DY PJES KAMPI TE DENUARVE ORDINER E POLITIK.NE KETE KAMP TE BURGIDURIT TRAJTIHESHIN NORMALISHT,JETOHEJ NORMALUSHT DHE EDUKIHESHIN ME PUNE NE MINIERE.TEJKALONIN PLANIN MERRNIN LEKE DHE U ULESHIN DITET E DENIMIT.ATJE NUK FUTESHIN KURVAT,NUK KISHTE DROGE,NUK U LEJOHESHIN MJETE TE NDRYDHME.ATJE PUNOHEJ SEPSE NUK KISHIN VAJTUR PER MAJMERI.KUR DILTE NGA KAMPI NUK I SBKONTE MENDJA PER TE KRYER KRIM ME POR PUNONIN PER FAMILJEN..ATJE DHE ATEHERE KISHTE SHTE LIGJOR.LIGJET TE MIRATUARA NA POPULLI PER KTIMET QE ZDUHEJ TE KRYEHESHIN.EDHE ATEHERE KISHTE LIRI MENDIMI E VEPRIMI PO PA KSLUAR VIZEN E KUQE.SOT KRIMI MBROHEHET,DENOHET SHUM LEHT,U KRIJOHEN KUSHTE QE AS NE FAMIJLE SI KAN.KYRVAT U VENE SA HERE U DO MENDERJA.EH KY LLLOJ SISTEMI EDHTE KRIM JO SHTET LIGJOR.KRIMI ESHTE KRIM DHE DENOHET..KUR E DI E SE ZBATON DO TE DENOHESH SI CECUA.CDO HIPOKRIZI QE THUHET ESHTE NE DHERBIM TE KTIMIT E JO DHTETUT LIGJOR.NUK MBROHET SUSTEMI ME IDEOLOGJI KRIMI.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Bravo Peçi! Nga mbemri duket sikur po reflekton. Gjë shumë e mirë. Tregon vrasje ndërgjegjeje - ftesë që ta bëjnë edhe të tjerët, edhe shteti, i cili edhe mund të mos fajsohet, sepse vjedhjet duan përkushtim e përqendrim të madh, dhe s'lënë të mbetet kohë e tepërt për gjëra të tjera.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Temja

            Ti mor bir shkruan sikur jemi ne fillim te viteve 90’. Shoqeria shqiptare eshte perballur me te verteten dramatike te perndjekjes politike; i ka vleresuar dhe nderuar te gjallet dhe te vdekurit, viktima te komunizmit; i ka kompesuar, arsimuar, ngritur ne detyra te rendesishme politike dhe shteterore! Per Spacin, here pas here, ka pasur prijekte, por disa ish te burgosur aty qe kane influence, kane penguar dhe pengojne! Patjeter qe ka vend per te bere me teper!

            Përgjigjjuni
            1. J
              JU LUTEM , LEXOMENI EDHE MUA

              Shqiperia nuk ka me ndonje nevoje urgjente per te jetuar dite e nate me ferrin qe perjetoi ne mjaft tregues gjate viteve te diktatures se proletarjatit . Ato jane thene e sterthene me mijra here , jane futur ne librat e shkolles dhe te historise . Nje fjale e urte thote , kush shikon prapa , ecen mbrapsht ! Shqiperia ka nevoje te nguteshme te mendoje per te ardhmen , cfar duhet te beje per nje jete me te mire per popullin e saj , sepse po ecen mbrapsht nga lideret e derisotme politike , nga semundja kanceroze e korrupsionit , krimit e vrasjeve te perditeshme , droges , prostitucionit dhe percmimit te jetes se njerezve . Boll e banalizuat jeten e perditeshme te ketij populli qe edhe pse eshte pergjysmuar , nuk ka te ndalur braktisja e atdheut . Nje rol te pa disktueshem luan edhe media , qe ne 99% te saj ka harruar qe eshte media e ketij vendi dhe e ka verbuar etja per fitim . Ke frike te hapesh televizorin , sepse do te shohesh vetem aspektet me negative qe mbart vendi , reklama skandaloze e bajate per shitje barnash , krime nga me te ndrysjmet , por rralle e me rrale flitet per inkurajimin e pozitives dhe optimizmit !

              Përgjigjjuni
              1. D
                Druni

                Po aman mo se na shpifët me këtë injorancë idiotësh! Po ishte socializëm, o njerëz të trashë, nuk ishte komunizëm! Komunizmi po, ishte dhe është ide, ideologji. Askush nuk ka thënë se "po ndërtojmë komunizmin", por "po ndërtojmë socializmin". Dhe ky doemos ishte koncept politik, shtetëror, ekonomik, kulturor etj. Kur themi "koncept shtetëror", është brenda edhe LIGJI, dhe ligji domethënë detyrimi, dhuna (polici, gjykatë, burgje etj.). Kur një gazetar flet kështu, pse jo edhe qindra analfabetë interneti? O Zot, pse na ke lënë në dorë të këtyre humbamenove!

                Përgjigjjuni
                1. ?
                  ?

                  Mos e lexo ..

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje