Ergysi i kapur në dialog hajnie

23 Dhjetor 2025, 11:30Blog TEMA
Ergysi i kapur në dialog hajnie

Nga Baton Haxhiu

Në dosjet e zakonshme penale, korrupsioni fshihet pas gjuhës teknike dhe formulimeve burokratike. Në këtë dosje, ai, Ergysi, flet hapur. Me zhargon rruge, me shifra konkrete dhe me sigurinë e atyre që nuk dyshojnë se dikush po i dëgjon.

Nëse i besohet kësaj dosjeje dhe nëse komunikimet e dokumentuara në të mund të merren si prova, atëherë kemi përballë një çështje serioze korrupsioni.

Jo një episod periferik. Jo një keqkuptim procedural. Por një panoramë të qartë të mënyrës se si flitet për pushtet, para dhe ndikim mbi fondet publike, larg gjuhës zyrtare dhe jashtë çdo norme institucionale.

Këto nuk janë deklarata politike, por fjali të regjistruara. Nuk janë interpretime gazetarie, por dialogë të drejtpërdrejtë, ku tenderët shndërrohen në shifra, përqindje dhe kërcënime dhe shteti shfaqet më shumë si territor për t’u menaxhuar, se sa si autoritet për t’u respektuar.

Në qendër të hetimit janë Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj, emra që dalin vazhdimisht në transkriptimet e bisedave të regjistruara gjatë hetimit për manipulim tenderësh publikë, shantazh dhe pastrim parash. Nuk bëhet fjalë për aludime apo interpretime. Bëhet fjalë për fjali të thëna, të regjistruara dhe të dokumentuara.

Në një nga momentet më të drejtpërdrejta të dosjes, Ermal Beqiri artikulon hapur logjikën e presionit financiar.

“… japësh lekë, të bllokojmë këtu”.

Kjo nuk është një metaforë. Nuk është as një negociatë. Është shantazh i pastër, i lidhur drejtpërdrejt me pjesëmarrjen në procedura publike. Ose paguan, ose mbetesh i bllokuar.

Përqindjet e pushtetit

Në dosje nuk flitet vetëm për pagesa të izoluara. Flitet për ndarje përfitimi, për marrëveshje të strukturuara. Në një tjetër bisedë, Ermal Beqiri flet për përqindje fitimi nga tenderët.

“… e di sa përqind e xhiron… 30 – 33 përqind” .

Këto shifra nuk kanë lidhje me komisione ligjore apo tarifa konsulence. Janë përqindje pushteti. Janë pjesë e një ekonomie paralele që funksionon mbi fondet publike, jashtë çdo kontrolli institucional.

Në një tjetër moment, ndarja përshkruhet edhe më thjesht, me terminologjinë klasike të marrëveshjeve të pista.

“Aty mund t’i vëmë gjysmat ne”.

Gjysmat e kujt. Gjysmat e çfarë. Gjysmat e parave publike.

Fryrja e projekteve

Një nga episodet më domethënëse të dosjes lidhet me manipulimin e drejtpërdrejtë të vlerës së projekteve. Ergys Agasi e thotë pa asnjë hezitim.

“projekti 2 milion, ne do ta bëjmë 4”.

Këtu korrupsioni nuk është më vetëm moral apo procedural. Është matematik. Dyfishim fondesh. Dyfishim dëmi. Dyfishim grabitjeje.

Ky është momenti kur Ministria  pushon së qeni viktimë dhe shndërrohet në mjet. Projekti nuk i shërben më një nevoje publike, por një skeme private përfitimi.

Siguria e kapjes

Në dosje, personazhet flasin me një siguri absolute për rezultatin e procedurave. Nuk ka pasiguri, nuk ka konkurrencë reale. Fituesi është i paracaktuar.

“99.9 do bohet… ja me bast”.

Kjo fjali, më shumë se çdo tjetër, përshkruan thelbin e problemit. Kur tenderët nuk janë më gara, por bast i fituar paraprakisht, demokracia ekonomike është e vdekur.

Menaxhimi i parave

Dosja tregon gjithashtu se përfitimi nuk mbaron me fitimin e tenderit. Ai shtrihet te kontrolli i plotë mbi fondet.

“… edhe i ke gjitha ti… edhe i menaxhojmë vetë ne”.

Në këtë pikë, shteti është zhdukur plotësisht nga ekuacioni. Nuk ka më autoritet kontraktor, nuk ka mbikëqyrje, nuk ka kontroll. Ka vetëm një grup që ndan, menaxhon dhe vendos.

Dosja si pasqyrë

Kjo dosje nuk është thjesht një çështje penale. Është një pasqyrë e një sistemi ku pushteti real nuk flet në konferenca shtypi, por në biseda të errëta, larg kamerave, me gjuhë brutale dhe shifra të ftohta.

Ajo që e bën këtë dosje të rëndë nuk është vetëm përmbajtja penale. Është normaliteti me të cilin flitet për korrupsionin. Si për një punë të zakonshme. Si për një proces të menaxhueshëm.

Në këtë kuptim, dosja nuk akuzon vetëm individë. Ajo akuzon një kulturë. Dhe pyetja që mbetet nuk është vetëm kush do dënohet. Pyetja është sa thellë ka hyrë ky sistem dhe sa prej tij është bërë tashmë rutinë shtetërore.

Por pikërisht këtu lind edhe kufiri i domosdoshëm mes gazetarisë dhe drejtësisë. Sepse drejtësia nuk mund të ndërtohet vetëm mbi komunikime, sado tronditëse të jenë ato. SPAK-u, nëse synon një gjykim real dhe jo një gjyq popullor, ka nevojë për më shumë se dialogë të errët dhe fjali të forta.

Ka nevojë për fakte të plota, për ndjekje të parave, për vendime konkrete, për dokumente, për lidhje të provuara mes fjalës dhe veprimit. Komunikimet mund të hapin një dosje. Mund të alarmojnë opinionin. Mund të shpjegojnë një mentalitet.

Por vetëm faktet e plota e mbyllin një çështje në gjykatë. Dhe pikërisht aty do të matet serioziteti i kësaj dosjeje. Jo nga zhurma që prodhon sot, por nga e vërteta që do të arrijë të provojë nesër.

38 Komente

  1. X
    XXX

    Po me ben te dyshoj Batoni qe e ktheu pllaken kaq shpejt. Nga mbrojtja e pamundur e Beles dhe Palloshit te pergezimet per SPAK-un per dosjen e AKSHI-t. Besoj doa dali me vone pse-ja e kesaj pune.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"',;:"

      Epo ndoshta ka bere nje reflektim : .Mos ndoshta Spak po servir dosje reale ??? Nese gjithe dosjet i sajon dhe i con Saliu ne Spak , atehere 2 mundesi jane 1) Ose Saliu eshte "gjeni" ne fushen e letersise " Crime , Thriller" 2) Ose ka gjetur ndonje program AI teper te sofistikuar , te cilit i fut Emrin e politikanit , i fut vepren penale....dhe gjenerohen 16.000- 66.000 faqe akuza !!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pleqtë që hanë vetëm dhallë

        O Baton a e din ti se thojnë që kanë përgjuar edhe Diellën dhe ka dalë se ajo ka ushtruar ndikim për përfitim nga tenderat ..... Edhe Diellën e korruptuan këta....... Së shpejti pritet që SPAK ti kërkojë parlamentit heqjen e imunitetit të Diellës...................................................... A e kupton ti. Ç'do ministër po të vihet në përgjim, do të zbulojmë vjedhje të mëdha............................. Por meqënëse Rama të dëgjon vi thuaj, lere pak Francën, Gjermaninë, Anglinë, Italinë. Leri të gabojnë, boll i shpëtove. I thuaj Ramës, gjej pak kohë, dhe hudhi pak syt nga Shqipëria......... Aman, se kemi shumë nevojë për ty vo zoti Rama. Se Shqipëria po vuan.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pis burre

          Pleqre ne kohen e gogolit hanin MUT!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Peti pi vërteti

            Po re, mut hanin! Kush punonte merte 2000 lekë në muaj, pensioni ishte 3000 lekë në muaj, në fshat. Në qytet ishte 5 mijë. Atëherë shtëpinë nuk e bleje. Ta jepte shteti. Po ti ha mutin e pleqve, haje! Kishte ligje. Kush e shkelte dënohej. Hajduti I dënuar në atë kohë, sot është I persekutuar politik.

            Përgjigjjuni
        2. B
          BOLBILL KAROVSELAQI

          Or ti kar Liku, si dhe ai ma siper me ekstra large kar ke suma (triple X), Sali Hale Kerma eshte "gjeni" per me te keqen e ketij vendi, malinj dhe kriminel ordiner, i cili ka rrujt plonsa familjarisht nga fondet publike (me shume se çdo kush ne Shqiperi, biles edhe se likja bashke me lubi ballukin ebe Ramovicin- included), ka vrare njerez per te grabit pronen shteterore si dhe per kolltukun qi ja ka lon me tapi Shiqerja. Mos hani mut kot se te gjithe me 1 thes jane bashke dhe nuk lejne te rinjte me ju hy ne pjese.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"'!?,

            I nderuar , meso shqip dhe pastaj komento , leri menjane sharjet se ndoshta vajza apo gruaja juaj e lexon komentin tend.....dhe me kryesorja kupto njehere c'kam thene pastaj repliko ...!!!!!

            Përgjigjjuni
          2. x
            xheJ.eN.Bi.

            O Liku,të lexojmë dhe të vlerësojë.Po ke një veçori ,në komentet ose do marrësh 10* ose do marrësh 2-sh.Tek ky koment met 2- sh.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"',;;:

              S'ka problem....e jap provimin per vjeshte meqe ngela.....por ai qe vlereson , duhet te te thote pse mora 2 !!! Nese 2 mundesite per Saliun qe kam dhene jane gabim , me jep te saktin por qe argumenton gjenerimin e 60.000 fleteve prova sajesa, , 2 mundesite e mia e justifikojne...me jep te tretin te sakte te bindshem......pastaj ki parasysh edhe dicka , gjithe komenti mund te jete edhe thjesht nje tallje dhe ironi me kete zhurme....varet ne c'kendveshtrim e lexon !!!!

              Përgjigjjuni
              1. x
                xheJ.eN.Bi.

                Liku...te komenti i Editorialit ishe brilant dhe të vura 10* dhe e meritoje.Kurse te ky më shumë bën lodra fjalësh se shpreh një mendim.Dhe prandaj të vura 2-sh.Megjithatë kalon se të del mesatarja e lëndës 6.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban,;:!?,,;

                  Respekte i nderuar , por....kur shkon me libreze notash dhe pronari i firmes sheh nje 2 s'te merr ne pune.....por , po kam bere pak loje fjalesh , sepse edhe llogjika qe qarkullon " Saliu ben gjithe dosjet e ceshtjeve , ia jep Argites qe e con ne Spak...." cfare eshte kjo ??? Hajde 1 dosje edhe pranohet , po te gjitha ??? Keshtu qe une prandaj nxorra 2 mundesi qe te justifikoj keta qe e thone !!!!

                  Përgjigjjuni
            2. L
              Lymi

              Saliu nuk merret me telefonata, ai te vret ose ta zhduk edhe trupin e te afermit nuk te gjejne kurre! Ben ironi bytha note, breksalep jatundi!

              Përgjigjjuni
            3. F
              Fakti ishte brenda

              Por ne fund Batoni dashnori PS permend prape duhen fakte (ku ,si ,qysh,tek) Te kujton ate rastin ne Shkoder ne kohe te Enverit,nje oficer kapi gruan me nje sigurms por gjykatesi,prokurori nuk donin te ekspozonin sigurimsin dhe i benin presion oficerit,nuk ke fakte nuk ka prova dhe oficeri ju pergjigj se “fakti ishte brenda”

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gysi Saje Qorrit

                Te duket ty kthim pllake! Me mire mbro Belen, Flak Agasin. Gjithsesi Rama nuk ben dot shtet pa bandat. Nuk bente dot shtet edhe ne 2013 ndaj i duhej Meta se nuk i kishte votat. Kur ta kuptoje populli i majte e i djathte, do jete shume vone

                Përgjigjjuni
                1. B
                  BOLL KAQOL ARRASH

                  Ke te drejte, qe Rama nuk jeton pa Gysat, por ai ishte Gys Hoxha. Ky i Bardhylit ja merrte ene ne goje perversit te gjate.

                  Përgjigjjuni
              2. A
                Atedhetari pa atedhe.

                O Bato, ata miqte e tu rilindas jane thjesht nje bande hajnash qe po e rrjepin kete popull dhe po e bejne Shqiperine te pabanueshme. Nga kjo "alibabe" ke perfituar dhe perfiton edhe ti shuma te majme prandaj permend elementet periferike sic eshte ky administratori i kantines, por nuk permend pronarin e vertete te kantines dhe autorin kryesor te kthimit te qeverisjes ne nje hajni te organizuar nga i pari tek i fundit ku mjafton te hapesh nje zyre dhe te del nje hajdut, mjafton te shpalosesh nje procedure tenderimi dhe te del nje vjedhje e organizuar nga nje grup kriminal qe paguhen nga taksat tona per te na vjedhur, mjafton te shikosh si jeton, si shpenzon nje pushtetar dhe del se ke perpara nje bos qe ben jeten e sheikeve qe shpenzon para pa llogari, qe bejne jete luksi, qe kane qindra apartamente, qe kane resorte e jahte, qe pijne verera nga 33 mije euro shishja te futura kontrabande ndersa populliu varferohet dhe mbath opingat e ben gati valixhet per te ikur pasi i mungon guximi per tu perballur seriozisht me kete bande hajnash.Ti dhe sivellezrit e tu avokate te kesaj bande e keni hup me kohe dhe ne menyre te pakthyeshme respektin e publikut.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  Semundjen e fryrjes se projekteve Maxhoranca e mori si virus ngjites te rrezikshem nga qeverisja e Vampirit 82vjecar ne vitet kur Vampiri ishte ne pushtet. E mbani mend rrugen e kombit qe gjermanet ofruan 600 milion dollare dhe me standart shume te larte, por me gjermanet Ska ryshfet. Atehere vicidoli from komp. turkey Bechtel qe e coi preventivin 1.2 miliard dollare dhe Lul Basha I.akuzuar per 500 milion dollare ju shmang drejtesise tip Gjin gjoni dhe doli pa lagur. Mirepo kjo semundje e rritjes se vleres se projekteve me 40 ose 50% tashme eshte bere Kanceri I tenderave qe shume veshtire te sherohet. 18 milion nje km autostrade me 4 korsi, turp I.madh.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arti

                    Sakte @robi

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hysi

                      Edhe bythqira prej saliut jane bere! Ai e ka fajin

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Mirlinda Karakurva

                      mirlinda ka nje ves qe me keta qe vjedh dhe qihet.. e dine te gjithe,,i qin neper zyra qeverie,pyesni punonjesit e akshit...

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mirlinda Karakurva

                        tema pse i hiqni komentet?

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"'!?,;

                          Mire do ishte , por ta paska publikuar me siper ! Por po sikur gruaja apo vajza juaj ta lexoje komentin tend ??? .....Mero te pakten ver ne hyrje te website nje verejtje sic e kane faqet porno "...Nese je mbi 18 vjec - Hyr"....

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Pal Melyshi

                          Ktheuni te komentet e te ndjerit Kastriot Myftaraj qe tote : Batoni si agjent i Serbise ka ndetmjetsuar takimin Thaci - Rama - Vucic ndaj palloshi nga frika e ka lene te vjedhe Spiuni i UDB - se pa limit..! Kaq mjafton.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pal Melyshi

                            Ktheuni te komentet e te ndjerit Kastriot Myftaraj qe tote : Batoni si agjent i Serbise ka ndetmjetsuar takimin Thaci - Rama - Vucic ndaj palloshi nga frika e ka lene te vjedhe Spiuni i UDB - se pa limit..! Kaq mjafton.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edlira

                              Shqipëria, vëndi ku spiunët kthehen në "këshilltarë" qeveritarësh dhe kane "fytyrë" të dalin në publik të japin opinione!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                G.M

                                As nuk e diskutoja vijen e ketij shkrimi, ne mbrojtje te ketyre hajdutave. Vetem perfituesit dhe ata qe kane probleme te thella mund ti mbrojne. Prit Baton se do dalin dhe ato fakte qe ti kerkon por vetem prit dhe hiqe petkun mbrojtes se duhet te kesh nje fije ndergjegje qe je paguar me taksat e popullit dhe jo nje populli normal si vendet e BE por nje populli qe po mbijeton cdo dite.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aleanca Portokalli Goni

                                  Nuk e kupton ti Bython dhe do fakte eeeee. Ja fakti o Bython. Agasi me nje kompani fantazem IT-je i faturon 10 milion euro "pune" ketij Beqirit qe ka fituar tenderin me AKSHI-n me dyfishin e vleres dhe me pas Cim Rryta, shkarkon magazinat e tij te cokollatave dhe i faturon Agasit 10 milion cokollata te cilat Agasi i ka "shpenzime" Rryta ja kthen CASH parate Agasit sepse kaq donte Rryta te shkarkonte me fature shitjet qe kishte bere pa fature. Kaq te thjeshta jane faktet o Bython.

                                  Përgjigjjuni
                                2. n
                                  nope

                                  nuk mund te zgjosh kurre nga gjumi o Baton ate qe ben sikur fle ,dhe ky i fundit je TI.....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mondi

                                    Korupsjoni apo Vepra Penale nuk jane sms te çkembyera me subjekte te njera tjetres por nuk jane as prove penale jane indicje per vepren e kryer ne fakt dhe te krahasueshme me ate qe flitet dhe me tenderin perkates..ne se sms vertetohen se vepra ka ndodhur atehere eshte prove ne se eshte do te... dhe akoma ska ardhur atehere nuk ka as nje vlere dhe as nje prove per veper penale

                                    Përgjigjjuni
                                    1. *
                                      **

                                      Shkurt BABALE 2 Baton

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rama Zoni

                                        Besoj te gjithe e kemi pare e degjuar cdo dite qe kjo nuk na paska qene Rilindje, por "Rivjedhje" e shqiptareve. Beton, thuaja Palloshit keto se mbase te degjon ty me shume se aferat uleritese te korrupsionit qe po i plasin nga te gjithe anet. Askush nuk i beson me perrallat qe perpiqet ti shese popullit duke bere lojra fjalesh. Gjithashtu nuk e besojme qe ai nuk eshte ne dijeni te ketyre bemave, por perderisa i mbron sic po ben me "Lubine" ose eshte pale ose eshte komplet sylesh. Me shume gjasa eshte e para. Kulmi i kesaj eshte qe ai pinoku qe kercenon e ben presion paska qene vertete p*dh seme , pasi arriti te ike vete, por edhe te marre veren. Imagjino se cfare kane bere me lekun e cfare shteti ka ndertuar palloshi ne keto 13 vjet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Socialist

                                          Në 2017 baza socialiste shpresoj se administrata do të pastrohej nga hajdutët e lsi-së dhe se rama më në fund ishte i lirë të bënte shtet por ndodhi e kundërta, askush nuk u largua nga puna por u sajuan vende të reja pune për hajdutët e rrugeçërit ordinerë të lagjeve e qyteteve! Ishte strategji e rilindjes dhe e ramës personalisht për të mbledhur rreth vetës gjithë llumin dhe krimin e rrugës me qëllim të garantimit e zgjedhjeve dhe për të vjedhur çdo qindarkë të buxhetit që do investohej!. Bandat e ramës në çdo zyrë do coptonin dhe ndanin me të çdo tendër dhe investim publik!. Mos e kërkoni të keqen te agasi ahmetaj balluku bllako veliaj etj etj! Është edi rama koka e mafies shtetërore!.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 1
                                            101

                                            O Baton Qeni ja arrite me ne fund qe kolegun tend krushkun e Tropojanit te Saliut Mefmet Elezi spiun i UDB -se Shkelzen ( Shkerdhate ') Maliqi nga Kosove te sjellish keshilltare te K.M Ramoduro....!!!!!!!!!!!!............................................... Rrnofte Lexhenda Sali Vicidoli

                                            Përgjigjjuni
                                            1. 1
                                              101

                                              O Baton Qeni ja arrite me ne fund qe kolegun tend krushkun e Tropojanit te Saliut Mefmet Elezi spiun i UDB -se Shkelzen ( Shkerdhate ') Maliqi nga Kosove te sjellish keshilltare te K.M Ramoduro....!!!!!!!!!!!!............................................... Rrnofte Lexhenda Sali Vicidoli

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Ilir

                                                Saliu e ka fajin që janë hajdutë këta Beton, edhe që janë bq përsëri Saliu e ka fajin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. O
                                                  O Baton

                                                  O Baton! Po kete ka bere dhe Bela o Baton. Si thoshte Evis Berberi, 300 mije euro per profesorin e harvard, po dhe 250 mije euro per ne qe jemi pa shkolle! Aman o Baton. Po ti ke Ina Bellon drejtoreshe tatimesh te durresit qe e ka vene ergys agasi. Kokrra kurves se paafte. Aman o Baton. Ka marre muti rruget. Me ne fund dhe ti po bindesh!! Ps duhet te gjeje km tjeter. Dhe te luftohet krimi i organizuar pa kompromis se ka hyre ne menyre kapilare ne shtet. Durresi, elbasani, tirana, vendosin cdo gje bandat e lidhura me ramen ose ministrat! Bela me Met Hasen, rama me ergys agasin e keshtu me rradhe! Ky nuk eshte shtet. Turp Baton!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pak nga të gjitha

                                                    Një njeri i korruptuar vazhdon e ushtron korrupsion me analiza mbi pandehmën e pafajsisë të një njeriu qoftë ky bandit… E mbani mend si u zhduk nga ekranet kur i shpallën rrogën në spitalin amerikan… dhe ky guxon bashkë me të korruptuarin Fejzo të dalin dy tre herë në muaj të luftojnë korrupsionin e shpallur nga prokuroria rrjedhje informacioni nga një material bruto nga 10 000 deri në 100 000 faqe për një veprimtari jo më shumë se 1000 deri 3000 ditë dmth 10 deri në 30 faqe për ditë kalendarike duke të lënë shijen e keqe që prokurorët jo vetëm janë të paftë jo vetëm ish të korruptuar si kolegët e tyre jasht sistemit por vazhdojnë të jenë të korruptuar profesionalisht e politikisht duke të kujtuar hetuesit e prokurorët e diktaturës. Batonit si gjithë të korruptuarve si intereson të drejtat e njeriut pandehma e pafajsisë dhe ligji po njëlloj si gazetarët e diktaturës ruajnë format korrekt politikisht dhe me dëshirën e turmamave

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pak nga të gjitha

                                                      Kta hajdutët që thërrasin kapeni hajdutin që ndjekin taktikën e Berishës nuk e kanë kuptuar që njerzit me mend as nuk duan të marrin mendim nga hajdutët për hajdutët .

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje