Doktor, kujto vitin 2004-2005!

23 Dhjetor 2025, 09:25Blog TEMA
Doktor, kujto vitin 2004-2005!

Nga Nikoll Lesi

Çdo opozitë do t’i kishte shfrytëzuar skandalet qeveritare për ta rrëzuar pushtetin. Janë aq shumë akuza sa duhet një e shtyrë e fortë e murit dhe bie krejt kështjella e mazhorancës. Dhe nuk janë skandale që i nxjerr media si investiguese, as akuza normale opozitare, që gjithsesi duhej të kishin shkaktuar tërmet në mazhorancë. Është SPAK që po heton dhe po burgos drejtues kryesorë në qeveri e mazhorancë. Është SPAK, me një prapavijë të fortë ndërkombëtare, i cili po shkruan historinë e vendit, edhe duke futur indirekt duart në politikën e vjetër, por që po ndëshkon për herë të parë ata që quhen të “paprekshëm”.

Qeveria në një vend normal demokratik duhej të kishtë rënë pas gjithë këtyre hetimeve e arrestimeve. Ose vetë kryeministri i drejtohej popullit me zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare. Dhe kur nuk ndodh kjo, që pak gjasa ka që mund të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, atëhere është opozita ajo që ngre popullin dhe e detyron qeverinë për t’iu drejtuar Sovranit-popull.

Por kur populli në masë të madhe nuk shkon kah opozitës, edhe kur m.. është bërë mullar nga pushteti, atëhere problemi tjetër mbetet se opozita nuk krijon besim, nuk është akoma alternativë pushteti.

Por kjo krijon indiferencë, mungesë angazhimi qytetar, shoqeria fillon e venitet, e keqja në të dyja kampet zë vendin kryesor dhe nuk ka shpresë.

Edi Rama e di mjaft mirë se mazhoranca po dobësohet, ndonëse ka 83 mandate. E di se edhe Berisha nuk është besim, shpresë dhe alternativë për opozitën që të krijojë hov të ri. Ndaj Rama e thotë jo pa qëllim se “nuk jemi më të mirët, por me të mirë se ne NUK KA”.

Edhe nëse Ramës ia çon Zoti në mëndje të shkojë në zgjedhje të reja për të shkarkuar rrufetë e motit amerikan që ka kapluar Tiranën, prapë fiton. Nuk merr 83 mandate, por në rastin me të keq nuk del pa 74 mandate. Edhe sikur të futet nesër opozita me Qeveri Teknike (që pak gjasa ka), prapë PS-ja fiton.

Atëhere pse duhet të shkohet në zgjedhje të reja, kur Opozita nuk është gati, edhe pas 12 vitesh, që të rikthehet në pushtet?

Unë e kam thënë në emisione televizive, se përherë problem është QEVERIA, por ka disa vite që problem mbetet edhe OPOZITA!

Duke iu rikthyer protestës së mbrëmshme të PD mund të them se kishte pjesmarrje, por ishte vetëm pjesa militante e PD-së; nuk kishte shoqeri civile, nuk kishte socialistë të pakënaqur me qeverinë; nuk kishte nga ai elektorati “gri”, që është vendimtar për ta rrëzuar kryeministrin Rama.

Ishte protestë karikuese për bateritë e rrënuara të PD-së, dhe disi ia arriti qëllimit. Por nuk mjafton kaq. Duhet popull, duhet frymë e besim, ka nevojë për një alternativë që ngroh zemrat e qytetarëve se mund të jetë dikush që qeveris më mirë.

Duhet që PD-ja dhe vetë Berisha të rishohë vitet 2004-2005, kur pas një shkatërrimi total të vendit, populli ia besoi prapë qeverisjen PD-së, duke rrëzuar kryeministrin Fatos Nano.

Atëhere Berisha veproi me mjeshtëri, pasion dhe krijoi alternativë pushteti më të besueshëm se ai i Nanos.

Ndërsa tani Berisha, i lodhur dhe nga vitet mbi supe, mosbesues ndaj kujtdo në PD pas pabesisë së Lulzim Bashës; i nomuar “nongrata” nga SHBA dhe Britania e Madhe; i rrethuar me deputetë që fshehin thikat nën astarin e xhaketës, ai nuk sjellë më besim.

Ka militantët besnikë, por nuk mjaftojnë!

Berisha duhet të mendojë për pasardhësinë e tij në Selinë Blu, të mëndojë për vetë PD-në sepse nuk janë ata që ka rreth vetes sot, PD-ja e së ardhmes; lideri demokrat duhet të dalë mbi vetveten dhe të gjejë apo të gjejnë si Seli Blu, kandidatin për kryeministër që nesër, nëse fiton zgjedhjet, ai ose ajo të jetë kryetari i PD-së.

Ndryshe PD-ja duket sot unike, ndonëse e vogël për të ardh në pushtet, por nesër kur Zoti të shikojë nga Selia Blu, dhe nuk ka më Sali, PD-ja copëtohet katërqind copash!

PD-ja ka nevojë për të kopjuar vitet 2004-2005, natyrisht përshtatur me kohën e sotme digjitale.

Nëse nuk e bën, do shkojë nga protesta në protestë, por pa njerëz të tjerë jashtë PD-së.

Dhe vetëm me ushtrinë e sotme demokrate, Edi Rama fiton çdo betejë, edhe i plagosur!

6 Komente

  1. ?
    ?

    O Nikoll, e para që zoti ka rënë, dhe feja është një gënjeshtër e madhe. E dyta mos ngatërro Zotin (tënd imagjinar) me ca hajdutë politikanë si Rama apo Berisha. Pyetja është: a vazhdon Lorenc Vangjeli (i paguari si këshillltar i Spiropalit) të jetë në bordin e gazetës tënde Koha jonë? Nëse po, je i kapur nga pushteti.

    Përgjigjjuni
    1. Ç'është feja?

      Kush mendon se feja nuk ka te bëie me politikën. nuk ka kuptuar asgjë as nga feja e as nga politika. (Gandi)________ Besimi fillon pikērisht aty ku arsyetimi mbaron. (Soren Kierkegaard)___________ Kërkimi lumturisë është feja e vertetë e individit modern. Por edhe ajo, si te giitha fetë e tjera, është iluzion. (Edgar Morin)__________ Inioranca dhe frika janë dy pikat ku mbështeten të gjitha besimet fetare (Paul Thiry d'Holbact)

      Përgjigjjuni
      1. H
        Huri

        PD nuk hyp në pushtet sa te jete Saliu.Harroje!Asht NON GRATA.Merr vesht?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana

          Edhte KRIMINEL .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sokoli

            Qeveria nuk rrezohet me llafe kafenesh,apo diskutime ne televizione. Deri sa themi qe c'do person eshte i pafajshem deri ne momentiun qe vendos gjykata me forme te prere, athere duhet te peresim vendimin e gjykates. Kur gjykata te shprhet se Xapo Y e Z -ta jane te fajshem ,athere duhet te ngrihemi e te kerkojme doreheqien e qeverise. Pse degjohen shpifje e deshire te dikujt, ne gazeta e televizione, s'ka pse qeveria te dorezohet ,apo te therrasim pa vendim gjykate qe qeveria te largohet.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Nikoll Leshi apo Le(h)si, kur i kujton Sa-lehut 2004-'05, bën gabim! Pas gjithë atyre që bëri në periudhën 1992-'97, Sa-lehu nuk u rikthye në pushtet se mundi korrupsionin e Qeverisë Nano dhe se ai u premtoi shqiptarëve, qeverisje me 'duar të psstra' dhe ai, pra elektorati, e besoi. Jo! Jo, për dy arsye të rëndësishme, që N.Leshi i anashkalon (apo bën sikur): E para sistemi zgjedhor atëbotë, ishte i ndryshëm, më i mirë nga i sotmi. Ishte maxhoritar i korrektuar me proporcional dhe e dyta që ndarja nga PS dhe formimi nga Meta ishkryeministri socialist, i LSI, bëri që falë atij sistemi zgjedhor, sipas fabulës "kur zihen dy, fiton i treti", votat socialistëve u ndanë dhe në maxhoritar fitoi koalicioni i madh, përfshirë KOP-in, drejtuar nga PD. Gjithsesi, edhe me korrupsionin e madh gjatë qeverisjes së Nanos në mandatin e dytë, 2001-2005, përsëri PD e Sa-lehut, në rang vendi, nuk mori më shumë vota se PS dhe kështu ka qenë qysh nga korriku 1992, deri më sot. Sepse edhe pse ka ende 'qorra' që i shkojnë pas, që dhe për shkak të gabimeve e fajeve të shumta të socialistëve ka jo pak shqiptarë që votojnë, përsëri shumica e tyre është kundër Sa-lehut. Jo më kot në 19 maj 2021, për përcaktimin e tij dhe familjes së tij "non grata", Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), renditi për të tre akuza mjaft të rënda si: "1.Minues i demokracisë; 2.Korrupsion madhor familuar dhe 3. Intimidim të drejtësisë". Në fakt, edhe pa këto, janë shqiptarët që e kanë shpallur "non grata" Sa-lehun me kohë. DASH-i vetëm sa i 'vuri vulën' dhe sot theqafja e tij është evidente, po që në këtë rrugë ka shpënë dhe 'prokopinë' e tij PD-në. Zgjedhjet e 11 majit dhe "metingje proteste" si i ai mbrëmshi nuk lënë vënd për krahasime idiote si ato të Leshit me periudhën 2004-2005, kur me 'ndihmën' që i dha miku i tij Meta, për fatin e keq të shqiptarëve, e ricikloi "monstrën", produkt i të cilit, si më të rëndat dhe tragjike, ishin Gërdeci dhe 21 janari, të cilat pavarësisht se çdo bëjë drejtësia (SPAK-u) me pelivanllëqet e saj, shqiptarët nuk do t'ia harrojnë kurrë. Për këto, Sa-lehu dhe PD-ja (prona e tij), janë aseti më i madh i Edi Ramës, që mu për ata, ai, partia dhe qeveria e tij, kanë lindur 'jo me këmishë', siç thotë populli, por me xhup. Sepse, Sali Berisha është mallkim për shqiptarët.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje