
Edhe pse shpesh thuhet se ajo çka i mban gjallë dhe i bën kaq argëtues spektaklet e ‘reality TV’ është plotësimi i dëshirave vuajeriste të shikuesve, në fakt karburanti i vërtetë që i mban ato në lëvizje, në të shumtën e rasteve është irritimi që shkaktojnë tek publiku. Një lloj rage farming që i paraprin botës digjitale dhe smartfonëve. Por, ashtu si politika edhe ‘reality TV’ ka një afat skadence. Pas njëfarë kohe, sherret brenda shtëpisë fillojnë të përsëritin vetveten dhe realiteti i “pafiltruar” që programi pretendon se ofron, befas shndërrohet në format. Për rrjedhojë, teksa audienca lodhet nga përsëritjet e përvitshme, producentët duket se këtë herë zgjodhën të bëjnë atë që jeta publike shqiptare e ka bërë gjithnjë më së miri: zhvendosjen e dramës tjetërkund.
Dhe kështu, drama rrodhi jashtë mureve të shtëpisë së monitoruar 24 orë, drejt panelit të opinionistëve, asaj zone të çuditshme gri në televizionet tona, ku të gjithë flasin me autoritet, por ku në fund askush nuk mban përgjegjësi për ato që thotë. Pikërisht në këtë hapësirë ka hyrë kësaj here Monika Kryemadhi, e prezantuar para nesh jo me gjithë të shkuarën e saj politike, por përmes gjuhës neutralizuese të televizionit, si komentuese, analiste, opinioniste… Thënë shkurt, një personazh televiziv quirky.
Por, problemi është se e shkuara është tepër kokëfortë për t’u detyruar të zhduket kaq lehtësisht. Kryemadhi nuk hyri e vetme në studion e mirëndriçuar të BBVIP. Përkundrazi, ajo mbërriti aty e ndjekur nga vite të tëra kujtese publike, hetime, masa sigurie, dhe pashmangshmërisht, nga figura e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta – njëherazi ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, ish-deputet – dhe dikush i cili gjatë pjesës dërrmuese të karrierës së tij (pavërsisht posteve të mbajtura), ka shërbyer jo më shumë se sa si metaforë e gjallë e politikës transaksionale në Shqipëri, e që tani qëndron prej mëse një viti në paraburgim.
Tani, të gjithë jemi të vetëdijshëm se spektaklet ‘reality’ lulëzojnë përmes pezullimit të moralit. Thënë ndryshe, shikuesve iu kërkohet tërthorazi të ulin mburojat e tyre etike për ta kuptuar lojën dhe teksa ulemi para ekranit, jemi të gatshëm të pranojmë edhe sjellje që në përditshmëri do na dukeshin të patolerueshme – poshtërim, manipulim, ekzibicionizëm – sepse të gjitha këto na paraqiten si pjesë të “lojës” dhe “eksperimentit.” Megjithatë, ajo çfarë duket se do të shohim këtë vit në BBVIP Albania është diçka krejt tjetër, pasi ajo çka po na kërkohet është të reshtim së konsideruari korrupsionin si diçka urgjente. Nën dritat e spektaklit, ai (korrupsioni) bëhet i parëndësishëm, duke bërë që përgjegjësia politike dhe llogaridhënia t’ia lenë vendin kohës televizive dhe personaliteteve, që tashmë duhet t’i shohim edhe si argëtues. Kështu, videoja e dikurshme e turit të shtëpisë me nëntë banjo për nëntë mace, nga ekses shndërrohet në video-audicion… Provë e ekscentrizmit, viralitetit dhe e faktit se spektakli mund të tresë gjithçka, duke e shndërruar pabarazinë në argëtim. Pas asaj që pamë të shtunën dhe që do të shohim të shtuna të tëra me radhë, pyetja që shumëkush do i bëjë vetes nuk do jetë më “si ka mundësi që këto gjëra ndodhin”, as si mund të ketë dikush nga një tualet për çdo kafshë shtëpiake kur shumica e njerëzve s’mund të kenë as një shtëpi të tyren... Jo! Nga sot e tutje, duhet të habitemi me faktin se “sa argëtues” qenkan këta njerëz dhe ekscentrizmi i tyre.
Ajo që është ndoshta edhe më e frikshme është se, që të pastrosh një imazh, nuk u dashka ndonjë proces i ndërlikuar rehabilitimi dhe aq më pak ndonjë ndjesë publike. Mjafton ajo që pamë të shtunën… Një pastrim kimik, pa patur nevojë për ujë e sapun. Anjë përpjekje për një hark narrative shpagues, asnjë tentativë mbrojtjeje. Sistemi funksionon në mënyrë shumë më efikase: duke i zhvendosur figurat kontraverse në universin e debateve të parëndësishme televizive, ‘reality TV’ realizon një funksion qytetar. Ai na mëson ta konsumojmë pushtetin si content, të padobishëm e të harrueshëm në momentin që lind një tjetër skandal dhe të pranojmë se sfera publike mund të tretet në botën e argëtimit gjer në vdekje, pa kurrfarë vështirësie. Në këto rrethana, korrupsioni bëhet nuk ka më nevojë të kritikohet dhe as të mbrohet, pasi shndërrohet ngadalë në një mall të mërzitshëm konsumi në mbrëmje të shtunash po aq të mërzitshme.
SA TUUUURPPPP!!! CDO GJE PER PARA.NUK KA ME VLERE QE NUK BLEHET, SADO QOFTE CMIMI.TURP PER TOPIN QE E KA MARRE LUMI, DERI KETU KA ARRITUR.
Shtet dhe shoqëri e degraduar dhe vdekur moralisht.
Munika eshte pi dibre dmth shume inteligje... zotron dy gjuhe.. shqip dhe ate kosovare.
Thjesht wc televizive te Albanistanit tonë. Kjo ndodh vetem ne Albanistan pa din e iman. Na i keni shpifur gjithçka.
Përse shan Shqipërinë për një tv private o delenxhi! Shaj topin me gjithë monikë!
Nuk eshte thjesht TV private por TV kombetare me license nga AMA. E shan Shqiperine dhe ben mire se po mos ta shohim shqipetaret TV-ja do nderronte program dhe qasje. Po shqipot si budallenj sa u vete ora e bigut i harrojen hallet e veta dhe merren me hallet e bundrave ne big bordello.
“Ky është një model i publicistikës. Çfarë vlerësoj më shumë? (1) Tezë të qartë dhe koherencë argumentuese: artikulli ruan një bosht organizimi deri në fund, duke e zhvendosur shkallëzueshëm fokusin kritik nga ‘shtëpia’ e Big Brother-it te ‘paneli’ i opinionistëve dhe më pas te normalizimi—një lloj amnistimi simbolik—i korrupsionit si argëtim. (2) Metaforë qendrore e goditur dhe produktive (‘pastrim kimik’), jo si zbukurim, por si aparat shpjegues i procesit të rehabilitimit mediatik. (3) Diagnozë social-mediatike të spektaklit: satira kthehet në analizë të mënyrës si media e shndërron pushtetin në ‘content’ dhe e zhbën urgjencën morale. (4) Ironi të përmbajtur: autori nuk e ‘ulërin’ gjykimin, por e ndërton përmes kontrasteve dhe një regjistri të gjerë shprehës, çka e rrit efektin. Tekst shumë i goditur.”
Keni shume te drejte. Si mund ti serviret rinise nje figure e tille si Monika e cila e ka transformuar fytyren e saj me parate e korrupsionit dhe nuk e di Top Chaneli cfare mesazhi do qe tju servir shqiptareve. Turp
Topi eshte edhe me e flliqur se ata qe ka fut ne Big brother
Jo TOPI, por GOPI. Eshte TV per turp .
Ky eshte kulmi nje e pandehur me disa akuza na del e ben moral... Kjo eshte drejtesia e aspakut qe e le te lire kete dhe macen e saj... Popull muti qe shajne gjithe diten dhe sa del monika me vrenozet budallenj,len cdo pune dhe shikojne BB te topqenefit
E kisha ndermend ta shikoja por dersa aty te çfaqet kjo peshtiresire nuk behet fjale ta shoh me TCH.
Edhe une nuk e shikoje kur shikoje budallain Vrenozi dhe Monika siliconi e hoqa per mua Big brodher mbaroje
Kush e ka ftuar Moniken atje ne BB e T-CH te paguar nga "Palloshet" e Beles pervecse ky Pushtet? Arsyeja dihet : politika e Kulac-Kerbacit edhe brenda nje cifti te divorcuar, ku i pari i ofrohet Monikes e i dyti i eshte dhene me pare Ilirit.
Në këtë bordello publike ku futen punonjëse seksi dhe njerëz ordinerë pa ndonjë vlerë të veçantë,të kthyer në VIP-a,futet dhe një Llumhane e politikës që është nën hetim për hajni.Këtë fyerje që tv Top u bën shikuesve e shpjegojnë vetëm ata që organizojnë shiun.
Turp
Boten e morri lumi qe kur Kim Kardashian u shpall VIP dhe u ftua né Shtepine e Bardhe Ne krah Te Presidentit Ça BERI Kim per Te qene VIP Ja morri Ne goje 1 Jevgu dhe video u be Virale Pra né qofte se Monika I bie me llape ne Bythe Ledjonit kjo do jeté nata finale dhe Topi do e konsolidoje veten si Kanali me I ndjekur Te presim Te shohim Mbase Mona na del Burrë dhe Ledioni Gay dhe klikimet shtohen çdo gje pritet. Jetojme né kohen e Lepirsave
se kuptova, mbase del Ledioni gay? cdomethene kjo. ai eshte ne statusin e tij gay ska asgje te keqe
Po Ledionka ai eshte gay ti do qe te jeté hétéro...
Monika e ka enderr tja vene prangat live ne emision. Shpresoj qe prokuroret tja realizojne kete deshire :)
Top Chanel është kthyer në pastrim kimik të figurave më të korruptuara dhe të urryera të shqiptarëve,le t'a bojkotojnë të gjithë programin e tyre të famshëm big brother që është vënë në funksion të pastrimit të figurave më korruptive . Me poshtërsi se mund t'ju bësh njerëzve se kaq nuk ka ,këto janë bashkë si në korrupsion si në rehabilitimin e figurës së këtyre politikanëve. Turpi ju mbulonte më pisllik dhe jashtëqitje.
Mos u cudisni dhe mos u zemeroni ! Gjithcka ne kete vend , I cili 45 vjet rresht I kendoi vdekjes dhe prej 33 vitesh duartroket mjerimin dhe poshterimin e vete , eshte ndertuar enkas e piste , poshteruese , deri kriminale . TCH , si te gjitha mediat e tjera dhe si gjithcka e gjithcka , I Kane rrenjet Tek modeli anti njerezore dhe anti shqiptar , tek modeli BERISHIST . Duke patur per te tillen bindjen me te palekundur , kete do ta perseris sa te jem gjalle . Per te gjithe , per ata qe Jane futur ne burg dhe per ata qe presin rradhen , Ajo qe I frymezoni eshte " Muza " e mekuar ne mocalin berishist . TCH nuk mund te beje perjashtim. Gustoni edhe vlerat artistike te Mones , Tani .
Kjo lloj halabakeje mori në qafë karrierën e një prej politikanëve të rinj më të sukseshëm dhe të talentuar, Ilir Metës, që përfundoi si hajdut, intrigant, pijanec, antishqiptar dhe burgaxhi ordiner. Ja pse për një politikan më e rëndësishme se karakteri i tij, është të ketë një familje që nuk i kalëron partinë dhe pushtetin, që nuk do ti rrëmbejë skenën politike dhe partinë , dhe që nuk e shfrytëzojnë për të vjedhur, për t'u majmur dhe për të ushqyer grykësinë. Iliri të keqen e ka nga gruaja, Saliu nga fëmijët, shpella dhe mizerja, Edvini nga deliri dhe sodomia.
Burri në burg, kjo në tallava për qejf, a thua se nuk shkoi në hale të s'ëmës Meta, se nuk ngopej kjo. Hera e parë në histori. Hajde respekt dhe dhimbje për atë që vuan në birucë. Do hedhi vallen e Spiro Milos kur të vdesin Iliri
O enver ku je cohu nji here e shif ca po bohet del monika ne tv dhe rinia ka se cfare meson dhe edukohet mjere per kete popull se cfare e ardhme e pret.
Cfaredo te beje dhe cfare do te mundohet te beje per te pastruar imazhin e saj,jane perpjekje te deshtuara. Ajo e ka ne memorjen e njerezve, si e perdalur, si cizmja,si hajdute, si ajo qe harroi breket ne makinen e F Nanos,si bashke autore e krijimit te kancerit te vjedhjeve ne Shqiperi , te LSI-ise. Futja e saj ne BB tregon vetem se ku ka arritur degjenerimi moral i ketij vendi qe quhet : ALBANISTN.
Ndoshta kan frike se i thyen xhamat me kallashnikov prap,Sic beri heren tjeter like hajduti qe vrau edhe rojen,,di gje njeri se cfar u be me ate rast,,e harroj top qeni,,
Nuk mund te prese ky popull te marre mendime nga nje njeri qe eshte per ne burg. Turp TOP CHANEL qe i promovon keta njerez.
Kur budallai Vrenozi behet VIP dhee pandehura Monik opinioniste menjehe nderova kanal .....ciaoooo Top Qenefi nuk e shikoje meeeeee
Hahahaha ke harruar te shtosh dhe GRINDA SUMEN! Robet ai qe shikon TOP CHANELIN
Topi eshte prostitute
Top haleja eshte turp ta shikojshe emisjone kurvash si gjithmon na myten baxhellat
mase ka ne pronesi topchanel -se ska mundesi
MONA SURRAT TRANSEKSUALJA
Hahahaahaa
TOP QENEFI zgjedh si opinioniste ne Bigbrother Vip nje te pandehur per korrupsion !!!Turpi i mbulofte. Me vjen keq per Arber Hajdarin cilen do te kete ngjitur ne emision.
Robet ku ti kete ai shikon TV CHANEL
TOP QENEFI zgjedh si opinioniste ne Bigbrother Vip nje te pandehur per korrupsion !!!Turpi i mbulofte. Me vjen keq per Arber Hajdarin cilen do te kete ngjitur ne emision.
Fundurina
Tope Qenefi edhte bere si kishe ku.monika ka vajtur per te falur mekatet duke paguar peret e korrupsionit pppttuuuu televizion hale bie ere mut
100% dakord. Nuk e kam parë këtë paçavure quajtur Big Brothel, por kur mora vesh që kjo hajdutja (allegedly) ishte ulur diku aty për analizë, i vura vizën gjithë kanalit.
Mona kurva ka filluar ne burdello top chanel
e ka marre me vehte !?
Leshoni nje dhome ku te argetohen keta ciftet se u dogjen per seks.. sidomos ai i kosoves ka rene nivele shume te ulta te etikes.
Baxhella ka fytyre edhe del ne top kaken sa turp I ka rjepur shqiptaret kjo baxhelle bashke me ate shemtinen ilir karin
Mos shikoni me Topin qe edhe pa Bigun eshte bere nje kanal skandaloz. Nuk eshte cudi qe do te ngrihet ndonje dite nga varri themeluesi qe po e turperojne vajzat.
Turp për Shqiptarët,të shohin BBV me opinioniste gruan më kriminele që ka ky vend
Turp për top Channel, rrotullohet Dritani në varr! Ngeli tv në dorën e zarbave që e kanë bërë fole zarbash, nuk shihet. TURP të marrësh Monen për opinioniste
La Ilir kokë Lopën në qeli dhe gjeti Ilir kokë Mushkën (vromjarin nga Korça në big burdello Vjollca Hpxha .Ja kaq është historia ,ka nuk ka audiencë i ka paguar Baxhella e Fatimesë paret 10 fish.Dinë ato putanlat e topit çç'bëjnë për para.