Nga Adrian Thano
Reagimet e dhunshme të opozitës, brenda apo jashtë Kuvendit i shërbejnë më shumë korrupsionit të qeverisë sesa luftës kundër tij.
Pse?
Sepse dhuna e zhvendos debatin, nga përgjegjësia, te polarizimi. Polarizimi mobilizon llogoret e pështira partiake. Palët mbyllen në kampe, pushojnë së dëgjuari argumentin dhe logjikën.
Në këtë terren, korrupsioni nuk luftohet. Relativizohet. Mbështetësit e pushtetit e mbrojnë, ata të opozitës e instrumentalizojnë. Kalojnë të gjithë, nga fakti, te emocionet. Rezultati është i njëjtë. E vërteta zhduket në mjegull.
Do ta kuptoja këtë reagim nëse drejtësia do ishte e heshtur, e kapur apo e paaftë.
Por sot drejtësia po vepron. Me të gjitha mangësitë e saj, reforma në drejtësi ka prodhuar hetime, akuza dhe procese që deri dje ishin të paimagjinueshme. Kjo e bën të pakuptueshme dhunën politike.
Atëherë pse nxitje kaosi dhe jo pritje e drejtësisë? Pse flakë e ulërima dhe jo një denoncim i qetë, qytetar, këmbëngulës, i bazuar në faktet që drejtësia i ka nxjerrë sheshit?
Përgjigjja del nga sjellja, jo nga deklaratat: Halli kryesor i flakadanëve dhe i flakahedhësve nuk është korrupsioni, por përfitimi prej tij.
Një opozitë që do ta kishte realisht hall korrupsionin, do ta linte drejtësinë të bënte punën e saj. Kjo do të thotë se do investonte politikisht në gjithçka, por jo në dhunë.
Kjo sjellje i jep pushtetit justifikimin perfekt për t’u mbyllur, për t’u viktimizuar dhe për të mjegulluar llogaridhënien. Në këtë kuptim, opozita që zgjedh dhunën, po luan lojën e pushtetit që pretendon se po lufton.
E bëjnë pa e kuptuar apo e bëjnë me vetëdije, këtë nuk di ta them.
Kujtoni 21 janarin. Njerëzit dolën masivisht për një video korrupsioni. E ngjashme me përgjimet e sotme, ndonëse jo në shifra. Por atëherë drejtësia mungonte. Protesta ishte pikërisht zëvendësim i drejtësisë. Ishte reagim ndaj impunitetit absolut.
Sot situata është thelbësisht ndryshe. Me gjithë problemet, drejtësia po vepron. Ka hetime, masa sigurie, ministra dhe zyrtarë të lartë nën akuzë. Nuk jemi më në kushtet e një shteti ku pushteti është i paprekshëm nga ligji.
Ky proces drejtësie mund të jetë i papërsosur, por është real. Ta turbullosh atë me dhunë, i shërben pikërisht korrupsionit.
Ka edhe diçka që e bën kontradiktën më të fortë. Një pjesë e madhe e opozitës sot përbëhet nga ish-zyrtarë të akuzuar apo implikuar edhe vetë në korrupsion.
Këtyre nuk u pëlqen ta dëgjojnë, por kur bëjnë nëpër ekrane atë ftyrën medemek të revoltuar kundër korrupsionit të Ramës, shoqëria nuk sheh një alternativë. Sheh një konflikt interesash mes dy të njëjtëve.
Ndaj denoncimi i tyre nuk mobilizon kurrë qytetarë të lirë. Maksinumi vendos në rresht, militantë të cekët partiakë.
Është e qartë se një opozitë, e pastër dhe e paimplikuar do kishte interes të fliste qetë, të priste drejtësinë dhe të fitonte ndërkohë besimin publik. Një opozitë me ish-të korruptuar nuk mund të presë drejtësinë. Drejtësia është rrezik edhe për ta.
Por edhe sikur ta rrëzojnë qeverinë me dhunën e tyre qesharake, kjo nuk do jetë fitore ndaj korrupsionit, por zëvendësim i një padrejtësie me një tjetër.
Dhuna realisht nuk e rrëzon Ramën. Përkundrazi, e ringre kur drejtësia po e rrëzon. Ajo bëhet mjet për të turbulluar ujin dhe relativizuar fajin
Mbi të gjitha, dhuna e të korruptuarve kundër korrupsionit nuk e pastron sistemin.
Rikthen të vjetrin.
O Thano edhe ti vajte me te shumtit.Ke filluar mdihmon zr pandihmuarit.Po i jepen keshilla nke kryekrimineli..Po do thuash i flas opozotes.Po opozite nuk ka ,ajo ka nje emer Sali Ram Berisha.
Populli, pasi e shkruan komentin futi një të lexuar dhe korrigjo ç'ke shkruar .
Shumë mirë i je përgjigjur komentuesit më sipërm, "Populli", por unë do të thosha nëse do i përgjigjemi komentuesve tifozë berishist, sa tellallë do të të pëllisnin?!
Ramaka rene perfunfimisht ne syte e popullit. Ai po na mbyll dyert e Evropes. Ai eshte turpi yne. Saliu eshte me i keq se Rama, ata mbajne njeri tjetrin. Ata mund te bien vetem nese i rrezojme me protesta te dy ne te njejten dite. Populli pret nje grup nismetar per te organizuar uraganin kunder kesaj dyshe shkaterrimtare!
Jane te verteta sa thua zoti Thano,po kujt ja thua? Mere vesh maloku koke trashe? Po te merte vesh nuk do ishte non grata.
E ke tjerrur kot. Problemi eshte fare I thjeshte. Rama e ka qelbur e duhet te largohet, por ne kushtet kur kryebanditi, vrasesi e hajduti non grata I shqiptareve, guxon te kercas dhembet e drejtesia tall bythen me krimet e tij te perbindshme, ta gezoj pushtetin Rama.
A mund të rrëzohet Ramaduro me dhunë? Është e vetmja rrugë, por jo nga hajdutet e djeshem, kriminelet e luftës si Berisha dhe PD-ja. Duhet të rrëzohet vetëm nga populli si në Rumani dhe Bullgari. Në një situatë kur Rama dhe PS ka marrëveshje me Berishën dhe PD-ne, në një sistem zgjedhor ku populli voton dhe këto dy parti numerojne, me një kleptokraci dypartiake, mendoj se është e vetmja rrugë të permbysen me dhune. Pastaj populli te votoje për një sistem zgjedhor dhe një Kushtetute për popullin dhe jo për autokratet dhe abuzuesit. Duhet të shkrihet dhe të formohet një sistem gjyqësor nga e para, pa asnjë gjyqtarë shqiptare, polici e re, ligje të reja, dhe denim me vdekje për hajdutet e gjakut te popullit. Asnjë imunitet për pushtetarët dhe funksionarët në detyre, pavarësi e sistemit gjyqësor, kontroll të plotë ekzekutivit sidomos nga ana financiare.
O berta kurva o kelysh kurve sume qire kush ta beri Rama duron ty o shpellar salehi krimineli omut muti si ti dhe te tjeret qe i shkoni mbrapa sali shpellarit ok ju tja rruni bablokut dhe the tja lani mire ok se nuk keni çfar ti beni deri ne vitin 2030 okkkk
Ari Berti, Rama e ka ndryshuar Shqipërinë dhe ka çuar aty ku nuk ka qenë kurrë dhe është me një kembe ne derën e BE, vetem qorra si puna jote nuk e shohin. Kurse këto prrallat me shkeljen e barazisë ne tendera nuk vlejnë për shqiptaret vetem nese ti je ndonje oligark i merzitur qe ke humbur tenderi se shqiptarët nuk kanë tendera. Por Duman Loku përdori nje nen që nuk ka lidhje me korrupsionin dhe vjedhjet dhe te akuzuare nuk ka te mbaruararit per grabitje bandat e Berishës dhe Metës po tallen me drejtesin duke gezuar plaçken e vjedhur e te parët jane klyshët e Saliut dhe të dytë ata të Monikes dhe sorollopi i saj
yony me y të vogël dhe Populli me të madhe e fituat suflaqen edhe per sot. Per ty yony kam një keshille. Shko ne shkollë o malukat se mbase mëson të lexosh dhe të shkruash. Dukesh qe je dangall... Shko te ftillohesh dhe mos bej patronazhistin. Nuk ke këllqe.
Emrin (nikname) e ke vënë perëndimor, por trurin e paske bolshevik lindor. Si u bëka kjo përmbysje totale (pale, edhe me zëvendësim të pushtetit - polici, gjyqtarë... - shqiptar me të huàj!!) dhe kush ta pranon këtë lloj revolucioni bolshevik allasoj: edhe revolucion, edhe pushtim i huaj? Përveçse jorealist, është budallallëk.
Te gjithe kane hallin te nxjerrin nga loja Ramen,se nuk mund te perballej politikisht me te.Pobta ndjejne vehten te forte le te kerkojne zgjedhje te parakoheshme,por perseri halli i tyre eshte te largohet Rama,i cili edhe pse i goditur nga te tijet,te cilëve me shume po u behen gjyqe popullore,sesa po vepron Drejtesia,qe me sa duket ka dore ne keto gjyqe me disa gazetare por edhe ndonje mik politikan i opozites,se nuk ndodh kund ne bote si tek ne ku rrjedhin sekretet hetimore,si te ishte Spaku i mbushur me vrima.Ata qe nxisin turmat nuk kane moralin dhe te kaluaren e tyre te pastër qe te nxisin keto trazira se kane humbur reputacionin me kohe
Ne fakt me dhune kurre nuk mund te largohet kurre jo Rama po asnje qeveri ne bote , pervecse me vote . Me vote zgjedhjet sapo u zhvilluan e Rama mori 83 mandate , ndersa ata Salkari 50 , Toma 3 mandate , 2 manadte ai pila i Vlores Shehaj e nje mandat ky kaka qe protestonte sot Tik Llapaqeni mezi e nxorri tezen , qe kishte shprese te nxirrte babin , mamin , gruan e motren e disa nga soji i qelbur i tij . Po i nderuar Thano kete radhe Salkari e ka marre me inat te madh e jo vetem po jane ngrehur te gjithe qe populli i perbuzi nuk ju dha vota e keta me Salkarin ne krye do ja rruajne koqet e do t'ja hane mutin . Po jane vene gare si e si kush do ja lagi me gjuhe koqet e kush do t'i heqi brikun e kush do ja haje mutin ne mengjez e kush ne dreke e kush ne darke . Ore po keta kane pjerdhur nga tute e kokes se mire Salkari e ka nga halli , po keta te tjeret qe gjoja mender te rinj e te , i shkrep Llapaqenit genjen ca idiota e 5 - 6 bushtra te pa moralshme e rrine shkerdhehen dite per dite para kryeministrise do behem krye minister se me do tezja me gruan e mamin te madh . Keta duan vertet diktaturen te ua shkerdheje tu thyeje koskat me dajak .
Ne fakt me dhune kurre nuk mund te largohet kurre jo Rama po asnje qeveri ne bote , pervecse me vote . Me vote zgjedhjet sapo u zhvilluan e Rama mori 83 mandate , ndersa ata Salkari 50 , Toma 3 mandate , 2 manadte ai pila i Vlores Shehaj e nje mandat ky kaka qe protestonte sot Tik Llapaqeni mezi e nxorri tezen , qe kishte shprese te nxirrte babin , mamin , gruan e motren e disa nga soji i qelbur i tij . Po i nderuar Thano kete radhe Salkari e ka marre me inat te madh e jo vetem po jane ngrehur te gjithe qe populli i perbuzi nuk ju dha vota e keta me Salkarin ne krye do ja rruajne koqet e do t'ja hane mutin . Po jane vene gare si e si kush do ja lagi me gjuhe koqet e kush do t'i heqi brikun e kush do ja haje mutin ne mengjez e kush ne dreke e kush ne darke . Ore po keta kane pjerdhur nga tute e kokes se mire Salkari e ka nga halli , po keta te tjeret qe gjoja mender te rinj e te , i shkrep Llapaqenit genjen ca idiota e 5 - 6 bushtra te pa moralshme e rrine shkerdhehen dite per dite para kryeministrise do behem krye minister se me do tezja me gruan e mamin te madh . Keta duan vertet diktaturen te ua shkerdheje tu thyeje koskat me dajak .
Bufi , Pilinçi , Tik Rosaku e kane rrezuar Ramen plot 10000 here
Do t'a rrëzojë, varrosë dhe flakë si jashtëqitje historie, pederastia dhe prostitucioni patologjik politik që manifeston në mënyrë histerike. Ata për të cilët prostituon edhe do t'a flakin si sukull, siç flakën kërmën e Tropojës. Janë dy.zvarranikë dhe oportuniste të komunizmit që u konvertuan në prostituta të të pasurve. Albin Kurti i vuri poshtë karit gjithë prostitutat e Tiranës që nuk lanë mut pa bërë portapotty dhe qen antishqiptar pa shkërdhyer.
Ti qenke perves ok te pelqeka patllixhoni ok se duke nga emri lavdrove bini kurven por ju Bablokut nuk i arrinini me gjith binin nuk i arrini deri ke gishti vogel okk
E bejne me vetedije , Z. Thano , me vetedije te plote , sepse te dyja palet Kane te njejtin hall , sepse te dyja palet Kane perballe te njejtin "Armik " , SPAKUN ....
Bufi i pandehur per korrupsion vjedhje vrasje i bene thirrje Ballukut dorehiqu kur kjo nuk akuzohet as per vrasje as per korrupsion as per vjedhje por per mos barazi ne tender.... Ky mjerran ka mbaruar por me te mbaruar jane ata qe i shkojne pas.
Po mir more Thano, kaq të pështirë jeni? Në botë marrin flakë ndërtesat qeveritare, të parlamentit e me radhë kur ka akte korruptive që nuk krahasohen kurrë me skandalet e përditshme korruptive të kësaj qeverie dhë të këtij KM, dhe ty të bëka përshtypje flakadanët dhe gjoja dhuna e opozitës? turp,turp. Pa hë na thuaj ti si duhet të veprojë opozita kur KM mbron hajdutërinë e zv KM hapur fare, na jep pak nga ajo mendja jote e ndritur (e shitur) .Turp tu vijë që vazhdoni të shpëlani trurin e miletit, ty dhe gjith lëpirsave si puna jote.
Lexo ore koqe kandari se qenke blozë fare, injorant me diplomë. Jo çdo i hetuar është fajtor o trap. Kur të vendosë gjykata për Sali Kriminelin, Ilir hajdutin e të tjerë, shkruaj dhe flit.
Car do vendose gjykata per Saliun mer trap ? Per cfare vjedhjesh te Saliut kur SPAK i beri vetingun 50 vjeçar dhe gjeti ASNJE QINDARKE, te vjedhur. A nuk erdhi Eskobar dhe tha se do e ndihmojme Spak me per hetimin e Saliut dhe NUK SOLLI DOT ASGJE. Sepse nuk kishte ku ti merrte. Non grata leshi u mor vesh sesi u realizua , jua tha Sokol balla “lame leshte per ta shpallur non grata “. Saliu u nor i pandehur me URDHER te Kimetes kur SPAK kontrollohej nga amerika e Blinken. Ta krahasosh me Balluken eshte trapllek.
Robt që nuk postoni komentet që nuk u vijnë pas terezisë
Hapi syçkat. Siper e ke te postuar budallikun e rradhes
Mos e censuroni Lefter Maliqin , se ai eshte Shpetimtarin I Kazase se Beratit sic eshte Miku I tij shpetimtar per gjithe Shqiperine , sh. Sali Berisha .
U rrezua qeveria ne Bullgari prej protestave dhe me unanimitet nga parlamenti. Por ligjvenesit tane jane te padinjitet e nje pjese e votuesve militant te semure qe se kane problem te votojne ata qe i grabisin. Ujku po ben kerdine ka 13 vjet e keta mbeten me alibine e kalit te ngordhur, Sales.
Teza e Thanos është e qartë dhe koherente Artikulli e shtron pyetjen acik: a rrëzohet Rama me dhunë? dhe përgjigjja është konsistente nga fillimi në fund. Nuk lëkundet dhe nuk bie në kontradikta emocionale. Kjo i jep peshë analitike, jo thjesht polemike. Dallimi mes “atëherë” dhe “sot” është thelbësor. Krahasimi me 21 Janarin është i fortë. Ideja që: atëherë mungonte drejtësia, sot drejtësia ekziston (me të meta), është boshti më i fortë moral i shkrimit. Godet në pikën e dobët të opozitës: legjitimitetin moral. Artikulli e çmonton narrativën heroike të dhunës dhe e kthen në instrument polarizimi. Kjo është goditje e saktë dhe e argumentuar. PS PËR MERO BAZEN: Si një gazetë që nuk i shërben pushtetit, por as opozitës nuk duhet të hapi krahun këtu në forum për reagime mediokre militantësh qe nuk lexojn vetem shfryjn
Protesta masive qytetare qofte edhe nga socialist te ndershem per largimin e kesaj qeverie te korruptuar do ishin nje menyre. Nderkohe drejtesia te bej te veten. Ashtu sic vepron drejtesia, ashtu vepron edhe presioni i politik i forces ne pushtet. Mosdhenia e doreheqjes nga te pandehurit e drejtesise eshte forme presioni. Ate krahasimin e 21 janarit pse te mos e themi ndryshe. Kjo parti ishte ne opozite dhe beri thirrje ekstreme edhe per te kaluar mbi fusha me te vdekur per shkak te korrupsionit te Metes, te cilin me pas e doroviten duke e bere president. Pse te mos themi ndryshe, qe opozita e djeshme ( PS) nuk i shmanget dhunes kur i duhet per te arritur qellimet. Ashtu sic beri ne 97. A do kishte pritur vetem te vepronte drejtesia po te ishte sot serisht ne opozite PS? As behet fjale. Nuk kishin pritur kaq gjate per te rrezuar qeverine me cfaredo lloj forme, qofte edhe te dhunshme.
Rama rrezohet me dhune ose paqesisht . Eshte thjesht nje pallosh ose nje kurve e gjate apo nje karavidhe . Sic e quan dhe vete administrata e tije. Por nuk mund te rrezohet me nje popull frikacak sic jane shqiptaret. Te cilet me te lehte e kane te braktisin familjen dhe atdheun e tyre. Se sa te protestoje per te drejtat e tiyre
Angelo, nga je ti , se te thuash "...nuk mund te rrezohet nga nje popull frikacak siç jane shqiptaret..." do te thote qe nuk je shqiptar por di te shkruash shqip. Mire beni se ketu dalin te gjithe idiotesirat dhe kapacitetet e gjallesave shqiptare, bile ata shkruajne e komentojne me shume te etur per tu degjuar !
Urgjent te kthehet SAL Hale Vicidoli. Kane nevoj Shpellare Egersira Cecenet E xhith Era Percit e Maloqeris.
Pirdh se lirohesh or adrian ,me keto lloj argumentash duket sikur po na flet ndonji nga analistat e saliut .Rama dhe PS merr mbi 90 mandate ne 2029,mbi 57 kryetare bashkie ne 2027. Shuplakat socialiste po presin si do trajtohet 21 janari dhe gerdeci nga drejtesia e re pas vendimit te gjykates europiane se ai ishte krim shtetëror.
Nje qenie njerezore me zhvillim normal mendor e social do shqetesohej nese nje parti politike e cfaredo lloj ngjyre do merrte 90 deputete e gjithe bashkite. Keta te thjeshtit e paskan per nder.
Si u rrezua Musolini, Hitleri, Sadami,Miloshevici ?
Të dyja palët si ps dhe pd ,kanë të njëjtin hall, dhe kanë përballë një armik të përbashkët, që eshtë SPAKU. Kjo vërtetohet mësëmiri nga gjoja sherrnaja që bën opozita atje në atë hale parlament. Nëse vërtet opozita do donte të dilte e vërteta, Atëherë dujsh të rrinte e qetë, dhe të lëj spakun të bëj punën e vet. Por siç e thash më lartë Ps,Pd kan një hall të përbashkët. Përfundimisht ai vënd nuk bëhet, Ktë e ka vërtetuar historia. I thonë:;Aq sa mbanë qëni brek, Aq dhe shqiptarët të bëjnë shtet..
Këtë nuk e thotë historia, por gjysmakët si ti që hiqen të mençur. E thonë edhe serbët, grekët etj., por këta të fundit kanë tjetër hall. Interneti u dha mundësinë gjysmakëve si ti të kenë një zë në opinion baraz me të diturit e vërtetë. Mjerë koha!
EDHE TI GAZETAR QË SHKRUAN KËSHTU DHE BESON QË RAMA NUK RRËZOHET ME DHUNÉ ME TË VËRTET DO QË RAMA TË RRËZOHET DUKE PËRODORUR NJË RRUGË THETËR?!?!?!???? SA HUMORIST I MADH JE DHE SA MBROJTËS I MADH I RAMËS JE. JE MBROJTËS SE MER KEK NATYRISHT
U rrëzua Causesku në Rumani. Sot është 21 Dhjetor, përvjetori i revolucionit rumun për rrëzimin e regjimit komunist të Causeskut. Bëhen 26 vjet sot. Lajm i keq për Ramë hajdutin dhe banden e tij. Po ashtu dridhet edhe kurva Sali kur përmendet Rumania. Dridhet çdo diktator dhe abuzues I pushtetit dhe I popujve. Ja edhe ai u rrezua me dhunë, me sakrificat më sublime të djemve me të mirë të popullit rumun. Rumania është një precedent shumë i qartë që sa më lart të ngrihesh në pushtet aq më i zhurmshëm është edhe rrëzimi, aq më i rreptë është edhe përgjegjësia dhe ndeshkimi.
Nga Tirana e ne Veri me gjithe Kosoven te behen nje shtet , Malokustani , veten vrafshin qe jane ne epoken e gurit .Gjithe Jugu se bashku me Camerine te krijojne Epirin qe do jet nje shtet i qete , punetore , me harmoni e dashuri , pra Zvicera e Ballkanit .Maloket ne pidh te somes , kur kane nevoje Amerika Amerika qe nuk e duan dhe mbrapa shpine Arabia Turqia .Ankohen Serbia Shkiau , keni byth sulmoheni Serbin , po i rruani trapin se serbet jane populli me nacionalist ne Planet dhe duan njeri tjeteri e jo malok te pabes .
Rama na coi ne evrope, Sali Miloshevici me directiven e serbeve na coi ne konferencen islamike. Rama e beri shqiperin me spak e gjykata, Sali Miloshevici na e beri shtetin me zhin zhonin. Po ju komentusit qe shani ramen ktu pa fakte, punen e kujt po beni?
Thano , të kam thënë që je një kec dhe turp për vitet si gazetar që nuk i justifikon. - Për cilën opozitë po jep udhëzime ? ajo është një bandë me njerëz të koruptuar dhe kriminel vrasës.Po lufton edhe ti që kjo bandë të vij në pushtet? turp !. Thano ,dihen gabimet e qeverisë por Shqipëria s'ka qënë kur më mirë se sa sotë .Drejtësia për të cilën ti flet është produkt i kësaj qeverie dhe po të funksinonte kështu në kohën ekësaj opozite këta do ishin duke plotësuar vitet për të dalë nga burgu.Flasim për të koruptuari dhe hajdutët se vrasësit do kërkonin çelsat në det. Thano si gazetar me që meresh dhe me politikë të mbrapsht ,kërko që të largohet kjo bandë me cuba nga drejtimi i PDsë dhe të shohim të gjithë se diçka do ndryshojë por jo këshillon këta si ta rëzojnë.Prandaj unë të them që je një KEC. Të ka mbetur diku hatri nuk e di por turpi më i madh është që kjo të detyron të dalësh nga llogjika ti shmangesh arsyes dhe të bëhesh një BUSHAT ,NJË SHKULLAK,NJË LUBONJË ,e tje. Po e do vëndin popullin të heci përpara ,të zhvillohet si dhe ka nisur nën drejtimin e kësaj qeverie ,shkruan dhe bëni thirje punonjësve të administratës nga të dy krahë t të mos vjedhin por ti shërbejnë popullit që u jep besimin me ndershmëri.Jem kthyer e jemi bërë të tërë hajdut dhe Qeveria nuk është e Ramës por e popullit dhe ata vjedhin popullin dhe jo Ramën .Ja nesër o Thana do bëhesh ta imagjinojmë k/Ministër i ndalon dot ti këta që vjedhin ? këtë shikoni ju se për llafe gazete janë të gjithë .Pres ç'farë do shkruash herën tjetër,mendimet e tua të çmuara si duhet të veprj banda për të rëzuar qeverinë e të vijë NOKA, PALOKA , NDOKA ,BALLIU, NALLBATI .SHLULLAKU BUSHATI dhe ti k/ ministër .Ne pastaj do lumturohemi nga shklqimi jot dhe Shqipëria do bëhet pa korupsion ,s'do ket hajdut dhe krimet do bien në zero.Rama ke gabime po ju të gjithë bashkë nuk bëheni as sa thoi i vogël i Ramës ,Rama me ju tall Palloshin gjithë ditën.
Per mu jo nuk rrezohete nga pushteti rama
gjeja me e mire qe mund te bej sali miloshevici dhe te gjithe tradhetaret qe i shkojne nga pas esthe te vashdojne me keto maloqeri, qe ti kujtojne shqiptareve here pas here se cfarre rrezilon shqiperia me kete turme te eger...... Mos u merzisni shqipe, tradhetare do ket gjithmone......
Edi Rama nuk mund te rezohet as me dhune as pa dhune i dashur Thano (aq me teper sot qe SPAK po i pastron gjith bashkpuntoret e Rames qe kan perfitu nga besimi i tij duke bo kerdin me paret e shtetit. "Pergjegjsia penale eshte individuale dhe nuk mund te delegohet " N.q.se Edi Rama ne 100 000 antar te PS ka 1000 shperdorues funksionesh ose hajdut me I thane me popullorshe ka edhe 99 000 te rinj qe jane shkolluar jasht shqipris dhe duan te kontribojn per atdheun me mentalitet perendimor . Shqipria ka nevoj per trasfusion .Nuk mund te riciklohet dikush qe eshte konsolidu me qelbin korrupsionit qe krijoj varkari i familjes E .hoxha Sali brekskisha qe ka kriju shtet paralel Edi Rama krijoj drejtesin e re duke mendu qe ka te boj me njerez qe e respektojn ligjin aq me teper per nji egersir qe ka drejtu shtetin. Gabimi fatal i Edi Rames esht se duhet ti tregonte shkatrrimtarit forcen e shtetit se pranaj u votu dhe jo te tallet argita me shkerllenin si i don qefi me 80 % te shqiptarve
Z. Thano , analiza jote eshte serioze , eshte me nerv dhe e thuket ne ide e mendime per nje ceshtje madhore , sipas perceptimit tend . Shkurt , do te them dic vetem per titullin e ketij teksti . " A rrezohet Rama me dhune ?" Polisemine , ne kete rast , e Kemi Tek fjalia . Fjalet " Rrezohet " e "Dhune " Jane shume te vrazhda . Si mesazh percojne dicka te rende , gati-gati gjemen e nje pushtimi ... Ne funksion te ketij messzhi , te ketij absurdi te pergjakur qe vetem psikoza e pergjakur berishiste mund ta prodhoi , Tek te dyja keto fjale dominojne bashketingelloret e zeshme " Rr, Dh " . Zotri, une te kuptoj mire ,sepse jam shume I qarte dhe I bindur se Shqiperia , prej 35 vitesh , Po kalon nje lengate tjeter , lengaten nden kthetrat e nje mafie te pudrosur e te kremosur , ashtu sic e duan koherat moderrne . Realiteti qe konstatonni Ju ( Jo vetem Rama , Po I gjithe estabilshmenti me kalbesiren komuniste ne krye , Sali Berishen ) eshte ekzakte , por mjetet qe permendni ( edhe pse nuk I rekomandon drejt per drejt , vetem pyet ...) " Rrezimi" , "Dhune " , nuk te cojne kurre Tek hapsirat e lirise , perkundrazi ato e shumefishojne mizorine . Duhet te gjejme rrugen e duhur . Keshtu mendoj une .
Thano T’i kam lexuar te gjitha redaksionalet,me jane dukur shkelqyeshem. Jam e skandalizuar dhe e neveritur me cfare po ndodh. As ne endren time me te keqe nuk e kisha pandehur qe PSja do damkosej kaq keq(emri qe i ka mbetur) Deshperohem edhe per sakrificat e mija dhe te njerezve qe na kane mbeshtetur dhe dashur. Te perqafoj