Një letër "nga brenda shtëpisë" (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

18 Dhjetor 2025, 23:17Blog TEMA
Një letër "nga brenda shtëpisë" (dhe

Nga Adrian Thano

Fatos Tarifa ka publikuar një letër. Është një letër e ndershme, e guximshme dhe e nevojshme.

Pika më e fortë e saj është goditja e alibisë “republika e prokurorëve”. Në Shqipëri, realisht, rreziku nuk është prokuroria e fortë, por politika e paprekshme.

Megjithëse e fortë në mesazh, letra ka  kufijtë e saj.

Autori i flet shumicës nga “brenda shtëpisë”. Flet si socialist. Kjo e bën letrën më të rëndë politikisht. Nuk është sulm opozitar, por një thirrje për ndërgjegjen e deputetëve të mazhorancës.

Këtu qëndron dhe kufizimi i saj. Supozon se deputetët kanë liri vote. Nuk e kanë. Ata nuk lëvizen nga letrat morale. I gjithë sistemi aktualisht nuk vepron siç duhet, por siç i leverdis.

Letra e nënvlerëson këtë fakt.

Megjithatë letra nuk pretendon të jetë (dhe nuk ka si të jetë) një instrument ndikimi. Edhe pse nuk ndryshon votën ajo mbetet një akt dëshmues, një dokument publik. Nesër do të përdoret për të gjykuar jo Ballukun, por sjelljen e Kuvendit.

Kjo e fundit ka shumë rëndësi.

Thelbi është ky: SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit. Do të thotë se ka një dyshim  penal. Kuvendi nuk gjykon fajësinë. Nuk është Gjykatë. Kuvendi gjykon vetëm nëse do lejojë Drejtësinë të bëjë punën e vet.

A duhet të hiqet imuniteti? Absolutisht PO. Pa debat politik. Pa teatër. Pse? Sepse askush nuk mund të jetë mbi hetimin, sidomos një zv/kryeministre.

Nëse Balluku është e pafajshme hetimi është shansi i saj më i mirë për ta provuar. Nëse Kuvendi e bllokon, pranon publikisht se pushteti mbron pushtetin, jo ligjin.

Po ashtu, Kryeministri. Siç thotë dhe letra e Tarifës është naive të besosh se Balluku është e pazëvendësueshme. Kryeministri ka treguar që shkarkon e ngarkon këdo me një lëvizje gishti. Papritur doli një individ i pakapërcyeshëm.

Nëse sot do dëgjojmë deputetë që flasin për Kanada të tjera që mbetën pa avionë, për stabilitet qeverisës, etj, mesazhi është i qartë. Drejtësia qenka e pavarur vetëm kur heton të tjerët.

Kryeministri rrezikon jo vetëm legjitimitetin e gjithë narrativës “ne mbështesim drejtësinë”.

Opozita nuk rrezikon asgjë. Ajo ka zgjedhur kaosin, jo argumentin. Do bërtasë, do ndezë zjarre, por nuk vendos gjë. Vendimi është i mazhorancës.

Sa për SPAK-un, ai do ndodhet në një situatë të kufizuar, por nuk është pa opsione. Nuk ka fuqi për të shkelur imunitetin, por ka mjete të tjera për të ruajtur hetimin. Vota “jo” nuk e ndalon plotësisht Drejtësinë përtej një periudhe kohe.

Thjesht do bëjë më të qartë në publik kush ka frikë prej saj.

31 Komente

  1. T
    Toto tito

    Bravo për analizën!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Jo, sepse Thano ngatërron 'hetimin' me 'arrestimin'. SPAK ka gjithë të drejtën dhe pushtetin kushtetues t'i nxjerrë ujin e zi aferave të Ballukut. Ta kopsitë dosjen penale dhe ta çojë për gjykim. Është gjykata (e të gjithë shkallëve) që do vendosë për fajësinë apo pafajësinë e saj. Kërkesa për heqjen e imunitetit nuk ka të bëjë dhe aq me të parën, pra me hetimin. Me ndryshimet e bëra kohë më parë në Kodin Penal, sa i takon hetimeve, imuniteti i deputetit nuk ekziston më, si psh. aktualusht në rastin Mediu, edhe pse akuza për të është më e rëndë se e Ballukut: "shpërdorim detyre" për të parin dhe "pabarazi në tendera, për të dytën. Megjithëatë, Mediu është i lirë dhe i jep drejtësisë leksione nga Departamenti i Shtetit edhe pse akyzohet nga SPAK për atë shpërdorim detyre të kryer për llogari të ish kryeministrit Berisha, ndodhi "Gërdeci", dhe si i tillë gjykohet nga GJKKO, edhe pse ky është një proces i stërzgjatur, ndërsa Ballukut duhet t'i privohet liria, ende pa shkuar çështja në gjyq, le më pastaj do fajësohet ajo apo jo. Tani, nuk po diskutohen këtu personat, të dy në poste ministrore dhe deputetë, por të krijohet përshtypja se këtu nga ana e SPAK dhe GJKKO kemi një dubëlstandard, dhe akoma më keq shtohet dyshimi për një prapavijë politike?!. Largqoftë, por po të jetë kjo e fundit, atëhere qenka vërtet për t'u shqetësuar. Gjithsesi koha do na e thotë dhe këtë.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Niki

      Konkluzioni është z. Thano që një Prokuror mund të fusë në burg një Zv/Kryeministër me dyshime dhe jo fakte! Po në rast se i shkarkuari me dyshime e fiton të drejtën në Strasburg si në rastin e Thoma Gëllçit, Parlamenti që e shkarkoi me dyshime dhe jo fakte, a ka përgjegjsi morale?! Pra shkurt, duhen fakte bindëse dhe jo dyshime.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaqo

        Ore Thano, po qenke QORR fare, nuk sheh e nuk kupton cfare po ndodh? Ore mbaje inat Ramen, pune e madhe, po me shtetin cfare ke, pse inkurajon shperberjen e shtetit, pse te intereson anarkia vetem se s'te pelqen Rama? Apo edhe ti bashke me ukqit qe beni namin ne mjergull? Xhelozia ndaj Rames eshte e dukeshme, se ato qe ju i quanit e quani te pamundeshme u bene realitet, po te barazohesh me Ramen per vizionin qe ai ka dhe arritjen e qellimeve, askush nga ju e ata qe mermeritin si ju nuk e arrini dot, jeni specie tjeter, e nje niveli me te ulet, e nivelit aty ku jeni e nuk ngriheni dot me lart, sado ta shterngoni prapanicen, aq e keni limitin.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Linza

          Shaqo! I ke rene pikes me komentin. Te lumte!

          Përgjigjjuni
      2. T
        THËNIE

        “Drejtësia që trembet nga pushteti është bashkëfajtore.” ( Dritëro Agolli)____ “Ne nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga teprica e hajdutëve.” ( Dritëro Agolli)____ “Pushteti i korruptuar është më i rrezikshëm se pushtuesi.” ( Faik Konica)____ "Korrupsioni është forma më e ulët e tradhtisë kombëtare.” (Gjergj Fishta)_____ “Kombi nuk vdes nga armiqtë, por nga hajdutët që i vesh petkun e ligjit.” ( Gjergj Fishta)_____ “Pushteti priret të korruptojë, pushteti absolut korrupton absolutisht.” (Lord Acton)_____ “Korrupsioni nuk është mungesë ligjesh, por mungesë morali.” (Alexis de Tocqueville)_____ “Një qeveri e korruptuar është armiku më i madh i vetë shtetit.” (Edmund Burke)_____ “Politika është arti për të kërkuar vota nga të varfrit dhe për t’u shitur të pasurve.” (Ambrose Bierce)_____ “Politikanët dhe pelenat duhet ndërruar shpesh – për të njëjtën arsye.” ( Mark Twain)_______ “Drejtësia që i shërben pushtetit, nuk është drejtësi.” ( Albert Camus)_______ “Ligji që nuk prek të fortin, është armë kundër të dobëtit.” (Honoré de Balzac)_______ “Ligji pa ndërgjegje është tirani.” (Montesquieu)________ “Kur ligji mbron pushtetin nga populli, ai pushon së qeni ligj.” (John Locke)_______ “Kur gjykatat heshtin, padrejtësia flet me zë të lartë.” ( Elie Wiesel)________ E keqja kryhet shpesh jo nga përbindësha, por nga burokratë që “zbatojnë urdhra”. (Hannah Arendt)________ “Imuniteti që mbron krimin, është krim më vete.” (Hannah Arendt)_________ “Imuniteti institucional është forma moderne e justifikimit të krimit.” ( Hannah Arendt)_________ “Kur ligji bëhet instrument i pushtetit, drejtësia zhduket.” (Hannah Arendt)_______ “Kur krimi bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë morale.” ( Hannah Arendt)_______ “Çdo popull ka qeverinë që meriton.” -Joseph de Maistre (shek. XIX)________ “Kur qeveria ka frikë nga populli, ka liri; kur populli ka frikë nga qeveria, ka tirani.” (Thomas Jefferson)

        Përgjigjjuni
        1. t
          timo

          Të gjitha këto citime janë të vërteta, të thëna, nga njerës të mençur por... ka një por këtu...Mbeten vtëm, teorikisht të vërteta, në qoftë se vendosen jashtë rrethanave dhe përmbajtes së dhënë. Përmbajtjes konkrete.

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xha Beqo

          Dakort e Z. Thano. Po PSE nuk e kerkoi qe ne fillim kete SPAK-u? PSE nuk i u drejtua Kuvendi? PSE SPAK-u nuk kerkon heqjen e imunitetit te Mediut, Berishes? Me njerez si Olsi Dado do qeverisemi ne? SPAK-u po, duhet te fillonte qe nga Vjedhja e pasurise se Ushtrise, shitjen e tankeve Greqise, Jane miliarda euro te vjedhura. PSE nuk vepron SPAK-u, se i Jane shitur per skrap. Pyeteni Majkon per tanket. PSE nuk heton kush I shkateroi fabrikat e uzinat, per te cilat jane marre miliona nga serbi. SPAK -u vepron per interesa te dyshimta. I ka mbetur mendja "Burg, Burg", mentaiitet I njetezve te komuniazmit, te paguajme dhe per te ngrene pa punuat ne burg. Ore SPAK te sekuestroje Miliardat e vjedhura qe kane politikanet tane, se eshte kollaj fare, duken vilat e pasuria e politikaneve,disa nga te cilat nuk kane punuar fare, as libreze Pune nuk kane.

          Përgjigjjuni
          1. c
            cou enver te shikosh saliun nga shpella

            Ke harruar rrugen e kombit qe luli me saliun avulluan milionat dhe dreqsia e saliut e mbylli me semundjet me grip te lulit. Atje ku i intereson skapit heton me shpejtesi dhe saliun e mediun e lulin e genc rulin e ca hajdute te pd qe jane zhdukur,keta nuk hetohen nga dumdumet qe i shkerdhen saliu

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shkërdheni

            O Thano, dakort 100 përqind me ty, po sali halenë kush do e gjykoj mo se këta po justifikohen me gjoja janë të zënë me raste korrupsioni të tjera. Po vrasjet a do i gjykojnë ndonjëherë, apo e lagu se lagu Zonja Balluku.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Problemi eshte se ky SPAK ka treguar qe nuk ka bere hetime te duhura dhe perdor ate pushtet qe i kane dhene per te bere politike dhe deri ne shantazhe e deri tek per te shkelur te drejtat e njeriut. Po SPAK kush e kontrollon, sepse sic e kemi pare as ato institucione qe duhet ta kontrollojne nuk e bejne kete. Gjykatat jane kthyer vetem ne nje fare menyre si notere te SPAK nga shantazhi qe ka mbi to.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Spaku nuk ka treguar ndonje zotesia ne asnje hetim deri tani.Te arrestuarit qendrojne brenda si te ishin kriminele te rrezikshme,me justifikimin se prishin provat.Atehere kur nuk ke prova pse i arreston.E njejtat gje do t'i ndodhe Ballukut po i hoqen mandatin,do t'a arrestojne e pastaj pri gomar te mbije bar.E njejtat gje i ndodhi Tahirit,beri tre vjet burg,por se pse ,nuk u mor vesh.Po Koka qe e nxori gjykata,sa kishte vjedhur se u denuar per korrupsion.Keta i arrestojne Njerëzit me sa duket per te marre me data nga amerikanet dhe BE,qe ka mundesi nuk e kane ideje çfarë ndodh,por besojne se po luftohet korrupsioni.Keto njerez qe rrijne me muaj pa u gjykuar,por vetem shtyj paraburgimit,kane per te fituar ne Strasburg me shume mundesi,se edhe ai per korrupsion u denua

                Përgjigjjuni
                1. H
                  H

                  Ptu te dhjefsha mu ne analize,po ne se eshte e pafajshme ku do ven vitet e burgut deri sa te mbarojn gjyqet. Thoma Gellci mori pafajsi nga Strasburgu,po nje vit burg kush e mbajti ne kurriz ti o dru Thana ose thane apo ai?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lymi

                    Shoku Adrian Thano, je vene ne sherbim te nje bande qe shkel ligjet e ketij vendi, kur ka per detyre qe t'i zbatoje si dhe te detyrojne te tjeret t'i zbatojne! Perse mban anen e ketyre histerikeve qe nuk kane respekt per Gjykaten Kushtetuese? Eshte normale mos qenja koherent sic edhe tregojne veprimet histerike te bandes Spak? Cfare ndryshoj per Spak nga momenti qe Gjykata vendosi daten 22 janar per te vendosur kufirin natyral te pushteteve ne demokracine tone te brishte? Tregon seriozitet kerkesa per pezullimin e Zv. Kryeministres, kur neni 103 i kushtetutes, i votuar nga sovrani, thote shprehimisht qe anetari i keshillit te ministrave ka te njejtin imunitet te deputetit? Jo, tregon injorim te kushtetutes apo injorance e mos njohje te kushtetutes! Kerkimi i mases te sigurise ekstreme (arrest urgjent), tregon qe Spaku po perdor metoden qe perdori ndaj Erion Veliajt, pra menyra te hetuesise enveriste dhe shkeljen e te drejtave te individit, shkelje kushteute. Ju gazetaret keni pergjegjesi te medha per jeten e gjeneracioneve aktuale, edhe per fajin tuaj njerezit e thjeshte kane qene te detyruar te provojne eksperimentet e ndryshme, fale edhe mbeshtetjes tuaj (si rasti aktual qe ju personalisht jeni bere flamurtar i besimit te patundur te nje bande (Spak) qe shkel kushtetuten e ligjet e vendit vazhdimisht. Keni qerne ju qe dikur mashtruat kete popull me Berishen, Ju qe emashtruat kete popull me Ilir Meten, jeni ju qe tani po mbeshtesni nje bande inatcinjsh e shkeles ligji, ne kurriz te demokracise! Turp!

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      selo saliu

                      ky saliu i ka hypur spakut dhe gjykates ne kuriz dhe e godet me kembe, por spaku dhe gjykata jane ne nivelin e breshkes bjeri sa te duash ate shpejtesi kane se jane te korruptuar dhe si perfundim korrupsjonin nuk denojne se jane ata zbatuesit/////////..........

                      Përgjigjjuni
                    2. k
                      kanuni

                      sipas socilogut te nderuar burri e gruaja duhet te gjykohet me kanun, nje grua kur gabon duhet te pshterohet e pastaj te denohet. burri vjedh nuk poshterohet edhe kur e therasin ne prokurori ai i poshteron prokuroret, per nje grua poshterohet nga prokuror deputet pa u shpallur, fajtore. mund te vjedhesh thesarin e po qe burre tropoje ose skrapei je i falur, po qe grua e dhe nje tender mikut te gjithe e pushtetit pa gjyq te hidhen ne fyt,po qe burre vret te pafajshem nuk gje gabim njerezor per grate nuk ka gabim njerezor per co gabim sipas socilogut te famshem gruaja ka fyshekun ne paje hajde tari hajde . me kanun gjaku i gruas nuk falet se burrat me dy rr nuk maten me gra. zoti tarifa ilir meten e sali berishen i ben si lek dukagjinin te pagabueshem edhe kur gabojne te drejten me poshterue grate e kane privilegj nje gruaje ananlanalistet i bejne gjyq publik po nje burri po qe nga tropoja ose skrapari i dalin zot e mbrojne ne marre,, gjyqin grave shpallin fajtore pa u gjykue' keshtu eshte dakort edhe nikolle lesi edhe zoti tarif. kush ua nmbron te drejten grave qe te jene tejene te pafajshme deri tu vertetohet faji . trburra se shpejti pasi i kane bere e poshterudo ta burgosin , deri ti provohet faji, po qe burre me d rrsi berisha ai ka te drejte te poshteroje burra, gra ,deputet prokuror dhe eshte burre thone burrat e kanunit. tre burra me nje grua neser bile edhe taria lesi jane bere kunder kesaj per ta poshteruar para gjyqibile edhe nje grua gazetare i thencin kloiana lale . te denohet po jo te poshterohet. kanuni nuk e fel gjakun e gruas kur nje burre vret nje grua se gruaaja eshte e pazonja tembrohe e ia merr gjakun vellai.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        socialist I thjeshte

                        Keto duken si fjalet e sherbetoreve mediatikë te saliut or daku .Sipas ketij arsyetimi I bie qe te denohen vetem socialistët , ndërsa shqupsat edhe saliu qe kane 35 vite qe instaluan sistemin e hajduterise shkerdhatokratike ,qe vrane socialistet ne 21 janar ,dogjen te gjalle njerezit ne gerdec ,shkatërruan ushtrine ,arsimin ,bujqesine ,uzinat ,fabrikat duhet te mos hetohen dhe denohen??!!Deri me sot saliu nuk ka leshuar asnje nga te vetët dhe nuk I ka hyrë asnje gjemb në këmbë ,madje shqupsat japin edhe leksione ndershmerie dhe antikorrupsioni neper çdo media .Rama I mori 83 mandate per vendosjen e standarteve europiane ,nese nuk arrin dot te vendose standarte europiane atehere edhe PS do katandiset si shqupi.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          buli

                          keta prokuroret po te jene burra arrstojne vrasesin kriminelin te korruptuari ; minuesin e demokracie vrasesin e 27 njerezve ne gerdec sali ram berishen, te arrestojne sypeshkaqenin. po me gra e kane me lehte. berlusonin ka pase dhjetra akuza e shte hetue ne gjengje te lire po keshtu edhe andreoti. prokuroret e spak-skap-it jane sikur berisha i ka nxjerre nga bitha. keta prokuror te shkolles se dumanit jane sikur kane nene klodiana lalen e baba sali vampirin

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Realisti

                            Ti je kokrra e injorancës! Prokuroria ka dyshim penal, dmth nuk ka të provuar me fakte atë që dyshon. Çdo të thotë kjo që mban njerëzit nëpër biruca mbi 1 vit dhe akoma nuk ka akuzë? Çfarë u bë me Metën, Veliaj, Beqiri, apo Berishën??? Duket në fakt se SPAK po merret me politikë dhe kjo është tragjedi.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drin

                              Dridhe, zoti Thano, dridhe…

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                THANA E THARET

                                IK MOR BOLE SE DERI TANI KE SHKRUAR DIÇKA..ÇFAR¨E LIDHJE KA HETIMI ME BURGOSJEN . ASKUSH NUK PO I PENGON HETIMET POR TE BURGOSESH NJEREZ DHE PASTAJ TE PROVOJSH FAJSINE ESHTE KRIM O AR! PO A E DI TI ÇFARE ESHTE SHKELJA E BARAZIS NE TENDERA . CESHTJE GJYKATAVE ADMINISTATIVE QE LANGO ME EMRIN FATMIR XHAFA E FUTI NE REFORME SI CESHTJE PENALE .NESE MERRESHIN PARA JO KUR ESHTE MERZITUR KALLASHI SE E FITOI TENDERIN PALLASHI HJE FSHEHJE SIC DUKET BENE PJES NGA QENT ANTIQEVERI TE TIPIT SALI KRIMINELI NEN HETIM PER VRASJE DHE NE GJYKIM PER KORRUPSION

                                Përgjigjjuni
                                1. h
                                  hila

                                  Z. Adrian! jam i nje mendjeje me ju, por, por cfare pame me z Velia e me Sali Serbin pa fole per te tjere SPAK ose disa prokurore jane shume te njeanshem e inatcore, jane jo me ligjin por me maliqin e kjo eshte giotine e jo drejtesi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    AZ

                                    Pse më duket ku Adrianua pak si cekët në arsyetime?! Nuk e kam fjalën në këyë rast. Ai shkruan sikur nuk e njeh fare opozitën! Ajo nuk është opozitë por repart ushtarak destruktiv në dorë të një komandanti krimininel dhe i zhytur në korrupsion. Nuk i kupton këlëko lojëra që bëhen për të larguar gjyqin ndaj Saliut dhe njerëzëve të famljes?!. Pse nuk po ecën përpara gjykimi i tyre? Dhe u zënë kohën prokutorëve me letra dhe denoncime pa fund e diyë për ditë. Deputetët e opozitës janë kthyer në punësuar në SPAK!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Taho

                                      Tarifa eshte i majte por eshte anti-Rame se Rama nuk ia ka varur shume ketij diplomat leshi. Keshtu qe ne kete rast ia fut pordhes. Balluku e askush tjeter nuk kane imunitet kundrejt hetimit te plote. Atehere pse kerkese per arrestim? Per tekat e Dumanit e Dritan Premcit, nipi i diversantit te vrare ne vitet ‘50? Tani cdo gje eshte kthyer politike, keta emra, bashke me Olti Dadon jane vene hapur ne sherbim te Berishes.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vlora 97

                                        I paaritshem shkrimi per thjeshtesine me te cilen arrin thellesine e mendimit dhe te argumentimit Te vjen vertet te vesh duart ne koke kur lexon shifren 1.2 miliard euro. Jo per politiken, por per peshen e saj. Kjo eshte nje shifer qe ne cdo vend normal do te ngrinte alarmin kombetar, jo thjesht nje debat partish. Por cfare ndodh ketu? Nese permend Berishen, te turren militantet e Rames. Nese permend Ramen apo Ballukun, te turren militantet e Berishes. Askush nuk ndalet te fakti, te shifra, te pergjegjesia. Vetem flamuj, sharje dhe brohoritje. Kjo nuk eshte debat politik, eshte punë militantesh te verber, qe nuk duan te shohin as te verteten, as parate publike, as demet reale. Dhe ne kete zhurme te semure, humbet pikerisht ajo qe duhej te ishte ne qender: 1.2 miliard euro dhe pyetja e thjeshte se si menaxhohen dhe kujt i sherbejne??? Cfare jane keta qe shajne neper komente autoret e nderuar qe kane treguar pavaresi dhe integritet? A paguajne taksa keta?? A u dhemb mundi dhe djersa e ketyre parave?? A u kane ikur femijet rrugeve te botes?? Ore plehra qe nuk gjej fjale oer ju

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          TIRONA

                                          Te lumte pena Thano libohoviti Janë disa komentues këtu që të habisin me cektësinë SPAK nuk gjykohet për atë që nuk ka bërë ende por për atë që po guxon të bëjë sot. Nëse nuk e ka hetuar mjaftueshëm Berishën, kjo është një mangësi që është adresuar por nuk mund të përdoret si alibi për të ndalur hetimet ndaj qeverisë aktuale. Vete Rama.pse i jep para e tendera Berishes nepermjet djalit e vajzes?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Papi Toronto

                                            Pena Top tu befte or mik ! Te mbeshtes, inkurajoj e pershendes me sinqeritet per mrsazhin e forte publik qe ke percjelle ne kete situate te renduar qe vetem vret shpresen dhe besimin tek njerezit e shkrete ….. Esgte nje argumentim qe s’ le shteg per asnje perligjje te poshtersise . Fjala jote e lire duhet t’ i turperoje. Te gjithe e marrin me mend pse e mbron km, dhe askush s’ guxon te shprehet. Klasa intelektuale qe flasin dhe shkru hapur çdo dite po pakesohen Nuk e kuptoj çpo ndodh me Popullin Shqiptar banues ne Shqiperi Por gjithsesi ju Dua shume dhe jam me ju per mendimin dhe per Guximin Enough is Enough Perqafime

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Qoftelargu

                                              C’fare koqe analist ky THANUA…..turpi i analisteve!!! Po kur ze ne goje SOCIALISTIN FATOS TARIFA…..ai ka inate me Edi Ramen ….se s’ja vaaaar…Tarifa eshte nje Zorraxhi i pa pare ….ky THANUA i shkon per osh Berish Qenit….imartuar me nje serbe…i ka sherbyer serbise…nje nga hajdutet me te medhej te historise tone…kalamajt hajdute si veten….gruan nje hajdute……!!! C’fare ti thuash THANOS…!?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Haka Tekizoti

                                                Si mund të shfaqeni kaq parimorë për t'i lënë dorë të lirë jë strukture të një pushteti që për ligj njeh vetëm interesat dhe mllefin për mosplotësimin e tyre (Dadoja e bullonit të SPAK-ut dhe tutori i tij, Dumani), që hakmarrjen e shpalos si ligjshmëri të kulluar? Si mundet të propagandoni për t'i mpirë nervin kritik publikut, për ta bërë naiv ndaj padrejtësive, për t'i parë ato si drejtësi? Mos qoftë mbrojtje e qëllimshme e padrejtësive të organeve të drejtësisë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Çika mal

                                                  Më vjen mirë që janë me dhjetra komentues që japin mendime gjykojnë dënojnë aprovojnë akuzojnë dhe shajnë e ofendojnë si SPAK-un ashtu dhe të akuzuarin Shumë herë e ka shprehur mendimin tim që po e theksoj edhe një herë Drejtësia të bëjë detyrën të faktojë ,,argumentojë dhe nëse ato që pretendon prokuroria e krimeve të rënda mbrohen në gjykatë atëherë Balluku të dënohet pa as më të voglin keqardhje apo mëdyshje ..Po . po ,të dënohet po e meritojë .Ky është një mendim modest i imi si një komentues .Mirëpo për çdo akuzë për çdo hetim për çdo gjykim dhe dënim pozicionohen( jo të gjithë ) në dy fronte ashtu siç edhe janë pozicionuar në dy anët e politikës Dhe një palë mohon një palë pohon dhe opa ,,,!!!u bë gjykimi dhe u dënua fajtori nga ne komentuesit para se të jap mendimin e kualifikuar dhe profesional dhe ligjor sistemi që e ka miratuar parlamenti dhe kushtetuta . Hajde o dreq ta konsiderojmë si një të drejtë të secilit të ketë qoftë dhe aprior një mendim Por midis dypalëve që e gjykojnë opinioni sigurisht ( pra ne militantët e komentuesit) është një sistem i tërë drejtësie me të gjitha nivelet midis të cilëve dhe SPAK Për politikanët e djathtë dhe opozotën më tërësi e konsiderojnë këtë hallkë si një përmmendore të pa prekëshme sepse presupozohet që kjo strukturë ka ardhë në Truallin Shqipëtar nga planet tjetër dhe e konsiderojnë të pa gabueshëm të pa korigjueshëm të pa prekshëm ndryshe bien rrufetë nga qielli . Mendimi im është se ky qëndrim dhe gjykim për sistemin e drejtësisë si i pa gabueshëm i pa prekshëm dhe kritikushëm e ka shndruar këtë sistem në një piramidë si ato të Egjyptit që akoma si kanë gjetur hyrjet dhe teknikën e ndërtimit sot e 5000 vjet më parë Më keq akoma është kur për këtë sistem ska një strukturë ligjore me kushtetutë që para se të raportojnë në parlament apo komisione të kenë disa të drejta për kontroll për korigjim apo përpezullim e deri në mbyllje të çështjeve të catuara që nuk bindin për tu çuar në instancat e nevojshme për gjykim Është bërë SPAK lule mos më prek dhe duke abuzuar me kopetancën e pa diskutueshmqë i jep ligji nuk do tja dijë në se ka apo jo fakte bindëse dhe vetë shkruan vet vulos vet vendos vet gjykon e dënon duke shkelur të paktën të drejtën më elementare të prezumimit të pa fajshëm të akuzuarin deri në vendim gjykate Jo vetëm kaq por shikoni si rrjedh informacioni i dosjeve të SPAK nëpër zyrëat e opozitës të Tv ,të portaleve ,të gazetarëve të cilët i bëjnë gjyqi të akuzuarit dhe e dënojnë pa thënë akoma fjalën e fundit gjykatat .Kush ja je këto të dhëna këtyre kanaleve ??Pa as më të vogëlin dyshim që këto i japin prokurorët e çështjeve që të marin mbështetje mediatike ta popmpojnë çështjen ta bëjnë burrin me barrë ta dënojnë opinioni dhe prokurorit të çështjes si hyn asnjë gjëmb në këmbëm për shtitjen ,e përsëris ,për shitjen e informacioneve .Aka drejtues SPAKU që ti vërë këmbët në një këpucë pra ta vërë në binar një palo prokuror që është shitur lirë që në barkun e të jëmës ?? Jo jo ??!! Sepse ligji nuk i ka dhënë kopetenca këtij drejtuesi veç tu thotë mirëmëngjez , mirë dita natën e mirë .Dhe merë ndonjë informacion të cilin ja servirin si ta ketë qejfin shefi .Pra secili bën atë që di atë që do dhe atë që i intereson politikës por jo të bëjë drejtësi . Është ky handikap në ligji për prokurorinë e krimeve të rënda ndaj kem sot këtë dualizëm dhe mos akordim mendimesh gjykimesh dhe deri kafshim të kopetencave të institucioneve sidomos të ekzekutivit që prokurorët po i bien me sopatë për të prerë pyllin e korrupsionit Mirëpo këta prokuror janë as më pak dhe as më shumë veç ca rojtarë pyjesh dhe druvarë që nuk dijnë të krasitin pyllin dhe e kanë zënë mbarë deri sata zhdukin fare nënë pretendimin se po bëjë drejtësi Një mendim e kam si të gjithë .10 vjetë reforma dha dhe po jep rezultate por ka edhe disa gjëra që i vërtetojë koha dhe praktika që ligjet që rregullojnë veprimtarinë e këtij institucioni duhet të pasurohen dhe të krasiten mirë nene që e po nxjerrin nga shinat këtë strukturë jetike për luftën kundër krimit dhe korrupsionit . Kjo tingëllon pak si politizim i këtij problemi dhe se gjoja duhet kapur kjo strukturë nga partitë politike Po dhe kështu siç është dhe si ka vepruar në fakt e në veçanti tek SPAK politika krimi dhe korrupsioni ka bërë fole dhe aty vegjetojnë e po lëshojnë vezë jo për të nxjerrë zoq por në këtë fol kanë lëshuar vezë gjarpërinjtë (e krimit politikanë kariere dhe korrupsioni i strukturave shtetërore )dhe qofsha i gabuar ,por banda e Saliut i ka blerë që në vezë gjarpërinjtë që po kafshojnë pa ju dridhur syri dhe kështu e mori ferra uratën .Drejtësia do të iki në drejtim të pa ditur .Dhe gjarpërinjtë e këtyre foleve do të vazhdojnë të helmojnë e të kafshojnë .Prandaj parlamenti duhet të veprojë pa as më të voglin hezitim të bëjë korigjimet e nevojshme në ligjet pa e prekur thelbin e reformës në se duam të ruajmë trenin e drejtësisë të mos dalë nga shinat , Në fund të fundit në se duam drejtësi duhet të ruhemi dhe nga eksremizimi i luftës që duhet ti bëhet krimit dhe korrupsionit me qëllim që hajdutët kriminelet ta kenë të qartë se po u vu në mengenenë e ligjit ska dhe sduhet të shpëtojë pa dhënë llogari .Ama në se e e quajmë drejtësi sainë numerike të goditjeve duke shkelur të drejtat e njeriut atëherë kjo nuk është drejtësi por podhtërsi

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Alfred

                                                    Meriton respekt!

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje