Një përgjigje për Baton Haxhiun

18 Dhjetor 2025, 17:18Blog TEMA
Një përgjigje për Baton Haxhiun

Nga Blendi Kajsiu

E lexova me vëmendje replikën e kolegut Baton Haxhiu ku ai kritikon argumentin tim se vazhdimi i znj. Balluku në postin e zv.kryeministres është një humbje politike jo vetëm për qeverinë Rama por edhe për standartin moral të skenës tonë politike. 

Argumenti themelor që ofron kolegu Haxhiu është se standarti moral nuk mund të zëvendësojë standartin juridik për dënimin e një zyrtari publik. Titulli i artikullit të tij, e përmbledh qartë këtë argument: “Blendi Kajsiu kërkon standart moral dhe dënim paraprak”.

Pra sipas i titullit dhe frymës së artikullit të kolegut Haxhiu argumenti im se në kushtet aktuale znj. Balluku nuk duhet të vazhdojë në postin e zv.kryeministres, sepse në opinionin publik ekzistojnë dyshime të arësyeshme se ajo ka shkelur barazinë në tendera, përbën një dënim paraprak të personit në fjalë.

Problemi me argumentin e mësipërm është se e redukton standartin dhe moralin politik tek standarti juridik. Kështu dorëheqja nga posti zyrtar përcaktohet vetëm nga dënimi administrativ apo penal. Sipas kësaj llogjike një politikan duhet të dorëhiqet nga posti publik vetëm kur ka një vendim të prerë gjykate që e shpall fajtor.

Nuk është rastësi që titulli i artikullit të kolegut Baton Haxhiu më akuzon se po kërkoj dënim paraprak për znj. Balluku. Kjo akuzë ka kuptim vetëm nëse njehson dorëheqjen nga posti me dënimin nga gjykata, pasi në asnjë rrjesht të artikullit tim nuk është deklaruar se znj. Balluku duhet të shkojë në burg apo duhet shpallur fajtore nga gjykata. 

I vetmi argument që kam parashtruar është se një standart minimal politik kërkon që  znj. Balluku duhet të shkojë në shtëpi dhe jo në zyrë si zv.kryeministre. Dhe ky nuk është një dënim penal apo administrativ, por një standart politik aq i ulët sa është respektuar edhe nga ish kryeministri Ilir Meta në vitin 2011, pavarësisht arësyeve. 

Natyrisht në këtë pikë kolegu Baton Haxhiu me të drejtë do shtrojë pyetjen se përse duhet të dorëhiqet Balluku nga posti i saj kur ne duhet të respektojmë standartin e prezumimit të pafajësisë? Për sa kohë ajo prezumohet e pafajëshme nga ligji dhe drejtësia atëhere nuk ka përse të largohet nga posti.

Dhe këtu përsëri ngatërrohen standartet juridike me ato politike. Më konkretisht ngatërrohet gjyqi i opinionit publik me gjyqin e organeve të drejtësisë.

Për të kuptuar se këto dy gjykime janë të ndryshme, ndonëse të ndërlidhura, mjafton ti referohemi përsëri rastit të Ilir Metës në vitin 2011. Ilir Meta e fitoi gjyqin juridik përballë akuzës për korrupsion, ama e humbi plotësisht gjyqin e opinionit publik. 

Edhe pse gjykata e shpalli të pafajëshëm, ekziston një konsensus i gjerë në opinionin publik se Ilir Meta u përfshi në korrupsion me bllok në dorë në videoskandalin e bërë publik nga Dritan Prifti në vitin 2011. 

E njëjta gjë vlen edhe sot për rastin Balluku. E drejta e saj për tu prezumuar si e pafajëshme përballë organeve të drejtësisë është një e drejtë themelore që duhet ti garantojë një proces korrekt nga organet e drejtësisë, që respekton të drejtat dhe dinjitetin e saj njerëzor. 

Ama është absurde ti kërkosh opinionit publik që ta prezumojë Ballukun si të pafajëshme, apo të  mos ketë  asnjë  hije dyshimi për fajësinë  e saj, pas provave që janë bërë publike në lidhje më mënyrën se si ajo dhe ministria e saj kanë administruar tenderat, koncesionet dhe fondet publike. 

Kjo është njësoj sikur në vitin 2011 ti kërkoje publikut që mos ta gjykonte Ilir Metën dhe ta prezumonte të pafajshëm pavarësisht nga ajo që kishin parë dhe dëgjuar në videoskandalin e tij. Apo sikur ti kërkoje shumicës së  opinionit publik shqiptar në  vitin 1997 që ta konsideronte Fatos Nanon të korruptuar sepse ishte dënuar nga gjykata berishiste. 

Edhe në rastin e Metës, ashtu si sot, u tha se video ishte e manipular, evidenca u nxorr jashtë  kontekstit, etj. E megjithatë  opinioni publik e nxorri konkulzionin e tij se ajo që  kishin parë  dhe dëgjuar mbante era korrupsion. 

Dhe me kalimin e kohës është  bërë  gjithnjë  e më  e qartë  se në  rastin e Metës gjykimi i opinionit publik ishte më  i saktë  se ai i gjykatës juridike që e shpalli të pafajshëm. E njëjta gjë mund të  thuhet edhe për gjykimin e opinionit publik në  vitin 1997 në raport me Fatos Nanon dhe dënimin e tij nga sistemi i drejtësisë berishiste. 

Idea se publiku nuk duhet të gjykojë, se duhet të prezumojë pafajësinë e zyrtarëve publik, apo se duhet të  besojë me sy mbyllur në fajësinë tyre nëse dënohen nga gjykata, pavarësisht evidencës që zbardhet nga mediat, është sa absurde aq edhe shkatërrimtare për demokracinë. 

Eleminimi i opinionit publik është i barabartë me eleminimin e vetë demokracisë. Nuk ka demokraci pa opinion publik që vendos standartet morale në sferën publike, të cilat nuk mund të rregullohen në mënyrë juridike nga ligjet apo kodet e procedurës administrative dhe penale. Morali, sidomos ai publik, sendërtohet por nuk reduktohet tek ligji.

Detyra e opinionit publik është të gjykojë aktorët politik, ama në mënyrë sa më racionale. Ndaj çështja nuk shtrohet nëse duhet apo nuk duhet të gjykojë opinioni publik, por nëse ky gjykim është i shtrembëruar, i deformuar apo i manipuluar nga mediat dhe interesat private.

Në fakt, ky ka qenë edhe argumenti i shumë gazetarëve dhe analistëve në rastin Balluku. Mjaft prej tyre kanë argumentuar se evidenca në rastin e saj është deformuar, manipuluar apo nxjerrë jashtë kontekstit nga organet e drejtësisë që e kanë rrjedhur në media në mënyrë ilegale. 

E megjithatë përtej denoncimit për gjyqe popullore, unë të paktën, nuk kam parë asnjë shpjegim në media nga avokatët e shumtë të qeverisë se përse përgjimet që kemi parë në media (pavarësisht origjinës së tyre ilegale) nuk tregojnë shkelje flagrante të procedurave të tenderimit nga ministrja.

Në shumë prej këtyre përgjimeve ajo përcakton se kush duhet të marrë pjesë dhe kush jo në tendera. Natyrisht mund të ketë një kontekst që i justifikon apo shpjegon këto direktiva. 

Për shembull, një biznes që ministrja deklaron se nuk dëshiron ta shohë në territorin e vendit, mund të ketë lidhje me krimin, me terrorizmin, apo me pastrimin e parave, çka deri diku mund të justifikojë deklaratën e saj që në pamje të parë duket krejt në kundërshtim me ligjin. 

Ndoshta një kontekst i tillë ekziston, por ai nuk është bërë publik nga ana e qeverisë. Në këto kushte shumica e opinionit publik shqiptar është në të drejtën e vet të gjykojë se zv.kryeministrja mund të ketë shkelur barazinë në tendera. 

Është vështirë të argumentohet që ky gjykim publik është produkt i një manipulimi mediatik, për sa kohë qeveria e ka të gjithë hapësirën e nevojshme të ofrojë versionin e saj në media. 

Ndaj nëse qeveria Rama synon ta bindë opinionin publik mbi pafajësinë e znj. Balluku nuk mund të insistojë ta mbajë atë në zyrë edhe pas skandalit që ka plasur në ministrinë e saj, ku një pjesë e mirë e drejtorëve janë nën hetim.

Një insistim i tillë jo vetëm e ul standartin anti-korrupsion nën nivelin e zv.kryeministrit Ilir Meta, por konsolidon dyshimin e opinionit publik se qeveria dhe kryeministri i tremben hetimit të SPAK-ut mbi tenderat e qeverisë. 

Dhe ky është një dyshim i arësyeshëm, edhe pse avokatët e qeverisë do ta denoncojnë si “gjyq popullor”. Në postin e zv.kryeministres znj. Balluku ka të gjithë hapësirën për të manipuluar apo eleminuar provat e shkeljeve në tendera, apo për ti mbyllur gojën “plehrave” që mund të flasin me SPAK-un, të cilët janë vartës të saj. 

Ti kërkosh opinionit publik shqiptar të mbyllë sytë dhe veshët përballë evidencës dhe llogjikës që të çon tek korrupsioni i qeverisë në emër të respektimit të të drejtave themelore njerëzore është të shkatërrosh standartet politike në emër të standarteve juridike.

Znj. Balluku, dhe çdo zyrtar i lartë, publik kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm nga organet e drejtësisë. Kanë të drejtë të njihen me akuzën ndaj tyre, të mos burgosen pa akuzë dhe vendim gjykate, në procese tërkuzë paraburgimi, kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet dhe jo të futen në kafaze, siç për turpin e drejtësisë tonë ka ndodhur deri tani. 

Ama të gjitha këto të drejta i kanë, dhe duhet ti kenë, si qytetarë të thjeshtë dhe jo si zyrtarë të lartë  publik. Në cilësinë e zyrtarit publik, sidomos të nivelit të lartë, ata nuk asnjë të drejtë ti kërkojnë publikut ti prezumojë të pafajëshëm kur në ministritë e tyre plasin skandale pa fund. 

Aq më pak ekziston e drejta themelore të përballesh me drejtësinë si zyrtar i lartë dhe jo si qytetar i thjeshtë. Përkundrazi, përballë skandaleve të dokumentuara si nga organet e drejtësisë edhe nga mediat ekziston detyrimi moral dhe politik që të mos fshihesh pas postit publik. 

Përdorimi i standarteve juridike, si prezumimi i pafajësisë, apo ndarja e pushteteve, për tu përballur me drejtësinë nga pozitat e pushtetit shërben thjesht për të shkërrmoqur standartet politike, jo për të forcuar standartet juridike të drejtësisë sonë.

Këto të fundit nuk forcohen duke mbajtur në pushtet zyrtarë që përballen me drejtësinë dhe që kanë humbur besimin e opinionit publik. Si mund ti besohet politikanëve të tillë përmirësimi i standarteve tona të drejtësisë, siç është paraburgimi, apo trajtimi dinjitoz i të akuzuarve në sallën e gjyqit, kur ata janë në konflikt interesi me drejtësinë?

Pikërisht për këtë arësye nëse duam një drejtësi me standarte në raport me individin dhe pushtetin, siç kërkon kolegu Haxhiu, duhet të fillojmë nga një politikë me standarte morale, siç po kërkoj unë. 

Në fund të fundit, derexheja në të cilën ndodhet drejtësia jonë, me paraburgime të stërgjatura dhe mentalitet shpesh komunist, është produkt i derexhesë së politikës sonë, që nuk ka ditur të vendosë standarte për veten e jo më për drejtësinë dhe impaktin e saj social. Por kjo është temë për një tjetër artikull.

25 Komente

  1. S
    Sass

    Pjesen e dyte e lexoj neser ose kjr te marr pushimet Bravo

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qoftelargu

      Kajsiu eshte TRAP si analist…..!!!???

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loku i Tiranes.

        O Bledar Pjeshka: Si thua ti mender ? Ta denojme si ne kohen e Qofte Largut????

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oj Kajsi ( frut i mrekullueshem qe mbiemri juaj e

          Te lexova deri tek Ilir Meta. Pra Iliri fitoj gjygjin juridik por jo ate politik. Po mbinetoj si Minister dhe President me Ramen !?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejt

            Reagim shumë i llogjikshêm. Haxhiu kishte hall të mbronte qeverinë, jo të shkruante të vërtetën. Pra u soll si një avokat që mbron klientin e tij, dhe nuk i bëhet vonë për të vërtetën dhe të drejtën.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vari l***t

              Z. Kajsiu opinioni publik formësohet nga propaganda dhe në Shqipëri ekziston dhe një a dy shprehje popullore si 'ku ka zë nuk është pa gjë apo 'ku ka tym, ka dhe zjarr etj. Nuk dua kurrsesi të mbroj zonjën në fjalë, por nuk mundet të pranoj gjyqet popullore kundrejt subjekteve të hetimit kushdo qofshin qytetarë të thjeshtë apo të përbërë. Kështu që duhen lënë profesionistët e paanshëm të bëjnë detyrën që u takon me ligj. Dhe nëse shkelin ligjin të përballen me pasojat ligjore, nëse ka të tilla????

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Në plotësim të komentit të më sipërm shtoj dhe një shprehje tjetër popullore si: "Opinioni nuk vritet me plumb!", që po ta zbërthesh, nga njëra anë i jep të drejtë Kajsiut, sepse opinioni nuk gjykohet, ama po të flasim se cili është fajtori që 'meriton plumbin', pra ndëshkimin, këtë ta jep drejtësia dhe në këtë kuptim ka të drejtë Haxhiu. Gjithsesi debatin e ndan në mes një 'vijë e hollë' si puna e asaj, "pula vezën apo veza pulën", sepse në fund të fundit ka moral, por ka dhe ligj. Ky qerthull të ngërthen mbasi ke lexuar debatin Kajsiu-Haxhiu, gjithsesi i shëndetshëm.

                Përgjigjjuni
              2. P
                Pal Melyshi

                Zoti Kajsiu ! Redpekte por mos harrxho kohe me ndermjetesin e Vucicit me Ramen

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Melyshi

                  Zoti Kajsiu ! Redpekte por mos harrxho kohe me ndermjetesin e Vucicit me Ramen

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pal Melyshi

                    Zoti Kajsiu ! Redpekte por mos harrxho kohe me ndermjetesin e Vucicit me Ramen

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pal Melyshi

                      Zoti Kajsiu ! Redpekte por mos harrxho kohe me ndermjetesin e Vucicit me Ramen

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pal Melyshi

                        Zoti Kajsiu ! Redpekte por mos harrxho kohe me ndermjetesin e Vucicit me Ramen

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pal Melyshi

                          Zoti Kajsiu ! Redpekte por mos harrxho kohe me ndermjetesin e Vucicit me Ramen

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cubi

                            Un them te shk...saliu mamin. Ju shqupsat keni mesuar si dhelpra me koqet e dashit. Ju kujtoni se duke denuar ballukun vjen sala ne qeveri,por me keqardhje them qe para vitit 2033 jo ,me von mbase edhe mundet ne rst se sala ju ka lene shenden.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Katunari

                              Kur argumenti qendron nuk ka nevoje te zgjatet kaq shume. Keni në barazim me Betonim deri tani z.Kajsiu.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kak si Haxhiu dhe mut si Merhumi

                                Hajde ta kuptoj robi i thjeshte qe keta dy mjeranet Batoni dhe Kajsiu bashke me Merhumin ja ngrefin Rames qe eshte kurva e Belindes! Keta hajdute te vegjel (krahasuar me Lalin, Belen apo Ramen meqe Saliu, Tosi dhe Meta u harruan) kujtojne se njerzit i lexojne dhe nuk i kuptojne cilet jane dhe pse shkruajne!

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Go West

                                  Perballe zv.kryeministres eshte nje skuader e qe mbledh te dhena, shperndan informacione per te mobilizuar opinionin, sistemon shkeljet dhe armatos juristet e vet. Tani te mendosh qe Balluku duhet te perballet me kete Skuader si shtepiake, pa arkivin e ministrise, pa juristet, pa sekretaret, pa skuadren me te cilen ka punuar e eshte keshilluar, me duket ngutje, keqdashje, nxitim per te prere koka. Besoj se te vertetat do te dalin, pa qene nevoja per shou. Tjeter veç kritereve te shpallura, ka edhe te tjera te pa shpallura. Psh nje kompani qe financon qarqe antishqiptare, apo menaxhohet nga persona te dyshuar si te tille, une normalisht do ta skualifikoja, vendosmerisht. Kjo dhe te tjera premisa si kjo qe nuk shkruhen ne kriteret, por nje autoritet e ka per detyre ti mbaje parasysh. Ne fund, bisedat telefonike te Ballukut, tejet te hapura, pa droje se mund ti kthehen mbrapesht keqazi, nuk te lene pershtypjen e nje "profesionisteje te korrupsionit", zanatçinjte nuk flasin keshtu. Ne se nuk eshte mendjelehte, duket sikur ajo ka diçka ne koke. Jam i bindur se organet e drejtesise me qetesi e me vendosmeri do te shkojne te e verteta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. l
                                    luzati

                                    Spak ka deshtuar me Ballukun pergjimet Telefonike Jane te jasht ligjeshme sepse ajo eshte deputise ka I united, akuzat per tenderat Jane thjesht propagande sepse ajo nuk ka asnje firme

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Burg kush vjedh

                                      O Luzat si fillim thuhet imunitet jo united.Sa për të tjerat si ha rroçka kujt nëse ësht apo jo deputete.Me të thon që ka qen në përgjim Berberi i ARRSH e kjo pjeshka ka dal rrugës në biseda si i bohet ??Sduhet me u dënu Berberi fjala bie se ka dal Belinda apo dikush tjt në përgjim??Nëse Berberi bo burg e Bela jo si del proçesi??Ai thot po e kam bo kte pun por ka qen dhe zonja e përfshime.Rri o Luzat se jan të thella punët

                                      Përgjigjjuni
                                    2. D
                                      Dimali

                                      A seriozisht e ke qe merresh me baton letyren?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqiptari

                                        Standard, jo standart, shkruani nje here me drejtshkrim, pastaj flasim.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          selo saliu

                                          pal melyshi bubureci

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            tema

                                            a kam te drejte te shoh postimin tim?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Aron

                                              o Kajsi, nuk behet drejtesi ne demokraci me gjyqe popullore o toc kuklle. Ke shkruar shume e per lume, sepse nuk di ta perbledhesh ne pak fjale.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. 1
                                                1 DURRSAK TOROLLAK

                                                Koqe Kajsia po na tharton trute si byth lepires i SHQUP-it dhe servil i pashoq i Lezhendes NON GRATA, me origjine nga Puka dhe dhen derr i Beogradit... te kput telat e sumes kur shkruan se... "qendrimi i Belinda Ballukut në postin e zv.kryeministres është një humbje politike jo vetëm për qeverinë Rama por edhe për standartin moral të skenës tonë politike. ..... O tw q!fshin skenat e polillumit ne kete vend si dhe te gjithe fisin standarti moral. Po ku ke moral dhe standarte ti more Kajsi, ti je nje buthec qyteti njesoj si Zegjineja, por me ndryshim te vetem se ti ja ke marre me llape SaHALESE shume kohe me pare(20 vjet)... a te kujtohet apo e ke harruar... ktheju kujtimeve dhe kronikave ore bythazhi muti.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje