Pas Flamurit radhën e ka Berisha

17 Dhjetor 2025, 17:11Blog TEMA
Pas Flamurit radhën e ka Berisha

Nga Dritan Hila

Pas tubimit të Durrësit, Salianji i ka vazhduar takimet e tij në Gjirokastër dhe Elbasan. Ndërkohë ka ngritur stekën e fjalimeve të tij. Nuk ka asgjë programatike përveç fjalëve klishe, por e reja qëndron në formulimin se fajin për humbjen e ka udhëheqja.

Për të sqaruar rrëshqitshmërinë e këtij përcaktimi, ka ndërhyrë Top Channel, me saktë moderatorja e programit kryesor politik të tij, Grida Duma, njëkohësisht bashkëjetuesja e mesa duket edhe përkrahësja e iniciativës politike të Salianjit, e cila e targetoi sulmin mbi Flamur Nokën.

Kësaj fushate mediatike nuk i mungon as amplifikimi nga media i rasteve sporadike ku Noka përplaset në Kamëz me një militante të PD-së, ngjarje që u paraqit sikur u përplas me kryetarin e Këshillit të Evropës.

Por jo vetëm. Janë disa zëra influentë te kupola e PD-së të cilët e sulmojnë Nokën, dikush për inate personale, kurse të tjerët për karrierë.

A është vërtet kaq i rëndësishëm Flamur Noka sa të mobilizojë gjithë këta njerëz kundra tij?

Në fakt synimi është diku tjetër. Modeli Noka është i njohur në historitë politike. Janë njerëz besnikë të liderit, të cilët nuk synojnë asnjëherë postin e tij dhe që mbajnë të pastër zonën jetike të tij. Janë njëkohësisht krahu i fortë që bëjnë punët jo fort higjienike kur duhet të bien në rresht repartin dhe disiplinojnë zullumqarët. Të ngjashëm të Nokës janë pafund në historinë politike shqiptare apo më tej.

Por këta janë edhe llogorja e fundit e një lideri. Nëse bien ata, apo nëse i tradhtojnë, udhëheqësi politik gjendet i zbuluar ndaj gjithë kërcënimeve dhe rënia e tij është çështje kohe. Këtë e di shumë mirë Berisha. Ai është i sigurt në besnikërinë e Nokës i cili nuk pati mëdyshje rreshtimi në asnjë moment pas shpalljes non-grata të Berishës. Sikurse Berisha e di se sulmet ndaj njeriut besnik të tij realisht drejtohem kundër tij.

Ndaj është naivitet i atyre që e sulmojnë se Berisha do ta eliminojë Nokën për të qetësia aspirantët për karrierë. Berisha nuk ka frikë se i marrin partinë. Pas fushatës për rimarrjen e saj kur u duk se mbeti vetëm, nuk e trembin salla me 150-200 vetë. Sikurse e di që kjo parti dobësohet nëse eliminon Nokën, por jo Salianjin. Këtë e tregoi edhe sot, duke përcaktuar se nga cili krah anon dhe kujt i takon vendi i dytë. Për të tjerat e di Flamuri si i qëron hesapet./dritare.net

9 Komente

  1. s
    sali berisha krimineli vrasesi shkaterusi i shqipe

    as nje meshir per kriminelin nume 2 flamur mutin noka jepini gishtin e mesit mbrapa. dhe qeroheni

    Përgjigjjuni
    1. Mul Noka behu burre...

      Noka munde te mos jeté politikan dhe as i artikulluar por nuk eshte beseprere , nuk eshte Babale......... Noka duhet ta zboje me shkelma nga zyrat e PD Babale delinkuentin , por nuk besoje qe pas qendrone vetem Babale shikoje Qim Peken Bufin komunist qe duan ta largojne Mul Noken. Nese pyesni Ramen se eshte kundershtar ke zgjedh midis Noka dhe Babale jam i bindur qe do votoje Mul Noken te pakten ka burreri

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fiqiri Haxhiu

        O Grida Suma ti le babain e fēmijēs tēnd pēr çunin e Shegēs prandaj ti ske Moral pēr tē thēn realitetin. Se dhe ti ke qen pjes e Saliut deri dje prandaj lēri dēnglat.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jan

          Shega me dy burra me letra. Edhe Grida me dy burra me letra. Çfarë do ti, ke inat ? Plas në vënd.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Real

          Kur u pyet drejtuesi i opozites se a keni frike se pupaci i Grides ju rrezikon vendin,Ai u pergjigj: Lere mos e pyet ! Kurse ky spiuni i sig te diktatures e ka gjete perfundimin. Berisha i ka hedh nokaut gjumashin dhe palloshen, qe te ndihmuar nga Kimetja donin ta provonin kete qe mundohet ta beje Babalja.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Amber

            Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

            Përgjigjjuni
            1. A
              Amber

              Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

              Përgjigjjuni
              1. P
                Posi

                Salijani te themeloje partine e tij dhe te perballet me Mazhorancen ne zgjedhje dhe mos te beje gabimin e Bashes qe te synoje te marre partine Berishes se do perfundoje si Basha me alibeun. Nese nuk bje dakord me kte parti duhet te ike nga ajo parti dhe te nise karrieren e tij ne politike bashke me Griden dhe te tjeret qe e mbeshtesin.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Liqeni

                  Ku eshte klisheja ne fjalen e Salianjit?! Autori i artikullit nuk di nga t'ia mbaje dhe me sforco nxjerr ca shenime te hedhura shpejt e shpejt per Temen. Fjala e Saliannjit eshte risi, shqip, burrnore.????

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje