Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

18 Dhjetor 2025, 14:05Blog TEMA
Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

Nga Ermal Peçi

Ajo që ndodhi sot tregon më qartë se kurrë mjerimin që është ulur këmbëkryq në Partinë Demokratike të Sali Berishës. Vjen një moment kur opozita pushon së qeni alternativë dhe shndërrohet në karikaturë të vetvetes; kur nuk është më zëri i qytetarëve, por një teatër i dobët për kamera. Pikërisht këtë po shohim sot nga PD-ja: një shfaqje të shëmtuar, të rreme dhe thellësisht fyese për demokratët që ende besojnë se kjo është e djathta që mund të mundë Edi Ramën.

Të njëjtët njerëz që firmosën me dorën e tyre Avokatin e Popullit, sot dalin dhe bëjnë sikur janë të indinjuar, të nevrikosur, të tradhtuar. Po nga kush? Nga vetja e tyre? Nga firma që hodhën dje dhe që sot bëjnë sikur nuk e mbajnë mend? Ky nuk është opozitarizëm. Kjo është hipokrizi politike në formën më të ulët.

Askush nuk flet për thelbin: si mund t’i jepet institucioni i Avokatit të Popullit një partie që udhëhiqet nga një lider i shpallur non grata? Si mund të pretendosh se mbron shtetin e së drejtës, kur në krye të opozitës mban peng gjithë opozitën për hallin tënd personal?

Kur Edi Rama nuk është në sallë, ndizen flakadanët, shtyhen me Gardën, bërtasin dhe prodhojnë zhurmë. Por kur pushteti është realisht përballë, heshtin. Ky është rebelim pa rrezik, trimëri pa kosto, luftë për kamera dhe jo për qytetarët. Një teatër i lodhur, me aktorë të njëjtë dhe një skenar të konsumuar deri në neveri.

Kjo nuk është betejë politike. Kjo është tallje me demokratët. Tallje me ata që i votuan me shpresën se këta do ta mundnin Ramën. Tallje me ata që i mbrojtën, i besuan dhe i justifikuan për vite me radhë. Ndërkohë që baza ushqehet me fjalë të mëdha, në prapaskenë bëhen pazare: për imunitete, për halle personale, për mbijetesë politike.

Në qendër të gjithë kësaj farse qëndron Sali Berisha. Jo si lider i një opozite që lufton pushtetin, por si një njeri që po e përdor opozitën si mburojë për veten. Demokratët nuk janë më subjekt politik; janë kthyer në monedhë shkëmbimi. Po shiten, po përdoren, po konsumohen për hallet personale të një njeriu dhe të një rrethi të ngushtë rreth tij.

Opozita sot nuk po lufton Edi Ramën, përkundrazi, po i shërben atij, duke u diskredituar çdo ditë e më shumë në sytë e publikut. Ngjarjet politike e kanë treguar qartë: pushteti nuk ka frikë nga një opozitë që bërtet kur ai mungon dhe hesht kur ai është aty.

Demokratë, problemi nuk është se nuk keni pushtet. Problemi është se nuk keni më opozitë. Nuk keni më një PD që mbron interesat tuaja. Ajo që keni sot është një shfaqje e mjerë, ku ju përdoren si spektatorë të detyruar, ndërsa vendimet merren pa ju dhe kundër jush.

Kjo është tradhtia më e madhe: jo humbja e zgjedhjeve, por shitja e besimit tuaj.

9 Komente

  1. Nje qytetare

    Shume dakort

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      U regjem me kete parti fashiste qe vec krime I ka sjelle vendit. Tani eshte koha per tu shpallur parti terroriste, pasi provat jane me bollek

      Përgjigjjuni
      1. B
        Budhecdhe SPAK jane nje

        A egzistone dikush qe besone Bufin komunist !.... Te jesh destructive dhe te kerkoshe vote eshte non sens , ti maresh demokratet per bageti eshte ofendim , oooo Bufi nuk jane te gjithe si Vrenozi..edhe Ujku Cerrikut kishte ndryshuar. Megjithate fajtor eshte Nesti Angoni qe ngre fortune mbi goden e ujit per nje mos barazi ne tender dhe nuk denone nje vrases , nje non gratab, nje drejtues i bandave ne Angli si komunisti Berrisha

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos e kemi zgjedur Ramen ambasador shetites?

          O Ermal, po Rama cfare po ben, a nuk po tallet me socialistet? Njesoj jane ortaket Rama-Berisha, bile Rama eshte me i rrezikshem se Saliu sepse ai hiqet sikur vdes per popullin fukara nderkhe qe bredh botes 300 dite ne vit.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mos e keni zgje......

            Rama po tallet me socialistet !!!!!!.... haaaaa ku e shikon talljen, sinqerisht ti do kesh problème me koken

            Përgjigjjuni
          2. D
            Demokrati pa parti

            Ajo nuk eshte me parti demokratike I sheben interesave personale te njerezve te vecante

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edhe prit qe te besh shtet me keta plehra

              Kriminel saliu si bariu qe ndersen qente,edhe ky ka gjetur nje tufe me budallenj dhe i urdheron te hipin neper karrike e te tregojne rrugacerine e tyre prej servili

              Përgjigjjuni
              1. ata kriminelet e saliut. ti mares nje nga nje

                partia e sali kermes kriminelit te quhet parti kriminele

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Kemi kohe qe e kemi thene. Le te hane koken bashke me Saliun ata qe vazhdojne i shkojne mbas.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje