Po, është e vërtetë! Ervin Salianji punon me bandat e jo vetëm

17 Dhjetor 2025, 19:25Blog Nga Arbër Hitaj

​Mbledhja filloi me deklaratat më normale të mundshme: "Po, është e vërtetë, Ervin Salianji është i shitur te Suel Çela! Provat janë evidente edhe pse askush nuk i ka ato! Ervin Salianji bëri marrëveshje me Edi Ramën që të shkonte në burg e të kthehej në PD për të marrë partinë; Berisha me të tijtë e kuptuan dhe e shpëtuan partinë nga agjenti i Ramës!"

​Vijojmë më tej me provat për agjentin Salianji: ai, në bashkëpunim me Edi Ramën, ndryshoi Kodin Zgjedhor për listat në vitin 2024 dhe bashkë me të bëri amnistinë penale! "Ka ende!" — tha një zë nga salla. "Salianji ka bërë Gërdecin, madje bashkëpunoi me Ramën për të organizuar protestën e 21 janarit në vitin 2011; donte të merrte partinë që në atë kohë!"

​Salianji, bashkë me Lulzim Bashën dhe në bashkëpunim me Ramën e kryemafiozin e botës, George Soros, punuan që Doktori të shpallej "non grata". Pra, në çdo të keqe që i ka ndodhur PD-së vitet e fundit, nuk ka qenë Lulzim Basha; tani u kuptua gjithçka, paska qenë dora e Ervin Salianjit. Beteja sapo ka filluar; rruga për të gjetur sabotatorët në parti është e gjatë, por armiqtë do të publikohen rast pas rasti. Nëse rrijnë urtë jo, është stragjia bëjmë sikur i afrojmë por i mbajmë në kontroll!

​Ky ishte drafti që autori me pseudonimin Çorba, i çoi për botim shtëpisë botuese "Reparti", me titull të librit "Sokaku i të marrëve". Botimi i librit u refuzua: mund të cenojë sigurinë kombëtare...

6 Komente

  1. b
    bah

    Salianji eshte nje kriminel si gjithe te tjeret ne PD.Madje ky eshte edhe i denuar zyrtarisht.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesuesi

      Bravo , Arber ! E ke qare . Nuk do jete e larget koha kur Partia Saliberishiste do te hyje ne analet e kohes si organizate terroriste .

      Përgjigjjuni
      1. J
        J

        Salianji eshte prodhim made-in Sali krimineli,Babalen e projektoj Saliu dhe e zbatoj Salianji.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plaku

          O Arbër o sufllaqexhi, pse nuk flisje mbrëmë Ke opinioni po bëje mkmkmk. Ikni o plehra se edhe pak dhe nu mbyllet rrubineta e prabe publike qe përfitoni nga kjo qeveri hajnash

          Përgjigjjuni
          1. Çuni i xhajës së Plakut

            Plak qenke, por plak i keq dhe i rrjedhur. Pleqeria e bardhë, thonë që vjen nga kembet. Ty të ka ardhur nga koka fillimisht dhe na nxore bojën si fis.

            Përgjigjjuni
          2. U
            UNE SALIU D'ORA VETE

            SINOPTIKA. E. ENVER. HOXHES. PER. MEHMET. SHEHUN.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje