Këndveshtrimi im mbi rastin "Balluku" dhe PS

18 Dhjetor 2025, 19:39Blog TEMA
Këndveshtrimi im mbi rastin "Balluku" dhe PS

Nga Petro Koçi

1. Ishte i drejte ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese i vendimit te GJKKO per pezullimin nga funksioni ministror i Belinda Ballukut.
2. Balluku duhej te kishte dhene doreheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale per te.
3. Gjykata Kushtetuese nuk shpalli pafajesi per Ballukun. Ajo vetem pezulloi pezullimin e saj nga funksioni ekzekutiv.
4. Gjykata Kushtetuese nuk e shpalli GJKKO fajtore. Pra nuk shpalli ndonje pale humbese apo ndonje pale fituese.
5. SPAK nuk ka ndermarre ndonje hap hakmarres me kerkesen per heqje imuniteti, por nje vijimesi te logjikshme. Gjykoj qe me pezullimin qe kishin kerkuar me pare paten perzgjedhur nje mase me favorisuese per ministren Balluku.
6. Situata eshte e veshtire per partine tone, por jo e rende. Mjafton qe Kuvendi te ruaje standartin e vendosur prej kohesh me rastet e kerkesave te SPAK per heqje imuniteti.
6. Do ishte e keshillueshme doreheqja e ministres Balluku edhe se e vonuar. Nuk varet personaliteti i nje politikani nga te qenit patjeter minister.
7. PD po ben teater. Asaj nuk i intereson legjitimimi moral i drejtesise se re perballe mbeshtetesve te vet. Ajo parti ka hallin e madh te ndjekjes penale te Kryetarit te vet Berisha. Lufta e PD ndaj SPAK mbetet serish e eger.
8. Mbeshtetja e deritanishme e PS per SPAK dhe GJKKO mbeten nje histori suksesi qe nuk duhet te shenoje asnje hap prapa.
9. Ne aspektin njerezor cdo ferkim duarsh nga kolege te PS per kete situate te veshtire ku ndodhet kolegja Balluku do te ishte tejet kompromentues dhe i pamoralshem. Ne fund te fundit kemi te bejme me nje rrethane qe demton imazhin e Partise tone e jo vetem nje person. Urimi me i moralshem do te ishte pafajesia ne fund te procesit.

12 Komente

  1. s
    socialist I thjeshte

    Zoti Petro, PS duhet te siguroje medoemos standarte europiane ne drejtesi nga pikepamja ligjore , siç na premtoi kur filloi reformen.Nëse nuk arrihen keto standarte europiane ligjore nga PS ,atehere ku ndryshon PS nga shqupi ?

    Përgjigjjuni
    1. m
      miku

      nje tunel i perfunduar dhe me standarte europiane. nje unaze madheshtore e filluar qe nga koha e adil carcanit dhe e perfunduar nga edi rama. por dhe te tjera vepra qenkan bere me korrupsion!? atehere del se ky miku qenka i mire. bela paska favorizuar kompanite e duhura... apo jo zoti petro. dhe ne duhet te mbeshtesim prokuroret qe as jjua ndjen fare per to. nuk ndodh kjo. socialistet duhet te tregihen te drejte, por jo te hapin rruge fiksimeve delirante te spak. respekte petro.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klodi

        Bravo z. Petro eshte e shemtuar qe asnje deputet i PS nuk del te kerkoj doreheqjen e znj. Balluku. Lideri ardhshem i PS do duhet te dal sot ne pah duke kerkuar doreheqjen e saj, pse jo dhe te Rames nese e mbeshtet Ballukun. Merkel keshtu e fitoi lidershipin ne CDU Gjermane duke i dal kunder nje lideri aq absolut sa Helmut Kohl.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieraku mallakastriot

          Shumë e drejtë kjo që thotë Petro. Mirëpo habitem me disa figura politike të qarkut Fier që ende mbrojnë Ballukun..... . Ore miq! Nga gjithë ato abuzime që ka bërë Balluku, a e ka mbajtur premtimin për t'ju dhënë edhe juve, pa ju ofenduar, nga 1 milion euro secili?........ . Po ik ore pirdhu. Në gop të sëmës të shkojë Balluku dhe kush e mbron Ballukun! Dëgjove o zoti shoku deputet RK se të kam dhënë dhe votën. Boll me ato statuset e tua në fb. Balluku vdiq. Ti thua rroftë Balluku.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjygjetari i pa klasifikuar

            Sips tij kur te akuzojne duhet te jepet dorheqja pavaresisht se jane te pa bazuara e te pa faktuara atehere cfare ndodh me institucionet.Akoma nuk e ka kuptuar qe akuzohen ata qe punojne pra gjuhet me gure pema qe ka kokrra si ne rastin konkret dhe te Veliajt.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teme

              Jo o njeri jo....ne perendim japin doreheqje per gjera qe ne Shqiperi as mendohen. Nuk bien inst se iken ministri...nese ke administrate kuotohet...nese I ke patronazhiste bien ke te drejte....Ballukubte iki te shoetoje PS. Bile dhe Rama te iki e PS te zgjedhi nje tjeter. PS eshte partia me rendesi jetike sepse opozita eshte ku therret qameti....ajo duhet ruajtur e te te groposet per tekat e nje personi.

              Përgjigjjuni
              1. v
                vlonjati

                Dmth qe Lul Basha u sulmua se vodhi miljona ke autostrada e Kuksit per inat se kishte bere pune, apo jo o gjygjtari i pa klasifikuar

                Përgjigjjuni
              2. B
                Baca

                Petro, si i leshte dhe i paftylluar me dukesh! Nuk paske kuptuar asgje nga ajo qe po luhet. Nuk eshte rivalitet mes grave te fshatit kush e ka burrin me te bukur! Jane ne tepsi shume aktor, interesa e dollar! Balluku eshte kurbani radhes, ndersa SKARP-i, kobure ne duart e atyre qe luajne fijet!

                Përgjigjjuni
                1. U
                  U

                  Petro,kete here e ke dhjer,a e kupton se SpakBabalja I sherben Saliut,dhe duan te destabilizojn Shqiperin.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    selo saliu

                    bravo te lumte.

                    Përgjigjjuni
                  2. z
                    zeri i arsyes

                    Po nese sa here ka nje ndjekje penale duhet dhene doreheqja nga deputeti, a mund te ma shpjegoni pse existon imuniteti? Pikerisht per te shmangur hetime dhe akuza abuzive. Pra, nese, nje drejtesi e kapur (ose inat personal, ose thjeshte duhet nje vote me shume ose me pak ne kuvend) thjesht hedh nje akuze ndaj nje deputeti, p.sh Agron Shehajt, ose Redi Mucit, ose Kellicit ose Braces etc, dhe i akuzon, kot per pordhe, per perdhunim, ose perdorim droge, ose trafik droge, ose per cfare ti doje qefi atij. A duhet te kene keta deputete imunitet?

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dashamires i PS

                      Shume i qarte dhe shume i sakte Petro. Si gjithmone socialist i vertete.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje