
Një replikë e dytë me Blendi Kajsiun dhe kufijtë mes etikës politike dhe drejtësisë penale
Që të jem i qartë, Blendi, kam qenë ndër të paktët që kam mbështetur SPAK-un në fillim, kur të tjerët e quanin drejtësi të dirigjuar nga Rama. Gjithashtu, i pari kam shkruar dhe kam bërë paralajmërimin për Republikën e prokurorëve që do marrin mision tjetër rrugës, duke ndertuar sistem hakmarrjeje ndaj arrogancës së pushtetit, sepse jemi vendi i vetëm ku prokuroria speciale dhe gjykata speciale ndajnë të njëjtën ndërtesë, edhpse prokuroria është vetëm palë në drejtësi, jo pushtet mbi drejtěsinë.
Blendi Kajsiu, në reagimin e tij ndaj shkrimit tim, këmbëngul se nuk ka kërkuar dënim paraprak, por vetëm një standard moral më të lartë për politikën. Ai mbështetet te rasti i Ilir Metës, te gjykimi i opinionit publik dhe te ideja se largimi nga detyra i një zyrtari nën hetim nuk bie ndesh me prezumimin e pafajësisë. Sipas tij, problemi është politik, jo juridik.
Por pikërisht këtu nis keqkuptimi themelor. Sepse në realitetin shqiptar, standardi moral që përshkruan Blendi Kajsiu nuk mbetet moral. Ai prodhon pasoja reale penale, institucionale dhe personale, të ngjashme me dënimin paraprak, vetëm se me një gjuhë më të butë. Pikërisht për këtë arsye, kjo nuk është një debat abstrakt etik, por një debat konkret për kufijtë e drejtësisë.
Blendi Kajsiu këmbëngul se kërkon standard moral dhe jo dënim paraprak. Por në realitetin shqiptar, kjo ndarje është më teorike sesa reale. Kur standardi moral përkthehet në largim nga detyra, delegjitimim publik dhe presion institucional përpara se gjykata të flasë, ai prodhon të njëjtin efekt që ka dënimi paraprak. Ky është pikërisht dallimi që Blendi Kajsiu e sheh si teorik, por që në realitetin shqiptar funksionon si ndëshkim paraprak.
Në çdo demokraci më normale, paraburgimi trajtohet si masa më ekstreme ndaj lirisë personale para një vendimi përfundimtar. Ai duhet të jetë proporcional, i kufizuar në kohë dhe i justifikuar nga rreziku konkret. Në Shqipëri, paraburgimi i zgjatur është kthyer në normë. Jo sepse drejtësia funksionon mirë, por sepse ajo kompenson dobësitë e veta strukturore me burg. Kur drejtësia është e fortë, paraburgimi është i rrallë. Kur është e dobët, ai bëhet mjet standard. Këtu është pika ku argumenti i Blendi Kajsiut për standardin moral shkëputet nga realiteti institucional.
Paraburgimi i zgjatur nuk është thjesht masë procedurale. Ai është presion psikologjik, traumë personale dhe, në shumë raste, prodhon prezumim fajësie de facto. Dhe kur më pas personi lirohet ose akuzat bien, dëmi nuk riparohet. Besimi në drejtësi po ashtu. Kjo është arsyeja pse sistemet abuzojnë me paraburgimin jo sepse janë më pak demokratike, por sepse i frikësohen rrezikut politik më shumë sesa shkeljes së të drejtave individuale. Është drejtësia e dobët ajo që e kthen burgun në instrument të zakonshëm.
Rasti i Erjon Veliajt, me një paraburgim të zgjatur pa vendim përfundimtar, tregon qartë se në Shqipëri masa e jashtëzakonshme po funksionon si standard dhe jo si përjashtim.
Dorëheqja, në parim, është akt mbrojtjeje institucionale, jo pranim faji. Por kjo vlen vetëm në një sistem ku drejtësia është e shpejtë, e rezervuar dhe e besueshme. Në një realitet ku hetimet zgjasin pafund, ku rrjedhjet e informacionit, shpesh nga vetë prokurorët, paraprijnë vendimet, dhe ku media prodhon gjyq paralel, dorëheqja nuk është më zgjedhje morale e lirë, por përgjigje ndaj një fushate fajësimi dhe kërkesës me burg në studio televizive.
Blendi Kajsiu e trajton dorëheqjen si akt etik abstrakt, por e anashkalon faktin se ajo ndodh brenda një sistemi presioni penal dhe mediatik, si hakmarrje për shkak të një pandeshkueshmerie të gjatë ndaj politikës.
Shembulli i Ilir Metës në vitin 2011 përdoret gabimisht si standard moral dhe politik i dorëheqjes.
Meta dha dorëheqjen sepse sistemi gjyqësor ishte i kontrolluar dhe rezultati i procesit ishte i parashikueshëm. Presioni ishte mediatik, jo penal. Siguria e mosndëshkimit ekzistonte. Sot situata është e kundërt. Prokuroria ka fuqi reale, paraburgimi përdoret gjerësisht dhe gjykata vjen shumë vonë. Pikërisht këtu krahasimi që bën Blendi Kajsiu me vitin 2011 bie, sepse konteksti institucional ishte krejt tjetër.
Dobësia e opozitës ka prodhuar një efekt anësor të rrezikshëm. SPAK ka marrë mbi vete një rol që në demokraci normalisht i takon politikës, atë të riformësimit të strukturës politike. Kur opozita nuk funksionon, drejtësia mbushet me mision të përkrahur nga SHBA, Britania e madhe dhe BE.
Dhe drejtësia me mision ka tendencë, të mos themi vrazhdëson masat në dëm të drejtave të njeriut, duke humbur arsyen. Kjo është pikë që Blendi Kajsiu e prek kalimthi, por nuk e përball drejtpërdrejt.
Shembujt ndërkombëtarë e tregojnë këtë qartë. Në Francë, Nicolas Sarkozy, François Fillon, Marine Le Pen, Jean Luc Mélenchon. Në Spanjë, Pedro Sánchez dhe José Luis Ábalos. Në Gjermani, Boris Pistorius dhe skandali Cum Ex. Në Itali, Matteo Salvini, Silvio Berlusconi, Vincenzo De Luca. Në Maltë, Joseph Muscat. Në Sllovaki, Robert Fico. Të gjithë janë hetuar, disa janë dënuar, nuk kanë dhënë dorëheqje, dhe politika nuk është shembur. Demokracia nuk funksionon mbi dorëheqje automatike, por mbi gjykata që vendosin drejtësinë për burg dhe jo paraburgim pa fund.
Eksperienca italiane dhe rumune është paralajmërim, jo model. Drejtësia kirurgjikale mund të presë një tumor, por nuk ndërton trup të shëndetshëm. Amputimi i vazhdueshëm i klasës politike përmes “fuqisë” aë prokurorëve krijon boshllëk pushteti, jo domosdoshmërisht politikë më të pastër. Dhe boshllëqet zakonisht mbushen nga forma më të errëta të pushtetit.
Rreziku është i qartë. Kur standardi antikorrupsion matet me paraburgime, pezullime dhe presion moral para vendimit gjyqësor, drejtësia pushon së qeni garantuese dhe kthehet në ndëshkues. Dhe një drejtësi që pret pa dallim rrezikon vetë sundimin e ligjit.
Lufta kundër korrupsionit është e domosdoshme. Disa eksponent politik meritojnë drejtësinë e vertetë, por ajo nuk fitohet vetëm me shtrëngim penal. Ajo kërkon institucione funksionale, kontrolle administrative, reforma strukturore dhe kulturë ligjshmërie. Përndryshe, epërsia morale dhe gjykmi popullor(qëdon gjak) zë vendin e drejtësisë.
Në këtë kuptim, debati me Blendi Kajsiun nuk është për moralin, por për kufijtë e drejtësisë në një demokraci funksionale. Ndryshe kthehemi të poshtnimi publik dhe moral ku dominojnë vibratorët , brekët, dhe fjalori për palloshët.
Kelyshi UDB qe tenton te ndryshoje rrjedhat politike ne Shaiperi sipas interesave te Beogradit.
Nuk jane hetuar per korrupsion ata qe thua...por per probleme ligjore , zbatimi ligji etj...kush eshte dyshuar nga keta per korrupsion? Fico apo Salvini?
As ketu nuk jane te akuzuar per korrupsion, por vetem favorizim tenderash.
Ti je nje kurve Baton! Nje cengije haremi, qe per nje dore lek je i afte te lepish e te gelltisesh cdo gje!!! Per kete surrat te poshter u zbythe nga Kosova, pasi t'u mbyllen rubinetat qe ushqenin kuleten tende dhe je ofruar si muhaxhir per sherbimet me te ndyra ne prehrin e Rames!!! Je nje anti-shqiptar dhe ndodhesh ne habitatin me "pjellor" qe e ushqen kete fryme, ne prehrin e shtazes anti-shqiptare Edvin Kristaq Rama!!!
Shume urrejtje paske per Bâton sikur te ka shkerdhyer gjysmen e fisit.... Ja pse interneti eshte i demshem per dynjan pasi i jep hapesire mediatike budallait
Alfred, po ty zi ta auajne mamin? E ke te bukur, se Kristaqi ishte goxha burre i hijshem.. a mos ta ka qukit na 1 çike ke vendi ... para, mbrapa apo tek vrima ne goje? Mos u merr me te vdekmit or trap se disa gjona nuk i kap dhe do me u bo si i teresant.
Po pse jeni kaq te pozicionuar , mor njerez? Ç'rendesi ka kush e shkruan? A ju shkon argumenti, a ka dicka per te rregulluar? Le te bejme debat per ceshtjen, ti leme fyerjet personale. Ndryshe, si do behemi?
Ky eshte nje debat shume vlefshem midis dy intelektualeve. Te till debate jane te nevojeshme, jo sherrnajat e mbremjes neper kanalet televizive.
Kete tartabiq kosovar, vazhdon ta ushqeje rama, me parat e varferise shqiptare. Kerkonte nga Veliaj, korrupsion me trualle ne Tirane, por Veliaj e la me gjisht ne bythe.
Juridikisht e keni saktë z. Baton! Keqardhje për Median që në vënd që të kontribuojë për edukimin e lexuesve me kulturën juridike të Shtetit Ligjor, bëjnë të kundërtën duke shtuar paqartësitë!
Bâton per ta kuptuar , shqiptaret nuk duan drejtesi por ndeshkueshmeri, nuk i intereson drejtesia jane akoma komunist. Berrisha ne burge , Meta ne burge , Rama ne burge , Balluku ne burge, parlamenti ne burge , ai ne burge , ajo ne burge , ata , ato ne burge..burge burge....askush nuk rreflektone qe mbas Ballukut eshte rradha jote.... Bâton ti nuk e di qe ne edhe kur je i mire themi : Eshte i mire muti..edhe i mire edhe mute ....!. Zonja Balluku akuzohet per mos barazi ne tender .....gjyqi u bé ne médiat kazan , ajo ka vjedhur 50 milione dollare.......
Po lëri këlyshët e Saliut, pse harxhon kohë me të. Ata mezi po presin të festojnë 15 vjetorin e bulevardit ashtu siç di krimenel nongrata. SPAK dhe këta rrumpallat po e çojnë vendin drej së keqes. Kësaj i thonë kush i pagoj lekët dhe kush po ha groshet. PS po lufton korupsionin Kriminel Saliu ka marrë flamurin, e hajde merre vesh
Situata e drejtesis Shqiptare eshte me keq se ne "diktature".Ne ate kohe gjykata e "politizuar", jepte denime mbi fakte.Pas 1990-tes te gjithe te denuarit moren statusin e te persekutuarve.A kish te persekutuar nga "diktatura"?Ata qe u persekutuan vertet nuk ishin te denuarit por,ata qe vuajten denimet pa shkelur ligjin.Te gjithe te afermit e te denuarve.Po sot?Drej(q)tesia eshte kethyer ne nje pazar per te kenaqur orekse dhe deshirat e atyre qe s'vine dot ne pushtet me vote.Qe nga Tahiri, Beqaj,Dako,Veliaj e te tjere mbahen ne parabuegim se provat nuk egzistojne ose nuk jane e ne gjendje prokuroria te prezantoj.Kur themi VJEDHIE kemi parasysh mall te pervetesuar.A eshte i faktuar demi.Sipas deklarates te kryetarit te opozites se ka marre 300-apartamente Znj.Balluku i bie qe cdo dite pune te kete marre nga nje apartament.Pse nuk i jepet e gjithe dosja Z.Veliaj,per ato qe akuzohet.E njejta gje ndodhi me Beqian e te tjere.Pse sot qe po kerkohej heqia e imunitetit te Znj .Balluku duhej te kerkohej akuza dhe faktet?Zoterinj prokurore e gjyqtare hajdeni ne binaret e ligjit,kerkoni zbatimin e ligjit dhe mos abuzoni me pakenaqesin e popullit per drejtesi.Duke cituar perciptas dicka po ju kujtoj se e drejta eshte ajo qe vendos gjerat ne vendin e vet.Realisht ne Shqiperi jeta e njeriut eshte gjeja me pa vlere.Vrasesit nuk denohen, edhe nje vrases qe u "ndeshkua" u lirua per sjellie te mire.
Spak PD= Grushtshtet
Desha ti kujtoj zotit Baton Haxhia edhe k/ministrin e Izraelit , i cili ndiqet nga prokuroria per korrupsion dhe , jo vetem eshte ne detyre , por eshte shume agresiv! Ai i ka kerkuar presidentit te Izraelit , qe ta falij per korrupsionin e tij , por presidenti i eshte pergjegjur zyrtarisht qe , nxjerrja nje dekreti per falje kalon ne shume procedura qe duan kohen e tyre . Atehere Netanjahu u ankua tek presid.Tramp , i cili iu drejtua (sic di te beje vetem Ai) presidentit te Izraelit qe ta fale k/ministrin e tij, por deri tani , edhe pse kaluan muaj e vite , presidenti ende nuk ka dekretuar asgje ! Pyes per kete rast , si do te kishte vepruar SPAK - u yne i famshem qe na ngop cdo dite me statistika , ne se kjo do te ndodhte ne Shqiperi ?!
Alfredp u thafte barku i asaj bushtre femer qe te ka bere.Uu
Nuk behet drejtesi ne kete vend cfaredo qe te behet.Agjenturat e vendeve jo armiqesore kane rrenjet e thella me kohe jo sot.Ata po perdorin disa institucione qe te drejtojne vendin.Shqipot dine te shajme e luftojne njeri tjetrin dhe jo te ndertojne shtet.Shteti ndertohet me njerez te ditur e te ndershem.Si mund te ndertohen institucionet e drejtesise me te pafte te djallezuar te politizuar ne kulm te korruptuar ne palce ne ceshtjet gjygjesore te mbyllura si rruga e kombit gerdecietj etj me mijera ne lidhje me qytetaret e thjeshte