Nga Namir Lapardhaja
Në këtë vend duket se kanë ndryshuar raportet përsa i përket pretendimeve për drejtësinë. Deri dje ishin qytetarët e zakonshëm ata që ankoheshin, sot janë bërë politikanët që po ankohen për pardrejtësitë që po i bën drejtësia. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me të drejta dhe detyrime. E drejta e gjithsecilit është të mos i shkelen liritë, ndërsa detyrimi ka të bëjë me atë se përpara ligjit duhet të shkojnë të gjithë të barabartë.
Kjo barazi përpara ligjit ka të bëjë edhe me atë se kur flitet për politikanë të zgjedhur nga populli nuk presupozohet që imuniteti të shndërrohet në sinonim të paprakeshmërisë, për shkak se imuniteti ka lindur si një mekanizëm për të mbrojtur funksionimin e lirë të përfaqësimit, jo për t’u bërë strehë personale për politikanët që të përballen me ligjin dhe me drejtësinë.
Përvoja evropiane tregon se imuniteti politik nuk mund të mbulojë veprat e mundshme penale, ndaj edhe në shumë vende të BE ai kufizohet vetëm në fjalën e lirë parlamentare apo veprimtarinë brenda mandatit, ndërsa për çdo vepër penale jashtë këtij kuadri, procedimi është i hapur dhe i drejtpërdrejtë.
Ndaj në Perëndim nuk shohim poltikanë që fshihen pas imunitetit, por kemi plot raste ku politikanë zhvishen nga imuniteti dhe përballen si qytetarë me drejtësinë.
Ndërkohë që në Shqipëri ndodh pikërisht e kundërta. Në jo pak raste, politikanë të caktuar e kanë përdorur imunitetin politik për t’i ikur dhe për t’iu fshehur përballjes me drejtësinë.
Kjo nuk është e sotme, por e kahershme, saqë duket sikur është rregull bazë pikërisht kjo gjë, në vend që të ishte e kundërta.
Edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve në rastin e zonjës Balluku mendoj se është në këtë traditë të përdorjes së forcës së kartonit dhe të pushtetit për të mos lejuar një anëtare të zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë si qytetare e lirë dhe e barabartë.
Qytetarët nuk kanë votuar për t’i dhënë imunitet politik të zgjedhurve të tyre në kuptimin e një muri që ta ndajë pushtetin nga përgjegjësia penale, përkundrazi.
Ndofta ka ardhur koha e një nisme parlamentare e heqjes dorë vullnetarisht nga imuniteti politik. Vetëm kështu do të jepej një mesazh i fortë dhe i qartë në raport me atë se, pavarësisht drejtësisë dhe padrejtësisë, edhe politikanët si çdo qytetar i këtij vendi duhet të përballen si të barabartë përpara ligjit dhe jo të fshihen pas mburojës së imunitetit politik.
Per cilen drejtesi flet gazetari per ate qe dhunon qe nuk respekton lirite dhe te drejtat e njeriut qe burgos pa prova por me thashetheme e denoncime nga individe pa emer.Pra duhet ne radhe te pare te vendoset standarti ne drejtesi e pastaj tek individet qofshin dhe politikane.
Gazetari flet per SPAK qe e kontrollon familja non grata kush i qiu temen dhe kesaj drejtesia
Doda ka te drejte!
Lapardhaja, imuniteti politik ekziston ne gjithe demokracite perendimore, prandaj nuk eshte problem, por problemi aktual ne Shqiperi (per te cilin ju gazetare e analiste nuk flisni kurre, mbasi nuk arrini ta kuptoni absurditetin), eshte imuniteti total, te cilin e gezojne vetem prokuroret e Spakut, fenomen i papare ne asnje nga demokracite perendimore! Spaku mund te arrestoje pa prova, mund te pergjoje ne menyre te paligjshme Gjykaten Kushtetuese, mund t'i mohoje te drejten te pandehurit per te pasur aktakuzen, mund te abuzoje me masen e sigurise me burg, mund te pergjoje (ne menyre te ligjshme! kjo eshte te vesh duart ne koke, jemi ne diktature Spaku) gjyqtaret e GJKKO-se, pra me gjithe shkeljet qe ben Spak, asnje institucion nuk mund ti marre ne analize e as mund te marre masa administrative apo penale, edhe ne ato raste kur ka qene denuar gjithe zinxhiri i drejtesise (nga Spak deri ne Gjykaten e Larte) nga ana e Gjykates se Strasburgut! Pra i nderuari Lapardhaja, ne rast se doni te ndihmoni demokracine e brishte te Shqiperise, duhet te kerkoni qe me ane te analizave tuaja, te ngrini problemet e verteta qe krijojne rrezik per demokracine, mbasi ne demokraci nuk mund te kete vend per elemente te nje rendi diktatorial!
Per mendimin tim duhet hequr fare ky ligj,jo ta japin vullnetarish mandatin,nuk e ben asnjeri prej tyre kete veprim.S thua,e jep Saliu,Muli,Mediu apo Balluku,Rama,Xhacka e sa e sa te tjere.
Po mire, kaq e veshtire eshte te kuptohet se imuniteti nuk te mbron. Spak mund te vazhdoje hetimet. te plotesoje dosjen. ta coje ne gjykate dhe te kerkoje burgim te perjetshem. gjykata e miraton dhe Belinda arrestohet ne sallen e gjyqit. Nuk i ndodhi keshti Saimirit. e cuditshme qe kerkoni stuhi ne filxhanin e kafes, kur nuk asnje te tille. Ti djale i mire! Spak mund te denoje gjithe shqiperine, por deri tani nuk eshte bindes, prandaj edhe opozita nuk po perfiton. Jo vetem qe nuk eshte bindes, por po tregohet represiv, inatcor, delirant... koken do haje them une. dhe kjo nuk eshte nje gje e mire per ne, per Shqiperine.
Ne shoqerine tone nuk kerkohet drejtesi por ndeshkim burge , burge , burge , per te gjithe, e imagjinon nese nuk do kishte imunitet çfare do kishte bere SPAKu Bufit...... Shpeshe flitet per doreheqje keshtu ndodhe thoneeeeeee ne Danimark Norvegji Suedi sikur ky popull ka kulture skadinave dhe zonja Balluku kulture shqiptare .. Nje studette ne Copenhague merte ndihme nga shteti per studimet dhe paguante takse , kur gazetare e France 5 e pyeti , ju merni ndihme si ka mundesi , ajo u pergjigje DUA edhe une te kontribuoje qofte dhe me nje euro , ju ne Shqiperi keshtu veproni paguani taksat... Psh ministre de la justice française zonja Rachida Dati ne kohen qe ushtronte funksionin si ministre vellai saj denohet per trafic stupéfiants per te 9 here , askush nga opozita nuk i tha dorhiqu ..... Per çfare duhet te dorehiqet zonja Balluku , nese Nesti Angoni akuzone gjithe kabinetin duhet gjithe kabineti te terhiqet.... Prisni vendimin e tribunalit mos i béni gjyqin pa dal ne gjyqe sic ja kane bere gjyshit te saj o komuniste te 2025 bientôt 2026