Nga Fiona Kopali
Në romanin 1984, George Orwell-i ndërtoi një arkitekturë të plotë vëzhgimi, ku shteti kontrollon çdo aspekt të jetës përmes Big Brother. Vëzhgimi ndodh me anë të tele-ekraneve në çdo shtëpi e hapësirë publike, që transmetojnë dhe njëkohësisht regjistrojnë qytetarët në jetën e tyre të përditshme, duke u kontrolluar jo vetëm lëvizjet, po edhe mendimet. Çdo mendim që bie ndesh me Big Brother, konsiderohet krim.
Në fundvitin e 1983, bota po priste vitin simbolik 1984 dhe revista Time publikoi një artikull[1] në të cilin shkruhej me alarm se si po qarkullonin qindra konferenca, ese, dokumentarë dhe analiza për të kuptuar realitetin e një bote që po i afrohej vizionit të Orwell-it, duke treguar sa thellë 1984 kishte depërtuar në vetëdijen publike si paralajmërim për cenimin e lirive. Kjo valë reflektimi tregonte se frika nga një mbikëqyrje e padukshme ishte e pranishme shumë më përpara epokës së platformave digjitale.
Në prag të 2026, askush nuk të njofton më se je nën vëzhgim. Nuk ka njoftime distopike si në 1984 ose në reality show që kujtojnë banorët se Big Brother po i vëzhgon. Ne kemi celularin me aplikacione që na i ofrojnë falas, me algoritmet e pafundme që gjurmojnë, përpunojnë dhe parashikojnë çdo veprim tonin.
Australia është bërë shteti i parë që ka nisur të kërkojë identifikimin e moshës së përdoruesve të rrjeteve sociale, në emër të mbrojtjes së të miturve nga përmbajtja e dëmshme, duke i larguar ata nga platformat. Në fjalën e Ministres së Komunikimeve të Australisë, teksa shpjegonte si platformat duhet të mbyllin llogaritë e të miturve, tha edhe se të rriturit nuk kanë nevojë për verifikim moshe sepse platformat “kanë mjaftueshëm të dhëna për ta nënkuptuar moshën”. Kjo deklaratë do të ndizte alarm global, nëse përdoruesit nuk do ta kalonin si një video më shumë që shohin online. Nëse një platformë mund ta mbyllë llogarinë sepse di moshën tënde pa ia thënë, çfarë tjetër di?
Në vend që të kufizojnë survejimin, politika të tilla e rrisin. Platformat argumentojnë se “kanë tashmë mjaftueshëm të dhëna për të gjetur moshën e përdoruesve”, duke pranuar faktin që analizat e tyre të sjelljes janë aq të avancuara sa mjaftojnë për të deduktuar identitetin, pa pasur nevojë për dokumente. Ky është një përshkallëzim i modelit të Orwell-it: në 1984 survejimi bëhet në mënyrë të detyruar, kurse sot bëhet në emër të sigurisë.
Ky është thelbi i problemit, që nuk jemi ne që u japim të dhëna platformave, janë platformat që i nxjerrin ato prej nesh. Dhe shpesh, pa dijeninë tonë, pa pëlqimin tonë të shprehur dhe përmes metodave që ligji nuk i rregullon ende.
Ata dinë për ne më shumë seç mund ta marrim me mend. Sipas Aktit Evropian të Shërbimeve Digjitale (DSA), Very Large Online Platforms (VLOPs) janë platformat e mëdha me mbi 45 milionë përdorues aktivë në BE. Këtu përfshihen Meta, TikTok, Google, X, Amazon, Snapchat, që përdorin teknologji të avancuara të profilizimit, duke përpunuar sjelljet tona, vendndodhjen e saktë, rrjetin shoqëror e familjar, fotografitë me tiparet e fytyrës, madje edhe gjendjen psikologjike.
Algoritmet krijojnë të dhëna të nënkuptuara, që ne nuk i kemi dhënë kurrë, por që platforma i “mendon” ose i hamendëson për ne. Ligjërisht, sipas Rregullores Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), këto janë të dhëna personale dhe shpesh përfshijnë edhe kategori të ndjeshme: prirjet politike, orientimi seksual, shëndeti, të cilat ne nuk ia kemi dhënë asnjëherë platformave, por ato duket se i kanë. Këto të dhëna nuk mund t’i shohim, nuk mund t’i korrigjojmë, shpesh as nuk e dimë se ekzistojnë.
Siç e quan Umberto Eco librin 1984, shumë prej elementeve të tij nuk janë profeci, por histori. Rreth tre të katërtat e romanit, sipas tij, përshkruajnë mekanizma të kontrollit që ekzistojnë prej kohësh në forma të ndryshme. Kjo e bën veprën një manual kritik, jo për t’i parë këto fenomene si fantazi distopike, por si struktura konkrete të pushtetit që shfaqen sa herë informacioni grumbullohet në mënyrë të pakontrolluar. Eco argumenton se vetëm një pjesë e vogël e romanit është vërtetë utopi, por kjo pjesë e vogël është vendimtare, sepse tregon se deri ku mund të shkojë logjika e survejimit, nëse nuk frenohet me mekanizma të fortë ligjorë dhe institucionalë.
Mendimi i Eco-s vlen për debatin aktual, ku platformat dhe qeveritë e thonë hapur se “e dinë” moshën e përdoruesit pa verifikim të drejtpërdrejtë, që krijon një sistem informacioni të ngjashëm me atë të Orwell-it, teknologji që nuk kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje të hapur, sepse ndërtohet mbi supozimin se sjellja e individit është gjithmonë e lexueshme dhe e kontrollueshme.
Shqipëria ka hyrë në proces harmonizimi me kuadrin evropian të mbrojtjes së të dhënave, si pjesë e detyrimeve për afrim me GDPR dhe zbatimin praktik të kërkesave të DSA në tregun e brendshëm digjital.
Ligji i ri shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale synon të forcojë të drejtat e qytetarëve mbi transparencën, kontrollin dhe përdorimin e të dhënave. Por ligji, si çdo kuadër tjetër europian, mes shumë sfidave, ka edhe si të kontrollojë të dhënat e nënkuptuara, të cilat nuk i japim vetë, por që krijohen automatikisht nga platformat, sepse fokusohen kryesisht tek të dhënat që individi jep (explicit data), jo tek ato që krijohen automatikisht (inferred data).
As GDPR, as DSA, dhe ende as ligji shqiptar nuk ofrojnë një mekanizëm të qartë dhe efektiv. Më shumë se ligji, nuk ekziston praktika për ndalimin e profilizimit të fshehtë, kufizimin e algoritmeve, transparencën për të dhënat e nënkuptuara, ndalimin e ndërhyrjeve të cilat mund të çojnë në diskriminim, manipulim politik ose cenim të autonomisë personale.
DSA paralajmëron qartë se platformat nuk mund të mbledhin “më shumë të dhëna sesa është e nevojshme” për sigurinë e përdoruesve, përfshirë verifikimin e moshës. Por nëse platformat tashmë “dinë mjaftueshëm” për ne për ta nënkuptuar moshën, kjo do të thotë se është mbledhur shumë më tepër sesa lejon ligji.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka përshtatur GDPR në Ligjin e brendshëm për Sigurinë Online, ligj të cilin e kam studiuar gjerësisht si disertacion të studimeve të mia master në Londër, u jep autoriteteve fuqinë të kërkojnë të dhëna sistemike nga platformat, përfshirë edhe modele të bazuara në inferenca të sjelljes.
Shembujt nëpër botë tregojnë se ekziston një ekosistem i rrezikshëm për të dhënat personale: platformat profilizojnë, qeveritë kërkojnë akses, në fund krijohet një Big Brother i padukshëm.
Shqipëria ka një histori të dhimbshme të kontrollit të individëve dhe të shoqërisë nga regjimi komunist, prandaj rreziku që platformat mund t’i japin shtetit akses duhet të merret shumë seriozisht, në një vend si i yni ku liria e medias është e brishtë. Profilizimi i padukshëm i qytetarëve midis platformave dhe shtetit përbën një rrezik real për demokracinë, autonominë personale dhe marrëdhënien midis individit dhe pushtetit. Platformat dhe shtetet bashkërisht do të krijojnë një arkitekturë të re të survejimi modern, shumë më të fuqishme se ajo që Orwell-i arriti të imagjinonte.
Nuk po hyjmë në një botë orwelliane, ne jemi tashmë në të. Por ndryshe nga personazhet e romaneve distopike, apo VIP-at që me vullnet të plotë hyjnë si banorë në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri, ne kemi një mundësi të kërkojmë kontroll mbi të dhënat tona. Kur drejtuesit e platformave marrin pjesë në gala private me drejtues shtetesh si Donald Trump dhe Mbreti Charles III, ata tregojnë se kanë fuqi më tepër se financiare. Manjatët e teknologjisë janë tashmë aktorë gjeopolitikë, që ndikojnë vendimmarrjen e politikanëve, duke ofruar survejimin e heshtur të qytetarëve.
Për të mos u frikësuar nga kjo e tashme, duhet thënë se nuk është armik teknologjia, po mungesa e rregullimit dhe mungesa e kontrollit. Në epokën ku të dhënat janë pushtet, qytetarët shqiptarë dhe europianë duhet të kërkojnë që ky pushtet të jetë i balancuar, i rregulluar dhe i drejtë, përndryshe, Big Brother do të ketë më shumë fytyra sesa mund ta imagjinonte Orwell-i. (Peizazhe.com)
Duket niveli i dhjere i kombit dhe mediave. Mezi presin ardhjen e nje cope reality show qe ne vende te tjera nuk i hedhin as qurret. A thua se po vjen Skenderbeu.
Ne Big Brother sot u be nje provokim teper i rende politik. Ne momentin qe hyri Ilir Vrenozi , regjia leshoi kengen " Bela ciao". Ky provokim me siguri eshte bere nga ushtaret e Saliut qe kerkojne ikjen e Beles. .... po edhe Top Channel qenka i kapur nga Saliu !!!!
https://kohajone.com/politike/monika-kryemadhi-shihemi-ne-gjyq-top-channel/_____________ Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thoshte se do të përballej në gjyq me median ”Top Channel”. (30mars.2023)____________ ”Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë”,-shkruante Kryemadhi në FCB.______________ Reagimi i Kryemadhit kishte ardhur pas një kronike në lajmet e Top Channel kundër saj, që sipas TCH financohet nga para ruse. Por Kryemadhi thoshte se do të përballeshin në gjykatë._____________ Shënim: Duhet pasur parasysh që kemi të bëjmë me Top kanalin, alias "TV e financuar nga inceneratorët". Monika madje dikur ka bërë denoncim publik për inceneratorët. Si mund të vejë tani te Topi? Pastrohet imazhi aty ku ke pështyrë? Të vjen pështyma në surrat! E pse mos të vejë kur e mendon hollë hollë? Ajo po vete te Bigu, një spektakël ku është promovuar dhuna, bullizimi. Mjafton të kujtojmë rastin flagrant kur fitoi Egla Ceno, (lojtare bullizuese), e cila u përjashtua njëherë për sjellje të tillë e psstaj u fut përsëri brenda sikur s'kishte bërë asgjë. Po ashtu rasti i Jozi Markut që goditi (pasi u eleminua nga loja) me shpullë Gjestin. Jozi ka qenë i burgosur në Zvicër për 3 vjet për dhunë, dhe njihet si një djalë i dhunshëm dhe agresiv. Po ashtu Liam Osmani që qe në Big Brother, 44 vjeçari në 2022-in u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 6 muaj burg për përvetësimin e 17 biletave turistike në Gjermani nëpërmjet mashtrimit, duke mos paguar për çmimet e tyre përkatëse. Pra, tashmë është kuptuar që Big Brother i Topit, synon shikueshmërinë nëpërmjet personazheve problematik e skandaloz, të dhunshëm apo ish burgaxhinj. Në këtë kuadër Mona Kryemadhi i plotëson plotësisht kushtet për të qënë opinioniste atje, madje është ideale, sepse nën hetim nga Spaku është, ndoshta del fajtore në fund. Dikur gjuante me çizme në parlament. Mos të harrojmë që Mona me këtë post si opinioniste në Big Brother na dëshmon që politikanët shqiptarë, përveçse të korruptuar e gënjeshtarë, e kanë edhe surratin si si by*ë, lëpijnë aty ku kanë pështytur më parë. Problemi është pjesmarrja e Ilir Vrenozit në Big Brother, se thuhet se do jetë konkurrent. Apo për mos të ngrënë mut nga Rama dhe rilindja, po vete te Bigu të hajë qyl?! Big Brother ka mbaruar. Tashmë është thjesht një "trash TV" që i ofrohet publikut, në mungesë të kulturës, edukimit, argëtimit, ideve, informimit, pra në mungesë të një medie serioze. Kjo ndodh kur media humb misionin e vet dhe katandiset në një mediokritet të tillë, vetëm për ca para më shumë.
Popull vari leshtë. Me shum interesohen per BIG MUTIN se per hallet e tyre. Popull me petull te fshirë.
Edhe per kete emision pacacure kane nevoje shqiptaret!!!! Ky emision budallenjsh , jo vellai i madh , jo vellai vogel , jo letyrat qe marin pjese ne te , jo prezantueset turiderre dhe te llangarosura , livadhisin me parate e fukarenjeve , dhe shqipot mberthehen para ekraneve te shikojne keto shpetimtare te popullit qe do tju sjellin uje , drita , roga dhe pensione me te larta , siguri, ushqim e veshmbathje me cmime me te lira etj. Shikojme palacolleqet e ketyre vemjeve, fundrinave te morality shqiptar. Budallalleku dhe kurvlleku na jane ulur kembekryq, edhe pse kemi mbetur gjysma e popullsise . Paskemi qene race e keqe , te mire per te tjeret dhe kriminele per njeri tjetrin. Dhe shikojme edukate qytetare tek vellai I madh......ne televizionet tona te hajduterise...
Big brother , horoskop, thasheetheme, vjedhje , kafe, operacione plastike , gradacela ae i ndertojne filipinsit,fluturime me pras, aksidente rrugore , vrasje , droge e arme etj keto jane fushat qe Shqiperia lulezon, uje , drita , ushqime dhe veshmbathje firmato , mode gabi, pije energjike me uje lane , sallamra me mish gomari , grure dhe qumesht pluhur serbie etj dhe jemi fanar ndricimi I dhjetokravise. Po cfare te beje me pare I shkreti Rama kur 97 I la cyryk dhe pa breke sqiptaret, racen me puntore te Europes per kafe.....