Partia e Salianjit

21 Dhjetor 2025, 12:20Blog Nga Ardi Stefa

Unë besoj se Salianji dëshiron të krijojë një parti.
Është një supozim logjik. Nuk bën foltore e as takon demokratët që pastaj të zihet, shahet, ofendohet e intimidohet nga oborri i SHQUP-it. Sidomos kur e di shumë mirë se fjalimi për “demokratizim” dhe “reformim” të Partisë Demokratike është një monolog i dënuar me dështim.

Sepse Salianji e di mirë, edhe pse po flet si anëtar i Partisë Demokratike dhe kërkon demokratizimin apo reformimin e saj, që asnjë gjë e tillë nuk do të ndodhë. Partia Demokratike as do të demokratizohet, as do të reformohet. As Berisha që e ka parti personale nuk do të tërhiqet që partia të bëhet më e hapur, më e fortë, më e bashkuar apo fituese.

Berisha nuk ka parti për të reformuar; ka pronë për të administruar. Dhe pronari nuk tërhiqet për ta bërë pronën më të hapur, më të fortë apo më fituese. Pronari tërhiqet vetëm kur i merret çelësi.

Meqenëse përjashtoj mundësinë që Salianji të jetë duke u përgatitur për të hyrë në botën e modelingut, patinazhit artistik apo atë të spektaklit mendoj se partia e re është e vetmja mundësi e tij, si mjet presioni, si levë,si shantazh politik i butë me shpresën naïve që t’i imponohet deri- diku Berishës e Berisha për të shmangur përçarjen mund t’i japë Salianjit ndonjë post të lartë në PD, p.sh: Sekretar i Përgjithshëm në vend të Flamurit.

Prandaj them se Salianji ndoshta kërkon të krijijë një parti. Se në këto 35 vite të gjithë ata që tentuan t’ia marrin partinë Berishës dështuan. Përfunduan jashtë saj. Disa politikisht. Disa moralisht. Disa historikisht. Disa fizikisht.

Por po qe se do të qepësh një kostum të ri, nuk shkon te kasapi, por te rrobaqepësi.

Politika është një proces i thjeshtë që zakonisht kërkon një subjekt dhe një audiencë. Dhe Salianji po përpiqet të shfaqet si dikush tjetër por edhe si vazhdim i vetvetes së tij. Dhe Salianji sot po përpiqet të jetë njëkohësisht tjetër dhe i njëjti. Opozitar ndaj PD-së, por produkt i saj. Rebel ndaj Berishës, por i rritur në oborrin dhe enturazhin e tij. Nuk e di nëse do t’ia dalë mbanë, por nuk është një detyrë e lehtë.

Sigurisht, ka një distancë shumë të gjatë midis: "Dua të krijoj një parti" dhe "Partisë që krijova.". Shanset janë që edhe po krijoi një parti të re Salianji të dështojë. Shumë histori politike në Shqipëri mbarojnë pa u shkruar kurrë.

Ky mund të jetë fundi i historisë. Se fillimin nuk e dimë ende.
Deri atëherë?

Së pari, disa njerëz duhet të formojnë një koalicion politik me Salianjin. Dhe më pas kanë nevojë për mbështetës dhe votues që të votojnë për të. Nuk është gjë e vogël.
Deri tani e dimë që e gjithë përpjekja është e drejtuar kundër PD-së së vjetër. Jo PD-së së vitit 1992, e cila ishte edhe më e madhe, as PD-së së vitit 2021, e cila realisht ishte fituese, por PD-së së viteve 2023 dhe 2025, e cila është rrudhur e tkurrur aq shumë. Salianji i drejtohet një hapësire politike, e cila i ngjan një vendi të bombarduar e të pashpresë.
Sidoqoftë, hapësirës opozitare i mungojnë personalitetet kryesore që mund ta bashkojnë atë dhe ta bëjnë konkurruese. Megjithatë, nuk është aspak e sigurt nëse Salianji dhe Alimehmeti mund ta mbushin këtë boshllëk.

Së dyti, Salianji duhet të gjejë aleatë. Por edhe aleatët e mundshëm nuk po shtyhen nga dera, që të bëjnë ndonjë marrëveshje me të. Nëse janë njerëz si Lapaj, Shehaj, Qorri & Co nuk i shoh të kenë ndonjë mbështetje të madhe në elektorat dhe janë aq meskinë sa të mos prodhojnë dot politikë e të bashkohen në një front të gjerë opozitar. Nuk prodhojnë frymë. Dhe mbi të gjitha nuk prodhojnë besim reciprok. Janë shumë të vegjël për t’u bashkuar dhe shumë xhelozë për të ndërtuar diçka më të madhe se vetja.

Edhe nëse argumenti yt më bindës dhe realist është se pa ndonjë iniciativë kjo hapësirë po çohet në humnerë. "Bashkohuni që të mund të shpëtojmë" është një thirrje logjike.
Për sa kohë që ata duan të shpëtohen, sigurisht. Dhe për sa kohë që ata mund të bashkohen pa i nxjerrë sytë njëri-tjetrit.

Së treti, nevojitet një argument politik. Pse duhet të votojmë për ju? “Që Rama të ikë!” është një argument i arsyeshëm, por i pamjaftueshëm.
Pse duhet të votojmë për ju? “Që Rama të ikë” është një arsye e kuptueshme, por jo e mjaftueshme. Rama nuk largohet me dëshirë, as me mallkime; largohet me alternativë. Dhe alternativa nuk është thjesht antiRama, por antimodel. Deri tani të gjitha përpjekjet anti model, me gjithë skandalet e qeverisë kanë dështuar.

Së katërti, historia 35 vjeçare e pluralizmit në Shqipëri ka treguar se cilido ka të drejtë të dëgjojë zërin e detyrës dhe të formojë një parti, sindikatë ose grup alpinistësh. Por e drejta për të guxuar nuk është garanci për sukses.

Dhe askush nuk mund të paragjykojë rezultatin e dëshirës së tyre.

Në fund ngelet rezultati. Edhe kësaj here kam shumë frikë se kjo tentativë nuk është bërë pa “bekimin” e Berishës. Dhe nëse është kështu, atëherë nuk kemi të bëjmë me reformë, por me riciklim. Jo me çarje të sistemit, por me ventilim të kontrolluar.

Historia është plot me idealistë që menduan se po e shpëtonin vendin.
Por nëse bëj një paralelizëm me një ngjarje nga Historia, edhe sikur Salianji ta ketë seriozisht me reformimin e partisë, i rikujtoj rastin e Zhan D’Ark, e cila fliste me Zotin e dëgjonte zëra që e thërrisnin për të shpëtuar Francën, por në fund përfundoi në turrën e druve duke u djegur e gjallë.
Siç kanë përfunduar të gjithë ata që donin të “trondisnin” establishmentin shqiptar dhe nuk e kishin seriozisht...

Historia nuk i fal gjysmërebelët, gjasmerebelët.

14 Komente

  1. s
    skllever bij skllevrish, se mertoni, se liri nuk d

    Stefa, ben sikur harron kryesoren, qe saliu dhe ramiu dhe vecanerisht ky i fundit vazhdojne te sundojne, mbi nje mase qeniesh, qe vec frymojne me veshtiresi, por qe nuk japin asnje shenje reagimi.Jane te gjymtuar ne shekuj ne menyre te pa rikthyeshme, ndjenjat e revoltes kunder padrejtesise. Keshtu si ramiu dhe saliu, nuk e paten te veshtire, ti rikthejne ne nostalgjine e mepareshme turko-arabo-komuniste, ku koppeja arnaute perjeton kenaqesi mazhohiste, duke u risunduar nga keta. Shikoni vec Elbasanin: Ka vite te tera, qe perjeton nje lloj helmimi te llojit aushvic, nga turku i kurumit, me vdekje dhe semundje kanceroze. Asnje nuk proteston, turma duket e kthen ne kenaqesi hashashi helmimin, qe i ben Baba turk. Kryeveziri rami, dylberi i erdoganit, jo se jo, bile ato mbeturinat toksike, te kurumit qe i gjeti bota, dhe i ktheu ketu presin me vite per analiza ne portin e Durrsit. Dhe bashkepunimi me hanemen balluku, ju dhuruan turkut qyl, qindra milion euro nga varferia dhe te semuret shqiptare. Dhe shakaja tragjike, sa me ska. eshte se beu i surrelit vazhdon te cjerre bythen me thonje qe kete vennd oriental te sakatosur ne trup dhe shpirt do ta bej europian, si shperblim, qe ky klloun i shemtuar, vazhdon te jape ne oborret e europes,ne ndihme te gjeopolitikes se saj.Dhe me shperblimet qe do te marre qe andej, kerkon ti bej nje kozmetike, nje te vdekuri te pa kallur.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Ti je qen skllav e bir skllavi , hiene qelbesire,morr bythe qenie e neveritshme, depresionin tend mendor don ta shperndash ,,per te 'lehtesu' vehten....por keshtu do mbarosh.. Shko tek mjeku, (jo salehi) TI je askushi..njerzit nuk jane shkllever te te semureve si ty,a te kriminelit te shqiptareve .. Merr ilace...afroju me njerez te mire ..merr keshillen e tyre

      Përgjigjjuni
    2. V
      Velo

      Ç'lind nga macja, minj do gjuajë. Salijanji ka lindur nga Berisha, çfar prisni të gjuajë?

      Përgjigjjuni
      1. O
        O tempora, o mores!

        Salianji idealist? O tempora, o mores!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sajmir nastradini

          Salianji dhjet gjak nga Saliu, ti thua do formojë partinë “babalja”.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Begaj fenda e Ramës

            Qënke lodhur e rrekur si pordha nëpër brekë. Rinovo dhe demokratizo Partinë e Punës më në krye Edvin Kritaq Drogën. Kryetari i hajdutërise dhe rrënimit të Shqipërise dhe i të gjithë shqiptarve. Fatos Nano e la si qelibar me njerzë të pa reformuar por ama të shkolluar. Rreku njëherë si fenda nëper brekë kësaj rradhe dhe numroja shokët si në parlament ashtu dhe jashtë tij se ku i ka. Është turp të jesh gazetar Ty. Ty je pjesë e prapagandës të rrënimit të Shqipërise. Sali Berishës i hëngësh mun Ty, ndoshta shumě mëkate ka ai por sa Ky kryebanditi i sotëm jo. Parlamentarët, ministrat, dhe krejt drejtuesit i keni me nga dy diploma dhe me doktorata të blera, shumica nga Luigj Gurakuqi i Shkodrës. Përse me ju do bëhet Shqipëria. Po deshe të them dhe emrin e profesorit që të dha diplomën Ty je monstre gazetar, gazetar i paguar, i shitur dhe i pa moral.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Babalja

              O Begaj fenda e Rames je idiot noterik qe nuk di te lexosh, jo me te kuptosh.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bufiii dhe bufonet

                Ka perenduar koha e Bufit komunist o Enverist i 2025.

                Përgjigjjuni
              2. P
                Predikt

                Z. Stefa! E kot te argumentosh qe Salianji eshte ndryshe! Eshte I njejti por ka maske! Sepse njeriu eshte e vetmja krijes ne kete bote qe refuzon te jete ai qe eshte! - konfirmon nje mendje filozofike. Te gjithe jemi keshtu, kudo! Por....ne politike per shkak te egos te jeshe dikush, ku egoja banale te jeshe dhe te keshe fuqi mbi te tjeret dhe ti komandosh, ne pamundesi per tu mbeshtetur ne forcat e tua, kerkon se paku nje moral dhe ndergjegje! Hajte se po gjej ca firma dhe krijoj njd parti pa pasur indicie sociale gri qe kjo parti duhet eshte nje egoizem I peshtire dhe nje deshtim. Rasti I Salianjit I denuar per shpifje nuk ishte per shkak te ndonje sajese verbale apo llafe, ishte intrige me veprim me regjizor ate tip. Por kjo eshte mjafte e rend! Te organizosh njerez per te te goditur te tjere fshehurazi eshte njolloj si te jeshe edhe "krim". Sigurishte kjo rrit pabesueshmerine e ketij personi! Ashtu si Tiku ne karrike kerkon njerez per te bere deputet babin, vjerrin apo tezen e te tjere. Keta jane thjeshte mashtrues ne tregun e ri te politikes shqiptare, qe nuk premtojne asgje per te ardhmen tone dhe te ketij vendi.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juavuri

                  Bobole Party. O teQ.... Ty e Griden o Gazeka..

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Flamurtari

                    Ardi , Saliu e perjashton nga PD , Salianji I Ben thirrje miletit qe t'i mbush sheshin ...! A nuk te kujton kjo B. Ballukun qe shkonte drejt thertores me foton gjigande te E. Hoxhes ne kurriz ? Nuk kishe lindur ende ? Pyetje te Tate , Pe... Ke arsyetuar gjate ( bukur , duhet thene ) per te dale te gjysmerrebeli dhe gjasme rrebeli , per te dale Tek perfundimi se nga Kaloresi qe kryqezoi shpatat ne duelin me epik me mitikun Babale , eshte nje vrime ne une . C'e shtyn Salianjin ne kete kryqezate ? Une them se ai , pas burgut " Politik " ndjehet I pavleresuar dhe I zemeruar . Pretendon karriken e Mulit , se eshte me biografi me te pasur ....

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tatja

                      Po ti or mik sikur shikon filxhanin Lere gazetarin fillo me parashikimet Mundet të eci më shum në këtë fush Të uroj një fillim të ri

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali e Sali -anji

                        Sali _anji eshte vegel e ulet e Saliut dhe metes. Si Sali pa bisht si Sali me bisht (anji) asgje per mire nuk ndryshon.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Babale me floke

                          Djali Sheges me burrin e peste kerkoje ti ngjiste shkallet e hiérarchis jo nje nga nje por nga tre - kater njeheresh dhe pranoje te manipulacionin si Babale qe i ngeli edhe emri Babale sot ai njihet vetem si Babale, beri burgun , e ndjeu qe e flaken si nje préservatif te konsumuar. Babale eshte njeri i zhveshur doli me shkop bejizbolli kunder Berrishes dhe shkoje te prehri Salplehut, si mundet ti besoshe nje langarashi...ky eshte si Gjekmarkaj Ludoviku Bardha ......

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje