Niazi Jaho: Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

23 Dhjetor 2025, 10:44Blog TEMA
Niazi Jaho: Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

Nga Niazi Jaho

Në një shkrim të botuar para disa muajsh, e kam trajtuar rëndësinë që ka zbatimi i parimit të prezumimit të pafajësisë.

Formulimi i nenit 30 të Kushtetutës është i qartë jo vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët por edhe për shumë të tjerë. Në të thuhet: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.”

Përse atëhere ky parim cenohet dhe bëhet objekt shqyrtimi deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut? Arsyet janë nga më të ndryshmet por në këtë shkrim do të ndalemi shkurt vetëm në disa prej tyre.

Përse i rikthehem këtij problemi? Sepse mendoj se ka paqartësi për shkak të mos njohjes, sepse ka mendime dhe interpretime të ndryshme. Në vështrim të lirisë së shprehjes (neni 10 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut) kjo është normale. Mendimi ndryshe duhet respektuar edhe nëse nuk pajtohesh me të. Argumenti është i nevojshëm në debatin e shëndoshë dhe në shërbim të publikut të gjerë.

Mosrespektimi dhe moszbatimi në praktikë i parimit të prezumimit të pafajësisë mund të shoqërohet me pasoja të dëmshme. Prandaj, kërkohet që hetimi dhe gjykimi i çështjeve penale të jetë i plotë, i gjithanshëm dhe objektiv.

Gjykata, në zbatim të prezumimit të pafajësisë “jep vendim fajësie kur i pandehuri rezulton fjator për faktin penal që i atribohet përtej çdo dyshimi” (neni 4 i Kodit të Procedurës Penale)

Që prokurorët dhe gjyqtarët të zbatojnë parimin e mësipërm që është element përbërës i procesit të rregullt ligjor (neni 6 i KEDNJ) do të duhej që realisht të ishin të pavarur, të paanshëm, profesionalisht të përgatitur, të papërlyer dhe me integritet.

Gjykata ka mision të një rëndësie të veçantë. Është ajo që vlerëson masat e sigurimit të propozuara nga prokurori, që vlerëson materialin hetimor (faktet, provat, thëniet e dëshmitarëve dhe të pandehurve, ekspertimet e ndryshme, etj). Është ajo që zbaton parimin e barazisë së armëve dhe që përfundimisht vendos fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit.

Më ka tërhequr vemendjen, portretizimi që i bën figurës së gjyqtarit ish kryetari i Gjykatës së Lartë të Izraelit Aharon Barok, në librin e tij “Gjyqtari në demokraci”. Ai thotë “Si gjyqtar nuk kam platformë politike. Nuk jam person politik i djathtë apo i majtë, fetar apo laik, i pasur apo i varfër, i aftë apo i paaftë. Të gjithë janë qënie të barabarta para syve të mi. I njoh zinxhirët që më lidhin si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë. E kam theksuar shpesh sundimin e ligjit dhe jo të gjyqtarit. Detyrën time unë e shoh si mision. Sa herë që hyj në sallën e gjyqit, hyj me ndjenjën e thellë se ndërsa unë gjykoj, pres edhe të gjykohem”.

Kur njihesh me këtë portretizim ka arsye të shprehesh se ky përcaktim vështirë të arrihet, është ideal, etj. Sigurisht që ky është një proces i gjatë që ka të bëjë me shumë faktorë, por në fund të fundit për këtë synohet, ky është objektivi.

Me krijimin e Reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë të SPAK-ut u krijuan kushte që të lëkundet dhe të goditet rëndë miti i pandëshkueshmërisë të zyrtarëve të lartë. Kjo veç të tjerave ndodhi sepse prokurorët e këtij organi të specializuar treguan integritet. Pikërisht për këtë arsye opinioni i gjerë shoqëror i mbështet dhe inkurajon ata. E megjithkëtë do të ishte gabim ose nuk do të ishte e rekomandueshme që arritjet të mbivlerësoheshin në dëm të kritikës konstruktive.

Vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut janë orientime detyruese veçanërisht në zbatimin e parimeve dhe të standardeve që kërkohen.

GJEDNJ në një nga vendimet e saj nuk e ka quajtur cenim të prezumimit të pafajësisë nëse autoritetet informojnë publikun për ndalimet apo arrestimet që kryhen, faktet kryesore apo provat ku bazohet dyshimi (dhe që nuk përbëjnë sekret hetmor), motivet e autorëve të krimit, etj.

Në këtë vendim thuhet gjithashtu se shkelje e parimit të prezumimit të pafajësisë do të konsiderohej nëse do të bëheshin deklarata se i akuzuari është fjator (çështja Kraus kundër Zvicrës dhe çështja Worm kundër Austrisë)

Prezumimi i pafajësisë mund të cenohet duke marrë shkas vetëm nga fakti se personi i akuzuar është shkarkuar nga detyra edhe pse shqyrtimi gjyqësor është në vazhdim. (çështja Celik kundër Turqisë)

Prokurori, sipas GJEDNJ, duhet ti paraqesë gjykatës fakte dhe prova të verifikuara për ta bindur atë se i pandehuri është fajtor. Paraprakisht ai (prokurori) duhet të vejë në dijeni të pandehurin për materialet hetimore në ngarkimin e tij dhe ti japë atij mundësinë për të pregatitur mbrojtjen (çështja Barbera Messague and Jubarda kundër Spanjës)

Në çështjen Mulosmani kundër Shqipërisë, GJEDNJ është shprehur se zyrtarët publikë duhet të tregohen të kujdesshëm në deklaratat e tyre para se një person të gjykohet dhe të shpallet fajtor.

I një rëndësie të veçantë është vendimi i GJEDNJ dhënë para shume viteve lidhur me kërkesën e Allenet de Ribemont kundër Francës. Në këtë vendim për herën e parë Gjykata trajton çështjen se prezumimi i pafajësisë duhet respektuar edhe nga zyrtarët, funksionarët publikë, etj.

Mendoj se ka interes të dihet diçka më tepër mbi përmbajtjen e kërkesës që përmendëm më lart që gjykata e konsideroi të bazuar.

Në Francë u krye një vrasje e bujshme. Për këtë u arrestuan dy persona, një prej tyre ishte Allenet de Ribemont. Për këtë çështje ish Ministri i Brendshëm i Francës dhe dy zëvendësit e tij në një konferencë shtypi deklaruan se Allent De Ribemont që ishte arrestuar para një muaji ishte bashkëpunëtor në kryerjen e këtij krimi. Media e transmetoi menjëherë këtë deklaratë. Më pas prokurori e pushoi çështjen kundër Allenit për mungesë provash.

Ai ju drejtua me kërkesë GJEDNJ sepse ishte cenuar prezumimi i pafajësisë dhe si pasojë ishte dëmtuar rëndë reputacioni i tij, familja dhe të afërmit ishin shqetësuar ndërsa vajza e tij kishte pësuar tronditje nervore. Vlen të përmendet se shpesh gjykatat, sidomos Gjykatat Kushtetuese të vendeve të tjera, por edhe Gjykata tonë Kushtetuese i referohen këtij vendimi sepse prezumimi i pafajësisë mund të cenohet jo vetëm nga prokurorët dhe gjyqtarët, por edhe nga të tjerët, përfshi këtu edhe median.

Misioni kresor i medias, siç dihet, është të marrë informacion dhe t’ja transmetojë atë publikut për të nxitur debatin kritik duke ndikuar kështu në ndërgjegjësimin e tij. Por nuk do të ishe as në interes të vetë publikut që ky debat të përqëndrohej në çështje që do të binin ndesh me nenin 30 të Kushtetutës. Është kjo arsyeja që prezumimi i pafajësisë vlen edhe për mediat dhe mënyrën se si ato raportojnë lajmin. Aty ku lajmet konfirmojnë apo nënkuptojnë fajin e një personi para se ai të dënohet, mund të minojnë prezumimin e pafajësisë dhe të shkelë nenin 6 të KEDNJ (çështja Kuzmin kundër Rusisë). Mediat dhe autoritetet publike duhet të shmangin cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë (shih Dudko kndër Australisë dhe Gridin kundër Federatës Ruse, Komiteti i të Drejtave të Njeriut)

Në vendimin e GJEDNJ lidhur me çështjen Worm kundër Austrisë thuhet se publiciteti i procedurave paraparake të gjykimit mund të cenojë shpresat dhe pritshmëritë e të pandehurit për një gjykim të drejtë, prandaj publiciteti i saj mund të kufizohet pa paragjykuar lirinë e shprehjes (mbrojtur nga nenin 10 i KEDNJ). Por në raste të tilla duhet të mbahet ekuilibri i duhur ndërmjet të drejtës për një gjykim të drejtë dhe asaj për një shtyp të lirë.

33 Komente

  1. X
    XHOI

    Kujt ja thua more xhaxhi Njazi. Shqiptaret perfshire organet e drejtesise, politiken e masmedian te gjykojne e denojne pa filluar gjyqin e pa te degjuar zerin. Ne Shqiperi te gjithe jane kopetente, te ditur, gjyqtare e prokurore e mos guxo ti kundershtosh se te shtojne menjehere edhe ca vrasje e vjedhje te tjera. Ke degjuar ore xhaxhi qe te denohet ndonje gjyqtar e prokuror pse futi a denoi padrejtesisht nje te pafajshem; ke degjuar qe nje politikan te denohet se shpif pa kufi per politikanin kundershtar apo ke degjuar te denohet ndonje portal, televizion a gazete qe tere diten e dites japin lajme se iks e ypsilon shqiptar ka vrare, vjedhur e grabitur ne nje kohe kur atij sapo i eshte bere kallzimi a nisur procedimi ? Prandaj ne Shqiperi parimi i pafajsise eshte thjesht nje farse juridike qe megjithe zerat e vetmuara si ty nuk e kthejne dot ne realitet.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olsi Kaçavida

      Keni të drejtë zoti Jaho. Po pavarësia e gjyqësorit nuk duhet të kuptohet si pushtet absolut i gjykatësit dhe prokurorit. Kur nuk jepet drejtësi, pavarësia është NUL dhe bën të detyrueshme ndëshkimin e juristit (gjykatës a prokuror) fajtor.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Pupupu akoma ky i pakalluri, Berisha i drejtesise.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enveri

          Loni, njesoj si talloni!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fili

            Fatkeqesia e ketij vendi eshte qe ka shume pak Njazi e qe ka shume Loni qe shtohen dita dites. Nuk di pse lexon ti Loni kur ajo qe te mbetet eshte nje koment si ky. Ups ti se ke lexuar fare se ske nevoje. Je ndal tek emri

            Përgjigjjuni
      2. T
        Tamam

        Me i pase nja 10 gjyqtare te nivelit Tuaj!!! Me i mesu keta te Plepave...

        Përgjigjjuni
        1. k
          kundër cinikve të poshtër mashtrues

          Këtë mendjendritur dëgjoni. Për këto mendje të ndritura nuk duhet të ketë dalje në pension, por të jenë në krye të gjykatës KUSHTETUESE nga i cili të mësojnë disa nga cuperlinkat dhe mesomoshat pjesë e asaj gjykate dhe gjyqtarët e prokurorë, te cilët megjithmend e duan vendin dhe shoqërinë qytetare të vendit të tyre.

          Përgjigjjuni
          1. a
            askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

            Ironi e sarkazem bashke - po flet sot ne fund 2025 per prezumimin e Pafajesise nje nga Galloshet e grisura te mbetura gjalle te Diktatures e asaj Kushtetutes te 1976 me nenin 55 te Agjitacion-Propagandes brenda!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Stardust

              Askush. Nuk po flasim per biografine qe ti duket se e ke pasion. Per temen qe po diskutohet a ke gje per te thene. A e ka gabim apo ka te drejte zoti Jaho? Ka ikur koha e fletrrufeve or mik.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni

                Kujt i flet..ai nuk di te shkruaj as te lexoje ..dikush ja ka lexuar...eshte ...i plepave !

                Përgjigjjuni
              2. x
                xhemal

                O frikacake..dil me emer te vertete..pse fshihesh pas shkurreve te tasieres digitale..e pastaj bej biografine prej fashisti....o zero meso studio e do pastrosh shpirtin qe vuaj nga urrejtje

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Meso historine

                  O chemal qenke trim i madh, Po po vijoni ju je keto pordhe. Keta pleqte pleq si ky jua bene jeten ferr keta qe mbanin komunizmin tani u bene te mire. Ky duhet te kerkoje falje pastaj te jape mendt. Po ti nuk dashke me degju e mire te behet se kush nuk njeh historine e nuk largon komunistet do e haj me keq derrin. Ik futja vrapit e meso kush i beri ligjet komuniste qe shkaterruar njerezit dhe vendin. Trim te ishe ateher te vrisje enverin po tani prapa kompiuterit ska vlere.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Na myten kornutot

                    Po Njazi eshte vittime e komunizmit, ka qene burgjeve mor Kurve Bure mor pis e shkerdhate! Po ti mor hale ke vitu 30 vjet per nje Kriminel sekretar partie dhe tani me shpifje sigurimit

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni

                      Meso historine !//????? Pyet Salehin tend cfare falje kerkon; komunizmin shkatrrimin grabitjet vrasjetme shik,polici gjueti,aksidente,ne shtepi(nje fshat u varrosen 26 qytetare..) ne shetitore ...me duar ne xhepa ...................................................................etj Pirdhuni morra bythe

                      Përgjigjjuni
                  2. E
                    E verteta

                    Bravo. E ke thene shume mire. Ky njazi jaho komunisti oreve te para na tregon ligjin dhe te drejtat kur vete ka qene komunust i oreve te pars me enverin. Te njohim njazi te njohim kur te vdesin te gjithe tipa si ty si ti luan omari makbule ceco e te tille nuk pastrihet drejtesia nga kelyshet e kyq. Ik fshihu e mos dil me.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na myten halet

                      E verteta osht spiuni dixhital i Sali kamunist kriminelit!

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      NA MYTEN DEBILAT QE BILBILIOJNE SI MIZA M.TI

                      Or bole e Gjin Gjon ZHULIT, a T'iku Dhalla eth etj, nuk ta ka fajin profesor Jahi pse ti je RROÇKË apo i paditur. Pse ti je qorr dhe galloshet nuk te pelqejne si dhe ti preferon nallonet e Kriminelit te Viçidolit dhe SHQUP-it, sta ka fajin askush. Pastaj mos harro qe nga ato galloshe ka dale edhe komunisti shpifarak kryetar i PD dhe i kenetes tuaj. Ai ishte qe denonte me flete-rrufe apo ja numronte ne luke te ballit te rinjeve pse vishnin pantallona kauboj, nuk qetheshin (mbanin floke te gjata dhe farforite)... lere pastaj kete galloshe kur filloj te zhduk njerez (remzi hoxha) pa gjyq, kur zhvati te gjithe shqiptaret dhe u rrenoj te ardhmen me firmat piramidale dhe 97-tën, te vras njerez te pafajshem dhe tu shkaterroj pronen (çeshtja Gerrdeci), per karrigen e tij vrau 4 persona te pafajshem (21 janari)... per me shume ky NALLONE anatemon sistemin e drejtesise me SKAP dhe tall bythen gjithe diten dike mos u paraqitur kur thirrej... tashti qe Altin Troplini (DUMDUMANI) ja shkurtoj lakun dhe e detyroj te paraqitej ne SPAK, per çeshtjen Partizani"... i ka ardh fundi atij dhe te gjithe familjes se tij (cupa, djalka dhe dhendrri- hajdute pronash me pushtetin e babit) di te japin llogari si Çeçua perpara SKAPit.

                      Përgjigjjuni
                    3. O
                      Ok

                      I nderuar z. Jaho! Gjithcka qe ju thate qendron plotesisht, por dicka mungon ne arsyetimin tuaj. Caktimi i mases se sigurimit ne raport me vepren e dyshuar penale, rrezikshmerine e perseritjes se saj, te prishjes se skenes se vepres penale, largimi i autorit te dyshuar apo mbrojtja e jetes se tij nga persona te trete te interesuar per eleminimin e te dyshuarit etj, dhe mbi te gjitha kur hetimi ka fakte te pakundershtueshme qe edhe minimalisht provojne vertetesine e akuzes. Perndryshe c’kuptim do te kishte koncepti juridik “ masa e sigurise “

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Am

                        E sakteeeee

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dakord

                          Bravo, personat që zotëria i quan të pafajshëm deri në vendim të formës së prerë janë në fakt të pandehur të fajshëm dhe jo të pafajshëm. Mbi ta rëndojnë akuza.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Na myten arbanistanet

                            Nuk e dija qe paska edhe te pandehur mbi te cilet nuk rendojne prova .

                            Përgjigjjuni
                        2. K
                          Kundër cinikve të poshtër dhe mashtrues

                          Tipat me mendime si ai "askush nuk e ble dot të kaluarën e tij", janë pengesa kryesore e ecjes përpara të një shoqërie dhe konkretisht shoqërisë tonë...........Ky është mendimi im dhe gjithkush ka mendimin e tij...............Mos harrojmë se nga çfar sistemi i mëparshëm vime të gjithë...........Rëndësi ka që në atë sistem të mos ketë lyer duart me gjak........... Zotri, ne kemi sot persona që i kanë të lyera duart me gjak, por per arsyen se deri sa nuk i ka gjykuar drejtësia dhe për ta nuk ka një vendim të gjykatës të formës së prerë, nuk mund tu thuhet shprehja "duar të lyera me gjak", ..kaq. E keqja jonë është "nallbanet" me shkollë 8-vjecare, pa shkollë të mesme dhe me diplomë falco universitare të shesin p..dhë. CFAR TI BESH, KJO ËSHTË E DREJTA DEMOKRATIKE.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            ADRIATIK:

                            Nje fjale e urte thote:Plakut degjoje fjlen jo pordhet.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nikolla

                              Po po vijoni ju je keto pordhet o Adriatik. Po Keta pleqte pleq si ky jua bene jeten ferr keta qe mbanin komunizmin tani u bene te mire. Ky duhet te kerkoje falhe pastaj te jape mendt. Po ti nuk dashke me degju e mire te behet se kush nuk njeh historine e nuk largon komunistet do e haj me keq derrin.

                              Përgjigjjuni
                            2. K
                              Kundër cinikve të poshtër dhe mashtrues

                              I nderuar Adriatik:........... (Per shaka, jo seriozisht).............. Vërtet fjala e urtë popullore thotë "Plakut dëgjoji fjalën, jo pordhet" ............Por çfarë fjale ti dëgjoje Fari Balliut në emisionin e Ylli Rkipit, kur Fariu u drodh dhe pordhi ?

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Me prokurë të posaçme

                                Ma merr mendja se togfjalëshi "masa e sigurisë", duhet të ketë kuptim dhe duhet zbatuar vetëm në rastin e flagrancës në kryerjen e një krimi, i parashikuar ky si i tillë në Kodin Penal, dhe në mos qoftë i tillë, në ato dhe për ato raste kur faktet dhe provat janë të pakontestueshme (pranuara) nga ana një gjykatë penale, si fillim në gjykimin paraprak të akuzës së ngritur nga prokurori dhe kur vetë gjykata ta ketë autorizuar (miratuar) kërkesën për masë sigurie për të pandehurin, ciladoqoftë ajo. Gjithsesi deri këtu, përsëri i akuzuari (i pandehuri) prezumohet (kosiderohet) i pafajshëm deri kur përfundimisht i paraburgosuri të dënohet me burg nga gjykimi në themel në një proces të rregullt nga 'gjykata e faktit', ose ndryshe e quajtur e 'shkallës së parë'. Procesi i ankimimit është procedurë tjetër, që gjithsesi kryhet gjatë kryerjes së dënimit, tashmë me burg.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  .....

                                  Megjithate xha Njaziu na spjegoi raste qe nga Japonia e Amerika deri ne Rusi e Evrope, ama nje rast konkret se si ka ndodhur ne Shqiperi, mbreterine e drejtesise (!) , nuk na e tha. Ndoshta ruhet se mos flet keq opozita, por tregon qe edhe ai vete e leviz trarin e ekuilibrit. Do ishte e udhes qe Parlamenti te bente nje ligj dhe te caktonte robot te AI per gjykimine çeshtjeve sensitive se çdo shqiptar prokuror apo gjykates eshte i lyer me mut ne tru dhe trup. Ky eshte mendimi im, ndonje tjeter do thoshte me plot kompetence , mendimi shqiptareve, por une nuk e pranoj se kam frike nga kritikat e idiotesise qe ka mbuluar vendin si purtha ne derrase .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Katunari...

                                    Mos do të ishte më shqip: marrja i pandehur?... Pandehet i pafajshem, etj...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Davidi

                                      Ç'eshte kjo fjala prezumim o Niazi?! Pandeha mos te quanin Njazì.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        drejtesi e munguar

                                        Z.Njazi e thote qarte se prezumimi i pafajsise eshte i domosdoshem.Ne Shqiperin e pas 1990-tes jane ndaluar e gjykuar shume persona.Rasti Fullani(ish guvernator) i cili u ndalua per shkelie ne pune,pas gjykimit ai doli i pafajshem.Ne momentin e ndalimite deri ne gjykim mendimi ishte per pervetesues.Vendimi i gjykates doli qe ishte i pafajshem.A e mendon ndokush demin qe ju shkaktua nga "gjykimi turmave" dhe medjave?Interesi publikut per sensacione e thash e theme nuk duhet te vazhdoj.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          drejtesi e munguar

                                          Z.Njazi e thote qarte se prezumimi i pafajsise eshte i domosdoshem.Ne Shqiperin e pas 1990-tes jane ndaluar e gjykuar shume persona.Rasti Fullani(ish guvernator) i cili u ndalua per shkelie ne pune,pas gjykimit ai doli i pafajshem.Ne momentin e ndalimite deri ne gjykim mendimi ishte per pervetesues.Vendimi i gjykates doli qe ishte i pafajshem.A e mendon ndokush demin qe ju shkaktua nga "gjykimi turmave" dhe medjave?Interesi publikut per sensacione e thash e theme nuk duhet te vazhdoj.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fpa

                                            Faleminderit Z. Nj.Jaho! Shkurt dhe qarte( vetem duke iu referral ish kryetarit te gjykates se larte Izraeli)se, ketu tek ne, NUK SUNDON LIGJI POR PROKURORI( SPAK)

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nastradini

                                              O xhaxhi Njazi. I lexon Olsi Dado po s'ka se si t'i kuptoje se aq nivel intelektual ka , se po qe per profesional, noter ka qene. Te blente e te shiste me letra e pa letra fare bile. Sa per Prokuror lere mos e nga cfare pune ben, leshi e li, cap corap, e s'ke ku e kap. Rrofte A. Dumani qe e ka ne patronazh dhe Greket qe i sherben se helbete Kursin ka bere atje, si Beleri

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje