Nga Veton Surroi
1.
Hapësira publike në Kosovë vërshoi me reagime pozitive pas nënshkrimit të NDAA 2026 (Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare) nga presidenti Trump. Reagimet u përqendruan tek insistimi që normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetësohet me njohjen e ndërsjellë të të dy shteteve dhe se në këtë rrugëtim nuk do të tolerohen “këmbim territoresh, ndarje ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor”
Por, NDAA është shumë më tepër se kaq dhe kjo është me rëndësi si për opinionin publik, ashtu edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës, qeveritë e pesë shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe EEAS-Komisionin Evropian: Kongresi amerikan votoi e presidenti Trump nënshkroi një ligj i cili do të përcaktojë politikën e jashtme amerikane karshi Ballkanit perëndimor për së paku tetë vjetët e ardhshëm. NDAA 2026, në tre mijë faqet e veta shpjegon se si duhet të shpenzohen paratë e buxhetit për siguri kombëtare dhe në ato tre mijë faqe është specifikuar se si dhe pse përfshihet Ballkani Perëndimor në sferën e sigurisë kombëtare amerikane. Administrata amerikane-prej State Department, Sekretariatit të Luftës(dikur Mbrojtjes) e deri te Departamentet e tjera si të Thesarit- tash ka në duar një strategji të sigurisë kombëtare (NSS) që e përcakton rolin e ri amerikan në botën multipolare (një strategji që ka nxitur reagime jo pozitive në pjesën më të madhe të Evropës) dhe një politikë specifike ndaj Ballkanit Perëndimor që është tash ligj.
Pjesë e atij ligji është përcaktimi se është interes amerikan që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë shtete funksionale, demokratike, multietnike, që bashkëjetojnë në paqe mes vete, me respekt të ndërsjellë, me integrim të ekonomive të veta në një treg të përbashkët regjional, të integruara në BE dhe në NATO (për ata që duan). Kjo është prej vitesh, në një formë a tjetrën, politika e vendeve të BE-së, por paradoksalisht është bërë ligj në SHBA e jo në BE; në BE ende duhet të arrihet konsensusi fillestar që Ballkani Perëndimor ka gjashtë shtete të pavarura.
2.
"Ligji i demokracisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor", siç dëshiruan ta quajnë pjesën e NDAA 2026 autorët e saj është i paprecedentë për regjion nga fakti se një ligj i këtillë (a pjesë ligji) nuk ka ekzistuar si kompleks parimesh politike dhe obligimesh ligjore për administratën amerikane karshi tërësisë së Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, ky ligj ka një lloj precedence politike, ngase Kongresi amerikan kishte marrë rol prijës nxitës të politikës së jashtme amerikane në ish-Jugosllavi që nga viti 1989 e tutje dhe politika amerikane u tregua e suksesshme në Kosovë në sajë të bashkëpunimit të ngushtë mes republikanëve dhe demokratëve. Analogjikisht, pjesa e Ballkanit Perëndimor të NDAA u iniciua në Dhomën e përfaqësuesve nga një demokrat e me përkrahje të dy republikanëve dhe arriti në Senat si një amendament i përbashkët i një demokrateje dhe një republikani.
Kjo tash është politikë e jashtme e përbashkët amerikane e legjitimuar nga të dy partitë dhe është politikë e jashtme të cilin do ta trashëgojë presidenti i ardhshëm amerikan dhe ai pas tij. Është spiranca e politikës së jashtme amerikane në regjion.
Kjo është porosia e parë për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor siç është edhe porosia për Bashkimin Evropian. Përkundër divergjencave në relacionet SHBA-BE (apo vendet anëtare) NDAA 26, ndonëse ligj amerikan ka kapacitet të shndërrohet në pikë konvergjence të politikës amerikane dhe asaj të BE-së, në mos për kurrgjë tjetër për faktin se caku përfundimtar i kësaj politike amerikane është integrimi i plotë euroatlantik i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Dhe, kjo është mbase një pikënisje e mirë për BE-në, mbase të rralla në këtë kohë, për të bashkëdyzuar veprimet politike. SHBA-ja me "Ligjin e demokracisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor" po bëjnë një investim të madh të prestigjit të vet në diçka që konsiderohej politikë e BE-së, ngase zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit shndërrohet në pikën matëse për mundësinë e zhvillimit të dialogut strategjik të Kosovës a Serbisë me SHBA-në. Tash, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit kalon po ashtu nga Washingtoni dhe e ka të përcaktuar qartësinë, kornizën, njohjen e ndërsjellë.
3.
Qeveria e ardhshme e Kosovës do ta ketë fatin që duke shfrytëzuar këtë ligj të gjendet para një shansi të jashtëzakonshëm për të zhvilluar një politikë shumë më aktive e të thelluar me SHBA-në, e njëkohësisht të integrojë këtë thellim si pjesë të një dinamike të re të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Qeverinë e ardhshme, në këtë drejtim, e pret një bashkëbisedim intensiv me administratën amerikane për kutet matëse të avancimit në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërlidhjen e tyre me hapjen e dialogut strategjik. Kjo, natyrisht nënkupton ndërlidhjen e BE-së si lehtësues, në optimalizimin e një dinamike që do ta çojë procesin përpara.
Por, ndonëse kjo është pjesë e dukshme fillimisht, sfida për Qeverinë e ardhshme të Kosovës-dhe këtu fjalën sfidë e konsideroj si vistër mundësish-do të jetë që të identifikojë iniciativa për bashkëveprim me SHBA-në që rrjedhin nga Ligji. E këtu lista fillon, mes tjerash, me krijimin e një strukture ombrellë të sigurisë kibernetike, të ndihmës për avancim në luftën kundër korrupsionit dhe në zhvillimin e një strategjie të përbashkët të zhvillimit ekonomik duke u përqendruar në ndryshimin strukturor të burimeve të energjisë.
S’do mend, e tëra kërkohet të vendoset në këtë ligj në logjikën e kornizës së krijimit të kushteve sa më të mira të ndërlidhjes së regjionit dhe këtu do të dalë si njëra prej çështjeve parësore për Kosovën si të rimendohet, mes tjerash, ndërlidhja ekonomike, ajo e transportit, këmbimeve kulturore dhe të dijes si pjesë të marrëveshjes për njohje të ndërsjellë me Serbinë.
4.
Viti 2026 mund të vazhdojë me trendin e filluar më 2025 të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, përfshirë një armëpushim në Ukrainë që do të vendoste një vijë të qartë ndarëse mes botës euro-atlantike dhe asaj euro-aziatike. Në një këso rasti, do të rritet pritshmëria që regjioni i Ballkanit Perëndimor të përshpejtojë integrimin brenda identitetit të vet të natyrshëm, botës euro-atlantike. “Ligji i demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor” nuk ka mundur të vijë në kohë më të mirë.
Ta gezoni Ballkanin e hapur! Kur e tha Edi Rama e quajtet tradhetar. Tani qe e keni brenda ketij ligjit amerikan e quani mrekulli!!!
Zana, rrofsh. Natyrisht që do rrosh, se besoj je më e re nga mua. Dolën debilët, dhe pa e kuptuar se çfarë ishte Ballkani i Hapur, flisnin me parullat e Saliut dhe Albinit. Ndersa në Europën e Hapur donin te futeshin. Vetem se e tha Edi Rama, jo. Në fakt nuk ishte ide e Ramës, se nuk është Rama kaq i zgjuar jo, sepse nga SHBA erdhi edhe Ballkani i Hapur. Por nuk deshte Albini. Se ku ndryshojne Shtetet e Bashkuara te Europes nga Shtetet e Bashkuara te Ballkant vetem injorantët e dinë. Por tani Vetoni thotë po, se nuk e ka thene Edi Rama. Ore, kur të vdesë Edi Rama, ke do shpallin armik këta?
Me sa mbaj mend varianti i pare qe donte rama ka qene me ndryshim kufijsh. I bie qe bie ndesh me kete Akt. Kot po them se nuk me rruhet shume. Nuk me plas kari fare.
Dim Sam. Të rruhet s'te rruhet, me shkumë po e mban. Me brisk në dorë je. Por, me që nuk të ..... opo lere fare. Nuk ka lezet. :-)
Pa pritur e pa kujtuar, Veton Shurroi na u bë pro-amerikan. Demek VeteFundosja po bën autokritikë të shendoshë. Ky artikull është per t'i thene popullit te Kosoves që "shikoni, nuk kemi problem me Ametikanët në. Ja ata na duan. E kane xhan Albinin." Kur bie politika ne dore të kalamajve. Tani, keshtu nga trupi jane te rritur këta, por nga truri ama, 12 vjeç ma kanë mendjen. Jo se këta te Tiranes jane më të mirë jo. Eeeeh. Dy vjet difference moshe kane. Ata në Prishtinë 12, këta në Tiranë 14. Po shqipetarë jemi në të dy trevat, ketej Morinës dhe andej Morinës. Ja, Saliu është një plak i keq, që ka mbetur po ai lopçari i Viçidolit, që e çoi Enver Hoxha në shkollë me valixhe druri me dry. Sado shkollë që bëri, mendesia katunare nuk ju hoq. Edhe Edi Rama ka mbetur po ai rrugaçi i rrugëve të Tiranës, por me një ndryshim. Po kerkon të na shitet se pa Edi Ramën nuk fiton dot PS-ja, dhe Shqiperia nuk futet dot në BE. Edhe një ujesjelles, apo një rruge fshati, nuk ndertohet pa Edi Ramën. Ore, fryme nuk marrin dot njerezit po nuk është Edi Rama, babai i kombit. Se çfarë do bëjë populli shqipëtar po të vdesë Edi Rama, dhe çfare do bëjë populli i Kosovës pi të vdesë Albin Kurti, vetem një zot e di. Rrumpallistët debile që kane mbetur në PD kujtojne se shpetimtari i Shqiperise është Sali Katunari. Tani, jo se u plasi atyre per Shqiperinë, por keshtu thonë. Po t'i shikosh, fanatikët e Altinit, dhe fanatikët e Saliut jane njesoj. Derra. Ndersa fanatikët e Rames Jane njesoj si ata që dikur besonin se po të vdiste Shokut Enver, do vinin amerikanët dhe do na vrisnin të gjithëve.
Shume shpejt ballkani perendimor dhe Greqia do behen pjese te SHBA ve. Evropa si gjithmone pret te behet halla me koqe duke harruar qe demokracia si e njohin ata nuk punon tek ne. Shtetet e ballkanit behen vetem me autokraci te forte dhe ti maresh prej hunde. Nese do arrinim demokracine, paqen dhe ekonomine vete, nuk do kishim nevoje per Evropen qe deshtoj kaq keq me Rusine dhe nuk hyri ne Ukraine qe diten e pare te luftes. EU nuk do ta kete jeten e gjate me; te lutem na ndiq neve dhe bej si te themi ne.
Vetem Amerika qe shpetoi Shqiperine ne 1920,qe shpetoi Kosoven ne 1999, mund ta shpetoj Shqiperine nga kjo bande qeverisese qe po vjedh pa meshire parate e pronat puublike dhe po ua ben me dashje shumices se shqiptareve jetesen te pamundur ne Shqiperi.Nese Amerika nuk ve dore, Rilindja per nje periudhe ndoshta 20 vjecare do ta shperbeje popullin shqiptar.Rrofte Amerika, Rrofte Shwiperia.
Te lumte Zane. Qenke vertete Zane mali. I ke rene ne koke. A nuk eshte kjo po ajo nisme e Rames per Ballkanin e Hapur? Qofte me vlere Ligji amerikan, te cilit i parapriu Ballkani i Hapur dhe nje lidhje solide e politikes amerikane me ate te BE-se.